Sistemi shëndetësor katastrofë! Gratë me kancer gjiri në Lezhë përballen me një betejë të dyfishtë
Përveç sëmundjes, gratë e diagnostikuara nga kanceri i gjirit në Lezhë duhet të përballojnë udhëtime rraskapitëse dhe të kushtueshme drejt Tiranës për trajtimet e kimioterapisë, pasi shërbimi në spitalin rajonal nuk ofrohet për shkak të mungesës së një aparature
Vjeshta e vitit 2024 shënoi një kthesë të vështirë në jetën e Vera Loshit, një 56-vjeçare nga Ishull Lezha. Pas disa vizitave nisur nga shqetësimet fizike, diagnoza ishte e prerë: kancer gjiri.
Ky ishte vetëm fillimi i një beteje të dyfishtë për Loshin; ajo me sëmundjen dhe me një sistem shëndetësor, që e detyron të udhëtojë rreth 120 kilometra për të marrë trajtimin jetik.
“Trajtimi i sëmundjes ka qenë një sfidë dhe me shumë kosto,” tregon ajo për BIRN. “Më është dashur të shkoj në Tiranë për të zhvilluar seancat e terapisë, pasi këtu në Spitalin e Lezhës nuk ofrohet ky shërbim,” shtoi gruaja.
Nëna e dy fëmijëve e quan veten me fat, pasi u diagnostikua në fazë të hershme. Por pas trajtimeve prej 1 viti në Tiranë, Loshi shpreson që spitali rajonal i Lezhës të jetë në gjendje ta ofrojë këtë shërbim sa më parë.
Fillimisht, godina e spitalit ishte në rikonstruksion, por edhe tani që kanë përfunduar punimet, nuk bëhet kimioterapia sepse thonë se mungon një aparaturë. Janë shumë gra si puna ime që po vuajnë për shkak të kësaj situate, sepse është një makth i vërtetë të udhëtosh drejt Tiranës për të marrë këtë shërbim,” theksoi ajo.
Mungesa e trajtimit me kimioterapi në spitalet rajonale është pjesë e një problemi sistemik të shëndetësisë shqiptare, e cila reflekton një centralizim ekstrem të shërbimeve të specializuara në Tiranë. Siç ka gjetur BIRN në një sërë investigimesh, pacientët nga i gjithë vendi detyrohen të ndërmarrin udhëtime të kushtueshme dhe rraskapitëse drejt kryeqytetit për trajtime jetike, ndërkohë që spitalet rajonale vuajnë nga mungesa e investimeve në aparatura dhe në personel të specializuar.
Sipas drejtorit të spitalit rajonal të Lezhës, Leon Kaza, njësia e kimioterapisë u hap para dy vitesh për t’u mbyllur sërish.
“Për shkak të rikonstruksionit që ka qenë në proces prej kohësh, shërbimi nuk është ofruar plotësisht. Aktualisht po përfundojmë sistemimin në të gjitha pavionet dhe sigurisht, kimioterapia do të rikthehet në funksion,” premtoi Kaza, ndërsa shtoi se ishin në pritje të aparaturave të reja për “zgjerimin dhe përmirësimin e shërbimeve të kimioterapisë.
Në qarkun e Lezhës, numri i grave të prekura nga kanceri i gjirit është në rritje. Sipas mjekes onkologe, Bardha Gjoni, vetëm gjatë këtij viti janë diagnostikuar përmes analizave dhe biopsive rreth 30 raste të reja.
“Nga përvoja ime 25-vjeçare, shohim një rritje të rasteve çdo vit. Krahasuar me 15 vite më parë, ka një dyfishim të grave të prekura,” tha Gjoni për BIRN.
Ajo shton se problematik mbetet fakti që shumica e rasteve diagnostikohen në faza të avancuara. “Duhet një sensibilizim më i madh i grave dhe vajzave që të kryejnë kontrolle të paktën një herë në vit, në mënyrë që sëmundja të kapet në kohë dhe të shërohet,” apelon ajo.
