Tag: lezhës

  • Kalaja e Lezhës, një thesar historik që tërheq mbi 1000 vizitorë vetëm gjatë muajit korrik

    Kalaja e Lezhës, një thesar historik që tërheq mbi 1000 vizitorë vetëm gjatë muajit korrik

    Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër ka bërë të ditur se Kalaja e Lezhës ka mirëpritur mbi 1000 vizitorë gjatë muajit korrik, një shifër që dëshmon rritjen e interesit për trashëgiminë kulturore dhe peizazhet shqiptare. Kjo prani e konsiderueshme vizitorësh, si vendas ashtu edhe të huaj, reflekton jo vetëm rritjen e ndjeshme të turizmit kulturor, por edhe kthimin e monumenteve historike në pika tërheqjeje identitare dhe emocionale.
    Kalaja e Lezhës, me një histori që shtrihet në shekuj, ngrihet madhërisht mbi një kodër me lartësi 186 metra, në lindje të qytetit të sotëm të Lezhës, aty ku dikur ndodhej qyteti antik i Lissusit. E vendosur si një kurorë e gurëtë mbi qytet, ajo i ofron vizitorit një panoramë të mrekullueshme që përfshin luginën e Drinit, gjelbërimin përreth dhe horizontin blu të Adriatikut që ngjizet me qiellin.

    Por Kalaja nuk është vetëm një pikë vështrimi; ajo është një vendtakim epokash dhe qytetërimesh. Brenda mureve të saj gërshetohen gjurmët e arkitekturës ilire, mbetjet romake, shtesat bizantine, ndërhyrjet veneciane dhe gjurmët osmane, të cilat në bashkëveprim krijojnë një mozaik të pasur historik e kulturor. Çdo gur, çdo rrënojë, çdo mur, bart një kapitull të historisë sonë kolektive – një dëshmi e jetës, e mbrojtjes, e pushtimeve dhe e shpresës.

    Kalaja e Lezhës nuk është thjesht një monument i së shkuarës, por një qendër ku historia frymon ende, një skenë ku vizitorët ndjejnë jehonën e Kuvendit të famshëm të Lezhës të vitit 1444, që u mblodh nën udhëheqjen e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, duke e bërë këtë vend një nga pikat kyçe të kujtesës kombëtare shqiptare.
    Sot, ajo vazhdon të mbetet një nga destinacionet më të kërkuara në veri të Shqipërisë për ata që kërkojnë të përjetojnë lidhjen e thellë midis natyrës dhe historisë, mes të kaluarës që flet dhe të tashmes që dëgjon. Në çdo hap, Kalaja e Lezhës fton të zbulohet dhe të rrëfehet përsëri, për brezat që vijnë dhe për ata që duan të njihen me vetveten përmes rrënjëve.
    AV

  • Gjykata e Lezhës shpall të paligjshëm arrestimin e biznesmenit Zef Shtjefni

    Gjykata e Lezhës shpall të paligjshëm arrestimin e biznesmenit Zef Shtjefni

    Me vendimin e saj  nr.2071-374 Gjykata e Lezhes e shpalli të paligjshem arrestimin e biznesmenit dhe gazetarit të mirënjohur Zef Shtjefni për incidentin e rëndë në punë që i ndodhi një punonjesi te njerës nga shoqerite e tij, duke montuar një steigj koncertesh, në shërbim gratis të aktiviteteve kulturore të Bashkisë Lezhë për sezonin turistik në Shëngjin.
    Veprimet e policisë dhe prokurorisë së Lezhës naten e arrestit kanë qenë në shkelje të ligjit, kur në të gjitha strukturat e ndërmarrjeve të biznesmenit Shtjefni ka administratorë, drejtues teknikë, inxhinierë, drejtorë të tjerë.
    Pse vallë policia dhe prokuroria e Lezhës pati merakun të arrestojë pronarin?!
    Zef Shtjefni është një biznesmen e gazetar i respektuar prej shumë kohesh në Lezhë e gjithë vendin. Qe prej 30 vitesh fabrikat e sipermarrjet e tij kanë kontribuar e kontribojnë shumë në ndërtimin, punësimin dhe ekonominë e vendit. Humbja e jetës se një punonjesi në kontak me korentin, për Zefin u bë aq e dhimbshme, si te humbte nje pjestar te familjes, sa për ditë me radhë i mbytur në trishtim në birucat e policise së Lezhës, nuk komunikoi me askënd. Siç bëhet e ditur nga dëshmitarë të shumtë aksidenti erdhi për shkak të neglizhencës e gabimit të rëndë njerëzorë. Por pa ditur arësyet e shkaqet reale të aksidentit si mund të arrestohet tjetri.
    Asnjeriu nuk i vjen mirë kur ndodh një fatkeqsi, por kur ndodh duhen ndaluar personat përgjegjës e jo kush të dali përpara.

