Tag: lezhës

  • Kostot e harresës: Dëmtimi i urës mbi Mat bllokon turistët dhe veriun

    Kostot e harresës: Dëmtimi i urës mbi Mat bllokon turistët dhe veriun

    Të premten e 8 gushtit, Oltioni, një emigrant shqiptar i kthyer për pushime nga Italia, u nis nga Lezha drejt aeroportit të Rinasit në orën 15:00. Fluturimi për në Itali ishte planifikuar në orën 20:30, por ai e humbi atë.
    “Në orën 20:30 kisha avionin dhe llogarita të nisesha rreth 5 orë para nga Lezha, që të mbërrija në kohë në Rinas. Por 5 orë nuk mjaftuan për të përshkuar 40 km rrugë, pasi trafiku ishte i jashtëzakonshëm dhe ngela i bllokuar,” thotë i riu.
    Humbja e avionit i kushtoi atij 400 eurot e biletës dhe andralla të tjera.
    “Kjo situatë është e papranueshme dhe nuk kishte ndodhur më parë në këtë përmasë,” shtoi ai.
    Që prej fundit të muajit korrik, rrugët që përshkojnë qarkun e Lezhës përballen me një fluks të jashtëzakonshëm mjetesh, çka ka sjellë kaos dhe paralizim të lëvizjes. Situata e rënduar e trafikut u përkeqësua më tej nga mbyllja e urës së vjetër mbi lumin Mat, për shkak të dëmtimeve të rënda që ka pësuar në themelet e saj.
    “Ura auto-hekurudhore e Milotit me një gjatësi prej 788 metrash paraqet një rrezik serioz për qëndrueshmërinë dhe sigurinë e kalimit, për shkak të dëmtimeve në themelet mbështetëse dhe erozionit të theksuar”, njoftoi Autoriteti Rrugor Shqiptar vendimin e mbylljes së urës.
    Por mbyllja “e papritur” e urës në mes të sezonit turistik, pavarësisht se gjendja e rënduar e saj është e njohur botërisht prej vitesh, tregon sipas ekspertëve mungesë të përgatitjes dhe neglizhencë me përgjegjësi penale të autoriteteve.
    “Në një situatë normale, ministria përgjegjëse dhe enti përkatës shtetëror do të duhej të kishin administruar rregullisht të gjitha objektet e infrastrukturës rrugore dhe gjendjen teknike të urave, ndërsa mirëmbajtjen dhe mundësimin e sigurisë së tyre do të duhej ta shihnin si detyrim parësor ligjor dhe kushtetues,” tha Zef Preçi,  drejtor i Institutit për Studime Ekonomike.
    Harresa
    Autoritetet kanë vendosur bllokadë prej betoni mbi urë për shkak të dëmtimeve. Foto: Elvis Hila.
    Në komunikimin e saj për mediat për bllokimin e urës, ARRSH vë në dukje se dëmtimi i saj vinte si pasojë e shfrytëzimit të pakontrolluar të zhavorrit dhe gërryerja në shtratin e lumit.
    Por situata nuk ishte e papritur. Banorët e zonës dhe përdoruesit e urës kanë vite që ankohen për dëmet në strukturën e saj.
    Në fakt, pamjet filmike të dëmtimeve të urës dhe lajmet se ura rrezikonte shembjen janë bërë publike në vitet 2019, 2021 dhe 2024. Dhjetë ditë para vendimit të ARRSH për ta mbyllur urën deri në rikonstruksionin e saj, pati një tjetër kronikë televizive që tregonte situatën e rënduar të urës së ndërtuar në vitin 1987.
    Pamjet filmike në vite të ndryshme tregojnë të njëjtën situatë në urë dhe janë dëshmi e neglizhencës dhe mungesës së mirëmbajtjes ndër vite. Ato po ashtu janë dëshmi e dështimit të vënies nën kontroll të shfrytëzimit të pakontrolluar të shtratit të lumit për inerte, pavarësisht se edhe kjo është një çështje e denoncuar dhjetëra herë.
    Harresa dhe vendimmarrja e beftë për bllokimin e rrugës u kritikua ashpër nga Ipeshkvi i Rrëshenit, Dom Gjergj Meta.
    “A kontrollon kush me kohë gjendjen e urave që të ndërhyhet preventivisht e të mos bllokohet një aks që është valvul shkarkuese e rëndësishme sidomos në këtë periudhë?”, shkroi Dom Meta në Facebook pas lajmit për bllokimin e urës.
    Ai tha se vendimi ishte bërë pa lajmërim paraprak dhe në mes të fluksit, duke shkaktuar bllokim të zonës. “Asnjë llogaridhënie, asnjë lajmërim paraprak”, shkroi Meta.
    Nga ana e tij, Preçi thotë se ndaj atyre që kanë neglizhuar detyrimet për mirëmbajtjen dhe garantimin e sigurisë së urës duhej të kishte hetime, ndërsa ngre akuza se harresa mund të mos jetë e paqëllimshme.
    “Në këtë këndvështrim, lënia pas dore që të shkatërrohet ura mund të jetë edhe hapi i parë përgatitor për ndonjë tender të fortë të paracaktuar shumëmilionësh dhe mbetet të shohim se cili do të jetë “oligarku” i radhës që do të pasurohet falë vendimmarrjeve klienteliste dhe të dyshuara gjerësisht për korrupsion në infrastrukturën rrugore të vendit”, tha ai, duke shtuar se ky nuk ishte rasti i parë i braktisjes së qëllimshme të objekteve të infrastrukturës, për të favorizuar dhënie tenderash.
