Tag: Lezhë

  • Basha i drejtohet Ramës: Ose je paaftë, ose pjesë e aferave

    Basha i drejtohet Ramës: Ose je paaftë, ose pjesë e aferave

    Lulzim Basha ishte sot në Elbasan për të prezantuar kandidatët për deputetë para strukturave. Basha foli edhe për një prej simboleve të korrupsionit qeveritar siç është inceratori në Elbasan. Ai tha se disa vite më parë ishte vet kryeministri Rama qëmblodhi shokët dhe zhvilloi një mbledhje ogurzezë.
    Pjesë nga fjala e Bashës:

    Gjurma e korrupsionit është kudo. Po në asnjë vend më shumë sesa aty ku Edi Rama i mblodhi shokët e tij në inceneratorin e Elbasanit. Një mbledhje ogurzezë, për të justifikuar aferën korruptive më të paimagjinueshme në historinë e Shqipërisë pluraliste si avokatë të një skeme tërrësisht korruptive. Aty ishin Ter Koka dhe Lali Eri. Aty ishte Ben Tigri, aty ishte Alqi, aty ishin shokët me të cilët ndërtohej kjo aferë korruptive, me të cilët përpijnë jo një, jo dhjetëra, por qindra milionë euro të taksapaguesve shqiptarë.
    I nxorrën nga xhepat të zbrazura dhe të varfëruar të familjeve të Elbasanit dhe të gjithë Shqipërisë. I hoqën nga investimet për lagjet dhe fshatrat e Elbasanit. I shtrydhën nga spitalet e rënuar të Elbasanit dhe të gjithë Shqipërisë. I zhdukën nga fondi i pronarëve që dhe sot e kësaj dite vazhdojnë të trajtohen me të njëjtin cinizëm si në kohën e diktaturës. I mblodhi pra kështu paratë e shqiptarëve për t’ia dorëzuar në dorë një bande kriminale bashkë me ministrat e tij, në atë që sot i madh e i vogël, e gjithë Europa e deri në Amerikë e njohin si afera e inceneratorëve.
    Këtu merr kuptim gjithçka, edhe pyetja ime tash 8 ditore, “ku t’metën shokët”. Sepse shokët që kishte me vete në inceneratorë për ta mbrojtur vjedhjen e shekullit, një nga një ia mori SPAK. Ca SPAK, e ca dekriminalizimi. Sigurisht është një pyetje retorike. Shqiptarët e dinë se ku janë shokët e Edi Ramës, ndaj dhe thirrja ime ku i ke shokët, pavarësisht se shumica e njerëzve vënë buzën gaz, të gjithë na shkon ndërmend se përgjigjja ndaj pyetjes se ku i ke shokët është përgjigjja më e vërtetë ndaj të vërtetës më të madhe që është korrupsioni i kësaj qeverie. Një nga një të gjithë shokët e tij në burg, para drejtësisë, në arrati, ose në hetim.
    Ndaj, dëgjoje mirë o Rame, se ndryshe nga ç’the sot në Lezhë nuk jam duke kërkuar banjon, nuk të ngatërroj ty me banjon, mos ki merak, por ktheji përgjigje shqiptarëve: ku i ke shokët, pse i ke shokët aty? A je i paaftë e duhet të shkarkohesh menjëherë, të shkarkohesh tani? Apo je pjesë e aferave korruptive dhe e ke vendin aty tek shokët, tek 7×7, 313-të?

  • Gjekmarkaj në Rubik: Me daulle e pritën Ramën, por edhe me daulle do të ikë më 11 maj

    Gjekmarkaj në Rubik: Me daulle e pritën Ramën, por edhe me daulle do të ikë më 11 maj

    Drejtuesi politik i PD në qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj ka prezantuar në Rubik kandidatin e PD  në listën e hapur për deputetë në zgjedhjet e 11 majit.
    Gjekmarkaj tha se Rubiku është lënë pa asnjë investim nga Rilindja! Do i kthehet çdo gjë që i takon, rroga pensione e investime.
    Postimi: 

    Me daulle e priten, me daulle do të ikë!

