Tag: Lezhë

  • Instituti i Gjeoshkencave: Dy ditë reshje intensive në Shkodër, Lezhë dhe Vlorë

    Instituti i Gjeoshkencave: Dy ditë reshje intensive në Shkodër, Lezhë dhe Vlorë

    Instituti i Gjeoshkencave njofton se nesër (e hënë, dt. 17) priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Shkodër, Lezhë dhe Vlorë, ndërsa në qarqet Kukës, Dibër, Durrës, Tiranë dhe Gjirokastër priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare të shoqëruara me shtrëngata. Në qarqet e tjera priten reshje të dobëta. Shumica e reshjeve priten prej pasdites së nesërme.
    Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron se shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve mund të krijojnë probleme të ndryshme, si dhe vërshime të ujit në zonat urbane, në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarqet Shkodër, Lezhë dhe Vlorë.

    Shoqëria Ujësjellës Kanalizime Vlorë (UKV) duke iu referuar njoftimit të Qendrës Kombëtare për Parashikimin dhe Monitorimin e Rreziqeve Natyrore, bën me dije se ditën e hënë, datë 17 nëntor dhe ditën e martë, më datë 18 nëntor, qyteti i Vlorës parashikohet të përfshihet nga reshje shiu mesatare deri lokalisht intesive.

    Ndaj UKV u kërkon qytetarëve të tregohen vigjilentë për çdo situatë dhe të respektojnë thirrjet dhe këshillat e autoriteteve. Gjithashtu qytetarëve u kërkohet të shmangin parkimin e automjeteve në zonat me risk të lartë. UKV garanton se grupet e punës do të jenë të angazhuara në marrjen e masave paraprake, si dhe do të jenë në terren në monitorimin e situatës duke ndërhyrë sipas rastit nëse do të jetë e nevojshme.

  • Korça me bilanc negativ me lindjet/ Raporti i INSTAT, në gjysmën e qarqeve ka më shumë vdekje. Tirana motori demografik

    Korça me bilanc negativ me lindjet/ Raporti i INSTAT, në gjysmën e qarqeve ka më shumë vdekje. Tirana motori demografik

    Në raport me popullsinë, Shqipëria qëndron midis shpresës së lindjeve dhe realitetit të hidhur të rënies demografike. Tremujori i tretë i vitit 2025 nëpërmjet të dhënave të INSTAT paraqet një tablo të përzier.

    Ndërsa në rang vendi raportohen 1 mijë e 347 lindje më shumë se vdekje, pesë qarqe vijojnë të përballen me një bilanc të zymtë, ku funeralet tejkalojnë numrin e të porsalindurve.

    Nga Vlora e Berati vijuar më tej me Shkodrën, Gjirokastrën e Korçën shtesa natyrore e popullsisë negative shënojnë një alarm të qartë demografik.

    Korça mban vendin e parë për bilanc negativ me dyfish jetë të humbura më shumë sesa të sapoardhura konkretisht 487 vdekje dhe 271 lindje.

    Pas Korçës, Gjirokastra vijon të humbasë banorë. Vetëm 81 lindje kundrejt 166 vdekjeve, duke e bërë qarkun me fertilitetin më të ulët në vend.

    Në Dibër situata mbetet e rënduar: 247 lindje, por 203 vdekje, duke ruajtur trendin shumëvjeçar të largimit të të rinjve dhe plakjes së popullsisë.

    Shkodra dhe Lezha mbyllin listën e pesë qarqeve me shtesë negative, ku vdekjet tejkalojnë lindjet, duke e zbehur edhe më tej hartën demografike të veriut.

    Në kontrast, 7 qarqe të tjera arrijnë ende të mbajnë ekuilibrin pozitiv por me ritme të ulëta, shpesh të pamjaftueshme për të mbuluar humbjet e zonave të tjera.

    Kryeqyteti mbetet i vetmi motor demografik i vendit, me 2.509 lindje dhe 1.271 vdekje një shtesë natyrore prej 1.238 vetash, më e larta në të gjithë territorin. Tirana rritet, gjallërohet, zgjerohet; ndërsa periferia e saj administrative ndjek një ritëm tjetër, shumë më të ngadaltë.

