Tag: lezhës

  • Vrasja e Nikulajt/ Kërkon lirinë, Gjykata e Lezhës lë në burg portugezin

    Vrasja e Nikulajt/ Kërkon lirinë, Gjykata e Lezhës lë në burg portugezin

    I marrë i pandehur dhe dërguar për gjykim në lidhje me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në muajin prill të vitit 2023 në Shëngjin, portugezi Ruben Saraiva kërkoi sërish lirinë në Gjykatën e Lezhës.
    Nën masa të rrepta sigurie seanca gjyqësore u zhvillua këtë të enjte (10 prill), ku pasi dëgjoi palët gjyqtari Lurim Bulica rrëzoi kërkesën e portugezit dhe vendosi që ai të qëndrojë në burg.
    Ruben Saraiva u ekstradua në Shqipëri me 31 dhjetor të vitit 2023, pas vendimit të Gjykatës së Marokut, e cila pranoi kërkesën e autoriteteve shqiptare.
    Prej asaj kohe ai po qëndron në paraburgimin e Tiranës dhe po përballet me drejtësinë shqiptare për akuzen “vrasja për gjakmarrje”, e kryer në bashkëpunim dhe “armëmbajtja pa leje”, ndërsa në vazhdimësi e ka mohuar që të ketë lidhje me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin.
    Për krimin, të akuzuar janë edhe 4 shtetas britanikë që e ndihmuan, si dhe i dyshuari Edmond Haxhia, si organizator dhe porositës i vrasjes me motive gjakmarrjen.

  • “Mora mbështetje nga Strasburgu”, Berisha godet Ramën për darkën e ftuar: Një turpërim që ndodhi për herë të parë

    “Mora mbështetje nga Strasburgu”, Berisha godet Ramën për darkën e ftuar: Një turpërim që ndodhi për herë të parë

    Lideri i Opozitës, Sali Berisha, ishte sot në Lezhë, ku prezantoi kandidatët për deputetë të “Aleancës për Shqipërinë Madhështore”.
    “Qytetarë të Lezhës, banorë fisnikë të këtij Qarku, të dashur kandidatë të fitores! Përshëndetjet më të përzemërta për mbështetjen e jahstëzakonshme, për vlerat më të mira të njeriut, për Zotin dhe familjen, këtoj janë edhe vlerat e Partisë. Zoti ju bekoftë, mirënjohje të mëdha!
    U nisa nga Strasburgu drejt Lezhës, teksa ju përcjell përshëndetjet më të përzemërta të grupit të partive popullore, të cilët besojnë te fitoja e opozitës dhe shpëtimi i Shqipërisë.
    U ktheva nga Strasburgu optimist dhe i sigurt por pata dhe një ndjenjë turpërimi të vërtetë pasi në tempullin më të vjetër të demokracisë evropiane, tempullin e vlerave, zgjedhjeve të lira, Edi Ramës ia kishin pezulluar darkën duke u bërë kështu i pari mysafir i ftuar që i anulohej darka.
     

     
    U ktheva optimist dhe i sigurtë se mbështetja e miqve tanë është më e madhe se kurrë. Në tempullin e demokracisë evropiane më garantuan mbështetje. Ju garantoj se grupi konservator i KE-së ka dhënë mbështjen maksimale.

    Edi Rama vetëm shqiptar nuk është. Vij sot tek ju për tu paraqitur për programin e Shqipërisë madhështore dhe Lezhës Madhështore. Lezha është Everest, ka Besëlidhjen, për besimin e pakufishëm. Ishte kjo Besëlidhje që tregoi forcën e shqiptarëve” – tha Berisha.

  • Asfalti elektoral në Lezhë/ Gjoni: E papranueshme! Paratë e shqiptarëve përdoren për fushatë, Task-Forca të hetojë…

    Asfalti elektoral në Lezhë/ Gjoni: E papranueshme! Paratë e shqiptarëve përdoren për fushatë, Task-Forca të hetojë…

    Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Lezhë, Gjin Gjoni, ka reaguar ndaj investimeve të Qeverisë në infrastrukturën e Lezhës, duke i cilësuar ato si “asfalt elektoral” dhe duke theksuar se janë të fokusuar në fushatën zgjedhore, e jo në zhvillimin afatgjatë të qytetit.

