Tag: lezhës

  • Aksident në Lezhë, këmbësorja përplaset nga automjeti dhe transportohet menjëherë në spital

    Aksident në Lezhë, këmbësorja përplaset nga automjeti dhe transportohet menjëherë në spital

    Një aksident ka ndodhur vetëm pak minuta më parë pranë qytetit të Lezhës. Një automjet tip Golf ka përplasur një këmbësor në lagjen “Gurra”.

    Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, shtetasi i dëmtuar sapo kishte dalë nga një market i zonës dhe po kalonte rrugën, kur është goditur nga automjeti. Dyshohet se drejtuesi i mjetit nuk e ka pikasur në kohë këmbësorin.
    I plagosuri është transportuar menjëherë në spitalin e Lezhës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

    Top Channel

  • HEC-et në Kaçinar/ Prokuroria e Lezhës kërkon pushimin e hetimeve për 4 koncesionet, banorët e akuzojnë se është bërë ‘palë’…

    HEC-et në Kaçinar/ Prokuroria e Lezhës kërkon pushimin e hetimeve për 4 koncesionet, banorët e akuzojnë se është bërë ‘palë’…

    Prokuroria e Lezhës kërkoi për herë të dytë pushimin e hetimeve, në lidhje me koncesionin e dhënë për ndërtimin e 4 hidrocentraleve në zonën e Kaçinarit në Mirditë. Sipas organit të akuzës nga hetimet e kryera pas kallëzimit të banorëve, nuk janë konstatuar elementë të veprës penale të “Shpërdorimit të Detyrës” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”, siç pretendohej nga komuniteti.

    Kërkesa për pushimit e hetimeve i është paraqitur gjykatës dhe po shqyrtohet nga gjyqtarja Iva Caca, e cila do të vendosë në lidhje me këtë çështje. Ndërkohë vendimi i prokurorisë nuk është pritur mirë nga banoret e zonës, të cilët thonë se organi i akuzës është bërë palë me paligjshmërinë, duke mos e hetuar këtë çështje.

    “Ne jemi në këtë betejë prej 7 vitesh dhe për fat të keq, prokuroria është bërë palë me shkelësit e ligjit, në lidhje me këtë koncesion,” tha Gjon Pjetri, banor i Kaçinarit.

    “Ne kemi bërë padi ndaj firmës koncesionare dhe Bashkisë Mirditë, për falsifikim dokumentesh dhe firmash të banorëve. Por pavarësisht detyrave të lëna nga gjykata në dy raste, prokuroria sërish ka ardhur me kërkesë për pushim, duke mos kryer asnjë veprim hetimor. Kemi dy herë që po dështojnë seancat, pasi mungon prokurori – dhe kjo është absurditet,” shtoi Pjetri.

    Koncesioni për ndërtimin e 4 HEC-eve të vogla në zonën e Kaçinarit në Mirditë është dhënë në vitin 2018 dhe pas rinovimit të lejeve, Kompania “Shpërdhaza Energji”, ka nisur punën në tërren për zbatimin e këtyre projekteve.

    Banorët e Kaçinarit paditën koncesionarin dhe zyrtarët e Bashkisë Mirditë që kishin dhënë lejet në Prokurorinë e Posaçme, por kjo e fundit regjistroi procedim penal për veprat e “shpërdorimit të detyrës” dhe “falsifikimit të dokumenteve” dhe ia transferoi çështjen Prokurorisë së Lezhës.

  • “Urdhëri” i Ramës për rifreskim, asnjë dorëheqje në bashkinë e Lezhës

    “Urdhëri” i Ramës për rifreskim, asnjë dorëheqje në bashkinë e Lezhës

    Ndryshe nga sa ka kërkuar kryeministri Edi Rama për dorëheqje të krerëve të njësive administrative dhe drejtuesve lokalë në të gjithë vendin, në Bashkinë e Lezhës nuk është zbatuar asnjë masë e tillë.

    Në mbledhjen e mëngjesit të së hënës, kryetari i bashkisë, Pjerin Ndreu, ka bërë të qartë se nuk do të ndërmerren hapa të menjëhershëm, por do të analizohet performanca e secilit drejtues lokal, përfshirë kryetarët e njësive administrative, drejtorët dhe nënkryetarët.
    Ky qëndrim i Bashkisë Lezhë shihet si një distancim i qartë nga linja e ndjekur nga bashkite e tjera në vend, të cilat kanë nisur menjëherë procesin e dorëheqjeve dhe zëvendësimeve.

