Tag: lezhës

  • U mor peng për pak orë, Gjoka i arrestuar më parë për gjobë: 25 mijë euro ose…

    U mor peng për pak orë, Gjoka i arrestuar më parë për gjobë: 25 mijë euro ose…

    Emri i Dod Gjokës, që u mor peng ditën e sotme pas një sherri në Lezhë dhe më pas u lirua, nuk është i panjohur. Ai në vitin 2017 është arrestruar për vendosjen e një gjobe me vlerë 25 mijë euro ndaj një biznesmeni, duke e kërcënuar në bashkëpunim se “do i vriste djalin”.
    Biznesmeni bashkëpunoi atëkohë me Policinë pas denoncimit, në një operacion me dorëzim të kontrolluar. Tani Gjoka rezulton të jetë një punonjës i sigurisë në HEC-in e Kaçinarit, në Mirditë. Disa ditë më parë, banorët e Kaçinarit protestuan kundër ndërtimit të HEC-it.

    ”Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë së Lezhës kanë ngritur pika kontrolli në perimetrin rrethues dhe në akset lidhëse. Kjo me qëllim kapjen e autorëve, të cilët janë identifikuar nga Policia, konkretisht shtetasit K. P., B. V. dhe Xh. E., të tre banues në fshatin Tresh. Autorët dyshohet se e kanë zbritur nga automjeti, shtetasin D.Gj, i cili aktualisht po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Lezhës dhe është jashtë rrezikut për jetën”, thotë policia.

  • U rrëmbye nga 3 persona në Lezhë, lihet i lirë 35-vjeçari. Identifikohen autorët

    U rrëmbye nga 3 persona në Lezhë, lihet i lirë 35-vjeçari. Identifikohen autorët

    35-vjeçari Dod Gjoka i cili u mor peng pak minuta më parë nga tre persona është lënë i lirë, Ai tashmë ndodhet në spitalin e Lezhës ku po merr ndihmë mjekësore.
    Sipas policisë, rreth orës 14:30, në vendparkimin e automjeteve të një lokali në aksin rrugor “Lezhë-Milot”, gjatë një konflikti fizik, tre shtetas kanë dhunuar dhe më pas kanë marrë me forcë me automjet, shtetasin Dod Gjoka rreth 35 vjeç, banues në Lezhë.
    Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë së Lezhës kanë ngritur pika kontrolli në përimetrin rrethues dhe në akset lidhëse, me qëllim kapjen e autorëve, të cilët janë identifikuar nga Policia, konkretisht shtetasit K. P., B. V. dhe Xh. E., të tre banues në fshatin Tresh.
    Gjithashtu, u ngritën pika kontrolli në akset rrugore drejt Tiranës, Shkodër dhe Kukësit.
    “Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të Policisë dhe të gjendur nën presionin e kontrolleve intensive të Policisë, autorët dyshohet se e kanë zbritur nga automjeti, shtetasin D. Gj., i cili aktualisht po merr ndihmë mjeksore në spitalin e Lezhës dhe është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit. Ndërkohë, vijojnë kontrollet intensive për kapjen e autorëve”, mbyllet njoftimi i bluve.

  • Kryebashkiaku i Lezhës dhe kandidati për deputet i PS kallëzim në Polici: Po na denigrojnë në “TikTok”

    Kryebashkiaku i Lezhës dhe kandidati për deputet i PS kallëzim në Polici: Po na denigrojnë në “TikTok”

    Pjerin Ndreu dhe Admir Kadeli

    LEZHË- Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu dhe kandidati i Partisë Socialiste, Admir Kadeli kanë depozituar një kallëzim në Polici, se një llogari false në rrjetin social “TikTok” publikon foto dhe video të montuara me mbishkrime fyese ndaj tyre. Kjo llogari në platformën “TikTok” publikon përmbajtje denigruese ndaj Ndreut, ndërsa disa nga pamjet e publikuara janë krijuar me Inteligjencën Artificiale. Në lidhje me këtë ngjarje, kryebashkiaku i Lezhës, ka reaguar publikisht.
    “Une e marr me mend kush jeni! Por do ju zbardh ftyren e zeze! Do jete dite e bukur per mua dhe per ju!  Nese gjendet nje mundesi ne bote, po jua them se do e gjej! Rrace e shemtuar njerezish qe i beni rende kesaj toke! Ptu…E merrni me mend se ku do e keni vendin..ne burg dmth!”, shprehet Ndreu.
    Platforma e TikTok është e mbyllur në vendin tonë me një vendim të Kryeministrit Edi Rama. Por, shumë përdorues kanë shkarkuar aplikacione të ndryshme “VPN”, në mënyrë që të kenë akses në platformë./ZËRI