    Në një postim të bërë në rrjetin social Facebook, Gjoni ka bërë apel që këto investime, që përfshijnë disa segmente rrugore të Lezhës dhe Kurbinit, të mos shihen si një manovër për të fituar vota, por si projekte të nevojshme për qytetarët dhe taksapaguesit e zonës.

    Ai gjithashtu ka paralajmëruar se do të paraqesë një dosje në SPAK për të hetuar përdorimin e asfalit elektoral në këto zona.

    Postimi në FB:

    Zotërinj të SPAK asfalti elektoral i Manualit 5D në Lezhë nuk është krim intelektual!

    Ndonëse në 12 vite Rilindja e ka diskriminuar Lezhën sa i përket investimeve madhore në infrastrukturë, kur vjen puna tek asfalti elektoral në këmbim të votës qeveria tregohet dorëlëshuar edhe me Lezhën.

    Në shumë zona të Lezhës e Kurbinit është prezent asfalti elektoral i standardit 5D, ku  vetëm në muajin Mars është investuar në asfalt elektoral në segmentet Tresh-Superstradë, Zejmen- Superstradë dhe tek rruga e varrezave në Bërzanë.

    Banorët e këtyre lagjeve në Lezhë, nuk janë qytetarë të dorës së tretë, janë taksapagues të Lezhës, që me mund e djersë kanë ndërtuar vila e shtëpi, që do ti kishte zili çdo lagje në Evropë.

    Ndaj investimet e institucione në këto zona, nuk duhet të jenë provizore për një grusht votash, por duhet të jenë rrugë me standarde, me ndriçim pasi këto rrugë nuk po ndërtohen më fonde bamirësie por po ndërtohen me paratë e taksapaguesve të Lezhës.

    Ne po bëjmë gati dosjen për SPAK për asfaltin elektoral që po hidhet në Lezhë dhe i bëjmë apel Task Forcës së ngritur për krimet zgjedhore të mos qëndrojë indiferente përballë këtyre zhvillimeve.

  • U kap me doza kokaine të gatshme për shitje, arrestohet 38-vjeçari në Lezhë

    U kap me doza kokaine të gatshme për shitje, arrestohet 38-vjeçari në Lezhë

    Një 38-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Lezhës pasi u kap me kokainë të ndarë në doza, me qëllim shitjen. E.P, banues në Laç, ndodhej si pasagjer në një automjet tip “BMW” kur u ndalua nga policia për kontroll.
    Gjatë kontrollit fizik, oficerët gjetën lëndën narkotike dhe një shumë të madhe parash që dyshohet të jetë përfituar nga aktiviteti i shpërndarjes së drogës. Bashkë me lëndën narkotike dhe shumën e parave, policia sekuestroi edhe automjetin dhe një aparat celular si prova materiale.
    Në përfundim të procedurave, 38-vjeçari u arrestua për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Lezhës për hetime të mëtejshme.

  • Zgjedhjet e 11 majit/ Gjekmarkaj me demokratët në Shënkoll: Rrisim pensionet, pagat, mbështesim bujqësinë

    Zgjedhjet e 11 majit/ Gjekmarkaj me demokratët në Shënkoll: Rrisim pensionet, pagat, mbështesim bujqësinë

