Në vijim të fushatës zgjedhore për 11 majin, kryeministri Edi Rama këtë të premte është takuar me gratë e Mirditës, Lezhës dhe Kurbinit dhe komunitetit të disa njësive në Tiranë. Teksa ka publikuar një video të takimeve, Rama më herët ka thënë se ”E kemi nisur me diku te 10-12% gra dhe vajza në këshillat bashkiakë dhe zgjedhje pas zgjedhjesh, arritëm 50% gra dhe vajza në këshillat bashkiakë. Prej disa vitesh e kemi qeverinë e Shqipërisë në pesëshen e parë të Kombeve të Bashkuara për praninë e grave në nivelin më të lartë drejtues të vendit. Në tabelën e Forumit Ekonomik Botëror, Shqipëria është vendi 23 për nivelin e pjesëmarrjes së grave dhe vajzave në jetën publike”.
Tag: lezhës
-

Live! Rama takim me përfaqësues të bizneseve në Lezhë: Nisma për të lehtësuar shërbimet
Kryeministri Edi Rama ka zbritur në qarkun e Lezhës, pas turit elektoral ditën e djeshme në qarkun e Dibrës.
Pas vizitës te spitali rajonal, kreu i qeverisë, i shoqëruar edhe nga strukturat e partisë në qendër dhe asaj vendore, sikurse edhe kandidatët për deputetë, bëri takim në Tale të Lezhës dhe me përfaqësues të bizneseve.
Objekt ishte diskutimi mbi nismat e qeverisë për të lehtësuar shërbimet ndaj tyre.
Fjalën e hapjes e mbajti kryebashkiaku i lezhës, Pjerin Ndreu, i cili vuri theksin te investimet e kryera dhe projektet në vijim, ku theksoi atë të rrugës Milot-Balldren, por edhe rrugëve bregdetare, zhvillimit të turizmit, mbështetjes së biznesit dhe situatës ekonomike.
Edhe ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën së Biznesit, Delina Ibrahimaj, vuri theksin e fjalës së saj tek kontriburi i qeverisë për biznesit, duke i mbështetur me ulje taksash, subvencione dhe fuqizim të biznesit të vogël.
“E ardhmja e Shqipërisë kalon nga biznesi i vogël, ndaj edhe ne po krijojmë lehtësira për të, edhe pse kështu na ulen të ardhurat në buxhet”, tha ajo mes të tjerash. -

Vrasja e Gjovalin Prendit në Lezhë, gazetarja: Ngjarja ishte e paralajmëruar, më herët iu bënë dy atentate
Një ngjarje e rëndë kriminale ndodhi mbrëmjen e së enjtes në fshatin Pllanë të Lezhës. Autorë të paidentifikuar qëlluan për vdekje me breshëri plumbash 64-vjeçarin Gjovalin Prendi, banues në këtë zonë.
Krimi u regjistrua rreth orës 20:00 brenda lokalit në pronësi të viktimës, në anë të rrugës nacionale Lezhë-Milot, në afërsi të Urës së Matit.
Gazetarja dhe autorja e emisionit “Gjërat Tona” në ABC News, Etleva Delia, tha se krimi ishte i paralajmëruar.
Ajo theksoi se nuk përjashtohet as versioni, që ngjarja e Lezhës të ketë lidhje dhe me atentatin në Lundër.
“Ngjarja ishte e paralajmëruar pasi më herët iu bënë dy atentate. Nuk përjashtohet që ngjarja e Lezhës të këtë vijuar edhe në Lundër, pavarësisht se autorët mund të jetë ngatërruar shënjestra”, tha ajo.
Ndaj Gjovalin Prendit, ishin organizuar edhe dy sulme të tjera, njëri me eksploziv dhe me një tjetër armë zjarri. Në të dy rastet, pati dëme materiale dhe jo të lënduar -