Sipas Afërdita Gjonit, aktiviste për të drejtat e grave në qarkun e Lezhës, pavarësisht rritjes së ndjeshme të ndërgjegjësimit gjatë viteve të fundit, veçanërisht në muajin tetor, nevojitet ende shumë punë.
Gjoni shpjegon se përhapja e kancerit të gjirit mes grave në qarkun e Lezhës është pak më e lartë se mesatarja kombëtare, ndërsa apelon që shërbimi parësor duhet të luajë një rol kyç në nxitjen e grave për kryerjen e kontrolleve periodike. Ajo thekson gjithashtu se duhet përmirësuar trajtimi i tyre.
“Gratë që përballen me këtë sëmundje hasin shpesh vështirësi për t’u trajtuar, për shkak të pamundësive financiare. Duhet të ketë më shumë vëmendje për t’u ofruar këtyre pacientëve shërbime sa më afër vendbanimit të tyre dhe pa kosto financiare,” tha Gjoni.
Njëra prej pacienteve, e sapodiagnostikuar me kancer gjiri i tha BIRN në kushtet e anonimatit se detyrohet të udhëtojë deri në katër herë në javë në Tiranë për të marrë trajtimin.
“Përveç lodhjes dhe stresit që më është krijuar, udhëtimi ka edhe një kosto që për mua është e papërballueshme. Jam detyruar të marr borxh për t’u përballur me sëmundjen, pasi nuk kam mundësi financiare,” tha gruaja, ndërsa shtoi: “Është absurde që ky shërbim të mos ofrohet në Lezhë”./ BIRN
Tag: lezhës
-

Sistemi shëndetësor katastrofë! Gratë me kancer gjiri në Lezhë përballen me një betejë të dyfishtë
-

‘Gratë e prekura nga kanceri i gjirit përballen me një betejë të dyfishtë’- BIRN: Udhëtime rraskapitëse dhe të kushtueshme drejt Tiranës për trajtimet e kimioterapisë
Përveç sëmundjes, gratë e diagnostikuara nga kanceri i gjirit në Lezhë duhet të përballojnë udhëtime rraskapitëse dhe të kushtueshme drejt Tiranës për trajtimet e kimioterapisë, pasi shërbimi në spitalin rajonal nuk ofrohet për shkak të mungesës së një aparature.Vjeshta e vitit 2024 shënoi një kthesë të vështirë në jetën e Vera Loshit, një 56-vjeçare nga Ishull Lezha. Pas disa vizitave nisur nga shqetësimet fizike, diagnoza ishte e prerë: kancer gjiri.
Ky ishte vetëm fillimi i një beteje të dyfishtë për Loshin; ajo me sëmundjen dhe me një sistem shëndetësor, që e detyron të udhëtojë rreth 120 kilometra për të marrë trajtimin jetik.
“Trajtimi i sëmundjes ka qenë një sfidë dhe me shumë kosto,” tregon ajo për BIRN. “Më është dashur të shkoj në Tiranë për të zhvilluar seancat e terapisë, pasi këtu në Spitalin e Lezhës nuk ofrohet ky shërbim,” shtoi gruaja.
Nëna e dy fëmijëve e quan veten me fat, pasi u diagnostikua në fazë të hershme. Por pas trajtimeve prej 1 viti në Tiranë, Loshi shpreson që spitali rajonal i Lezhës të jetë në gjendje ta ofrojë këtë shërbim sa më parë.
“Fillimisht, godina e spitalit ishte në rikonstruksion, por edhe tani që kanë përfunduar punimet, nuk bëhet kimioterapia sepse thonë se mungon një aparaturë. Janë shumë gra si puna ime që po vuajnë për shkak të kësaj situate, sepse është një makth i vërtetë të udhëtosh drejt Tiranës për të marrë këtë shërbim,” theksoi ajo.
Mungesa e trajtimit me kimioterapi në spitalet rajonale është pjesë e një problemi sistemik të shëndetësisë shqiptare, e cila reflekton një centralizim ekstrem të shërbimeve të specializuara në Tiranë. Siç ka gjetur BIRN në një sërë investigimesh, pacientët nga i gjithë vendi detyrohen të ndërmarrin udhëtime të kushtueshme dhe rraskapitëse drejt kryeqytetit për trajtime jetike, ndërkohë që spitalet rajonale vuajnë nga mungesa e investimeve në aparatura dhe në personel të specializuar.
