Ruben Sariva, portugezi i cili është marrë i pandehur për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në prill të vitit 2023 në Shëngjin, po përballet këtë të hënë në gjykatë me nënën e Edmod Haxhisë dhe një të afërme të tij.
Korrespondentja e Top Channel Brixhilda Deda raporton se ata po dëshmojnë në seancën gjyqësore e cila ka nisur prej 60 minutash, ndërsa dëshmia e tyre shihet me mjaft interes në këtë proces gjyqësor.
Ndërkohë prania e portugezit në gjykatë është shoqëruar me masa të rrepta sigurie, ku janë angazhuar drejtoria e burgjeve dhe policia e Lezhës. Ruben Saraiva është personi i vetëm i cili aktualisht po gjykohet për vrasjen e biznesmenit Nikulaj, pasi bashkëpunëtorët e tjerë ende nuk janë ekstraduar nga Britania e Madhe.
Tag: lezhës
-

Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj/ Policia “blindon” Gjykatën e Lezhës, portugezi përballet sot me nënën e viktimës
-

Aksident në Ishull-Lezhë, përplasen tre mjete, dy të plagosur
Një aksident rrugor është shënuar mëngjesin e kësaj të marte, në afërsi të kryqëzimit të Ishull-Lezhës, përgjatë superstradës Lezhë–Milot.
Tre automjete janë përfshirë në përplasje, nga e cila dy persona mbetën të plagosur dhe u transportuan menjëherë drejt spitalit të Lezhës për ndihmë mjekësore.
Sipas të dhënave paraprake, shkak i aksidentit dyshohet të jetë dalja e papritur në superstradë e një automjeti tip “Audi” nga një rrugë dytësore, i cili u godit nga një tjetër mjet që po lëvizte në drejtim të Lezhës. Një automjet i tretë u përfshi në përplasje, pasi ndodhej menjëherë pas makinës që goditi “Audin”.
Policia Rrugore mbërriti menjëherë në vendngjarje, duke kryer veprimet e para hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave.Top Channel
-

Aksident në aksin Lezhë–Milot, tre automjete përplasen me njëra tjetrën
Kronikë E Martë, 23 Shtator 2025 10:03
Një aksident rrugor u regjistrua mëngjesin e kësaj të marte pranë kryqëzimit të Ishull-Lezhës, përgjatë superstradës Lezhë–Milot, ku u përfshinë tre automjete.
Si pasojë e përplasjes ka vetëm dëme materiale dhe jo lëndime në njerëz.Sipas informacioneve paraprake, shkak i aksidentit dyshohet të jetë një automjet tip “Audi” që ka hyrë papritur nga një rrugë dytësore në superstradë, duke u goditur nga një makinë që po udhëtonte në drejtim të Lezhës. Përplasja përfshiu edhe një automjet të tretë, i cili ndodhej menjëherë pas mjetit të dytë.
Policia Rrugore ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
-

Aksident në Ishull-Lezhë! Përplasen tre automjete, dy të plagosur
Një aksident rrugor është shënuar mëngjesin e kësaj të marte, në afërsi të kryqëzimit të Ishull-Lezhës, përgjatë superstradës Lezhë–Milot.
Tre automjete janë përfshirë në përplasje, nga e cila dy persona mbetën të plagosur dhe u transportuan menjëherë drejt spitalit të Lezhës për ndihmë mjekësore.
Sipas të dhënave paraprake, shkak i aksidentit dyshohet të jetë dalja e papritur në superstradë e një automjeti tip “Audi” nga një rrugë dytësore, i cili u godit nga një tjetër mjet që po lëvizte në drejtim të Lezhës. Një automjet i tretë u përfshi në përplasje, pasi ndodhej menjëherë pas makinës që goditi “Audin”.
Policia Rrugore mbërriti menjëherë në vendngjarje, duke kryer veprimet e para hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave. -

Shirat gjatë natës përmbytsin qytetin, banorët e Lezhës të izoluar nëpër pallate
Reshjet e dendura të shiut që nisën pas mesnate kanë shkaktuar përmbytje serioze në qytetin e Lezhës, ku më e prekur mbetet lagjja Besëlidhja.
Sipas banorëve, uji ka përmbytur parkingjet dhe rrugicat e lagjes, duke e bërë të pamundur daljen nga pallatet dhe lëvizjen me automjete.
Pamjet nga terreni tregojnë makina të mbytura në ujë dhe hyrje pallatesh të rrethuara nga niveli i lartë i ujit.
Kjo nuk është hera e parë që lagjja përballet me përmbytje të tilla. Besëlidhja është ndër zonat më problematike në qytetin e Lezhës gjatë stinëve me reshje në vitet e fundit. -