    Drejtuesi politik i PD në qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj, ka zhvilluar një takim me demokratët e Shënkollit, Rrilës dhe Tales, duke theksuar angazhimin e Partisë Demokratike për një Shqipëri më të zhvilluar.
    Ai ka denoncuar qeverisjen e Edi Ramës, duke e akuzuar për varfëri dhe pabarazi në këto zona, dhe ka premtuar rritjen e pensioneve, pagave më të larta dhe mbështetje për bujqësinë. Gjekmarkaj ka ftuar shqiptarët dhe shqiptarët që jetojnë jashtë të mbështesin PD-në në zgjedhjet e ardhshme.
    Postimi i drejtuesit politik të PD në qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj:
    Me demokratët e Shënkollit, Rrilës dhe Tales për fitoren e Shqipërisë Madhështore
    Mirënjohje për demokratët dhe njerëzit e lirë të kësaj zone, për besnikërinë ndaj kauzave të PD-së. Pushteti i Edi Ramës ka sjellë pabarazi dhe varfëri për Shënkollin, Rrilën, Talen dhe shumë zona të tjera të Shqipërisë. Ky realitet ka dëmtuar shoqërinë, ekonomitë familjare dhe bizneset, ndërkohë që shteti ka dështuar të mbështesë fermerët dhe të zhvillojë këto zona të begata. Pavarësisht se flasin për tendera energjie, shumë banorë jetojnë pa drita për orë të tëra, zonat turistike me probleme të mprehta. Edhe pas 12 viteve në pushtet, rilindja premton ujë të pijshëm që mungon në mijëra familje të mbarë Lezhës.
    Pasojat e një pushteti korruptiv ndjehen në çdo fushë të jetës. Qindra mijëra shqiptarë, përfshirë demokratët, janë detyruar të largohen, i kanë larguar nga puna për bindje politike, nuk pranuan nënshtrimin e rilindasve që do marrin ndëshkimin e merituar më 11 Maj.
    Pensionistët janë harruar dhe kanë vështirësi të sigurojnë ilaçet dhe jetesën. Ndaj, ftojmë mbarë shqiptarët dhe emigrantët që të votojnë për një Shqipëri të zhvilluar, për një rrotacion dhe për një qeveri që vërtet do të mbështesë popullin, do qeverisë me njerëz me dinjitet dhe atdhetarë.
    Partia Demokratike angazhohet për rritjen e pensionsh, paga më të larta dhe mbështetje për bujqësinë. Ne do të luftojmë kundër korrupsionit dhe kriminalitetit dhe do të sigurojmë një qeveri që garanton barazinë dhe mbështet zhvillimin.
    Le të bashkohemi të gjithë, të bëjmë gjithçka për të ndryshuar të tashmen dhe për të ndihmuar Shqipërinë të ecë përpara! Programi i PD, është programi që e përjetëson këtë.

  • Gjekmarkaj takim me demokratët në Shënkoll, Rril e Tale: PD ndihmon Shqipërinë të ecë përpara

    Gjekmarkaj takim me demokratët në Shënkoll, Rril e Tale: PD ndihmon Shqipërinë të ecë përpara

    Drejtuesi politik i PD në qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj, ka zhvilluar një takim me demokratët e Shënkollit, Rrilës dhe Tales, duke theksuar angazhimin e Partisë Demokratike për një Shqipëri më të zhvilluar.
    Ai ka denoncuar qeverisjen e Edi Ramës, duke e akuzuar për varfëri dhe pabarazi në këto zona, dhe ka premtuar rritjen e pensioneve, pagave më të larta dhe mbështetje për bujqësinë. Gjekmarkaj ka ftuar shqiptarët dhe shqiptarët që jetojnë jashtë të mbështesin PD-në në zgjedhjet e ardhshme.

    Postimi i drejtuesit politik të PD në qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj:
    Me demokratët e Shënkollit, Rrilës dhe Tales për fitoren e Shqipërisë Madhështore✌️

