Auditimi i Kontrollit të lartë të Shtetit (KLSH-së) mbi zbatimin e kontratës së koncesionit për shërbimin e hemodializës ka zbuluar probleme serioze që prekin drejtpërdrejt pacientët me sëmundje akute dhe kronike të veshkave. Sipas gjetjeve, pacientëve që përballen me raste akute nuk u ofrohet menjëherë shërbimi i urgjencës pranë qendrave të koncesionarit në rajonet ku ata banojnë, përpara se të kalojnë në një procedurë burokratike për miratimin paraprak nga FSDKSH. Në situata urgjente, spitalet publike detyrohen t’i dërgojnë pacientët drejt QSUNT me ambulancë dhe me mjekun specialist, duke krijuar vonesa të rrezikshme për trajtimin. Institucionet përgjegjëse argumentojnë se shërbimi i hemodializës, si akut ashtu edhe kronik, u është ofruar të gjithë pacientëve në strukturat adekuate, duke theksuar se programi i dializës peritoneale funksionon që nga viti 2005 dhe se pacientët me insuficiencë renale kronike marrin materialet e nevojshme falas për trajtimin në banesë.
Detajet
Por auditimi konstaton se Ministria e Shëndetësisë dhe FSDKSH nuk kanë hartuar rregulloren e posaçme që do të përshpejtonte procedurën e ofrimit të shërbimit të menjëhershëm për pacientët me sëmundje akute të veshkave. Rekomandimi i KLSH vlerësohet si i pranuar, por i pazbatuar, duke reflektuar mungesë angazhimi për rregullimin e një procesi që prek urgjencën dhe shpesh jetën e pacientëve. Auditimi ka identifikuar edhe një praktikë tjetër shqetësuese: raste të pagimit të dyfishtë për të njëjtën seancë dialize. Një situatë e tillë u evidentua në qendrën e koncesionit të Lezhës, ku një pacient kronik u faturua dy herë për një seancë – njëherë nga koncesionari, bazuar në projeksionet mujore dhe njëherë nga një spital jopublik që realisht e kishte kryer shërbimin. Ky problem shfaqet te pacientët që kanë ndryshuar vendbanim ose kanë zgjedhur të kryejnë trajtimin në qendra të tjera të hemodializës që nuk mbulohen nga koncesionari. Në këto raste, pagesa për një seancë dialize përfundon duke u bërë dy herë: një në projektim dhe një sipas shërbimit faktik. Ministria dhe FSDKSH deklarojnë se disponojnë regjistrin kombëtar të pacientëve që marrin hemodializë dhe se qendrat dërgojnë çdo muaj listat me pacientët, sipas detyrimeve kontraktore. Megjithatë, auditimi nënvizon se mekanizmi aktual nuk është i mjaftueshëm për të parandaluar mbivendosjet, pasi pagesat nga koncesionari bazohen tek projeksionet, ndërsa pagesat tek spitalet jopublike bazohen në seancat reale të kryera. Kjo mospërputhje krijon kosto të panevojshme për buxhetin publik. Rekomandimi kërkon që koncesionari të dërgojë çdo muaj të dhëna të detajuara pranë degëve rajonale të FSDKSH për identifikimin e pacientëve që kryejnë seanca në qendrat e tij, në mënyrë që të shmangen pagesat e dyfishta dhe të reduktohen kostot e panevojshme të transportit”, raporton “Ekofin.al”. Debatet mes institucioneve tregojnë se sistemi ekzistues i raportimit nuk siguron kontroll të saktë të qarkullimit të pacientëve, ndërsa auditimi tërheq vëmendjen se problemet vazhdojnë të jenë të pranishme pavarësisht procedurave të përcaktuara në aktet nënligjore.
Tag: Lezhë
-

Shkeljet e rënda në koncesionin e hemodializës, vonesa, kosto të fryra, sorollatje dhe pagesa të dyfishta nga…
-