    Veriu i diskriminuar
    Në aksin që lidh Lezhën me Shkodrën, makinat qëndrojnë me orë të tëra në trafik. Foto: Elvis Hila.
    Mbyllja e urës së vjetër mbi lumin Mat në kulmin e sezonit e rëndon edhe më tej aksin e rrugës që lidh Tiranën me Lezhën dhe Shkodrën.
    Sipas të dhënave të Policisë Rrugore, mbi 100 mijë mjete kalojnë çdo 24 orë në rrugët që përshkojnë Lezhën, ndërsa gjatë fundjavave ky numër rritet ndjeshëm për shkak të fluksit drejt bregdetit. Për të përballuar situatën, Policia Rrugore ka shtuar prezencën në terren dhe patrullat janë vendosur në pikat më kritike. Megjithatë, kjo nuk ka mjaftuar për të shmangur kaosin.
    “Qarku i Lezhës është një transit për gjithë veriun. Në sezonin veror kalojnë mbi 100 mijë mjete në 24 orë. Edhe pse shërbimet e Policisë janë në të gjitha kryqëzimet, është tepër e vështirë të shmangim trafikun,” tha Valmir Nikolli, shef i Qarkullimit Rrugor në Lezhë.
    Aksi më problematik mbetet rruga Laç-Lezhë, ku për të përshkuar vetëm 20 km qytetarëve u nevojiten nga 2 deri në 4 orë kohë.
    “Jam prej dy orësh e gjysmë në këtë rrugë, kam ardhur nga Nju Jorku, jam e lodhur prej 24 orësh. Edhe temperaturat na mbytën,” tha një udhëtare të cilën e takuam të dielën ndërsa ishte e bllokuar në trafik në aksin Laç-Lezhë.
    Ndërkohë, një qytetar nga Kosova, i nisur me familjen për pushime në Shëngjin, tregoi se po qëndron në trafik prej më shumë se 6 orësh.
    “Vijmë prej Vushtrisë për të bërë plazh në Shqipëri. Trafik, tmerr. Ndoshta në mbrëmje do mbërrijmë. Kurrë më parë nuk më ka ndodhur të pres kështu. S’po dimë as si do kthehemi në Kosovë,” tha ai.
    Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, e cilëson situatën si të paprecedentë dhe fajësoi mbylljen e urës.
    “Kriza e qarkullimit është krijuar më shumë nga mbyllja e urës së vjetër mbi lumin Mat – një rrugë alternative jetike”, tha ai. Gjoni tha se kjo situatë ishte pasojë e braktisjes së veriut të vendit nga qeveria. “Në temperatura mbi 40°C, udhëtarët vuajnë, bizneset humbasin klientë, dhe imazhi i vendit për turistët e huaj po shkatërrohet. Ky është pasqyra e qartë e një qeverie që ka braktisur veriun”, tha deputeti i zgjedhur i opozitës.
    Situata u ngrit nga opozita edhe në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak të Lezhës. Kryetari i Bashkisë, Pjerin Ndreu, në përgjigje të shqetësimeve të opozitës tha se do kishte ndërhyrje të shpejtë dhe se ura do hapej për mjetet e vogla. “Ka ardhur zv/ministri, drejtori i rrugëve dhe deputeti Kadeli. Ka premtim që do të aksesohet ura për mjetet deri në 3.5 ton, por kjo nuk mund të bëhet menjëherë,” u shpreh Ndreu.
    Megjithatë në këshill, Ndreu tha se po punohej për zgjidhje afatgjatë. “Do lobojmë fort për ndërtimin e autostradës Milot–Balldren, pasi është e vetmja zgjidhje për trafikun e Lezhës”, tha ai.
    Planet e qeverisë për të ndërtuar këtë aks me koncesion kanë dështuar disa herë që prej vitit 2018. Një tender i fundit u anulua vetëm disa javë më parë për shkak se, sipas Ministrisë së Infrastrukturës, ofertat nuk përmbushnin kërkesat e vëna. Qeveria megjithatë njoftoi të hënën rihapjen e garës për këtë segment që parashikohet të kushtojë 364 milionë euro dhe të jepet me koncesion për 35 vjet.
    Megjithatë për opozitën kjo garë e re nuk sjell shpresë. “Qeveria po mashtron prej 12 vitesh për ndërtimin e aksit Milot-Balldren”, tha deputeti i zgjedhur Gjin Gjoni. Ai tha se situata aktuale ishte shenjë e një neglizhence dhe “një diskriminim i hapur për këtë zonë”.
    Pesimist për ndërtimin e segmentit është edhe Preçi, i cili i tha BIRN se zona veriore e vendit ishte lënë pas dore sa i përket investimeve në infrastrukturë dhe se qeveria kishte bërë investime elektorale, por jo të dobishme.
    “Në këtë këndvështrim, pasojat e vonesës në zgjerimin e kësaj rruge nuk i shoh të lidhura ngushtë vetëm me stinën e turizmit apo me boom-in e dy-tre viteve të fundit. Unë i shoh si një injorim të interesave themelore ekonomike të banorëve të Shqipërisë së Veriut, që nuk mund të justifikohen me investimin që lidh Shëngjinin me Velipojën”, tha ai duke iu referuar segmentit Milot-Balldre.
    /Reporter.al/