    Berati shënon rritjen më të madhe të lindjeve në përqindje, ndërsa Kukësi regjistron numrin më të ulët të vdekjeve në rang vendi. Të dy tregues që sinjalizojnë një stabilitet të brishtë, por të rëndësishëm.

    Ndërsa numrat flasin qartë, Shqipëria përballet me një sfidë të heshtur, po plaket më shpejt se po rritet.

  • Më shumë vdekje se lindje/ Raporti i INSTAT për popullsinë! Ja qarqet me bilanc negativ

    Më shumë vdekje se lindje/ Raporti i INSTAT për popullsinë! Ja qarqet me bilanc negativ

    Në raport me popullsinë, Shqipëria qëndron midis shpresës së lindjeve dhe realitetit të hidhur të rënies demografike. Tremujori i tretë i vitit 2025 nëpërmjet të dhënave të INSTAT paraqet një tablo të përzier.
    Ndërsa në rang vendi raportohen 1 mijë e 347 lindje më shumë se vdekje, pesë qarqe vijojnë të përballen me një bilanc të zymtë, ku funeralet tejkalojnë numrin e të porsalindurve.
    Nga Vlora e Berati vijuar më tej me Shkodrën, Gjirokastrën e Korçën shtesa natyrore e popullsisë negative shënojnë një alarm të qartë demografik.
    Korça mban vendin e parë për bilanc negativ me dyfish jetë të humbura më shumë sesa të sapoardhura konkretisht 487 vdekje dhe 271 lindje. GRAFIK
    Pas Korçës, Gjirokastra vijon të humbasë banorë. Vetëm 81 lindje kundrejt 166 vdekjeve, duke e bërë qarkun me fertilitetin më të ulët në vend.
    Në Dibër situata mbetet e rënduar: 247 lindje, por 203 vdekje, duke ruajtur trendin shumëvjeçar të largimit të të rinjve dhe plakjes së popullsisë.
    Shkodra dhe Lezha mbyllin listën e pesë qarqeve me shtesë negative, ku vdekjet tejkalojnë lindjet, duke e zbehur edhe më tej hartën demografike të veriut.
    Në kontrast, 7 qarqe të tjera arrijnë ende të mbajnë ekuilibrin pozitiv por me ritme të ulëta, shpesh të pamjaftueshme për të mbuluar humbjet e zonave të tjera.
    Kryeqyteti mbetet i vetmi motor demografik i vendit, me 2.509 lindje dhe 1.271 vdekje  një shtesë natyrore prej 1.238 vetash, më e larta në të gjithë territorin. Tirana rritet, gjallërohet, zgjerohet; ndërsa periferia e saj administrative ndjek një ritëm tjetër, shumë më të ngadaltë.
    Berati shënon rritjen më të madhe të lindjeve në përqindje, ndërsa Kukësi regjistron numrin më të ulët të vdekjeve në rang vendi. Të dy tregues që sinjalizojnë një stabilitet të brishtë, por të rëndësishëm.
    Ndërsa numrat flasin qartë, Shqipëria përballet me një sfidë të heshtur, po plaket më shpejt se po rritet./TCH

  • Korça me bilanc negativ me lindjet/ Raporti i INSTAT: Në gjysmën e qarqeve ka më shumë vdekje

    Korça me bilanc negativ me lindjet/ Raporti i INSTAT: Në gjysmën e qarqeve ka më shumë vdekje

    Në raport me popullsinë, Shqipëria qëndron midis shpresës së lindjeve dhe realitetit të hidhur të rënies demografike. Tremujori i tretë i vitit 2025 nëpërmjet të dhënave të INSTAT paraqet një tablo të përzier.