  • Arrestimi i paligjshëm i Zef Shtjefnit

    Arrestimi i paligjshëm i Zef Shtjefnit

    Me vendimin e saj  nr.2071-374 Gjykata e Lezhes e shpalli të paligjshem arrestimin e biznesmenit dhe gazetarit të mirënjohur Zef Shtjefni për incidentin e rëndë në punë që i ndodhi një punonjesi te njerës nga shoqerite e tij, duke montuar një steigj koncertesh, në shërbim gratis të aktiviteteve kulturore të Bashkisë Lezhë për sezonin turistik në Shëngjin.
    Veprimet e policisë dhe prokurorisë së Lezhës naten e arrestit kanë qenë në shkelje të ligjit, kur në të gjitha strukturat e ndërmarrjeve të biznesmenit Shtjefni ka administratorë, drejtues teknikë, inxhinierë, drejtorë të tjerë.

    Pse vallë policia dhe prokuroria e Lezhës pati merakun të arrestojë pronarin?!

    Zef Shtjefni është një biznesmen e gazetar i respektuar prej shumë kohesh në Lezhë e gjithë vendin. Qe prej 30 vitesh fabrikat e sipermarrjet e tij kanë kontribuar e kontribojnë shumë në ndërtimin, punësimin dhe ekonominë e vendit. Humbja e jetës se një punonjesi në kontak me korentin, për Zefin u bë aq e dhimbshme, si te humbte nje pjestar te familjes, sa për ditë me radhë i mbytur në trishtim në birucat e policise së Lezhës, nuk komunikoi me askënd. Siç bëhet e ditur nga dëshmitarë të shumtë aksidenti erdhi për shkak të neglizhencës e gabimit të rëndë njerëzorë. Por pa ditur arësyet e shkaqet reale të aksidentit si mund të arrestohet tjetri.
    Asnjeriu nuk i vjen mirë kur ndodh një fatkeqsi, por kur ndodh duhen ndaluar personat përgjegjës e jo kush të dali përpara.

  • Sezoni veror, Rrugorja e Lezhës: Gjatë 24 orëve qarkullojnë mbi 100 mijë mjete, në fundjavë fluksi është më i madh

    Sezoni veror, Rrugorja e Lezhës: Gjatë 24 orëve qarkullojnë mbi 100 mijë mjete, në fundjavë fluksi është më i madh