  • SYRI TV/ Shtohen raste e urgjencave mjekësore në spitalin e Lezhës, mbi 200 raste gjatë 24 orëve

    SYRI TV/ Shtohen raste e urgjencave mjekësore në spitalin e Lezhës, mbi 200 raste gjatë 24 orëve

    Temperaturat e larta kanë shtuar fluksin e personave që kërkojnë ndihmë mjekësore në qendrat shëndetësore dhe në spitalet rajonale. Shkak për shtimin e urgjencave janë intoksikimi nga ushqimi, por edhe sëmundjet kronike. Në urgjencën e spitalit të Lezhës, kërkesat për ndihmë mjekësore janë 10-fishuar, ku gjatë një harku kohor prej 24 orësh trajtohen mbi 200 pacientë. Në Lezhë vijon të jetë problematik trafiku i rënduar, duke krijuar vonesa në dhënien e ndihmës së parë.

    Rritja e lartë e temperaturave dhe rikthimi i emigrantëve gjatë sezonit turistik kanë bërë që të rritet edhe numri i pacientëve në urgjencat spitalore të vendit. Një numër i madh rastesh për ndihmë mjekësore është regjistruar edhe në spitalin rajonal të Lezhës. Sipas mjekëve të urgjencës së këtij spitali, që nga 1 qershori janë regjistruar rreth 1 mijë kërkesa për ndihmë mjekësore. Sipas bluzave të bardha, rastet më të shpeshta janë aksidentet rrugore, mbytjet në det, helmimet nga ushqimi, si dhe sëmundjet kronike.

    Ndër të tjera, mjekët thonë se numri i rasteve në spitalin rajonal të Lezhës arrin mbi 200 pacientë gjatë një harku kohor prej 24 orësh, duke u shtuar edhe 150 raste urgjente në qendrën mjekësore të Shëngjinit.

    Ndërkohë, mjekja Evisa Biba shprehet se ka pasur edhe situata të komplikuara, ku pacientët kanë pasur nevojë për mjekime më të specializuara.

    Urgjencat mjekësore në zonën e Lezhës shpeshherë janë përballur edhe me vonesa, për shkak të keqmenaxhimit të trafikut rrugor, ku një ambulancë për të shkuar në vendin e ngjarjes duhet të presë edhe me orë për të trajtuar një emergjencë.

  • Kërkesa të larta për banesa në bregdetin e Lezhës, ekspertët: Interes nga turistë të huaj dhe vendas

    Kërkesa të larta për banesa në bregdetin e Lezhës, ekspertët: Interes nga turistë të huaj dhe vendas

    Në pesë vitet e fundit, tregu i pasurive të paluajtshme në zonën bregdetare të Lezhës ka njohur një rritje të fortë, me çmimet e apartamenteve që janë dyfishuar. Nga 600 euro për metër katror që ishin dikur, sot çmimet fillojnë nga 1,200 euro, ndërsa në Ranën e Hedhun shkojnë deri në 2,000 euro për metër katror.

    Shumë pushues e shfrytëzojnë vizitën në bregdet për të parë, rezervuar ose blerë apartamente. Në krye të listës së blerësve janë shtetasit nga Kosova, por gjithnjë e më shumë po shtohen investitorët nga Çekia, Polonia dhe vendet nordike, të cilët e shohin bregdetin e Lezhës si një destinacion të ri investimesh.

    Ekspertët e tregut thonë se kjo rritje lidhet me disa faktorë: kosto më të larta ndërtimi, përdorimi i arkitekturës moderne, standarde më të larta ndërtimi dhe kërkesa gjithnjë në rritje.

    “Efekti kryesor është kërkesë-oferta. Janë shtuar shumë kostot e ndërtimit, është shtuar kostoja e forcës punëtore, e materialeve ndërtimit, transporti i materialeve të ndërtimit”, u shpreh Gentjan Marku, agjent imobiliar.

    “Ka popullim, normalisht edhe turistë, sidomos turistë të Kosovës. Jemi në një fazë ku ne po kalojmë nga ndërtimet tradicionale, në një standard tjetër të ndërtimeve më moderne”, u shpreh Pashko Palokaj, Kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Lezhës.

    Sipas ekspertëve imobiliarë, rritja e çmimeve pritet të vazhdojë.

    “Pritet që bregdeti të jetë gjithmonë në rritje”, tha Marku.

    “Investimi në pasuri të paluajtshme është investim që nuk humbet”, tha Palokaj.

    Përveç Shëngjinit, ku ndërtesat me arkitekturë moderne po shtohen me ritme të shpejta, edhe zona e Tales po përjeton një bum kërkesash për apartamente pranë detit.

  • Muzeu Etnografik i Lezhës – Dritare drejt historisë dhe traditave shqiptare

    Muzeu Etnografik i Lezhës – Dritare drejt historisë dhe traditave shqiptare

    Në zemër të qytetit të Lezhës, në një ndër godinat më autentike të tij, ndodhet Muzeu Etnografik, i cili po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e turistëve vendas dhe të huaj. Kjo hapësirë muzeale është shndërruar në një pikë referimi për këdo që dëshiron të zbulojë më shumë mbi trashëgiminë kulturore të Shqipërisë.