    Ndërsa në rang vendi raportohen 1 mijë e 347 lindje më shumë se vdekje, pesë qarqe vijojnë të përballen me një bilanc të zymtë, ku funeralet tejkalojnë numrin e të porsalindurve.
    Nga Vlora e Berati vijuar më tej me Shkodrën, Gjirokastrën e Korçën shtesa natyrore e popullsisë negative shënojnë një alarm të qartë demografik.
    Korça mban vendin e parë për bilanc negativ me dyfish jetë të humbura më shumë sesa të sapoardhura konkretisht 487 vdekje dhe 271 lindje.
    Pas Korçës, Gjirokastra vijon të humbasë banorë. Vetëm 81 lindje kundrejt 166 vdekjeve, duke e bërë qarkun me fertilitetin më të ulët në vend.
    Në Dibër situata mbetet e rënduar: 247 lindje, por 203 vdekje, duke ruajtur trendin shumëvjeçar të largimit të të rinjve dhe plakjes së popullsisë.
    Shkodra dhe Lezha mbyllin listën e pesë qarqeve me shtesë negative, ku vdekjet tejkalojnë lindjet, duke e zbehur edhe më tej hartën demografike të veriut.
    Në kontrast, 7 qarqe të tjera arrijnë ende të mbajnë ekuilibrin pozitiv por me ritme të ulëta, shpesh të pamjaftueshme për të mbuluar humbjet e zonave të tjera.
    Kryeqyteti mbetet i vetmi motor demografik i vendit, me 2.509 lindje dhe 1.271 vdekje  një shtesë natyrore prej 1.238 vetash, më e larta në të gjithë territorin. Tirana rritet, gjallërohet, zgjerohet; ndërsa periferia e saj administrative ndjek një ritëm tjetër, shumë më të ngadaltë.
    Berati shënon rritjen më të madhe të lindjeve në përqindje, ndërsa Kukësi regjistron numrin më të ulët të vdekjeve në rang vendi. Të dy tregues që sinjalizojnë një stabilitet të brishtë, por të rëndësishëm.
    Ndërsa numrat flasin qartë, Shqipëria përballet me një sfidë të heshtur, po plaket më shpejt se po rritet.

  • Kardiologët shqiptarë mblidhen në “Konferencën e Vjeshtës”

    Kardiologët shqiptarë mblidhen në “Konferencën e Vjeshtës”

     

    Dr. Leonidha Peppo*

     

    Para disa ditësh u zhvillua në Pogradec “Konferenca e Vjeshtës”, e quajtur kështu sepse ekziston një tjetër e ngjashme, “Konferenca e Pranverës”. Këto janë të dalluara nga konferencat e rregullta që zhvillon Shoqata e Kardiologjisë Shqiptare, por në to ftohen edhe bashkëkombës nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.

    Dy konferencat e përmendura më sipër kanë diçka të veçantë, sepse zhvillohen në mënyrë të përbashkët, me drejtim dhe pjesëmarrje të lektorëve nga një vend i përbashkët – Shqipëria, por e ndarë në dy ose katër pjesë. Megjithatë, ne do të flasim për anën shkencore të konferencës, për përgjigjet që ajo solli dhe për mësimet që morën shumica e pjesëmarrësve.

    Tematika ishte e gjithanshme, me përfundime të vlefshme nga lektorë të ndryshëm dhe me përvoja nga fusha të ndryshme. Vërtet, konferencat tona janë të dy shoqatave, por njerëzit aktivë që i drejtojnë ato janë profesionistë me emër, që japin ide dhe mendime për të zgjedhur temat e referimeve, në mënyrë që të jenë interesante, tërheqëse dhe shkencore, duke u dhënë mundësi mjekëve të mësojnë e të pasurojnë njohuritë e tyre.

    Kryetari i Shoqatës së Kardiologjisë Shqiptare, Prof. Mihal Tase, i ka dhënë besim të plotë Prof. Mimoza Lezhës, duke njohur aftësitë e saj profesionale dhe organizative. Ajo është përshtatur shkëlqyeshëm ndër vite dhe ka punuar me përkushtim për realizimin e objektivave që kërkojnë këto konferenca të rëndësishme.

    Një ndihmë të çmuar në këtë bashkëpunim jep edhe kardiologjia nga Kosova, përmes Prof. Gani Bajraktarit, i cili sjell dije dhe përvojë të gjerë për ngjarje të tilla.

     

    Seanca e parë

    Konferenca u zhvillua në dy seanca. Drejtues të seancës së parë ishin figura të njohura të kardiologjisë shqiptare nga të dy anët e ndarjes historike – një ndarje padrejtësisht e krijuar nga historia kontradiktore dhe forca e imponuar e shteteve të mëdha ndër shekuj.

    Me shumë sukses, drejtues të seancës së parë ishin Prof. Mimoza Lezha, Prof. Mihal Tase dhe Prof. Gani Bajraktari, të cilët më pas morën pjesë edhe si lektorë me njohuri shkencore të admirueshme.