    Mbetet për t’u parë nëse qëndrimi i Lezhës do të tolerohet nga qeveria qendrore, apo do të sjellë tensione në raportin mes nivelit vendor dhe atij qendror.

  • “Urdhëri” i Ramnës për rifreskim, asnjë dorëheqje në bashkinë e Lezhës

    “Urdhëri” i Ramnës për rifreskim, asnjë dorëheqje në bashkinë e Lezhës

    Ndryshe nga sa ka kërkuar kryeministri Edi Rama për dorëheqje të krerëve të njësive administrative dhe drejtuesve lokalë në të gjithë vendin, në Bashkinë e Lezhës nuk është zbatuar asnjë masë e tillë.

    Në mbledhjen e mëngjesit të së hënës, kryetari i bashkisë, Pjerin Ndreu, ka bërë të qartë se nuk do të ndërmerren hapa të menjëhershëm, por do të analizohet performanca e secilit drejtues lokal, përfshirë kryetarët e njësive administrative, drejtorët dhe nënkryetarët.
    Ky qëndrim i Bashkisë Lezhë shihet si një distancim i qartë nga linja e ndjekur nga bashkite e tjera në vend, të cilat kanë nisur menjëherë procesin e dorëheqjeve dhe zëvendësimeve.

    Mbetet për t’u parë nëse qëndrimi i Lezhës do të tolerohet nga qeveria qendrore, apo do të sjellë tensione në raportin mes nivelit vendor dhe atij qendror.

  • Po kthehej në Shqipëri, arrestohet në Rinas burrelsi i dënuar me 5 vite burg

    Po kthehej në Shqipëri, arrestohet në Rinas burrelsi i dënuar me 5 vite burg

    Një person i shpallur në kërkim dhe i dënuar me rreth pesë vite burgim nga drejtësia për mbajtje dhe prodhim të armëve, është kapur teksa kthehej në Shqipëri nëpërmjet aeroportit të Rinasit në Tiranë, për llogari të Policisë së Lezhës.
    Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, njoftuan sot (4 korrik) se në zbatim të vendimit të Gjykatës së Lezhës, ndaluan 37-vjeçarin B. B., banues në Burrel.
    “I shpalluri në kërkim është dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, bëri me dije policia vendore.
    I kërkuari u kap nga shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, në hyrje të Shqipërisë dhe iu dorëzua autoriteteve policore të Lezhës për veprime të tjera dhe procedurat e vuajtjes së dënimit.

  • Rrugorja e Lezhës me ‘dorë të hekurt’, bën bilancin për qershorin: 19 drejtues të arrestuar dhe rreth 3200 gjoba

    Rrugorja e Lezhës me ‘dorë të hekurt’, bën bilancin për qershorin: 19 drejtues të arrestuar dhe rreth 3200 gjoba

    Policia Rrugore e Lezhës, e pranishme 24/7, në të gjitha akset rrugore, me fokus ato lidhëse me zonën bregdetare, me qëllim garantimin e sigurisë rrugore. Shërbimet e Policisë Rrugore kanë rritur gatishmërinë dhe vigjilencën, me qëllim përmbushjen e parametrave të sigurisë, parandalimin e aksidenteve rrugore dhe menaxhimin e trafikut për shkak të fluksit të shtuar të automjeteve, gjatë sezonit veror.👮🏻️👮️ 🚔
    Gjithashtu, monitorojnë pandërprerë akset rrugore, me pajisje të logjistikës bashkëkohore, të loguara dhe të paloguara, me qëllim evidentimin e shkeljeve që janë burim aksidenti, si dhe parkimet e gabuara që bëhen pengesë për qarkullimin.
    Gjatë muajit qershor, janë vënë në pranga 19 drejtues mjetesh, nga këta 9 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 10 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Gjithashtu, janë ndëshkuar administrativisht në total 3165 drejtues mjetesh, konkretisht:
    • 🏎️ 680, për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara;
    * 🚧 1187, për parakalime të gabuara;
    • 📱 122, për përdorim të celularit, gjatë drejtimit të mjetit;
    • 🏍️ 113, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;
    • 🔒 100, për mosvendosje të rripit të sigurimit;
    •️🥃 36, për drejtim të mjetit pas përdorimit të pijeve alkoolike;
    •🅿️ 399, për parkime të gabuara🚘🎞
    •📜528, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
    Kontrollet e shtuara nga Policia do të vijojnë, në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, duke përdorur të gjitha mjetet bashkëkohore logjistike, me qëllim përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore.
    Policia Rrugore e Lezhës apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor,🚦🚸 të mos kryejnë parakalime të gabuara, të mos përdorin celularin dhe të mos drejtojnë automjetin në efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur. Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