    Në pikun e sezonit turistik, rrugët e Lezhës përballen çdo ditë me një fluks të jashtëzakonshëm automjetesh. Mbi 100 mijë mjete kalojnë brenda 24 orëve, ndërsa gjatë fundjavave numri shtohet edhe më shumë për shkak të lëvizjeve drejt zonave bregdetare.
    Përballë këtij volumi në rritje, Policia Rrugore ka shtuar ndjeshëm prezencën në terren. Patrullat janë të shpërndara në pikat më të ngarkuara, nga akset kombëtare deri tek degëzimet dytësore, duke koordinuar trafikun dhe ndihmuar drejtuesit e automjeteve.
    Sipas të dhënave të Policisë, kulmi i trafikut regjistrohet pasditave të së dielës, kur rreth 60 mijë automjete nisen për të dalë nga zonat turistike. Megjithatë, falë ndërhyrjes së patrullave, rrjedha e lëvizjes është mbajtur e qëndrueshme, edhe pse me ngadalësime në pika të caktuara.
    “Qarku i Lezhës është një tranzit për të gjithë Veriun. Në akset rrugore të Lezhës kalojnë një numër tepër i madh, veçanërisht në sezonin e verës. 6 mujorin e parë kanë kaluar më shumë se 80 mijë mjete në 2 pikat e kalimit kufitar. Ndërsa në sezonin veror në qarkun e Lezhës kalojnë mbi një 100 mijë mjete, që do të thotë fluks shumë i shtuar. Shërbimet e Policisë janë të vendosura në të gjitha kryqëzimet”, tha Valmir Nikolli, Shef i Qarkullimit Rrugor Lezhë.
    Përveç menaxhimit të trafikut, prioritet mbetet edhe zbatimi i rregullave të qarkullimit. Nikolli thote se rastet e drejtimit në gjendje të dehur, përdorimin e celularit, si dhe parakalimet e rrezikshme,që mbeten ndër shkaktarët kryesorë të aksidenteve kanë vëmendjen e policisë.
    “Me qëllim për parandalimin e incidenteve rrugore, i kemi mbikëqyrur në vazhdimësi drejtuesit e automjeteve që shkelin rregullat. Ne nuk e kemi lënë pas dore edhe kontrollin e zbatimit të ligjshmërisë së qarkullimit rrugor”, përfundoi Nikolli.
    Policia apelon për kujdes të shtuar në timon dhe respektim të sinjalistikës, sidomos në këtë periudhë kur rrugët janë më të ngarkuara se zakonisht, ndersa objektivi është, më shumë siguri për të gjithë përdoruesit e rrugës.

  • Fluks i lartë pushuesish, trafik i rënduar në aksin rrugor në drejtim të Lezhës

    Fluks i lartë pushuesish, trafik i rënduar në aksin rrugor në drejtim të Lezhës

    Dita e parë e muajt gusht nis me mbingarkesë në qarkullimin e automjeteve në drejtimin verior. Siç shihet nga pamjet vargu i makinave nis nga mbikalimi i Patokut dhe vazhdon deri në qytetin e Lezhës. Një nga shkaqet e ketij trafiku mbetet bllokimi i urës së vjetër disa ditë më parë pranë Milotit.
    Pritet në orët në vijim trafiku të rëndohet akoma dhe më shumë, nga fluksi i lartë i automjeteve në këtë fillim muaj, me pushues nga zona të ndryshme të vendit, që preferojnë bregdetin e Adriatikut.

  • Mbyllja e Urës së Vjetër të Milotit ka shkaktuar kaos në lëvizje, Ndreu: Qeveria na premtoi ndërhyrje emergjente

    Mbyllja e Urës së Vjetër të Milotit ka shkaktuar kaos në lëvizje, Ndreu: Qeveria na premtoi ndërhyrje emergjente

    Mbyllja e Urës së Vjetër të Milotit mbi lumin Mat, ka krijuar kaos në trafik, në një kohë që jemi në kulmin e sezonit turistik. Çështja është diskutuar edhe në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak të Lezhës, ku opozita kërkoi ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet për të shmangur kolapsin rrugor.
    Kreu i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu tha se qeveria pritet të ndërhyjë në mënyrë emergjente për të riparuar urën, por nuk dha asnjë afat. “Ka ardhur zv/ministri, drejtori i rrugëve dhe deputeti Kadeli. Ka premtim që do të aksesohet ura për mjetet deri në 3.5 ton, por nuk mund të bëhet menjëherë”, u shpreh Ndreu.

    Si zgjidhje afatgjatë, Ndreu theksoi rëndësinë e ndërtimit të autostradës Milot-Balldren, një investim i mbetur pezull, që pritet të rifillojë së shpejti. ”Do hapet procedura e re, dhe do të lobojmë fort sepse Milot-Balldren është e vetmja shpëtim për trafikun e Lezhës”.

  • I vuri zjarrin tokës qëllimisht, shkak konfliktet me banorët/ Kurbin, kapet dhe procedohet 72 vjeçari (Emri)

    I vuri zjarrin tokës qëllimisht, shkak konfliktet me banorët/ Kurbin, kapet dhe procedohet 72 vjeçari (Emri)

    Si rezultat i punës hetimore të kryer nga strukturat e Komisariatit të Policisë Kurbin, nën drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, u bë identifikimi, kapja dhe procedimi penal i shtetasit Gjergj Gjergji, 72 vjeç, banues në Shkopet, Kurbin.
    Nga hetimet e kryera, dyshohet se ky shtetas, për shkak të konflikteve të mëparshme me familjarë dhe banorë të tjerë të zonës, ka ndezur zjarr në dalje të tunelit të Shkopetit, më datë 19.07.2025. Zjarri vijon të jetë aktiv dhe është përhapur në zonat përreth, duke rrezikuar banesat dhe pyjet në territorin e Matit dhe Mirditës. Gjithashtu, ai dyshohet si autor i zjarrvënies së qëllimshme edhe më datë 25.07.2025, në të njëjtën zonë.4
    Materialet procedurale në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal.