    Mirënjohje për demokratët dhe njerëzit e lirë të kësaj zone, për besnikërinë ndaj kauzave të PD-së. Pushteti i Edi Ramës ka sjellë pabarazi dhe varfëri për Shënkollin, Rrilën, Talen dhe shumë zona të tjera të Shqipërisë. Ky realitet ka dëmtuar shoqërinë, ekonomitë familjare dhe bizneset, ndërkohë që shteti ka dështuar të mbështesë fermerët dhe të zhvillojë këto zona të begata. Pavarësisht se flasin për tendera energjie, shumë banorë jetojnë pa drita për orë të tëra, zonat turistike me probleme të mprehta. Edhe pas 12 viteve në pushtet, rilindja premton ujë të pijshëm që mungon në mijëra familje të mbarë Lezhës.
    Pasojat e një pushteti korruptiv ndjehen në çdo fushë të jetës. Qindra mijëra shqiptarë, përfshirë demokratët, janë detyruar të largohen, i kanë larguar nga puna për bindje politike, nuk pranuan nënshtrimin e rilindasve që do marrin ndëshkimin e merituar më 11 Maj.
    Pensionistët janë harruar dhe kanë vështirësi të sigurojnë ilaçet dhe jetesën. Ndaj, ftojmë mbarë shqiptarët dhe emigrantët që të votojnë për një Shqipëri të zhvilluar, për një rrotacion dhe për një qeveri që vërtet do të mbështesë popullin, do qeverisë me njerëz me dinjitet dhe atdhetarë.
    Partia Demokratike angazhohet për rritjen e pensionsh, paga më të larta dhe mbështetje për bujqësinë. Ne do të luftojmë kundër korrupsionit dhe kriminalitetit dhe do të sigurojmë një qeveri  që garanton barazinë dhe mbështet zhvillimin.
    Le të bashkohemi të gjithë, të bëjmë gjithçka për të ndryshuar të tashmen dhe për të ndihmuar Shqipërinë të ecë përpara! Programi i PD, është programi që e përjetëson këtë

  • Dumani kërkon shkarkimin e ish-kryeprokurorit të Lezhës, KPA vendos më 9 prill

    Dumani kërkon shkarkimin e ish-kryeprokurorit të Lezhës, KPA vendos më 9 prill

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi seancën për drejtuesin e Prokurorisë së Lezhës, Erjon Shehaj.
    Mësohet se vendimi do të merret më 9 prill.

    Në seancën e 19 marsit drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, kërkoi shkarkimin e tij për shkelje të rënda profesionale. Dumani argumentoi se Shehaj kishte pasur mangësi serioze në ushtrimin e detyrës dhe se veprimet e tij kishin dëmtuar besueshmërinë e sistemit të drejtësisë, duke sjellë pasiguri dhe duke penguar hetimin e disa çështjeve të rëndësishme.
    Dumani përmendi disa raste ku Shehaj kishte dështuar të ndiqte procedurat ligjore të parashikuara, duke e bërë të pamundur zhvillimin e hetimeve të thelluara dhe të plota. Sipas tij, prokurori Erjon Shehaj kishte marrë vendime të paarsyeshme për të pushuar hetimet, pa zbatuar kërkesat ligjore për mbledhjen e provave dhe pa shfrytëzuar mundësitë që ligji ofron për të bërë hetime të thelluara në disa çështje të mëdha.
    Një nga shkeljet më të rënda të identifikuara nga Dumani ishte vendimi i Shehajt për të pushuar hetimin ndaj një individi të akuzuar për korrupsion të lartë, pa marrë parasysh faktet dhe provat që treguan se ky individ mund të kishte kryer vepra penale. Dumani theksoi se, në vend që të zhvillonte hetime të mëtejshme, Shehaj e kishte pushuar dosjen pa një analizë të detajuar të provave dhe rrethanave të çështjes.

  • “Pengoi hetimet në disa çështje”/ Sot në KPA seanca për kryeprokurorin e Lezhës Erjon Shehaj, Dumani kërkon shkarkimin

    “Pengoi hetimet në disa çështje”/ Sot në KPA seanca për kryeprokurorin e Lezhës Erjon Shehaj, Dumani kërkon shkarkimin

