Një person është dhunuar rëndë në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur në një pikë karburanti, në aksin rrugor Lezhë-Rrilë, ku personi është nxjerrë me forcë nga automjeti me të cilin udhëtonte dhe më pas është goditur me mjete të forta nga autorët.
I plagosuri është transportuar fillimisht në urgjencën e spitalit të Lezhës, ku ka marrë ndihmën e parë, ndërsa më pas është dërguar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar, për shkak të gjendjes së tij të rënduar.
Policia e Shtetit ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes, ndërsa po punon për sqarimin e rrethanave dhe motiveve që çuan në dhunimin e shtetasit.
Tag: Lezhë
-

Dhunohet rëndë një person, u godit me sende të forta! Dërgohet te Trauma
-

Lezhë/ Sulmohet një person, e nxjerrin nga makina dhe e godasin, përfundon tek Trauma
Një person është dhunuar rëndë mbrëmjen e së martës në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të një pike karburanti, në aksin rrugor Lezhë–Rrilë, ku personi ne fjale është nxjerrë me forcë nga automjeti me të cilin udhëtonte dhe më pas është goditur me mjete të forta nga autorët.
I plagosuri është transportuar fillimisht në urgjencën e spitalit të Lezhës, ku ka marrë ndihmën e parë, ndërsa më pas është dërguar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar, për shkak të gjendjes së tij të rënduar.
Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes, ndërsa po punon për sqarimin e rrethanave dhe motiveve që çuan në dhunimin e shtetasit.
gijotina.com/ -

Lezhë, dhunohet rëndë një shtetas/ Disa persona e godasin me sende të forta pasi e nxjerrin nga mjeti. Dërgohet te Trauma
Një person është dhunuar rëndë mbrëmjen e kësaj të marte në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të një pikë karburanti, në aksin rrugor Lezhë–Rrilë, ku një i ri rreth te 30-tave është nxjerrë me forcë nga automjeti me të cilin udhëtonte dhe më pas është goditur me mjete të forta nga autorët.
I plagosuri është transportuar fillimisht në urgjencën e spitalit të Lezhës, ku ka marrë ndihmën e parë, ndërsa më pas është dërguar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar, për shkak të gjendjes së tij të rënduar.
Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes, ndërsa po punon për sqarimin e rrethanave dhe motiveve që çuan në dhunimin e shtetasit. -

”Përmbytja në Lezhë ishte fatkeqësi natyrore e stimuluar”, Gjekmarkaj: Histori e përsëritur nga qeveria
Nënkryetari i Kuvendit, deputeti i PD në qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj në seancën e sotme plenare në Kuvend u ndal në përmbytjet e ndodhura në këtë zonë. Sipas tij përmbytjet ndodhën për shkak të lënies pas dore të investimeve nga pushteti lokal dhe qendror.
”Ajo që ndodhi me përmbytjet nuk është surprizë dhe as fatkeqësi e pashmangshme, ishte fatkeqësi natyrore e stimuluar, është pasqyrë e korrupsionit dhe dështimit të pushtit lokal dhe qendror. Histori e përsëritur që qytetarët vuajnë dhe qeveria fshihet.
Përmbytjet në zonën e Lezhës, nuk erdhën papritur, as mungesa e dritave, ndodh ajo që gjithmonë ndodh kur pushteti nuk investon, por merr. Nuk ka vlerësim dëmesh, nuk ka plan menaxhimi, madje dhe zjarri i Shëngjinit që mbeti pa përgjigje. Kjo tregon se kur pushteti ndërton propagandë dhe zhvasin qytetarët, i merr para uji, i djeg zjarri dhe i mbyt tymi”, tha ai. -