Plehrat vetëm në orare të caktuara, ndryshe gjobë e menjëhershme! Ja bashkia që po ndryshon rregullat
Bashkia e Lezhës ka nisur zbatimin e një rregulli të ri për menaxhimin e mbetjeve, duke përcaktuar orare të caktuara për hedhjen e tyre. Duke filluar nga kjo verë, bizneset duhet të hedhin mbetjet në intervalin 20:00 – 23:00, ndërsa qytetarët vetëm gjatë orës 19:00 – 21:00.
“Eshtë konstatuar se disa nga këto kontejnerë janë plot dhe jashtë orarit të caktuar nga bashkia. Është bërë e mundur evidentimi se ëkush është shkaktari i ndotjeje.”, tha Jurgen Marku, Drejtori i Shërbimeve në Bashkinë e Lezhës.
Sipas bashkisë së Lezhës në zonat problematike janë vendosur edhe kamera sigurie për monitorim ku janë identifikuar biznese që hedhin mbetje jo vetëm jashtë orarit të caktuar, por edhe në tokë, edhe pse koshat janë bosh. Për subjektet që nuk respektojnë vendimin ka penalizime.
“Është evidentuar se ndotjen e bëjnë subjektet. Shumë nga subjektet janë njoftuar dhe ka pasur edhe subjekte që kanë marrë masa nga policia bashkiake.”
Sipas bashkisë së Shkodrës, problematike mbetet edhe hedhja e inerteve.
“Ndotja ndodh edhe nga qytetarët ashtu edhe nga subjektet. Për të bërë të mundur bashkia lezhe për të bërë të mudnru që cilido që ka interte të njoftojë numrin e vënë mnga bashkia Lezhe.”
Ky vendim pritet të sjellë një ndryshim të dukshëm në standardet e pastërtisë në qytet, duke permirsuar imazhin por edhe duke ndikuar në disiplinimin dhe përgjegjësinë qytetare për një qytet më të pastër. -

Rama ndan pamjet nga spitali i Lezhës: Hapësira dinjitoze dhe kushte bashkëkohore shërbimi!
Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë të hënë pamjet nga spitali i Lezhës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se tashmë me punimet e arritura, shumë shpejt qytetarët do të gjejnë hapësira dinjitoze dhe kushte bashkëkohore shërbimi.
“Kantieri i Rilindjes së Spitalit të Lezhës, ku shumë shpejt qytetarët do të gjejnë hapësira dinjitoze, aparatura moderne dhe kushte bashkëkohore shërbimi”, shkruan Rama./vizionplus.tv
-

Rama nxjerr pamjet: Spitali i Lezhës do të rilindë me hapësira dinjitoze dhe kushte bashkëkohore shërbimi
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga spitali i Lezhës.
“Kantieri i Rilindjes së Spitalit të Lezhës, ku shumë shpejt qytetarët do të gjejnë hapësira dinjitoze, aparatura moderne dhe kushte bashkëkohore shërbimi”, shprehet kryeministri Rama. -

Bregdeti i Lezhës/Rama: Pushuesit vlerësojnë plazhet e hapësirat publike të shtuara
Pushuesit e bregdetit të Lezhës këtë vit, përveç plazheve të bukura e të pastra, vlerësojnë edhe hapësirat publike të shtuara në sipërfaqe.
Kështu ka shkruar në një postim në rrjetin social Facebook, kryeministri Rama, ku ka ndarë një video nga bregdeti i Lezhës.
“Pushuesit e bregdetit të Lezhës këtë vit, përveç plazheve të bukura e të pastra, vlerësojnë edhe hapësirat publike të shtuara në sipërfaqe, por edhe të menaxhuara me standarde optimale, për të ofruar eksperienca të bukura për të gjithë”, shkruan kryeminisri Rama.
Kreu i qeverisë ndan shpesh imazhe nga natyra shqiptare, zonat bregdetare për të promovuar bukuritë e vendit, veçanërisht në stinën e verës, kur turizmi është në kulmin e tij.