    Brenda ambienteve të muzeut ruhen me kujdes objekte të çmuara që pasqyrojnë mënyrën e jetesës së shqiptarëve ndër shekuj. Vizitorët kanë mundësi të shohin armë të vjetra, flamuj historikë, kostume popullore tradicionale si dhe mjete të përdorura në jetën e përditshme, të cilat së bashku krijojnë një mozaik të pasur të jetës shqiptare, transmeton KultPlus.

    Sipas Zefit, një nga përfaqësuesit e muzeut, interesimi nga vizitorë ndërkombëtarë është në rritje. Turistët shprehin kureshtje për të mësuar më shumë rreth kulturës, zakoneve dhe historisë së vendit, duke e parë muzeun si një vend ideal për këtë qëllim.

    Muzeu Etnografik i Lezhës mbetet një ndër pikat më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në veriun e Shqipërisë. Përveçse vlerë për komunitetin lokal, ai shërben si një portë hyrëse për të gjithë ata që duan të njihen nga afër me rrënjët dhe shpirtin e kulturës shqiptare./KultPlus.com

  • Zbardhen disa vjedhje në Lezhë dhe Laç, arrestohet 25-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

    Zbardhen disa vjedhje në Lezhë dhe Laç, arrestohet 25-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

    Policia e Lezhës dhe Kurbinit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Last Door”, që ka çuar në zbardhjen dhe dokumentimin e një sërë vjedhjesh dhe tentativash vjedhjeje në zonat e Lezhës dhe Laçit.
    Si rezultat i operacionit të zhvilluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lezhë, u kap dhe u arrestua shtetasi në kërkim F. D., 25 vjeç, banues në Laç, Kurbin.
    Sipas hetimeve, 25-vjeçari dyshohet se është autor i:
    disa vjedhjeve me thyerje të automjeteve dhe banesave;tentativave për vjedhje në lokale në zona të ndryshme të Lezhës;vjedhjeve në bar-lokale, restorante, agjenci udhëtimi dhe supermarkete në Laç.Gjatë kontrollit fizik ndaj tij, policia gjeti dhe sekuestroi një sasi të dyshuar kokaine.
    Ndërkohë, vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorit të dyshuar, shtetasit M. D., 26 vjeç, banues në Kurbin, i shpallur në kërkim për përfshirje në të njëjtat vepra penale.
    Policia bën me dije se po vijojnë hetimet për të dokumentuar edhe ngjarje të tjera ku dyshohet përfshirja e këtyre shtetasve.
    Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme.

  • Autori i një sërë vjedhjesh/ Arrestohet “skifteri” në Lezhë, në kërkim bashkëpunëtori

    Autori i një sërë vjedhjesh/ Arrestohet “skifteri” në Lezhë, në kërkim bashkëpunëtori

    Një 25-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Lezhës, pasi është autor i një sërë vjedhjesh.
    Gjatë kontrollit fizik, 25-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit kokainë.
    “Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi F. D. është autor i: disa vjedhjeve me thyerje të automjeteve dhe banesave; tentativave për vjedhje në lokale në lagjet dhe zonat përreth Lezhës; disa vjedhjeve në bar-lokale, restorante, agjenci udhëtimi dhe supermarkete në zonën e Laçit”, njofton policia.
    Në kërkim është shpallur edhe 26-vjeshpallur edhe 26-vjeçari M. D., banues në Kurbini dyshuar si bashkëpunëtor në këto vepra penale.
    Gjithashtu, po punohet për dokumentimin e veprave të tjera penale të dyshuara të kryera nga këta shtetas.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

  • Gjergj Kastrioti nuk ishte kryqtar, por konstruktor i Shtetit Arbëror

    Gjergj Kastrioti nuk ishte kryqtar, por konstruktor i Shtetit Arbëror

    Azgan Haklaj

    Gjergj Kastrioti nuk ishte kryqtar, por konstruktor i Shtetit Arbëror, i cili ngadhënjeu 25 -vite mbi Perandorinë Osmane.