Sipas drejtorit të spitalit rajonal të Lezhës, Leon Kaza, njësia e kimioterapisë u hap para dy vitesh për t’u mbyllur sërish.
“Për shkak të rikonstruksionit që ka qenë në proces prej kohësh, shërbimi nuk është ofruar plotësisht. Aktualisht po përfundojmë sistemimin në të gjitha pavionet dhe sigurisht, kimioterapia do të rikthehet në funksion,” premtoi Kaza, ndërsa shtoi se ishin në pritje të aparaturave të reja për “zgjerimin dhe përmirësimin e shërbimeve të kimioterapisë.
Në qarkun e Lezhës, numri i grave të prekura nga kanceri i gjirit është në rritje. Sipas mjekes onkologe, Bardha Gjoni, vetëm gjatë këtij viti janë diagnostikuar përmes analizave dhe biopsive rreth 30 raste të reja.
“Nga përvoja ime 25-vjeçare, shohim një rritje të rasteve çdo vit. Krahasuar me 15 vite më parë, ka një dyfishim të grave të prekura,” tha Gjoni për BIRN.
Ajo shton se problematik mbetet fakti që shumica e rasteve diagnostikohen në faza të avancuara. “Duhet një sensibilizim më i madh i grave dhe vajzave që të kryejnë kontrolle të paktën një herë në vit, në mënyrë që sëmundja të kapet në kohë dhe të shërohet,” apelon ajo.
Sipas Afërdita Gjonit, aktiviste për të drejtat e grave në qarkun e Lezhës, pavarësisht rritjes së ndjeshme të ndërgjegjësimit gjatë viteve të fundit, veçanërisht në muajin tetor, nevojitet ende shumë punë.
Gjoni shpjegon se përhapja e kancerit të gjirit mes grave në qarkun e Lezhës është pak më e lartë se mesatarja kombëtare, ndërsa apelon që shërbimi parësor duhet të luajë një rol kyç në nxitjen e grave për kryerjen e kontrolleve periodike. Ajo thekson gjithashtu se duhet përmirësuar trajtimi i tyre.
“Gratë që përballen me këtë sëmundje hasin shpesh vështirësi për t’u trajtuar, për shkak të pamundësive financiare. Duhet të ketë më shumë vëmendje për t’u ofruar këtyre pacientëve shërbime sa më afër vendbanimit të tyre dhe pa kosto financiare,” tha Gjoni.
Njëra prej pacienteve, e sapodiagnostikuar me kancer gjiri i tha BIRN në kushtet e anonimatit se detyrohet të udhëtojë deri në katër herë në javë në Tiranë për të marrë trajtimin.
“Përveç lodhjes dhe stresit që më është krijuar, udhëtimi ka edhe një kosto që për mua është e papërballueshme. Jam detyruar të marr borxh për t’u përballur me sëmundjen, pasi nuk kam mundësi financiare,” tha gruaja, ndërsa shtoi: “Është absurde që ky shërbim të mos ofrohet në Lezhë”.
-

Sistemi shëndetësor katastrofë! Gratë me kancer gjiri përballen me një betejë të dyfishtë
Vjeshta e vitit 2024 shënoi një kthesë të vështirë në jetën e Vera Loshit, një 56-vjeçare nga Ishull Lezha. Pas disa vizitave nisur nga shqetësimet fizike, diagnoza ishte e prerë: kancer gjiri.
Ky ishte vetëm fillimi i një beteje të dyfishtë për Loshin; ajo me sëmundjen dhe me një sistem shëndetësor, që e detyron të udhëtojë rreth 120 kilometra për të marrë trajtimin jetik.
“Trajtimi i sëmundjes ka qenë një sfidë dhe me shumë kosto,” tregon ajo për BIRN. “Më është dashur të shkoj në Tiranë për të zhvilluar seancat e terapisë, pasi këtu në Spitalin e Lezhës nuk ofrohet ky shërbim,” shtoi gruaja.