     

    Temat e prezantuara ishin:

    “Nxehtësia ekstreme dhe ndikimi në sistemin kardiovaskular”;

    “Arteria e heshtur – rrezik për aterosklerozë apo udhërrëfyes për dislipidemitë sipas ESC 2025”, me referues Dr. Naltin Shuka;

    “Deficiti i hekurit në insuficiencën kardiake – nevoja për korrigjim me marrjen e hekurit”, nga Prof. Pranvera Ibrahimi;

    “Trajtimi i fibrilacionit atrial me ndërhyrje”, që tërhoqi shumë vëmendje nga mjeshtri Dr. Ormir Shurdha;

    dhe “Sëmundjet e zemrës”, të sqaruara me shumë efikasitet nga Prof. Majlinda Cafka.

    Të gjitha këto tema ishin shumë interesante, u pasuan me diskutime të shumta nga salla dhe u vlerësuan për larmishmërinë dhe prezantimin e rasteve klinike. Sigurisht, pati mendime dhe sqarime të rëndësishme që shtuan vlerën shkencore të konferencës.

    Seanca e dytë

    Seanca e dytë u drejtua nga Prof. Shpend Elezi (nga Kosova) dhe Dr. Naltin Shuka, ndërsa pjesëmarrja ndërkombëtare u pasurua me prezencën e Dr. Teftës nga Italia. Në këtë pjesë, u paraqitën raste klinike shumë interesante, ndër të cilat:

     

    Dr. Endri Horja prezantoi një rast të ndërhyrjes në kardiomiopatinë e dilatuar, e cila u përmirësua ndjeshëm pas heqjes së një cisti me kirurgji, duke forcuar funksionin e zemrës.

    Një temë tjetër e rëndësishme dhe treguese ishte “Ndërlikimet e procedurave koronare me SAK”, e trajtuar nga Prof. Mimoza Lezha dhe grupi i saj.

    Mjekët e fushës koronare prezantuan temën “Ekografia e zbrazët për zhvillimin e rrugëve aksesore simptomatike”, që përfshinte edhe sindromën Brugada, të zbuluar pas përdorimit të medikamentit Propafenon, paraqitur nga Dr. Ormir Shurdha dhe kolegët e tij të shumtë.

    Diskutimet nga të pranishmit i dhanë gjallëri konferencës dhe kontribuuan ndjeshëm në shtimin e dijeve, gjithmonë në funksion të përmirësimit të shërbimit ndaj pacientëve me sëmundje kardiake.

     

    Mbështetja farmaceutike

    Duhet përmendur edhe mbështetja e kompanive farmaceutike që veprojnë në të dy anët e ndarjes shqiptare, të cilat kontribuojnë me përkushtim në zhvillimin e shëndetësisë.

    Ndër to spikasin kompani të njohura ndërkombëtare si Novartis, me përfaqësuesit e saj të kahershëm Orgesa, Liljana dhe Alba, që ndikojnë në rritjen e ndërgjegjësimit  te Dislipidemive me  perfaqesues ne trajtim ( Inclisiran). Po ashtu, Berlin Chemie, Menarini Group, Payami (i përhershëm në mbështetje), Trepharma, Bayer (me produktin Xarelto), Intermed, Viatris, Dompe, Novo Nordisk dhe të tjera, që japin një kontribut të rëndësishëm në fushën e mjekësisë, përmes ofrimit të medikamenteve cilësore dhe mbështetjes ndaj sistemit shëndetësor dhe mjekëve.

     

    Përmbyllje

    Kisha kënaqësinë ta ndaja praninë time në këtë konferencë me miqtë e mi të kahershëm, Dr. Gëzim Hakrama dhe Dr. Matjan Kapaj. Ishte një aktivitet i frytshëm, i pasur në përmbajtje dhe me vlerë të madhe për zhvillimin profesional të kardiologëve shqiptarë.

    Shpresojmë për një të ardhme më të mirë, me bashkëpunim të vazhdueshëm, dije të përbashkëta dhe përparim të qëndrueshëm në fushën e shëndetësisë.