    2 Marsi i vitit 1444, dita në të cilën princat arbëror u mblodhën në Lezhë për t’i dhanë jetë aleancës politiko-ushtarake dhe epopesë 25 vjeçare të motit të madh siç e quante me të drejtë De Rada është prologu i lavdisë shqiptare.Kjo ditë është gurthemeli i identitetit kombëtar dhe shtetëror.2 Marsi, vetë Besëlidhja e Lezhës, projekti i saj politik dhe efekti që dha kjo ngjarje e madhe historike në shekujt që pasuan është studiuar përciptazi herë për shkak të motiveve politike dhe ideologjike e në raste të tjera ngase historiografia mesjetare e Shqipërisë është studiuar më tepër nga studiues të huaj si Jeriçeku, Jorga, Jokli, Shuflaj etj, të cilët me gjithë meritat e tyre nuk janë thelluar sa duhet në ndriçimin e kësaj ngjarje kaq të madhe të Arbërisë Mesjetare.Burrat e dheut, princat kryetrima e mendjendritur që u mblodhën me 2 Mars 1444 në Lezhën e lashtë, seli e mbretërve ilirë e kishin lexuar më së miri historinë e paraardhesve tanë, të mbrëterive Ilire dhe të shtetit të Arbërit, Principatës së Balshajve e Mbretërisë Epiriote dhe e kuptuan misionin që shtronte përpara tyre koha dhe historia.Institucioni i besës i ngritur në kult, që nga koha pellazgo-ilire rregullonte marrëdhaniet e individëve, gjinisë e të fisit, por pa arritur të shndërrohej në një normë juridiko- politike, si akt përbashkues mbarëkombëtar.Udhëheqësit e Besëlidhjes së Lezhës e shdërruan Besëlidhjen, këtë kryevepër shqiptare në traktat politiko- ushtarak për t’i shërbyer luftës çlirimtare.Nëse kryqëzimi i shpatave nga princat shqiptarë në Kuvendin e Lezhës simbolizon besën e lashtë e pagane të shqiptarëve, mbledhja e këtij Kuvendi në Katedralen e Shënkollit simbolizon Besën e Zotit, besëlidhjen mes njeriut dhe Krijuesit.Ky kryqëzim shpatash dëshmon lutjen e kërkesën ndaj Zotit që t’i ndihmojë ata në të drejtën e tyre hyjnore për të jetuar të lirë.Me arbërorët në Mesjetë ndodhi po ai fenomen që karakterizon cdo popull të lashtë dhe të qytetëruar.Për gati një shekull beteja me invadorët otomanë arbërorët jo vetëm qëndruan fort, por nuk i zhbënë vlerat e tyre morale e qytetare, kujtesën historike, traditat e mënyrën e jetesës, përkundër qëllimeve e strategjisë së armikut e bënë si qëllim të jetës e të vetekzistencës së tyre Kauzën e Lirisë.Janë të famshme e profetike fjalët e Gjergj Kastriotit para qytetarëve në Krujë me 28-të nëntor në vitin 1443:Lirinë nuk ua solla un’.Atë e gjeta midis jush.Arbëria Paraosmane ishte një vend i zhvilluar dhe po trokiste në Epokën e Humanizmit e të Rilindjes, njëherësh me simotrat e saj europiane.Qytetet arbërore të bregdetit Adriatik, Tivari, Ulqini, Shkodra, Lezha, Durrësi, por dhe Drishti i vogël, krahasoheshin për nga niveli i zhvillimit, vetëqeverisjes dhe statusit politik që gezonin me qytetet italiane.Statuset e Shkodrës dhe të Drishtit të cilat e panë dritën e botimit në shqip pas më shume se 600 vitesh na tregojnë qartazi se të parët tanë që kanë banuar në këto treva kishin zgjedhë pa mëdyshje modelin perëndimor të legjislacionit e qeverisjes dhe të jetës qytetare përkundër Modelit Bizantin.Beteja e arbërorëve për liri nuk kishte asnjë shans të kurorëzohej me fitore përballë një supërfuqie ushtarake si Perandoria Otomane, pa krijuar një bashkim politik e ushtarak të principatave shqiptare.Pa aleatë të fuqishëm europianë.Pa një projekt madhor, i cili duhej të ishte në thelb europianizues, i qartë në çdo detaj e vizionar për të ardhmen, nuk mund të shpresohej për sukses.E gjithë kjo ndërmarrje vigane, politike, ushtarake e humaniste, kërkonte më në fund një emblemë të ndritshme, një burr’ shteti e strateg, cilësitë e të cilit të tejkalonin ambiciet separatiste të feudaleve të mesjetës shqiptare, për sundim, lavdi përsonale e pushtet për vehte.Kuvendi i Lezhës dhe Arbëria patën fatin ta kenë arkitektin e Besëlidhjes së tyre, konstruktorin gjenial të bashkimit e kryengritjes çlirimtare, kryetrimin e betejave, diplomatin brilant e vizionar’ Gjergj Kastriotin.Historia e thirri Heroin Kombëtar dhe ai u pergjigj rrufeshëm në kohën dhe vendin e duhur.Besëlidhja e Lezhës ishte preludi i një pregatitje të gjatë e në fshehtesi të plotë i Kryengritjes së Pergjithshme Antiturke.Gjergj Kastrioti ( Skenderbeu) e hartoi planin e luftës së paku një dekadë para Kuvendit të Lezhës.Barleti në kronikat e tij na rrëfen se në Adrianopojë shkonin shpesh të dërguar të princërve arbër’ e i luteshin Gjergj Kastriotit të kthehej dhe t’i udhëhiqte në luftë.Ai nuk mund të tregonte sekretet dhe ëndrrën e tij nga frika se “E dëgjonin muret”.Fitoret e hungarezëve kundër Ushtrisë Otomane dhe përpjekjet e Vatikanit për të organizuar një kryqëzatë antiturke ishin faktorët e jashtëm detërminues në mbështetje të luftës për çlirimin e trojeve arbërore.Besëlidhja e Lezhës opo Konfederata e princërve siç e quan bashkëkohësi i Gjergj Kastriotit dhe biografi i parë i tij Dhimitër Frangu është një rast sui-generis në Historinë e Kombit tonë.Në Lezhë u arrit bashkimi i parë politik dhe ushtarak nën autoritetin e një organi të vetëm vendimmarrës të përbërë nga krerët e Lidhjes.Se dyti Lidhja mori qysh në krye të herës atributet e një qeverie shtetformuese, ku përcaktoheshin qartë elementët themelore të shtetit.Besëlidhja zgjodhi Komandant të Përgjithshëm të Ushtrisë dhe kryetar të saj Gjergj Kastriotin ( Skenderbeun), sipas parimit princes of partës “I parë i të barabartëve”.Ajo shpalli mobilizimin ushtarak.Krijoi arkën e përbashkët për të garantuar financat e luftës dhe ndoqi një politikë të unifikuar e vizionare në marrdhaniet diplomatike ndërkombëtare.Në zjarrin e luftës e të betejave legjendare lindi Shteti i Përqendruar Arbëresh, pikërisht në kohën kur Ballkani kishte rënë nën robërinë turke.Shteti i Gjergj Kastriotit, lufta dhe fitoret e arbërorëve u brohoritën dhe fituan simpatinë jo vetëm të popujve të rënë nën sundimin e Sulltan Muratit e Mehmetit të Dytë;Venediku, Raguza, Hungaria Mbretëria e Aragonës, Franca, Anglia e Vatikani i panë shqiptaret e Prijësin e tyre si shpëtimtarë të Europës.Kuvendi i Lezhës dhe mesazhi historik që ai la janë bërë në shekuj burim frymëzimi për shqiptarët, në betejat e tyre për liri e pavarësi.Kuvendet e mëdha të shekulit të 16-të, të Dukagjinit e të Kuçit.Kuvendi i Arbërit, Lidhja e Prizrenit, Lidhja e Pejës.Kuvendi i Verrave të Llukës, kuvendet e Junikut, Ferizajt e Shkupit.Kuvendi Kombëtar i Vlorës, Konferenca e Pezës, Konferenca e Bujanit në Tropojë janë monumente historike kombëtare në rrugën e të ardhmes.UÇK-ja e lavdishme që realizoj ëndrrën shekullore për liri të Kosovës martire u frymëzua nga Epoka e ndritshme e Gjergjit të Madh.Harku i Triumfit është atje në Lisusin e lashtë Ilir, selinë e mbreterve ilirë e të burrave të rëndë të racës shqiptare, të cilët me 2 mars 1444 vendosën me besën e Zotit, fuqinë e mendjes, forcën e shpirtit dhe tehun e shpatës të ardhmen tonë.2 Marsi 1444 çeli epokën e lavdishme në historinë e popullit shqiptar.Kush godet simbolet kombëtare kryen tradhëti ndaj Atdheut.Milot i pret fati i Hamzave.