  • Zjarri në Kurbin aktiv prej një jave, procedohet për zjarrvënie një 72-vjeçar

    Zjarri në Kurbin aktiv prej një jave, procedohet për zjarrvënie një 72-vjeçar

    Një 72-vjeçar është proceduar penalisht nga policia e Lezhës. Sipas uniformave blu ai ka ndezur një zjarr në dalje të tunelit të Shkopetit më 19 korrik.
    Vatra vijon të jetë aktive dhe është përhapur në zonat përreth duke rrezikuar banesat dhe pyjet në Mat e Mirditë.
    Sipas hetimeve të policisë dyshohet se ai e ka ndezur zjarrin për shkak të konflikteve të mëparshme me familjarë dhe banorë të zonës.
    Njoftimi i policisë:
    Si rezultat i punës hetimore të kryer nga strukturat e Komisariatit të Policisë Kurbin, nën drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, u bë identifikimi, kapja dhe procedimi penal i shtetasit Gj. Gj., 72 vjeç, banues në Shkopet, Kurbin.
    Nga hetimet e kryera, dyshohet se ky shtetas, për shkak të konflikteve të mëparshme me familjarë dhe banorë të tjerë të zonës, ka ndezur zjarr në dalje të tunelit të Shkopetit, më datë 19.07.2025. Zjarri vijon të jetë aktiv dhe është përhapur në zonat përreth, duke rrezikuar banesat dhe pyjet në territorin e Matit dhe Mirditës.
    Gjithashtu, ai dyshohet si autor i zjarrvënies së qëllimshme edhe më datë 25.07.2025, në të njëjtën zonë.
    Materialet procedurale në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal.
    Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast zjarrvënieje apo veprimtarie të paligjshme që dëmtojnë pasuritë natyrore dhe rrezikojnë jetën e banorëve.

  • Lezha shton hapësirat publike në plazh, pushuesit vlerësojnë shërbimin dhe çmimet

    Lezha shton hapësirat publike në plazh, pushuesit vlerësojnë shërbimin dhe çmimet

    Këtë sezon turistik edhe në bregdetin e Lezhës janë shtuar hapësirat publike. Pushuesit në këtë ditë korriku thonë se janë të kënaqur.
    Jo vetëm me kushtet, por edhe me çmimet e shezlongëve që sipas tyre janë të arsyeshme.
    Nga autoritetet lokale thonë se janë marrë të gjitha masat, përfshirë edhe vrojtuesit e plazheve, në mënyrë që pushimet për vizitorët të jenë të sigurta.
    Plazhe të menaxhuara nga bashkia ka në zonën e Shëngjinit, Ranës së Hedhun dhe Tales.
    Bregdeti i Lezhës mbetet edhe këtë verë padyshim ndër më të vizituarit në vendin tonë. Zgjidhet nga vizitorë të shumtë dhe turistë të huaj të ardhur nga shtete të ndryshme.
    Tv Klan

  • Makina përplas këmbësorin në Lezhë

    Makina përplas këmbësorin në Lezhë

    Një i plagosur në qytetin e Lezhës pasi u përplas nga një makinë. Një automjet tip golf ka përplasur një këmbësor në lagjen ‘Gurra’.

    Sipas burimeve në vendgjarje këmbësori ka qenë duke dalë nga një market i zonës dhe më pas ka kaluar rrugën ndërsa shoferi nuk ka arritur ta shohë.
    I dëmtuari është dërguar menjëherë në spitalin e Lezhës për të marrë ndihmën mjeksore.

    Policia dhe grupi hetimor ndodhet në vendgjarje për të mësuar shkaqet e këtij aksidenti.