Detaje nga vrasja e biznesmenit në Elbasan, qitësi dyshohet të jetë shtetas i huaj
Personi që ekzekutoi biznesmenin Edmond Mëhalla mbrëmjen e 30 nëntorit në lagjen “Emin Matraxhiu” në Elbasan dyshohet të jetë shtetas i huaj.
Burime të Euronews Albania pranë grupit hetimor bëjnë të ditur se ky dyshim ka lindur pas analizimit të të dhënave dhe provave të administruara deri në këtë fazë të hetimit.
Edhe pse janë sekuestruar prova materiale, informacione të shumta dhe pamje filmike, identifikimi i ekzekutorit nuk është arritur ende, ndërsa pistat hetimore mbeten të hapura.
Një tjetër zhvillim në këtë ngjarje është arrestimi i Nevzat Spahos, i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e biznesmenit.
29-vjeçari, me origjinë nga Prrenjasi, ka të shkuar kriminale dhe rezulton i dënuar më parë për tentativë vrasjeje, armëmbajtje pa leje, shtrëngim me anë të kanosjes dhe vjedhje.
Burime nga hetimi thanë se gjatë marrjes në pyetje, Spaho ka mohuar të ketë dijeni për personin që kreu atentatin, por ka deklaruar se automjeti i përdorur në vrasje i është dorëzuar disa personave nga Lezha, nga ish-ortaku i viktimës, Xhino Aga.
Aga është arrestuar së bashku me rojen e karburantit ku ndodhi ekzekutimi, ndërsa në kërkim vijojnë të jenë Marselo Arani dhe Armando Kola, të dyshuar si bashkëautorë në ngjarjen e së dielës së kaluar. -

IGJEUM/ Rikthehen reshjet e shiut në disa qarqe të vendit
E enjtja rikthen reshjet e shiut në disa nga qarqet e vendit. Përmes një parashikimi nga Instituti i Gjeoshkencave, bëhet me dije se reshjet do të shfaqen të dobëta deri lokalisht mesatare.
Po ashtu, reshjet do të shoqërohen me shtrëngata, teksa era do të fryjë e lehtë deri në mesatare.
Reshjet:
Nesër, e enjte, datë 4 dhjetor, priten reshje mesatare në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër, reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë dhe Korçë të shoqëruara me shtrëngata, ndërsa në qarqet e tjera priten reshje të dobëta.
Temperatura:
Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 12 / 17 °C
në vendet e ulëta: 10 / 16 °C
në vendet malore: 5 / 12 °C
Era:
Nesër, era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare. -

Apartamente e toka, sekuestrohen 9 pasuri të përfituara nga aktiviteti kriminal në Lezhë
prokuroria lezhe
LEZHË- Nëntë pasuri të paluajtshme që dyshohet se janë të përfituara nga veprimtari kriminale janë sekuestruar në Lezhë me vendim të Apelit të GJKKO-së. Bëhet fjalë për 9 pasuri, 7 sipërfaqe toke dhe 2 apartamente, ndodhen në Shëngjin, Ishull Shëngjin dhe në Ishull Lezhë. Pasuritë në fjalë kanë një sipërfaqe totale prej 33 815 m², ndërsa në njoftim nuk jepen detaje dhe as nuk citohen emra se kujt mund t’i përkasin.
Njoftimi i plotë:
Në vijim të punës hetimore dhe operacionale, për gjurmimin e aseteve kriminale, si dhe në zbatim të vendimit të GjKKO-së, të lënë në fuqi nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Lezhë, në bashkëpunim me specialistët e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, konfiskuan 9 pasuri të paluajtshme të përfituara nga veprimtari kriminale.
Pasuritë, 7 sipërfaqe toke dhe 2 apartamente, ndodhen në Shëngjin, Ishull Shëngjin dhe në Ishull Lezhë dhe kanë sipërfaqe totale 33 815 m². -

Policia e Lezhës konfiskon 9 pasuri të përfituara nga veprimtari kriminale pas vendimit të Apelit të GJKKO-së, 29 asete të konfiskuara në 2 muaj
9 pasuri të përfituara nga veprimtaria kriminale janë sekuestruar nga Policia e Lezhës pas ekzekutimit të një vendimi të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Sakaq blutë bëjnë me dije se gjatë dy muajve në Lezhë janë sekuestruar 29 pasuri me sipërfaqe totale rreth 132 322 m².
Njoftimi i plotë:
Lezhë / Konfiskohen 9 pasuri të përfituara nga veprimtari kriminale.
✅ Gjatë 2 muajve të fundit janë sekuestruar në qarkun Lezhë, 29 pasuri
Në vijim të punës hetimore dhe operacionale, për gjurmimin e aseteve kriminale, si dhe në zbatim të vendimit të GjKKO-së, të lënë në fuqi nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Lezhë, në bashkëpunim me specialistët e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, konfiskuan 9 pasuri të paluajtshme të përfituara nga veprimtari kriminale.
Pasuritë, 7 sipërfaqe toke dhe 2 apartamente, ndodhen në Shëngjin, Ishull Shëngjin dhe në Ishull Lezhë dhe kanë sipërfaqe totale 33 815 m².Top Channel
-