  • Sot, më 2 mars të vitit 1444, përkujtojmë 579 vjetorin e Lidhjes së Lezhës

    Sot, më 2 mars të vitit 1444, përkujtojmë 579 vjetorin e Lidhjes së Lezhës

    Sot, më 2 mars të vitit 1444, përkujtojmë 579 vjetorin e Lidhjes së Lezhës, ku Skënderbeu bashkoi pjesën më të madhe të aristokracisë arbërore nën një aleancë ushtarake e diplomatike të udhëhequr nga ai, me qëllim kryesor mbrojtjen e tokave shqiptare nga pushtimi osman.

    🔸Kuvendi u mbajt në katedralen e Shën Kollit në qytetin e Lezhës, një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së popullit shqiptar gjatë periudhës së mesjetës e të tërë historisë sonë kombëtare.

    🔸Thirrjes së Skënderbeut për bashkimin e fisnikërisë shqiptare kundër Perandorisë Osmane i dhanë përgjigje shumë familje fisnike si:

    🛡️Dukagjinët🛡️Topiajt🛡️Arianitët🛡️Zahariajt🛡️Muzakajt🛡️Spanët🛡️Balshajt🛡️Dushmanajt

    🏰 Kuvendi realizoi Besëlidhjen e madhe shqiptare, që i dha jetë shtetit më të fuqishëm mesjetar arbëror.

  • Skënderbeu e dinte ku ishte Troja

    Skënderbeu e dinte ku ishte Troja

    Risitë e një studimi: lisi (lezha), është Iliosi i Iliadës së Homerit. Vetëm nga një shqyrtim kaq i shpejtë dhe i shkurtër kuptojmë se:– Ky person (Skënderbeu) ka pasur një informacion shumë të saktë mbi lashtësinë.

    Marrja parasysh e faktit të mundësisë së njohjes prej tij të literaturës përkatëse në original na e shuan çudinë pse vjen kaq i mirëinformuar në dije.

    Kostandinopoja është ajo që frymëzoi dhe furnizoi me literaturë të gjithë fazat e rritjes së Europës së sotme (Oksidentit të Ri)

    Mbajtja dhe përdorimi i simbolikës pellazgjike ka qenë e vetëdijshme nga ana e tij e për pasojë i qëllimshëm gjë që na e bëjnë të qartë edhe pas 300 vjetësh Rilindasit tanë me moton “Feja e shqiptarit është Shqiptaria”.

    – Në saj të këtij personi Etniteti yn është i vetmi në botë sot që ka emërtesë fetare, të botëkupti-mit pellazg. Po ndërkohë grishemi të dijmë tjetër çfarë informacioni na ka lënë ky dijetar me emrin Skënderbeu.

    Në mars të 2007 një dashamirës dhe njeri me interesa kulturore A.M. na çon në Qytetin e Lezhës për të na treguar një dyshim të tij mbi rrënojat e Kishës ku u mbajt “Besë-Lidhja e Lezhës”.