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvillon seancë ditën e sotme për Kryeprokurorit të Lezhës, Erion Shehaj, pasi në seancën e 19 marsit drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, kërkoi shkarkimin e tij për shkelje të rënda profesionale.
    Institucioni më i lartë i procesit të Vettingut do të japë verdiktin për karrierën e Erjon Shehajt, nëse Kryeprokurori i Lezhës do të qëndrojë në detyrë apo do përjashtohet nga sistemi i drejtësisë për shkak të abuzimeve me detyrën. Kujtojmë që Erjon Shehaj kaloi më polemika procesin e vlerësimit të figurës dhe aftësive të tij si prokuror nga Komisionit i Pavarur i Kualifikimit në vitin 2022.
    Por procesi i rivlerësimit të tij është ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga Institucioni i tretë i Vettingun, Komisioneri Publik. Ky institucion ka kërkuar shkarkimin nga detyra të kryeprokurorit të Lezhës, duke listuar një sërë shkelësh të gjetura dhe denoncime të depozituara në adresë të Erjon Shehajt.
    Përballja e Altin Dumanit me Erjon Shehajn
    Altin Dumani seancën e Kolegjit të Posaçëm i Apelimit, ka listuar pretendimet e zbuluara nga Komisioneri Publik, në të cilën janë zbuluar mangësi të theksuara dhe tejkalimi të kompetencave nga kryeprokurori i Lezhës, Erjon Shehaj. Dumani gjatë seancës u ndal dhe tek shtylla e aftësive profesionale dhe ka renditur dosjet e Erjon Shehajt qe janë konstatuar me problematika.
    “Bëhet fjalë për një dosje të 2014 për akuzat e kanosjes dhe goditjes për shkak të detyrës
    Kallëzuesi ka qenë punonjës policie. Por Shehaj e ka regjistruar çështjen vetëm për akuzën e goditjes për shkak të detyrës, por jo atë të kanosjes edhe pse ka patur të dhëna që kallëzuesi është ndjerë i kërcënuar për shkak të detyrës”- raportoi gazetarja Klodiana Lala nga seanca e KPA

  • 1 orë e gjysmë aksion! Rrëmbyesit i tremben Policisë, lirohet Dodë Gjoka, përfundon në spital. Policia në kërkim të pengmarrësve

    1 orë e gjysmë aksion! Rrëmbyesit i tremben Policisë, lirohet Dodë Gjoka, përfundon në spital. Policia në kërkim të pengmarrësve