    Me qytetarë të Rubikut, demokratë dhe mbështetës të Partisë Demokratike
    Sot, në këtë qytet me tradita dhe histori, u mblodhëm të lirë, me bindjen dhe dëshirën për një ndryshim të vërtetë. Mbarë qytetarët dëshmuan se besojnë te Partia Demokratike, te programi e historia e saj dhe te fjala e Sali Berishës, si garancia e fitores dhe e të ardhmes europiane të Shqipërisë. Rubiku është lënë pa asnjë investim nga Rilindja! Do i kthehet çdo gjë që i takon, rroga pensione e investime.
    Në këtë rrugë drejt fitores, kemi një përfaqësues të denjë, një intelektual, njeri të ndershëm dhe punëtor, Aleksandër Lalën. Ai është kandidati që njeh hallet dhe nevojat e Rubikut, që ka një plan të qartë për zhvillimin e qytetit.
    E përsëris, Programi i Partisë Demokratike për Rubikun nuk është thjesht premtim elektoral, por një angazhim i fortë për investime, infrastrukturë moderne, punësim dhe mbështetje për familjet dhe bizneset vendase. Ne besojmë te puna dhe zgjidhjet, jo te propaganda dhe fasadat!
    Ndërkohë, përballë nesh është një pushtet që po përpiqet ta mbajë veten me forcë, me lista dhe me urdhra për të mbushur sallat artificialisht.
    Edi Rama nuk mund të mbledhë as me detyrim atë që ju sot e bëtë me zemër dhe besim! Sot jeni  shume se besoni te fitorja. Ata vijnë me bilbila dhe daulle, por me daulle do ta përcjellë populli i Lezhës dhe i gjithë Shqipërisë më 11 Maj, tek ikin nga sytë e këmbët.
    Dhe kur kryeministri pyet se kë do të votonte Fishta në këtë realitet, përgjigjja është e thjeshtë:  jo ai që thotë “Dokrra hinit”
    Kjo qeveri mund të tundë pasaportën si dajre  ne autobuz sa të dojë, por më 11 Maj do të tundet nga vota e shqiptarëve! 12 vjet Europa na mbajti larg prej kesaj qeverie që na ka zënë rrugën. Pastrimi i rrugës, detyra jonë që do të thotë hyrja në Europë me meritë.
    Rubiku e ka vendosur! Lezha e ka vendosur! Shqipëria e ka vendosur! Më 11 maj, të gjithë bashkë për fitoren e Partisë Demokratike! Rroftë PD! Rroftë Mirdita, rroftë Shqipëria!

  • Vendi përfshihet nga reshje shiu, sinoptikanët: Rrebeshe në kryeqytet, Shkodër dhe Lezhë

    Vendi përfshihet nga reshje shiu, sinoptikanët: Rrebeshe në kryeqytet, Shkodër dhe Lezhë

    Shqipëria është përfshirë nga reshje shiu, ku në disa qarqe nuk do të mungojnë edhe rrebeshet.

    Sipas sinoptikanëve, kryeqyteti, Shkodra dhe Lezha janë qarqet që do të kenë më shumë reshje shiu dhe përmbytje lokale.

    Për pasojë nuk do të mungojnë edhe temperaturat e ulëta.

    “Nga e marta në vijim kemi rënie graduale të temperaturave të ajrit si në vlerat minimale edhe ato maksimale”, tha sinoptikani Hakil Osmani.

    Në disa zona malore të vendit nuk do të mungojnë edhe reshjet e dëborës.

    “Në zonat e thella malore në pjesën e dytë të javës do kemi prezente edhe reshje dëbore në verilindje dhe juglindje”, tha Osmani.

    Herë pas here problem do të jetë edhe era duke krijuar dallgëzim në det të hapur. Sipas sinoptikanëve, kjo situatë moti i paqëndrueshëm me reshje shiu dhe dëborë pritet të na shoqërojë deri në fund të muajit Mars.

  • Aksident në aksin Lezhë-Shëngjin, tre persona përfundojnë në spital, dy prej tyre në gjendje kritike

    Aksident në aksin Lezhë-Shëngjin, tre persona përfundojnë në spital, dy prej tyre në gjendje kritike

    Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, ku dy automjete janë përplasur kokë më kokë. Si pasojë e përplasjes, tre shtetas kanë mbetur të plagosur, dy prej tyre në gjendje të rëndë.
    Paraprakisht dyshohet se automjeti tip Mitsubishi ka qenë duke dalë në rrugë, ndërsa mjeti tip Golf ka qenë në parakalim, çka ka sjellë në përplasjen e fortë mes dy makinave.
    Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

  • Gjekmarkaj: Qeveria mund të tundë pasaportën si dajre, por më 11 Maj do tundet nga vota e shqiptarëve

    Gjekmarkaj: Qeveria mund të tundë pasaportën si dajre, por më 11 Maj do tundet nga vota e shqiptarëve