     

    *Kardiolog

  • Fermerët paralajmërojnë më pak vaj ulliri në treg, rendiment i ulët, por cilësi e lartë

    Fermerët paralajmërojnë më pak vaj ulliri në treg, rendiment i ulët, por cilësi e lartë

    Kultivues, grumbullues dhe përpunues të ullirit në të gjithë vendin paralajmërojnë ulje të sasisë së ullinjve dhe vajit të ullirit këtë sezon. Report TV ka qenë në të gjitha zonat ku të ardhurat nga ky biznes janë burimi i vetëm i ekonomive familjare.

    Fier

    Kodrat e Kurjanit në Roskovec janë 90% të mbjella me ullinj, kulturë kjo që siguron të ardhurat kryesore për fermerët. Ky vit ka sjellë prodhim të ulët për shkak të dëmtimeve gjatë lulëzimit nga i ftohti dhe mungesa e reshjeve.

    Astrit Abedinaj, kultivues i ullinjve tha se “kam 700 rrënjë ullinj. Vitin e kaluar prodhova 230 kuintalë, këtë sezon nuk do arrij as gjysmën. Edhe pse përdor plehra organike, moti i keq bëri të vetën. Kërkojmë ndihmë nga ekspertët për shërbime dhe maksimizimin e prodhimit për vitin tjetër.”

    “Rënia e prodhimit do të dëmtojë rëndë ekonominë e familjes, pasi nuk kam burime të tjera të ardhurash”, shprehet Namik Sefedini, fermer.

    Cakrani, zona më e madhe administrative e Fierit dhe ka rreth 600,000 rrënjë ullinj. Në vitin 2024, prodhimi shkoi ne 50 mijë kuintalë, por për vitin 2025 pritet disa here me pak.

    Kujtim Xhelili, pronar fabrike dhe grumbullues shprehet se “kam përpunuar rreth 1,500 kuintal ullinj deri tani. Një rrënjë ka dhënë mesatarisht 20 kg ullinj, krahasuar me 70 kg vitin e kaluar. Vaji po shitet minimalisht me 800 lek per litër.

    “Prodhimi është më i dobët për shkak të faktorëve klimatike. Vjelja është në 20% për të siguruar të ardhurat jetike”, tha fermeri.

    Nga Kurjani i Roskovecit deri në Cakran të Fierit, ulliri këtë vit është me gjysmë rendimenti, duke vënë në vështirësi fermerët dhe familjet që varen vetëm nga kjo kulturë.

    Lushnje

    Zona kodrinore e Lushnjes duke nisur nga Thanasaj e deri ne kodrat e ujëmledhësit të Thanës ka të kultivuar rreth 500 mijë rrënjë ullinj.

    Fermerët e kësaj zonë prej disa ditësh kanë filluar vjeljen dhe përpunimin për vajin e ri. Prodhimi i ullirit, krahasuar me vitin e kaluar ka një rënie në masën 40 deri në 50% sipas zonave por cilësia e vajit është më e lartë.

    Rënia e prodhimit  i penalizon kultivuesit e ullirit  pasi kostoja është e larte.

    Afrim Matjani fermer: Kam 800 rënjë ullinj. Kushtet atmosferike të motit bëjnë punën e vet, thatësira, të gjithë ato. Po vaji është cilësor për mendimin tim me një fjalë se nuk ka ngarkesë.Pra është me cilësi.  Për momentin po ikën me shtatëqind lek për litër. Deri diku nuk jemi të kënaqur duhet të ishte pak më e lartë krahasim me shpenzimet që ka për kultivimin e ullinjve.

    Aktualisht nje liter vaj ulliri direkt ne fabrike shitet me 700 lekë.

    Shyqyri Koçi fermer: Ne kemi një javë që kemi filluar sezonin e vajit te ullirit. Prodhimi është shumë i pakët me vitin e kaluar dhe shumë familje mund të rrezikojnë të rrinë pa te ardhura. Vjet shkuam te 12 ton vaj sivjet parashikojmë te 4 ton vaj nuk ka më shumë shumë prodhim i dobët. Ka qenë shumë vere e nxehtë, ne e kemi pa vaditje. Për momentin po e shesim vajin me 700 lek per liter.

    Për shkak të rënies së prodhimit, çmimi i vajit te ullirit mund të rritet në muajt në vazhdim.