  • Vrasja e Ardian Nikulajt/ Mbërrin në gjykatën e Lezhës Ruben Saraiva, shoqërohet nga forca të shumta policie

    Vrasja e Ardian Nikulajt/ Mbërrin në gjykatën e Lezhës Ruben Saraiva, shoqërohet nga forca të shumta policie

    Ruben Saraiva, i akuzuar për vrasjen e Ardian Nikulajt ka mbërritur në Gjykatën e Lezhës këtë të hënë.

    Në këtë seancë pritej të kishte dëshmitarë, por sipas burimeve ata nuk janë paraqitur në seancë.

    Top Channel

  • Aksident masiv në Lezhë! Drejtuesi i mjetit humb kontrollin dhe përplas katër makina

    Aksident masiv në Lezhë! Drejtuesi i mjetit humb kontrollin dhe përplas katër makina

    Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme rreth orës 19:00 në qytetin e Lezhës.
    Policia bën me dije se shtetasi M. Z., 69 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Hyundai”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka goditur 4 automjete të parkuara.
    Drejtuesi i automjetit është dërguar në Spitalin Rajonal të Lezhës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
    Njoftimi i policisë
    Lezhë/Informacion paraprak
    Rreth orës 19:00, në qytetin e Lezhës, shtetasi M. Z., 69 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Hyundai”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka goditur 4 automjete të parkuara.
    Drejtuesi i automjetit është dërguar në Spitalin Rajonal të Lezhës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
    Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

  • I moshuari humb kontrollin e mjetit, merr para disa makina në parking

    I moshuari humb kontrollin e mjetit, merr para disa makina në parking

    Një aksident automobilistik është regjistruar në qytetin e Lezhës ku një i moshuar ka humbur kontrollin e mjetit gjatë lëvizjes dhe ka përfunduar pranë një parkingu, ku është përplasur me disa automjete të tjera të parkuara.

    Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar, edhe pse ndodhi shume prane nje këndi lojrash.
    Policia e Lezhës konfirmon se drejtuesi i mjetit nuk kishte konsumuar alkool dhe se ngjarja ishte aksidentale.

    NJOFTIMI:
    Rreth orës 19:00, në qytetin e Lezhës, shtetasi M. Z., 69 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Hyundai”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka goditur 4 automjete të parkuara.
    Drejtuesi i automjetit është dërguar në Spitalin Rajonal të Lezhës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
    Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

  • Ndërron jetë i burgosuri në burgun e Lezhës

    Ndërron jetë i burgosuri në burgun e Lezhës

    Një i burgosur është gjetur i pajetë ditën e sotme në burgun e Lezhës.
    Mësohet se bëhet fjalë për shtetasin Allush Hysa, i dënuar për plagosje të rëndë.
    Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Allush Hysa është gjetur pa puls rreth orës 07:00 mëngjesin e sotëm.
    I dënuari ishte i diagnostikuar me epilepsi, çrregullim të sjelljes dhe prapambetje mendore.
    Menjëherë pas konstatimit të mungesës së shenjave jetësore, janë njoftuar SHKBSB, Prokuroria e Rrethit, komisariati i Policisë dhe familjarët.
    Njoftimi:
    Në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Lezhë, mëngjesin e sotëm, më datë 25.06.2025, rreth orës 07:00, është konstatuar pa puls i dënuari Allush Hysa, i datëlindjes 12.09.1989.
    I dënuari ndodhej në dhomën nr. 3, kati i parë, godina nr. 5 dhe vuante masën mjekësore “mjekim i detyruar”, që nga data 27.11.2021, në zbatim të vendimit gjyqësor. Ai ishte i diagnostikuar me epilepsi, çrregullim të sjelljes dhe prapambetje mendore.
    Referuar dosjes, Hysa ishte arrestuar më 23.01.2014 për veprën penale të “Plagosjes së rëndë”.
    Menjëherë pas konstatimit të mungesës së shenjave jetësore, janë njoftuar SHKBSB, Prokuroria e Rrethit, komisariati i Policisë dhe familjarët.
    Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i shpreh ngushëllime familjes Hysa.