    Ai dyshonte fort se kishte të bënte me portat e Trojës së Lashtë: Themelet e kishës nuk ishin aspak themele me gurë bashkëkohor (shek. XV) as të periudhës së perandorisë Romake (si në fig. 2) apo të periudhës helene (shek.V para Krishit) por, të periudhës pellazgjike (para 3 mijë vitesh) ku madhësia e brinjëve të gurëve të gdhendur e kalojnë 1.2 metër, ngjyra e tyre, zbukurimi dhe forma me bazë funksionale, fliste ballasi për një prani të një periu-dhe zhvillimi ekonomik dhe kulturor brilant.

    Po kjo në fakt nuk do të thotë se është Troja.

    Që kështu du-hej vazhduar më tej në hulumtim. Vini re çfarë gjejmë me një rishqyrtim të shpejtë që i bëjmë Iliadës:

    a- Numrin e lumenjve, kodrat, malet, majat e tyre dhe grykat e maleve që rrethojnë Ilionin-Ilios, largë-sinë prej bregut, liqenet dhe qytetet e tjera po aq të zhvilluara sa Ilioni-Ilios etj. na japin një informacion befasues kur krahasojmë pamjet nga Googlearth (internet) të zonës gjeografike të asaj çka ne kemi quajtur diku (lib. Antikiteti, E.Brinja)

    Zona e Ilirëvë të Mirfilltë dhe zonës gjeografike të Trojës së Turqisë ku sot realizohen vizitat turistike. (Rubrikë fotosh – Troja e Turqisë dhe Lezha).

    – Ndërsa në zonën tonë të Ilirve të Mirëfilltë (e gjithë ultësira me qëndër Shkodrën e rreth saj) i gjejmë të gjitha, lumenjtë, liqenin, kodrat, malet, arsyen pse Iliosin (Ilionin) e rrahin aq shumë erërat (aq sa sot janë projektuar për tu ndërtuar central prodhimi të energjisë elektrike me erë), distancat nga fusha dhe nga bregu i detit etj.

    Në Turqi, në pikën arkeologjike që është quajtur nga Shlimani dhe pas tij nga e gjithë bota Troja, kemi një fushë pa fund nga të gjitha krahët (veri-Jug-lindje-perëndim) pa male, pa kodra lumenj e liqene, pa erëra etj..

    b- Interesante po nga fotot e internetit është fakti se ndërsa nga fotot e Turqisë nuk dallohen në asnjë prej tyre ekzistenca e gurëve pellazgjik në atë të Lezhës sonë edhe padashje gurët pella-zgjik bëjnë mu… në foto faqeve të malit e gjetkë.

    c- Në bazë të përshkrimeve të ngjarjeve që realizohen brënda një dite (nga këngë të ndryshme të Iliadës) bëmë skemat e lëvizjes, distancave dhe shtrirjeve në terren sipas përshkrimit. Kur u ulëm në terrenin përkatës hapësirat gjeografike me përmbatjen e saj (kodra, lumenj, male, fu-sha, rëra e bregut dhe distancat midis tyre) puthiteshin gjithë skemat në letër me terrenin real, ku me lëvizjet e individit me kalë por edhe me këmbë nuk ngelej skenë pa u realizuar.

    Nëse ngji-tesh në kala të Lezhës me këtë skemë në dorë nuk ngelet asnjë element gjeografik i pasqyruar në Iliadë pa u gjetur në terren (fushë beteja, pozicionimet etj.)

    (Nuk dimë në është bërë ndonjë-herë një analizë e tillë për “Trojën” e Turqisë?) d- Vetëm në mënyrë tagenciale të shqyrtimit të emrit Ilios- të vendosur nga Grekët, shekuj më vonë ndodhisë së Trojës, në gjuhën e tyre të njësuar si emri që përfaqson Diellin në kujtim të qytetit Trojan Ilios -Ilion (Ilion vjen shqiptimi nga Iliada e përkthyer dorë pas dore që do të thotë se mund të ketë qenë pikërisht Ilios ose Ilis ose I-lis-os), në bazë të rregullave të linguistikës ku mjafton të kemi të njëjtat bashkëtingëllore dhe kemi të bëjmë me të njëjtën fjalë i bie që Ilios- i greqishtes së re është Lisi i origjinalit që ka mbetur po mes erërave, po mes gurëve pellazgjik, po mes lumenjve që kërkon të tregoj Iliada e fushave e maleve dhe e detit me ranë, etj.

    e- Në bazë të rregullit të ndërtimit të qyteteve pellazgjike sipas perëndive (dymbëdhjetë) dhe duke qënë se edhe në Iliadë ndeshim shpesh shprehjen “Troja e Shenjtë, që ka edhe shumë qytete të pasura” duhet të jenë prezent përveç Ilionit-Ilios edhe njëmbëdhjet qëndra të tjera që kanë përbërë qytetet që u përfshinë në këtë luftë. Po nga Barleti na vijnë dy informacione në funksion të konstatimit të mësipërm.