Lezhë / Konfiskohen 9 pasuri të përfituara nga veprimtari kriminale
Gjatë 2 muajve të fundit janë sekuestruar në qarkun Lezhë, 29 pasuri me sipërfaqe totale rreth 132 322 m².
Në vijim të punës hetimore dhe operacionale, për gjurmimin e aseteve kriminale, si dhe në zbatim të vendimit të GjKKO-së, të lënë në fuqi nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Lezhë, në bashkëpunim me specialistët e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, konfiskuan 9 pasuri të paluajtshme të përfituara nga veprimtari kriminale.
Pasuritë, 7 sipërfaqe toke dhe 2 apartamente, ndodhen në Shëngjin, Ishull Shëngjin dhe në Ishull Lezhë dhe kanë sipërfaqe totale 33 815 m².
-

Të përfituara nga aktiviteti kriminal, sekuestrohen 9 pasuri të paligjshme
Në vijim të punës hetimore dhe operacionale për gjurmimin e aseteve të përfituara nga veprimtaria kriminale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Lezhë, në bashkëpunim me Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, kanë konfiskuar sot më 3 dhjetor 2025, 9 pasuri të paluajtshme.
Sipas njoftimit të Policisë, sekuestrimi i këtyre pasurive u bë në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e cila la në fuqi vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda. Thuhet se pasuritë e konfiskuara përbëhen nga 7 sipërfaqe toke dhe 2 apartamente, të ndodhura në zonat e Shëngjinit, Ishull Shëngjinit dhe Ishull Lezhës, me një sipërfaqe totale prej 33 815 m².
“Në vijim të hetimeve dhe operacioneve për gjurmimin e aseteve kriminale, këto pasuri janë sekuestruar dhe kaluan në administrimin e shtetit”, thuhet në njoftim.
Ky operacion është pjesë e një serie masash të ndërmarra gjatë dy muajve të fundit në qarkun Lezhë, ku janë sekuestruar gjithsej 29 pasuri me një sipërfaqe totale prej rreth 132 322 m². Këto pasuri dyshohet të jenë përfituar nga veprimtaria kriminale dhe se sekuestrimi i tyre synon të pengojë përhapjen e aktiviteteve të paligjshme.
Autoritetet nënvizojnë se konfiskimi i pasurive të paligjshme është një masë kyçe në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“Këto veprime kanë për qëllim krijimin e një mjedisi më të sigurt dhe transparent për qytetarët, duke goditur pasuritë e fituara në mënyrë të paligjshme”, thuhet më tej në njoftim. -

I prenë rrugën dhe e dhunuan me sende të forta, 40-vjeçari në Lezhë jep dëshminë: Ishin të maskuar
Ngjarja e ndodhur një natë më parë në rrugët e Lezhës, ku u dhunua 40-vjeçari Paloka, në dëshminë e tij ka mbajtur të njëjtin qëndrim që nuk ka arritur t’i identifikojë autorët, pasi kanë qenë të maskuar.
Policia, pas analizimit të pamjeve filmike dhe hetimeve, ka identifikuar autorin e dyshuar të kësaj ngjarje që ndodhi një natë më parë. Po ashtu, policia ka kryer disa kontrolle banesash.
Kujtojmë se Paloka ka qenë duke udhëtuar me një automjet tip Golf 5 në rrugën e Rriles, kur persona të maskuar, të cilët udhëtonin me një automjet tip Audi të zi, i prenë rrugën duke e goditur me sende të forta. Paloka po merr mjekim në spitalin e Traumës në Tiranë.
Konflikti dyshohet për motive banale, ku burime nga policia bëjnë të ditur se dyshohet që autorët dhe i dëmtuari janë nga e njëjta zonë. Paloka ka marrë plagë të rënda në trup dhe në këmbë, por është jashtë rrezikut dhe ka dalë nga spitali.Top Channel
-