Atentati në Lezhë/ Gazetarja jep detajet: Ngjarja ishte e paralajmëruar, më herët i’u bënë dy atentate
Një ngjarje e rëndë kriminale ndodhi mbrëmjen e së enjtes në fshatin Pllanë të Lezhës. Autorë të paidentifikuar qëlluan për vdekje me breshëri plumbash 64-vjeçarin Gjovalin Prendi, banues në këtë zonë. Krimi u regjistrua rreth orës 20:00 brenda lokalit në pronësi të viktimës, në anë të rrugës nacionale Lezhë-Milot, në afërsi të Urës së Matit. Gazetarja Etleva Delia, tha se krimi ishte i paralajmëruar.
Ajo theksoi se nuk përjashtohet as versioni, që ngjarja e Lezhës të ketë lidhje dhe me atentatin në Lundër.
“Ngjarja ishte e paralajmëruar pasi më herët iu bënë dy atentate. Nuk përjashtohet që ngjarja e Lezhës të këtë vijuar edhe në Lundër, pavarësisht se autorët mund të jetë ngatërruar shënjestra”, tha ajo.
Ndaj Gjovalin Prendit, ishin organizuar edhe dy sulme të tjera, njëri me eksploziv dhe me një tjetër armë zjarri. Në të dy rastet, pati dëme materiale dhe jo të lënduar -

U arratis nga burgu i Lezhës, zbardhet dëshmia e Daut Lazes: U fsheha në xhami! Ja kush më ndihmoi
Laze ka thënë se duke përfituar nga muaji ramazanit është fshehur në xhami dhe se e kanë fshehur besimtarë të ndryshëm të fesë islame.
49 vjeçari menjëherë është dërguar në Drejtorinë e Qarkut të Lezhës dhe pritet të merret në pyetje Shërbimi i Kontrollit të Burgjeve.
Burime nga policia kanë konfirmuar se efektivët prej dy javësh ruanin banesën e Lazes në Astir pasi kishin informacione se ai do të shkonte në banesë.
Daut Laze ishte arrestuar në nëntor 2021 për veprën penale të dhunës në familje. Në nëntor 2024, Gjykata e Tiranës i kishte caktuar masën e mjekimit të detyruar në një institucion mjekësor. Më 4 shkurt 2025, gjatë ndërrimit të turneve dhe kryerjes së apelit në Institucionin e Posaçëm Mjekësor në IEVP Lezhë, u konstatua mungesa e tij.
Sipas autoriteteve, Laze kishte shfrytëzuar momentin për t’u larguar nga rrethimi i institucionit duke kapërcyer murin në anën jugore të burgut.
Si përgjegjës për arratisjen e 49-vjeçarin, gardianët Gjin Ndoka punonjës shërbimi në kupolë, Mark Nikolli punonjës në sektor (grup sigurie) janë nën hetim u është caktuar masa e sigurisë “Arrest në shtëpi: nga Gjykata e Lezhës, ndërsa ndaj Zhaneta Mellas, (operatore kamereve) është vendosur masa e sigurisë “Detyrim Paraqitje”. -