    Sokol Matjani: Prodhimi është më i dobët pritet 40% e prodhimit ndersa vjet ka pasur goxha prodhim tashi këta janë punët e natyrës.  Aktualisht ka pak ngritje të çmimit ngaqë është prodhimi i dobët ka vajtur me 700 lek litri e domethënë mirë është kjo punë për fshatarësinë është mirë sa më i mirë të jetë çmim më mirë është po për momentin këtu shtatë shitet gjithandej këtu te ne.

    Shefit Kuqi: Natyra bën ndikimin e vet domethënë ka mbajtur thatësirë shumë edhe shumë e dobët me plehrat, me kostat që kemi bërë ne tani jemi shumë të dobët për sivjet ka rediment shumë të ulët ulliri. Një litër vaji sivjet po shitet me 700 lek/litër.

    Nje fenomen i shfaqur prej vitesh në sektorin e bujqësisë është mungesa e fuqisë punëtore per vjeljen e ullinjve.

    Berat

    Edhe pse zona e Bilçës dhe fshatrat përreth njihen për prodhimin masiv të ullirit në qarkun e Beratit, prej më shumë se dy vitesh prodhimi ka pësuar rënie të ndjeshme.

    Çdo familje në zonë numëron deri në 500 rrënjë ullinj, por kushtet klimatike bëjnë që nga viti në vit shpresa për sigurimin e të ardhurave të venitet.

    Ky sezon konsiderohet ndër më të dobëtit. Mungesa e të ardhurave po ul edhe shërbimet e domosdoshme ndaj parcelave të kultivuara me ullinj, ku tashmë nuk bëhet më fjalë për investime që lehtësojnë punën e fermerëve, të cilët kryesisht janë të moshuar pas emigrimit të të rinjve.

    ‘Kemi 300 rrënjë dhe nuk morëm asnjë kokërr ullinj, se nuk  prodhuan, pleh i hodhëm. Plehrat janë me çmim të lartë’, tha një fermer.

    ‘Gjendja është e dobët këtë vit, çoi lule dhe nuk i mbajti, unë si kam vjel fare këtë vit. Shumë pak do marr”- tha një fermer.

    Bilça numëron 270 mijë rrënjë ullinj, që deri tani kanë qenë e ardhura kryesore për banorët e zonës.

    Lezhë

    Ndryshe nga Berati apo Fieri, prodhimi i ullinjve është i bollshëm në Zadrimë të Lezhës. Në fshatrat Troshan dhe Fishtë, të njohura për kultivimin e kësaj kulture, fermerët kanë nisur vjeljen, por edhe këtu problem mbetet mungesa e fuqisë punëtore.

    “Të rinjtë janë larguar ne emigrim dhe po hasin vështirësi të shumta për të siguruar krahun e punës”, thane fermerët.

    Ndërkohë kërkesa mbetet e qëndrueshme dhe e lartë. Çmimi i ullirit varion nga 150 lekë deri në 200 lekë për kg, ndërsa çmimi i vajit shkon nga 800 deri në 1200 lekë për litër.

    Përballë këtij prodhimi të bollshëm te ullirit dhe vajit, tregu vendas është i rrezikuar dhe duhet gjetur mekanizmat e nevojshëm për të eksportuar edhe jashtë vendit, thotë specialisti i bujqësisë, Preng Marku.

    Sipërfaqet me ullinj në fshatrat e Lezhës po vijnë gjithnjë në rritje gjatë viteve të fundit, ku numërohen qindra hektarë tokë të mbjella me këtë kulturë.

    Elbasan

    Vaji i ullirit ka shkuar me 800-900 lek për litër në Elbasan. Shkak i rritjes se çmimi është prodhimi i pakët i ullinjve këtë sezon.  Fermerët e Shushicës në Elbasan pranojnë se ky vit ka pasur më pak prodhim krahasuar edhe me një vit më parë.

    Kushtet klimaterike në kohën e lulëzimit, por dhe ciklin biologjik i kulturës së ullirit kanë ndikuar në rënien e rendimentit. Megjithatë vaji është cilësor. Shqetësim për fermerët është edhe mungesa e fuqisë punëtore. Sipas tyre puna sezonale në bujqësi refuzohet, ndërsa tregu i shitjes nuk paraqet qëndrueshmëri.