Nëna e dy fëmijëve e quan veten me fat, pasi u diagnostikua në fazë të hershme. Por pas trajtimeve prej 1 viti në Tiranë, Loshi shpreson që spitali rajonal i Lezhës të jetë në gjendje ta ofrojë këtë shërbim sa më parë.
“Fillimisht, godina e spitalit ishte në rikonstruksion, por edhe tani që kanë përfunduar punimet, nuk bëhet kimioterapia sepse thonë se mungon një aparaturë. Janë shumë gra si puna ime që po vuajnë për shkak të kësaj situate, sepse është një makth i vërtetë të udhëtosh drejt Tiranës për të marrë këtë shërbim,” theksoi ajo.
Mungesa e trajtimit me kimioterapi në spitalet rajonale është pjesë e një problemi sistemik të shëndetësisë shqiptare, e cila reflekton një centralizim ekstrem të shërbimeve të specializuara në Tiranë. Siç ka gjetur BIRN në një sërë investigimesh, pacientët nga i gjithë vendi detyrohen të ndërmarrin udhëtime të kushtueshme dhe rraskapitëse drejt kryeqytetit për trajtime jetike, ndërkohë që spitalet rajonale vuajnë nga mungesa e investimeve në aparatura dhe në personel të specializuar.
Sipas drejtorit të spitalit rajonal të Lezhës, Leon Kaza, njësia e kimioterapisë u hap para dy vitesh për t’u mbyllur sërish.
“Për shkak të rikonstruksionit që ka qenë në proces prej kohësh, shërbimi nuk është ofruar plotësisht. Aktualisht po përfundojmë sistemimin në të gjitha pavionet dhe sigurisht, kimioterapia do të rikthehet në funksion,” premtoi Kaza, ndërsa shtoi se ishin në pritje të aparaturave të reja për “zgjerimin dhe përmirësimin e shërbimeve të kimioterapisë.
Në qarkun e Lezhës, numri i grave të prekura nga kanceri i gjirit është në rritje. Sipas mjekes onkologe, Bardha Gjoni, vetëm gjatë këtij viti janë diagnostikuar përmes analizave dhe biopsive rreth 30 raste të reja.
“Nga përvoja ime 25-vjeçare, shohim një rritje të rasteve çdo vit. Krahasuar me 15 vite më parë, ka një dyfishim të grave të prekura,” tha Gjoni për BIRN.
Ajo shton se problematik mbetet fakti që shumica e rasteve diagnostikohen në faza të avancuara. “Duhet një sensibilizim më i madh i grave dhe vajzave që të kryejnë kontrolle të paktën një herë në vit, në mënyrë që sëmundja të kapet në kohë dhe të shërohet,” apelon ajo.
Sipas Afërdita Gjonit, aktiviste për të drejtat e grave në qarkun e Lezhës, pavarësisht rritjes së ndjeshme të ndërgjegjësimit gjatë viteve të fundit, veçanërisht në muajin tetor, nevojitet ende shumë punë.
Gjoni shpjegon se përhapja e kancerit të gjirit mes grave në qarkun e Lezhës është pak më e lartë se mesatarja kombëtare, ndërsa apelon që shërbimi parësor duhet të luajë një rol kyç në nxitjen e grave për kryerjen e kontrolleve periodike. Ajo thekson gjithashtu se duhet përmirësuar trajtimi i tyre.
“Gratë që përballen me këtë sëmundje hasin shpesh vështirësi për t’u trajtuar, për shkak të pamundësive financiare. Duhet të ketë më shumë vëmendje për t’u ofruar këtyre pacientëve shërbime sa më afër vendbanimit të tyre dhe pa kosto financiare,” tha Gjoni.
Njëra prej pacienteve, e sapodiagnostikuar me kancer gjiri i tha BIRN në kushtet e anonimatit se detyrohet të udhëtojë deri në katër herë në javë në Tiranë për të marrë trajtimin.