U nxorr nga makina dhe u dhunua me shkopa bejsbolli, 35-vjeçarit: Autorët ishin të maskuar, nuk i njoh
Foto ilustruese
PUKË- Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja në Lezhë, ku 35-vjeçari Petrit Paloka u dhunua barbarisht nga disa persona. Paraprakisht dyshohet se në ngjarje kanë qenë të përfshirë disa persona, ndërsa mësohet se policia e Lezhës ka identifikuar njërin prej autorëve të dyshuar. Megjithatë, vetë 35-vjeçari ka deklaruar para oficerëve të policisë se nuk i njeh autorët.
“Nuk kam njohur personat që më dhunuan, pasi ishin të maskuar”, mësohet të jetë shprehur 35-vjeçari.Sherri ndodhi pranë një pike karburanti, ku 35-vjeçari është nxjerrë me forcë nga makina e tij nga disa të tjerë, të cilët më pas e kanë goditur me sende të forta. Ai është goditur me shkopa bejsbolli, dhe për pasojë ka marrë lëndime të rënë në trup, kryesisht në këmbë. Sa i përket shkakut të konfliktit, dyshohet se sherri mund të ketë nisur për ngacmimin e një vajze. Au u dërgua fillimisht në spitalin e Lezhës, ku mori ndihmën e parë mjekësore. Më pas u transportua drejt spitalit të Traumës, për ndihmë më të specializuar, aty ku po trajtohet aktualisht./ZËRI
-

Hemodializa nën lupën e KLSH: Pacientët në rrezik dhe abuzime me pagesat
Auditimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka nxjerrë në pah shkelje të rënda në zbatimin e kontratës së koncesionit të shërbimit të hemodializës, duke evidentuar pasoja të drejtpërdrejta për pacientët me insuficiencë akute dhe kronike të veshkave.
Sipas auditimit, pacientët me gjendje të rënduar akute nuk marrin shërbim të menjëhershëm në qendrat e koncesionarit pranë vendbanimit, pasi fillimisht duhet të kalojnë në një procedurë burokratike miratimi nga FSDKSH. Kjo situatë detyron spitalet publike të transportojnë urgjencat drejt QSUNT, me ambulancë dhe mjek specialist, duke shkaktuar vonesa kritike për trajtimin që mund të rrezikojnë jetën e pacientëve.
Edhe pse institucionet përgjegjëse pretendojnë se shërbimi i hemodializës u ofrohet të gjithë pacientëve, auditimi nënvizon se Ministria e Shëndetësisë dhe FSDKSH nuk kanë hartuar ende rregulloren e posaçme për trajtimin urgjent të pacientëve akutë, pavarësisht rekomandimeve.
KLSH ka identifikuar edhe një tjetër problem madhor: dyfishim pagese për të njëjtin shërbim.
Rast tipik u konstatua në qendrën e koncesionit në Lezhë, ku një pacient kronik u faturua në dy mënyra: një herë nga koncesionari, sipas projeksioneve mujore dhe një herë nga një spital jopublik që e kishte kryer realisht seancën.
Ky fenomen shfaqet kryesisht te pacientët që ndryshojnë vendbanim ose i kryejnë seancat në qendra të tjera jashtë sistemit të koncesionarit. Si pasojë, buxheti publik paguan dyfish për të njëjtin shërbim. Edhe pse Ministria dhe FSDKSH deklarojnë se mbajnë një regjistër kombëtar të pacientëve dhe marrin çdo muaj listat nga qendrat e dializës, auditimi evidenton se: raportimet nga koncesionari bazohen në projeksione, jo në numër real seancash ndërsa spitalet jopublike faturon seancat reale, duke krijuar mbivendosje dhe abuzime të mundshme.
KLSH i rekomandon koncesionarit të dërgojë çdo muaj të dhëna të plota në degët rajonale të FSDKSH, për të shmangur: pagesat e dyfishta, kostot e panevojshme të transportit për pacientët dhe mbivendosjet e shërbimeve.
Auditimi thekson se pavarësisht procedurave në fuqi, problemet vazhdojnë, duke treguar se sistemi aktual nuk siguron kontroll të plotë të qarkullimit të pacientëve dhe të fondeve publike.
KLSH i bën thirrje institucioneve që të ndërhyjnë urgjentisht për të korrigjuar mangësitë, pasi situata prek shërbime jetike për një kategori të ndjeshme pacientësh.