Akuzat për korrupsion, Gjin Gjoni: Deklarata politike, jam hetuar dhe kam dalë i pastër
Mes të tjerave ai foli edhe për kohën kur ishte gjyqtar, kur targetohej gjerësisht në media si simbol i korrupsionit.
Pyetjes së moderatores Dardha nëse kjo e penalizonte ai iu përgjigj:
“Jo, të them të drejtën kjo nuk më dëmton për një arsye shumë të thjeshtë, sepse dihet që të gjitha deklarimet e deritanishme kanë qenë deklarimet mediatike dhe propagandistike dhe që kanë ardhur nga kryeministri i Shqipërisë dhe padyshim me momentin që vjen nga kryeministri i Shqipërisë kanë edhe konotacion politik.
Por ajo që duhet sqaroj edhe teleshikuesit e Top Neës, por edhe gjithë shqiptarët them që kjo është sqaruar njëherë e mirë dhe çdo hamendësim dhe çdo propagandë dhe çdo përbaltje e personalitetit tim është zgjidhur me dy vendime gjyqësore, të cilat kanë kaluar në sitë. Pas dorëheqjes sime rezulton që ka pas hetime të thelluara në vitin 2002 2003 për gjithë pasurinë time dhe konkluzioni ka qenë që Gjin Gjoni nuk ka në mënyrë absolute asnjë pasuri të pajustifikuar dhe pasuri e cila është vendosur në mënyrë të paligjshme.
Kështu që gjithçka që është thënë është e lidhur vetëm me një propagandë, e cila normalisht që ka patur efekte negative në kohën që kam qenë si gjyqtar, por qytetarët e Lezhës dhe qarkun e Lezhës, por njëkohësisht edhe votuesit e partisë demokratike kanë kuptuar që është një luftë e mirëfilltë politike”.
Gjoni u ndal edhe te komentimi i kandidatëve të PS në qarkun e Lezhës ku përsa i përket drejtuesit politik të PS në këtë qark, ministrin Ulsi Manja ai tha se nuk e njeh qarkun:
“Pa dyshim që zoti Manja është dhe drejtuesi politik i qarkut, por të them të drejtën nuk ka asnjë lidhje me qarkun e Lezhës. Kjo është edhe për shkak të qenies si ministër, sepse edhe origjina e zotit Manja, por edhe aktiviteti politikë vetëm vitet e fundit është shfaqur në Lezhë. Të them të drejtën nuk ka sjellë ndonjë risi”. -

Dhunimi i të riut në Lezhë, arrestohen edhe dy nga autorët e shpallur në kërkim
Policia e Lezhës ka vënë në pranga dy të rinj të shpallur në kërkim si të përfshirë në dhunimin e Fatjon Gjinit në Lezhë.
Në pranga janë vënë një 15 vjeçar dhe 20 vjeçari Redian Margjonaj, ndërsa është shpallur në kërkim edhe një tjetër 15 vjeçar që dyshohet po ashtu i përfshirë në konflikt.
Ngjarja ndodhi më 11 prill në qytetin e Lezhës, ku Fatjon Gjini 34 vjeç dhe Ervin Nika 37 vjeç të arrestuar tashmë, kanë goditur me mjete të forta shtetasin Redian Margjonajn, më pas Margjonaj bashkë me tre shokët e tij kanë goditur me automjet Fatjon Gjinin dhe më pas e kanë goditur me mjete të forta, duke i shkaktuar dëmtime fizike.
I riu ka mbetur i dëmtuar rëndë në pjesën e kokës, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Lezhës. Po ashtu vijon te jetë në kërkim edhe Kevin Ndoka, 20 vjeç.
Njoftimi
Në vijim të hetimeve të thelluara për zbardhjen e një konflikti të ndodhur mesditën e 11 prillit 2025, dhe veprimeve operacionale për kapjen e personave të shpallur në kërkim, për këtë konflikt, në qytetin e Lezhës, shërbimet e Policisë, në kuadër të kontrolleve të shumta të kryera bazuar edhe në inteligjencën policore, kapën dhe arrestuan dy nga shtetasit e shpallur në kërkim, konkretisht shtetasit R. M., 20 vjeç, dhe A. D., 15 vjeç.
Të dy këta shtetas dyshohen për kryerjen e veprave penale “Plagosje e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjetin e përdorur në këtë ngjarje.
Gjithashtu, në vijim të veprimeve të thelluara hetimore, është shpallur në kërkim një tjetër 15-vjeçar, shtetasi G. P., banues në Lezhë, i përfshirë në konflikt.”– njofton policia.
Hetimet vijojnë për identifikimin dhe lokalizimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë konflikt.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme. -