“Përveç lodhjes dhe stresit që më është krijuar, udhëtimi ka edhe një kosto që për mua është e papërballueshme. Jam detyruar të marr borxh për t’u përballur me sëmundjen, pasi nuk kam mundësi financiare,” tha gruaja, ndërsa shtoi: “Është absurde që ky shërbim të mos ofrohet në Lezhë”./ BIRN -

“Gratë e prekura nga kanceri i gjirit përballen me një betejë të dyfishtë”- BIRN: Udhëtime rraskapitëse dhe të…
Përveç sëmundjes, gratë e diagnostikuara nga kanceri i gjirit në Lezhë duhet të përballojnë udhëtime rraskapitëse dhe të kushtueshme drejt Tiranës për trajtimet e kimioterapisë, pasi shërbimi në spitalin rajonal nuk ofrohet për shkak të mungesës së një aparature.
Vjeshta e vitit 2024 shënoi një kthesë të vështirë në jetën e Vera Loshit, një 56-vjeçare nga Ishull Lezha. Pas disa vizitave nisur nga shqetësimet fizike, diagnoza ishte e prerë: kancer gjiri.
Ky ishte vetëm fillimi i një beteje të dyfishtë për Loshin; ajo me sëmundjen dhe me një sistem shëndetësor, që e detyron të udhëtojë rreth 120 kilometra për të marrë trajtimin jetik.
“Trajtimi i sëmundjes ka qenë një sfidë dhe me shumë kosto,” tregon ajo për BIRN. “Më është dashur të shkoj në Tiranë për të zhvilluar seancat e terapisë, pasi këtu në Spitalin e Lezhës nuk ofrohet ky shërbim,” shtoi gruaja.
Nëna e dy fëmijëve e quan veten me fat, pasi u diagnostikua në fazë të hershme. Por pas trajtimeve prej 1 viti në Tiranë, Loshi shpreson që spitali rajonal i Lezhës të jetë në gjendje ta ofrojë këtë shërbim sa më parë.
“Fillimisht, godina e spitalit ishte në rikonstruksion, por edhe tani që kanë përfunduar punimet, nuk bëhet kimioterapia sepse thonë se mungon një aparaturë. Janë shumë gra si puna ime që po vuajnë për shkak të kësaj situate, sepse është një makth i vërtetë të udhëtosh drejt Tiranës për të marrë këtë shërbim,” theksoi ajo.
Mungesa e trajtimit me kimioterapi në spitalet rajonale është pjesë e një problemi sistemik të shëndetësisë shqiptare, e cila reflekton një centralizim ekstrem të shërbimeve të specializuara në Tiranë. Siç ka gjetur BIRN në një sërë investigimesh, pacientët nga i gjithë vendi detyrohen të ndërmarrin udhëtime të kushtueshme dhe rraskapitëse drejt kryeqytetit për trajtime jetike, ndërkohë që spitalet rajonale vuajnë nga mungesa e investimeve në aparatura dhe në personel të specializuar.
Sipas drejtorit të spitalit rajonal të Lezhës, Leon Kaza, njësia e kimioterapisë u hap para dy vitesh për t’u mbyllur sërish.
“Për shkak të rikonstruksionit që ka qenë në proces prej kohësh, shërbimi nuk është ofruar plotësisht. Aktualisht po përfundojmë sistemimin në të gjitha pavionet dhe sigurisht, kimioterapia do të rikthehet në funksion,” premtoi Kaza, ndërsa shtoi se ishin në pritje të aparaturave të reja për “zgjerimin dhe përmirësimin e shërbimeve të kimioterapisë.
Në qarkun e Lezhës, numri i grave të prekura nga kanceri i gjirit është në rritje. Sipas mjekes onkologe, Bardha Gjoni, vetëm gjatë këtij viti janë diagnostikuar përmes analizave dhe biopsive rreth 30 raste të reja.
“Nga përvoja ime 25-vjeçare, shohim një rritje të rasteve çdo vit. Krahasuar me 15 vite më parë, ka një dyfishim të grave të prekura,” tha Gjoni për BIRN.
Ajo shton se problematik mbetet fakti që shumica e rasteve diagnostikohen në faza të avancuara. “Duhet një sensibilizim më i madh i grave dhe vajzave që të kryejnë kontrolle të paktën një herë në vit, në mënyrë që sëmundja të kapet në kohë dhe të shërohet,” apelon ajo.