    Në fabrikat e prodhimit të vajit të ullirit ka nisur tashmë puna, ndërsa vetë administratorët e tyre e cilësojnë cilësinë e vajit të lartë. Çmimi i shumicës është 100 lek më shumë se vitin e kaluar.

    Elbasani në rang qarku prodhon mesatarisht 117mijë ton ullinj në vit.

    Vlorë

    Vlora, një ndër zonat më të njohura për prodhimin e vajit të ullirit po has vështirësi për gjetjen e tregut edhe pse çmimi është 800 lek për litër. Sa i përket prodhimit, ai s’ka qenë i bollshëm këtë vit.

    Edhe në Vlorë ka nisur vjelja e ullirit dhe prodhimi i vajit. Fermerët e Novoselës kultivojnë disa varietete, ndërsa pranojnë se ky vit ka pasur më pak prodhim krahasuar edhe me një vit më parë. Megjithatë për ta ajo që vlen është cilësia e vajit.

    ‘Sivjet nuk ka pasur shumë, po atë që ka, e ka cilësor, cilësia e vajit është shumë e mirë këtë vit’, tha një fermerë.

    Adhurim Lazaj, specialist i Qendrës së Transferimit të Kulturave Bujqësore, thekson se janë disa shkaqet që kanë ndikuar në prodhimin e pakët të disa varieteteve .

    “Kanë ndikuar nga kushtet e motit, por edhe sëmundjet që kanë prekur ullirin këtë vit”, tha ai.

    Në fabrikat e prodhimit të vajit të ullirit ka nisur tashmë puna, ndërsa vetë administratorët e tyre e cilësojnë cilësinë e vajit të lartë. Aktualisht po shitet me 800 lek për litër.

    Durim Ogici dhe Naxhi Llanaj theksojnë se puna ka nisur, ndërsa kjo është edhe periudha më e mirë për prodhim, në bazë edhe të varieteteve të kultivuara.

    Sipas INSTAT, një vit më parë në mbarë vendin u prodhuan mbi 157 mijë ton ullinj.

    Megjithatë të gjithë thonë se konsumatorët do të kenë vaj ulliri më cilësor se vitet e shkuara, shpresa e fundit e kultivuesve dhe përpunuesve që të dalin të fituar nga sezoni sfidues i vjeljes së ullinjve./shqiptarja.com

  • 24-vjeçarja në Lezhë në panik, policia kërkon personin që e përndoqi me makinë dhe i publikoi të dhënat personale në rrjetet sociale

    Një e re në Lezhë ka kaluar çaste paniku, pasi është përndjekur nga një person.

    Policia bën me dije se shtetasja me inicialet L. A., 24 vjeçe, banuese në Lezhë, ka bërë kallëzim se një person i paidentifikuar e ka përndjekur me automjet, i ka shkruar në numrin e telefonit dhe ka publikuar të dhënat e saj në një rrjet social.
    Sa më sipër, vijojnë hetimet nga specialistët për dokumentimin e plotë të rastit.
    Ndërkohë, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • 24-vjeçarja përndiqet me makinë, të dhënat personale ia publikojnë në rrjetet sociale

    24-vjeçarja përndiqet me makinë, të dhënat personale ia publikojnë në rrjetet sociale

     Një 24-vjeçare nga Lezha ka kaluar çaste frike dhe tensioni pas përndjekjes nga një person i paidentifikuar. Sipas Policisë, shtetasja L. A. ka kallëzuar se individi e ka ndjekur me automjet, i ka shkruar në telefon dhe ka publikuar të dhënat e saj personale në rrjetet sociale.

    Policia ka nisur hetimet për të dokumentuar plotësisht ngjarjen dhe po punon për identifikimin e personit të dyshuar.

    Njoftimi:

    Shtetasja me inicialet L. A., 24 vjeçe, banuese në Lezhë, ka bërë kallëzim se një person i paidentifikuar e ka përndjekur me automjet, i ka shkruar në numrin e telefonit dhe ka publikuar të dhënat e saj në një rrjet social.

    Sa më sipër, vijojnë hetimet nga specialistët për dokumentimin e plotë të rastit.