    Ky, kur ka dashur të japi pse-në e zhvillimit prej Skënderbeut të Besëlidhjes në Lis është i sinqertë kur pohon se “po përdor hamendësinë e tij” duke thënë “për të shmangur egoizmat midis princërve” dhe ndërkoh na jep shkarazi edhe dy informacione shumë të rëndësishme për arsyetimin e sotëm: 1 -ky vend (Lisi) kishte qenë i mbushur me statuja të mrekullueshme mermeri të tempujve të shenjtë të qyteteve të lashta.

    (Vini re, pushtuesi otoman ka zhvilluar një luftë të madhe ndaj zbulimeve arkeologjike tek ne e për pasojë dhe shkatëruese të atyre që kanë qënë mbi sipër-faqe duke kuptuar kështu se vetëdijen e Skënderbeut për identietin tonë ata kanë dashur ta shuajnë me çdo kusht dhe kjo ka vazhduar pastër të realizohet deri në ditët e sotme).

    2- Princi i Lisit apo i Lezhës, shumë pak i rëndësishmëm në atë periudhë, i qëndroi në krah për të gjithë kohën Skënderbeut si askush tjetër. Për këtë Barleti nuk jep dot shpjegim por nëse çdo gjë mësipër qëndron nuk ka më gjë të pashpjegueshme.

    Vetdija e Skënderbeut për beslidhje në atë vend ku dhe u prish qytetërimi europian “në Lis të Trojës duhet të rikthehet Besa e thyer prej një princi që i mori gruan në shtëpi mikut që e bujti” pra, Besëlidja midis Ilirve të Mirfilltë dhe Epirotasve ishte e vetmja forcë e ditës dhe të së ardhmes (Lidhja e Prizrenit).

    Dhe vërtet ndërsa lufta e Skënderbeut u krye tek Ilirët e Mirfilltë dhe me ta, përkrenarja e tij dhe emër-tesa që përdorte “epirote” i takonte trevës jugore të ilirve, duke njësuar kështu faktin (veriun) me moralin (jugun) pra duke realizuar Besë-Lidhjen në atë që do të përcillet realisht me emërtesën e një-suar “shqiptar” pa ndonjë vendim gjykate apo supremi por me vendim të rregullave që i disponon edhe sot Etno-psikika e këtij populli “Shqiptari për një nder rron”.

    Pra në këtë shqyrtim të shkurtër faktet nxjerrin fakte të reja, lidhje dhe ngjarje që fillojnë të flasin në vazhdimësi. Megjithatë, Ne nuk bëjmë pjesë tek ai grupim që edhe me kaq shumë argumente siç është ai gjeografik (nga më kryesorët) apo toponimia (edhe kjo shumë e rëndësishme) të nxjerrim menjëherë përfundimin se duhet të kemi të bëjmë me Trojën e vërtetë.

    Jo, dhe kjo për faktin se mund të gjendet edhe një vend tjetër në këtë Mesdhe që të ketë karakteristikat gjeografike dhe toponimike që plotësojnë kërkesat e të qenurit Trojë.

    Por, për arsyen se një ndodhi (produkt- social) para se të ndodhi në një terren gjeografik, me një topo-nimi të caktuar ka domosdoshmëri nevojën e ekzistencën së arsyes psikike pse duhet të ndodhi pra, ka nevojën e ekzistencës së subjektit, njeri-shoqëri që mbart një psikologji të aftë për të prodhuar një ngjarje të tillë, e bash për këtë arsye ne mund të themi me gojën plot Po.

    -”Jemi të gatshëm në një simpozium shkencor të tregojmë se Troja ka qënë Treva që përfshin “Qëndra e Ilirëve të Mirfilltë” dhe Ilioni është pikërisht Lisi.

    Jemi të gatshëm të tregojmë se si ky etnitet: Është i aftë të prodhojë këtë ngjarje, ta trajtojë në zhvillim me një psikikë të një botkuptimi krejtësi-sht të lashtë dhe krejtësisht të njëjtë me atë të Iliadës dhe të na tregojë edhe sot e gjithë ditën me po ata rapsodë që në mijra vargje e tregojnë ngjarjen: – me të njëjtën teknikë të ndërtimit të vargut, -me të njëjtën metodikë të shikimit të ngjarjes dhe të personazheve dhe marrëdhënjeve midis tyre, – me të njëjtën psikikë të arsyetimit të vullneteve që bëjnë fakt ngjarjen, gjë e cila është kaq e pranishme në Iliadë.

  • Një mijë vizitorë gjatë korrikut në Kalanë e Lezhës

    Një mijë vizitorë gjatë korrikut në Kalanë e Lezhës

    Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër njoftoi se, Kalaja e Lezhës gjatë muajit korrik ka pritur mbi 1 000 vizitorë.

    Vizitorët, vendas e të huaj, i bashkon pasioni dhe dëshira për të njohur vlerat arkeologjike dhe historike të kësaj kalaje, por edhe për të shijuar peizazhin përreth që ajo ofron.

    Kalaja e Lezhës, e vendosur si një kurorë dhe e rrethuar plot me histori nga bukuritë e qytetit, ngrihet në majë të një kodre me lartësi 186 metra, në lindje të qytetit të Lezhës, pjesë e qytetit antik Lissus.

    Prej saj shihet një pamje mjaft e bukur e qytetit të Lezhës, luginës së Drinit dhe e Detit Adriatik. Këtu mund të gjejmë gjurmë të arkitekturave ilire, romake, bizantine, veneciane dhe osmane./atsh/KultPlus.com