Dhunimi i rëndë i të riut në Lezhë, arrestohen edhe dy nga autorët e shpallur në kërkim
Policia e Lezhës ka vënë në pranga dy të rinj të shpallur në kërkim si të përfshirë në dhunimin e Fatjon Gjinit në Lezhë.
Në pranga janë vënë një 15 vjeçar dhe 20 vjeçari Redian Margjonaj, ndërsa është shpallur në kërkim edhe një tjetër 15 vjeçar që dyshohet po ashtu i përfshirë në konflikt.
Ngjarja ndodhi më 11 prill në qytetin e Lezhës, ku Fatjon Gjini 34 vjeç dhe Ervin Nika 37 vjeç të arrestuar tashmë, kanë goditur me mjete të forta shtetasin Redian Margjonajn, më pas Margjonaj bashkë me tre shokët e tij kanë goditur me automjet Fatjon Gjinin dhe më pas e kanë goditur me mjete të forta, duke i shkaktuar dëmtime fizike.
I riu ka mbetur i dëmtuar rëndë në pjesën e kokës, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Lezhës. Po ashtu vijon te jetë në kërkim edhe Kevin Ndoka, 20 vjeç.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të hetimeve të thelluara për zbardhjen e një konflikti të ndodhur mesditën e 11 prillit 2025, dhe veprimeve operacionale për kapjen e personave të shpallur në kërkim, për këtë konflikt, në qytetin e Lezhës, shërbimet e Policisë, në kuadër të kontrolleve të shumta të kryera bazuar edhe në inteligjencën policore, kapën dhe arrestuan dy nga shtetasit e shpallur në kërkim, konkretisht shtetasit R. M., 20 vjeç, dhe A. D., 15 vjeç.
Të dy këta shtetas dyshohen për kryerjen e veprave penale “Plagosje e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjetin e përdorur në këtë ngjarje.
Gjithashtu, në vijim të veprimeve të thelluara hetimore, është shpallur në kërkim një tjetër 15-vjeçar, shtetasi G. P., banues në Lezhë, i përfshirë në konflikt.
Ndërkohë, hetimet vijojnë për identifikimin dhe lokalizimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë konflikt.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.Top Channel
-

Sherri me grushta e mjete të forta mes të rinjve, edhe 2 të arrestuar! Identifikohet dhe një tjetër adoleshent
Policia e Lezhës arreston edhe 2 nga autorët e përfshirë në sherrin e ndodhur më 11 prill në qytet. Në pranga kanë rënë Redian Margjonaj, 20 vjeç dhe 15 vjeçari A.D të cilët ishin shpallur në kërkim prej ditës së djeshme
Të dy këta shtetas dyshohen për kryerjen e veprave penale “Plagosje e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Gjithashtu, është shpallur në kërkim një tjetër 15-vjeçar, shtetasi G. P., banues në Lezhë, i përfshirë në konflikt.
Një ditë më parë policia arrestoi 2 nga autorët e ngjarjes, përkatësisht Fatjon Gjinin dhe Ervin Nikën, ndërsa mbeten në kërkim dhe 3 të tjerë
Çfarë ka ndodhur?
Sipas policisë, rreth mesdites së 11 prillit, në qytetin e Lezhës, shtetasit Fatjon Gjini dhe Ervin Nika, kanë goditur me mjete të forta shtetasin Redian Margjonaj, dhe më pas ky i fundit bashkë me shokët e tij, kanë goditur me automjet shtetasin Fatjon Gjini, dhe më pas e kanë goditur me mjete të forta, duke i shkaktuar dëmtime fizike. Ende nuk është dokumentuar e plotë ngjarja për të caktuar shkaqet dhe rrethanat e saj, ndërsa Policia e Lezhës vijon punën zbardhjen e saj si dhe për kapjen e personave të shpallur në kërkim.
-

Manja: Do marrim katër mandate në Qarkun e Lezhës
Partia Socialiste ka nisur zyrtarisht fushatën e saj për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.Drejtuesi politik i Qarkut të Lezhës, Ulsi Manja, u shpreh se nga ky qark, PS kërkon 4 nga 7 mandate.
“Më 11 maj do kthejmë Europën në këtë shesh për të folur shqip. Më 11 maj, Lezha, Kurbini dhe Mirdita do të votojnë Edi Ramën dhe PS për të marrë jo më pak se 4 mandate, nga 7 që ka Qarku i Lezhës. Respekt dhe na priftë e mbara më 11 maji. Mos harroni. Edi Rama, Partia socialist, numri 5”, u shpreh Ulsi Manja.