    Pamje nga vendi i ngjarjes dhe nga momenti i arrestimit të Dod Gjokës

    TIRANË- Një person është marrë peng për disa orë sot në aksin Lezhë-Milot. Pengmarrja ka ndodhur pranë një karburanti në aksin Lezhë-Milot, ku Dod Gjoka është futur me forcë në një automjet. Nga kamerat e sigurisë, Policia ka arritur që të identifikojë targat e automjetit dhe të rrëmbyesëve. Në njoftimin zyrtar, pas lirimit të pengut 35-vjeçar, punonjës i sigurisë në HEC-in e Kaçinarit, në Mirditë, uniformat blu të Lezhës bëjnë me dije se i kanë identifikuar pengmarrësit, të gjithë banues në Tresh të Lezhës. Por i ka identifikuar vetëm me inicialet: K. P., B. V. dhe Xh. E. Për kapjen e tyre janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore drejt Tiranës, Shkodër dhe Kukësit.
    Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti, por nuk dihet konkretisht se për çfarë bëhet fjalë. Dihet vetëm se nga presioni i kontrolleve, pengmarrësit e kanë zbritur nga makina Gjokën, i cili aktualisht po merr ndihmë mjeksore në spitalin e Lezhës dhe është jashtë rrezikut për jetën.
    Lezhë/Informacion paraprak
    Rreth orës 14:30, në vendparkimin e automjeteve të një lokali në aksin rrugor “Lezhë-Milot”, dyshohet se gjatë një konflikti fizik, tre shtetas kanë dhunuar dhe më pas kanë marrë me forcë me automjet, shtetasin D. Gj., rreth 35 vjeç, banues në Lezhë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë së Lezhës kanë ngritur pika kontrolli në përimetrin rrethues dhe në akset lidhëse, me qëllim kapjen e autorëve, të cilët janë identifikuar nga Policia, konkretisht shtetasit K. P., B. V. dhe Xh. E., të tre banues në fshatin Tresh.
    Gjithashtu, u ngritën pika kontrolli në akset rrugore drejt Tiranës, Shkodër dhe Kukësit. Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të Policisë dhe të gjendur nën presionin e kontrolleve intensive të Policisë, autorët dyshohet se e kanë zbritur nga automjeti, shtetasin D. Gj., i cili aktualisht po merr ndihmë mjeksore në spitalin e Lezhës dhe është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit. Ndërkohë, vijojnë kontrollet intensive për kapjen e autorëve.
    Por kush është Dod Gjoka?
    Emri i tij nuk është i panjohur për organet e ligjit në Shqipëri. Ai u vendos në pranga në vitin 2017 për shkak se i vendosi gjobë një biznesmeni nga Lezhë, duke i kërkuar 25 mijë euro në mënyrë që të mos i vriste të birin. Por, ndryshe nga sa u urdhërua, biznesmeni kërkoi ndihmën e Policisë dhe Gjoka u prangos për shkak se u fut në kurth. Bashkë më të u arresua edhe Lek Çuku nga Shkodra.
    Të dy i kërkuan biznesmenit para dhe e këshillonin që të mos e njoftonte Policinë, ndryshe do të kishte pasoja të rënda për të dhe të birin.
    “Nëse nuk na jep paratë, do të të vrasim djalin!,”- i thoshin ata, kështu e vendtakimin e lanë në fshatin Malecaj të Lezhës, por nuk e dinin që atje do të ishte edhe Policia. Nga të hetimet e policisë në atë kohë, bëhet e ditur se biznesmeni, të cilit i kanë kërkuar paratë, kishte pasur konflikte prej kohësh për çështje pronësie me disa persona të tretë. Kështu u zbulua se ishin këta persona, që ende nuk janë identifikuar, ata që kishin kërkuar ndërhyrjen e dy personave që u arrestuan. Në mbrojtje të tyre, si Gjoka edhe Çuku pretenduan se paratë ua kishte borxh biznesmeni./ZËRI

  • Lezhë, merret peng një shtetas, identifikohen tre autorët nga fshati Tresh, shpallen në kërkim

    Lezhë, merret peng një shtetas, identifikohen tre autorët nga fshati Tresh, shpallen në kërkim

    Një ngjarje e rëndë është regjistruar të enjten në mesditë në autostradën Lezhë-Tiranë, ku tre persona dyshohet se kanë dhunuar dhe më pas kanë marrë peng shtetasin, Dod Gjoka.
    Policia e Lezhës bëri të ditur se rreth orës 14:30, në vend-parkimin e automjeteve të një lokali në aksin rrugor “Lezhë-Milot”, dyshohet se gjatë një konflikti fizik, tre shtetas kanë dhunuar dhe më pas kanë marrë me forcë në automjet, shtetasin Dod Gjoka., rreth 35 vjeç, banues në Lezhë.
    “Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë së Lezhës kanë ngritur pika kontrolli në perimetrin rrethues dhe në akset lidhëse, me qëllim kapjen e autorëve, të cilët janë identifikuar nga policia. Ata janë konkretisht shtetasit: K. P., B. V. dhe Xh. E., të tre banues në fshatin Tresh. Gjithashtu, u ngritën pika kontrolli në akset rrugore drejt Tiranës, Shkodër dhe Kukësit.”, informon policia.
    Sipas uniformave blu, si rezultat i reagimit të menjëhershëm të Policisë dhe të gjendur nën presionin e kontrolleve intensive të Policisë, autorët dyshohet se e kanë zbritur nga automjeti, shtetasin D. Gj., i cili aktualisht po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Lezhës dhe është jashtë rrezikut për jetën.
    “Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit. Ndërkohë, vijojnë kontrollet intensive për kapjen e autorëve.”, njofton policia.