Sipas Afërdita Gjonit, aktiviste për të drejtat e grave në qarkun e Lezhës, pavarësisht rritjes së ndjeshme të ndërgjegjësimit gjatë viteve të fundit, veçanërisht në muajin tetor, nevojitet ende shumë punë.
Gjoni shpjegon se përhapja e kancerit të gjirit mes grave në qarkun e Lezhës është pak më e lartë se mesatarja kombëtare, ndërsa apelon që shërbimi parësor duhet të luajë një rol kyç në nxitjen e grave për kryerjen e kontrolleve periodike. Ajo thekson gjithashtu se duhet përmirësuar trajtimi i tyre.
“Gratë që përballen me këtë sëmundje hasin shpesh vështirësi për t’u trajtuar, për shkak të pamundësive financiare. Duhet të ketë më shumë vëmendje për t’u ofruar këtyre pacientëve shërbime sa më afër vendbanimit të tyre dhe pa kosto financiare,” tha Gjoni.
Njëra prej pacienteve, e sapodiagnostikuar me kancer gjiri i tha BIRN në kushtet e anonimatit se detyrohet të udhëtojë deri në katër herë në javë në Tiranë për të marrë trajtimin.
“Përveç lodhjes dhe stresit që më është krijuar, udhëtimi ka edhe një kosto që për mua është e papërballueshme. Jam detyruar të marr borxh për t’u përballur me sëmundjen, pasi nuk kam mundësi financiare,” tha gruaja, ndërsa shtoi: “Është absurde që ky shërbim të mos ofrohet në Lezhë”. -

Gjyqi për vrasjen e vitit 1997, arrestohen burrë e grua/ Policia: Dhanë dëshmi të rreme në gjykatë
Një çift bashkëshortësh në Lezhë është arrestuar pasi kanë gënjyer në dëshminë e tyre gjatë gjyqit në Gjykatën e Lezhës për një vrasje të ndodhur në vitin 1997.
Në pranga u vunë burri Agustin Prenga 57 vjeç dhe gruaja e tij Valbona Prenga 53 vjeçe, të cilët në seancën e djeshme në gjykatë dhanë dëshmi tjetër në krahasim me deklarimet e tyre të mëparshme.
Ata po dëshmonin në një proces gjyqësor për vrasjen e vitit 1997 në fshatin Rrasfik të Mirditës, ku vëllai i 53-vjeçares që dha dëshmi të rreme, vrau motrën e tij dhe bashkëshorten e saj.
Aktualisht ai është i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje.
Njoftimi i Policisë së Lezhës:
Arrestohen 2 shtetas (bashkëshortë), pasi dhanë dëshmi të rreme, dje, gjatë një procesi gjyqësor në lidhje me vrasjen e 2 shtetasve, në vitin 1997, në Mirditë.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, vunë në pranga shtetasit: V.P., 53 vjeçe, dhe A. P., 57 vjeç, banues në Lezhë, bashkëshortë, për veprën penale “Dëshmia e rreme”.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi dje, gjatë një procesi gjyqësor në Gjykatën e Lezhës, kanë dhënë dëshmi që bien në kontradiktë me dëshmitë e tyre të mëparshme, në lidhje me rrethanat e ngjarjes së ndodhur në vitin 1997, në fshatin Rrasfik, Mirditë, ku shtetasi Gj. L. (vëllai i shtetases V. P.), ka vrarë me armë zjarri, motrën dhe bashkëshortin e saj, gjatë një konflikti për motive të dobëta. Autori i kësaj ngjarjeje po vuan dënimin me burgim të përjetshëm, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
-

Po bënte raki, shpërthejnë bombulat e gazit, digjet magazina e lokalit në Ishull Lezhë
Një zjarr përfshiu mbrëmjen e së martës magazinën e një lokali të vogël në zonën e Ishull-Lezhës. Flakët shpërthyen në pjesën e pasme të lokalit, e cila përdorej si ambient magazinimi, duke djegur disa orendi shtëpiake.
Sipas të dhënave paraprake, zjarri dyshohet të ketë nisur pas shpërthimit të dy bombulave gazi, në momentin kur pronari i banesës i kishte në përdorim për përgatitjen e rakisë.