    Ndërkohë, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

  • 24-vjeçarja në panik, policia kërkon personin që e përndoqi me makinë dhe i publikoi të dhënat

    24-vjeçarja në panik, policia kërkon personin që e përndoqi me makinë dhe i publikoi të dhënat

    Një e re në Lezhë ka kaluar çaste paniku, pasi është përndjekur nga një person.
    Policia bën me dije se shtetasja me inicialet L. A., 24 vjeçe, banuese në Lezhë, ka bërë kallëzim se një person i paidentifikuar e ka përndjekur me automjet, i ka shkruar në numrin e telefonit dhe ka publikuar të dhënat e saj në një rrjet social.
    Sa më sipër, vijojnë hetimet nga specialistët për dokumentimin e plotë të rastit.
    Ndërkohë, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

  • Begaj në Gjirokastër: Gjuha shqipe, identitet kombëtar që duhet ta mbrojmë me përkushtim

    Begaj në Gjirokastër: Gjuha shqipe, identitet kombëtar që duhet ta mbrojmë me përkushtim

    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi sot një vizitë në Gjirokastër. Në kuadër të ditëve të shënuara të nëntorit, Presidenti Begaj u ftua nga shoqata atdhetare Labëria – Nder i Kombit në takimin mbarëkombëtar për gjuhën shqipe, një aktivitet i organizuar në bashkëpunim me universitetin “Eqerem Çabej”.
    Gjatë kësaj vizite Presidenti Begaj përcolli mesazhe të rëndësishme për sa i përket ruajtjes dhe pasurimit të gjuhës shqipe.
    Në fjalën e tij përshëndetëse, Kreu i Shtetit vlerësoi domethënien e thellë të gjuhës shqipe si “shpirti dhe ashti i kombit shqiptar”, duke e lidhur aktivitetin me datat e shenjta të muajit të nëntorit në javën e alfabetit.
    Presidenti i Republikës vlerësoi kontributin e deritanishëm për ruajtjen, përcjelljen dhe pasurimin e gjuhës shqipe, ndërsa bëri apel për një strategji të re për mësimin shqip të fëmijëve që jetojnë jashtë.
    Presidenti Begaj theksoi kontributin e figurave të shquara gjirokastrite, si Eqerem Çabej dhe Ismail Kadare në studimin, pasurimin dhe lartimin e shqipes, duke përmendur shprehjen e Kadaresë se “Gjuha është atdheu”.
    Presidenti i Republikës u ndal veçanërisht në rolin historik të Kongresit të Manastirit në unifikimin e alfabetit shqip.
    “Kongresi i Manastirit i vitit 1908 mbetet një ndër momentet më të ndritura të historisë shqiptare. Pas Kuvendit të Lezhës dhe Lidhjes së Prizrenit, ishte Kongresi i Manastirit që përcaktoi rrugën e bashkimit shpirtëror dhe kulturor të shqiptarëve përmes njësimit të alfabetit të gjuhës shqipe. Me atë vendim u hodhën themelet e identitetit tonë modern dhe u ndez drita e një bashkimi që do të përgatiste pavarësinë”, – theksoi Presidenti Begaj.
    Kreu i Shtetit vlerësoi rolin e mësuesve, prindërve, shoqatave kulturore dhe klerikëve që po mbajnë gjallë gjuhën amtare në Diasporë.
    “Ata janë ambasadorët e gjuhës sonë në botë dhe meritojnë mirënjohjen e përjetshme të kombit tonë”, – u shpreh Presidenti i Republikës, duke theksuar se përpjekjet e tyre kanë nevojë për mbështetje më të fortë, për një vizion të përbashkët e të qëndrueshëm.
    “Ne duhet të jemi kujdestarët e vetëdijshëm të gjuhës sonë, ta mbrojmë me dashuri dhe urtësi, duke e përditësuar dhe duke e përshtatur me kohën”, – u shpreh Presidenti Begaj.
    Në mbyllje, Presidenti i Republikës falënderoi organizatorët dhe universitetin “Eqerem Çabej” për kontributin në promovimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare, duke theksuar se “ruajtja e shqipes është ruajtja e vetë atdheut”.
    Kreu i Shtetit u prit nga Kryebashkiaku Flamur Golemi dhe autoritetet vendore, e po ashtu zhvilloi vizita në Shtëpinë Muze të Ismail Kadaresë, në Obeliskun e Arsimit dhe në kalanë e Gjirokastrës.