    Drejtuesi politik i PD në qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj ka prezantuar në Rubik kandidatin e PD në listën e hapur për deputetë në zgjedhjet e 11 majit.
    Gjekmarkaj tha se Rubiku është lënë pa asnjë investim nga Rilindja! Do i kthehet çdo gjë që i takon, rroga pensione e investime.
    “Në këtë rrugë drejt fitores, kemi një përfaqësues të denjë, një intelektual, njeri të ndershëm dhe punëtor, Aleksandër Lalën. Ai është kandidati që njeh hallet dhe nevojat e Rubikut, që ka një plan të qartë për zhvillimin e qytetit.
    E përsëris, Programi i Partisë Demokratike për Rubikun nuk është thjesht premtim elektoral, por një angazhim i fortë për investime, infrastrukturë moderne, punësim dhe mbështetje për familjet dhe bizneset vendase. Ne besojmë te puna dhe zgjidhjet, jo te propaganda dhe fasadat”, tha Gjekmarkaj.
    Sipas tij, përballë PD është një pushtet që po përpiqet ta mbajë veten me forcë, me lista dhe me urdhra për të mbushur sallat artificialisht.
    “Edi Rama nuk mund të mbledhë as me detyrim atë që ju sot e bëtë me zemër dhe besim! Sot jeni shume se besoni te fitorja. Ata vijnë me bilbila dhe daulle, por me daulle do ta përcjellë populli i Lezhës dhe i gjithë Shqipërisë më 11 Maj, tek ikin nga sytë e këmbët.
    Dhe kur kryeministri pyet se kë do të votonte Fishta në këtë realitet, përgjigjja është e thjeshtë: jo ai që thotë “Dokrra hinit”
    Kjo qeveri mund të tundë pasaportën si dajre në autobus sa të dojë, por më 11 Maj do të tundet nga vota e shqiptarëve! 12 vjet Europa na mbajti larg prej kësaj qeverie që na ka zënë rrugën. Pastrimi i rrugës, detyra jonë që do të thotë hyrja në Europë me meritë”, tha drejtuesi politik i PD për Lezhën, Agron Gjekmarkaj.

  • “Edi Rama do të jetë krenaria e kombit”- Kryeministri i përgjigjet me batutë Ulsi Manjës: Je ministër Drejtësie dhe nga Dibra, do thonë…

    “Edi Rama do të jetë krenaria e kombit”- Kryeministri i përgjigjet me batutë Ulsi Manjës: Je ministër Drejtësie dhe nga Dibra, do thonë…

    Gjatë një takimi elektoral në Lezhë, kryeministri Edi Rama ka bërë batuta me drejtuesin politik të këtij qarku, Ulsi Manjën.
    Batuat erdhën pasi ministri Manja deklaroi se Edi Rama do të jetë krenari e kombit shqiptar kur Shqipëria të ulet në tryezën e BE-së.
    “Kryeministri jo vetëm na bën krenar në arenën ndërkombëtare, por nesër kur të ulemi në tryezën e BE Edi Rama do të jetë krenaria e kombit shqiptar. Mos harroni numrin 5 në fletën e votimit, Edi Rama kryeministër, mandati i katërt i PS”, tha Manja.
    Në përgjigje, Rama tha: “E para njëherë dua ta bëj të qartë se kjo e fundit ishte e Ulsiut. Jo se PS nuk merr mandatin e pestë. Por për pjesën time flas vetë. Duhet sqaruar kjo se Ulsiu ministër drejtësie po, prokuror po, nga Dibra po, do thonë ky di një gjë, por nuk di.”
    Më tej Rama vijoi duke thënë: “Më vjen mirë që jam sot në këtë sallë që është siç i ka hije ambicies së Pjerinit (Ndreut) për Lezhën. Kam ardhur shpesh, kemi patur takimi entuziaste, kemi mbjellë fitore shumë të bukur, por më ka munduar fakti se salla ishte në pikë të hallit. Por sot më vjen mirë që nuk është vetëm pamja e rinisë së Lezhës por edhe ky mjedis në që është në lartësinë e Pjerinit për Lezhën.
    Deri më 11 maj do të jetë shumë shpesh rasti që deputetët që janë këtu do të flasin për gjithçka kemi bërë qoftë në rang vendi, qoftë qarku. Ndërkohë që në Mirditë kemi bërë goxha punë, por aty drejtimi i Bashkisë nuk është i yni dhe do të jetë mundësia për të folur çfarë do të bëjmë akoma.”