Menjëherë pas njoftimit, forcat zjarrfikëse mbërritën në vendngjarje dhe falë ndërhyrjes së shpejtë arritën të izolonin flakët, duke shmangur përhapjen e tyre në pjesën tjetër të lokalit dhe në banesat përreth.
Policia e Lezhës ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e plota të zjarrit dhe për të vlerësuar dëmet materiale.
-

Pistoletë, karabinë dhe çifte, “Befasi” arreston një person në Lezhë
Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 38 vjeçar në zonën e Lezhës, nën akuzën e armëmbajtjes pa leje.
Në kuadër të operacionit “Befasia” është vënë në pranga shtetasi B.N. si poseduesi i disa armëve.
Gjatë kontrollit në banesën e 38 vjeçarit në fshatin Pllanë, policia ka gjetur një pistoletë, një pushke dhe një armë gjahu.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme. -

U gjet i pajetë në Tale të Lezhës, 65-vjeçarin dyshohet se mund ta ketë goditur për vdekje një dem
Vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së 65-vjeçarit Gjergj Tusha, i cili u gjet pa jetë në Tale të Lezhës.
Paraprakisht dyshohet se vdekja e tij ka qenë aksidentale.
Sipas burimeve nga grupi hetimor, vdekjen dyshohet t’i jetë shkaktuar nga goditja e një demi, i cili dyshohet se e ka përplasur në pemë.
Ai ka marrë plagë në kofshë dhe në pupla. Ndërkohë pritet dhe përgjigjja e ekspertizës mjeko-ligjore për përcaktimin e saktë të shkaqeve të vdekjes. -

Vrasja e 65-vjeçarit në Lezhë, dërgohet për ekspertizë në Tiranë trupi i viktimës.. Hetohet edhe pista e krimit në familje, merren në pyetje..
Trupi i 65-vjeçarit Gjergj Tusha, që u gjet i vdekur pasditen e së premtes pranë brigjeve të lumit Mat në fshatin Pllanë të Lezhës, është dërguar për ekspertizë të specializuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë. Dyshohet se fillimisht ai është dhunuar pasi ka plagë në disa pjesë të trupit dhe më pas është qëlluar me armë zjarri.
Më parë u publikua fotoja e 65-vjeçarit, i cili ishte me origjinë nga Bushkashi i Matit, por jetonte në Pllanë të Lezhës. Ende nuk dihen rrethanat dhe arsyet e kësaj ngjarjeje të rëndë, por grupi hetimor po heton edhe pistën e krimit në familje pasi 65-vjeçari ishte pajisur tre herë me urdhër mbrojtjeje për shkak të problemeve me të birin.
Policia ka shoqëruar dhe po marrë në pyetje familjarë të 65-vjeçarit, por edhe persona të tjerë të cilët mund të kenë dijeni rreth krimit. Në vitin 2022, ai kishte marrë urdhër mbrojtjeje për dhunë fizike dhe psikologjike, ndërsa në vitin 2023, i biri ishte arrestuar për dhunë.
Familja Tusha me origjinë nga Bushkashi i Matit dhe prej vitesh jetonin në fshatin Pllanë të Lezhës, ndërsa viktima nuk njihej si person problematik apo me precedent penal.
Ai merrej me bujqësi dhe blegtori, ndërsa prej mengjesit të së premtes kishte humbur kontaktet me familjen. Policia u vu në lëvizje për 65-vjeçarin pasi mori një telefonatë në Sallën Operative rreth orës 14:40 nga e bija se kishte humbur kontaktet prej paradites me të atin. -

Gjendet i pajetë një person në Tale të Lezhës
Një person është gjetur i pajetë mbrëmjen e kësaj të premteje në afërsi të hidrovorit të Tales në Lezhë.
Trupi është konstatuar nga banorë të zonës të cilët kanë njoftuar policinë.
Efektivët ndodhen në vendin e ngjarjes. Ende nuk dihen rrethanat, nëse kemi të bëjmë me ngjarje kriminale, apo vdekje për shkaqe natyrale.
Top Channel