“Pushteti ndërton propagandë”/ Përmbytjet e fundit, Gjekmarkaj: Është pasqyrë e qartë e korrupsionit dhe dështimit
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, në fjalën e mbajtur në Kuvend, e vendosi theksin tek përmbytjet e fundit të regjistruara në Shqipëri nga veriu në jug si pasojë e reshjeve të dendura të shiut që prekën vendin përgjatë javëve të fundit.
Gjekmarkaj tha se të gjitha dëmet dhe fatkeqësitë e qytetarëve janë dhe vazhdojnë të mbulohen me premtime boshe
“Jeni përballur jo vetëm më fuqinë e natyrës, por dhe me dobësinë e një shteti në gjunjë dhe një pushteti pas shqisa. Ajo që ndodhi ditët e fundit është fatkeqësi e stimuluar. Është pasqyrë e qartë e korrupsionit dhe e dështimit të pushtetit lokal dhe qendror. Një histori e përsëritur, ku qytetarët vuajnë ndërsa përgjegjësit fshihen pas premtimeve boshe, lekëve të zhvatura.
Përmbytjet nuk erdhën papritur. Ndodhi ajo që ndodh kur pushteti nuk investon, por merr, kur nuk dëgjon, por flet, kur nuk vlerëson rrezikun por e vesh me një premtim të ri. Në Lezhë nuk ka pushet lokal, nuk ka ministri, bujqësie, mbrojtje dhe as emergjenca civile. Argjinaturat janë amortizuar. Një e carë u mbyll përpara kamerave, një tjetër u hap sërish 24 orë më pas.
Ka zëra dhe diskutime publike mbi abuzime dhe devijime të mundshme për interesa ndërtimore. Në vend te tyre nuk është hapi të shohin ndonjë leje ndërtimi. Hidrovoret janë lënë në mëshirë të fatit, hidrovori i Tales mbeti pa energji kur duhej më shumëse kurrë. Premtimet bien si shi dhe shiu nuk ndalet kurrë dhe ai sillet sipas qejfit. Në vend t një reagim shtetëror, qytetarët morën disa pako ushqimore të shpërndara pjesërisht, Trajtim minimal e fyes për njerëz që humbasin gjithçka. Nuk ka dëmshpërblim e as vlerësim dëmesh.
E gjitha kjo tregon se kur pushteti ndërton propagandë, kur njerëzit e shvasin, i mbyt pasoja. Sot nuk jemi në këtë seancë vetëm për të përshkruar dëmet, jemi për të ngritur zërin e një komuniteti që nuk e meriton të trajtohet si tokë e askujt. Jemi këtu për të thënë qartë se Lezha, Mirdita dhe Kurbini nuk kanë nevojë për rrena përpara kamerave”, tha Gjekmarkaj. -

Atenati në Elbasan, Karamuço: Lezhiani i ndaluar nga policia mund të këtë luajtur rolin e negociatorit
Një person nga Lezha është ndaluar nga policia ne lidhje me vrasjen e biznesmenit Edmond Mehalla, i njohur edhe si Edmond Hyka ne Elbasan. Naldo Gjini u ndalua nga policia në Lezhë dhe më pas iu përcoll për veprime hetimore policisë së Elbasanit, pasi ka rezultuar se ka përdorur makinën e autorëve.
Eksperti Ervin Karamuço tha se organizimi i autorëve sipas të dhënave kanë qenë i shpejtë dhe jo i planifikuar. Gjithashtu tha se nga hetimet ka dyshime se personi i ndaluar mund të ketë luajtur rolin e negociatorit mes palëve.
“Dyshohet se kemi të bëjmë një konflikt për pazare të prishura që kanë sjellë përplasje me një grup në zonën e Kurbinit. Grupi kriminal, me sa dyshon policia, duket se ka ngarkuar personin për të kryer atentatin kur gjërat kanë shkuar keq. Por hetimet vijojnë ende.
Dhe gjithçka do të zbardhet shumë shpejt.Nga hetimet që janë bërë duhen parë rolet e bashkëpunëtorëve të përfshirë që mund të jenë edhe pjesë e kompanisë së viktimës apo Elbasan, nuk mund të flasim para kohe”, tha ai. -

Ekzekutimi i biznesmenit në Elbasan/ Dy të arrestuar dhe një në kërkim, mes tyre ortaku dhe roja i karburantit
Dy persona janë të arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit Edmond Hyka në Elbasan dy ditë më parë.
Gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat raporton se bëhet fjalë për ish-ortakun e tij si dhe rojen e karburantit. Ky i fundit është akuzohet për veprime që pengojnë të vërtetën, ndërsa asnjëri prej tyre nuk është autor.
Ndërkohë, Naldo Gjoni ndodhet ende i shoqëruar nga policia. Një natë më parë policia ushtroi kontroll në banesën e tij në Lezhë, pasi dyshohet se ai ka përdorur më parë mjetin ‘Audi’ që u dogj pas ngjarjes.
Edmond Mëhalla u vra mbrëmjen e djeshme në Elbasan. I njohur edhe si Edmond Hyka, ai u qëllua menjëherë pasi doli nga biznesi i tij dhe u fut në makinë, aty ku u ekzekutua me dy plumba.Top Channel
-
Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Tre të shoqëruar, mes tye ish-ortaku i biznesmenit dhe roja e karburantit, ja për çfarë akuzohen
ELBASAN- Tre persona janë shoqëruar nga policia për vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla, i cili u ekzekutua me armë mbrëmjen e së dielës në Elbasan. Bëhet fjalë për ish-ortakun e biznesmenit dhe roja e karburantit “Xhaxhi Oil” në pronësi të viktimës, ku edhe ndodhi ngjarja, si dhe një person i tretë që u shoqërua ditën e djeshme.
Sipas burimeve, biznesmeni i ndjerë ka pasur një konflikt me ish-ortakun, i cili dyshohet se ka gënjyer kur është pyetur se ku ndodhej në momentin e vrasjes. Ndërkohë, roja e karburantit do të merret në pyetje, pasi dyshohet për pengim të hetimeve për ngjarjen. Hetuesit dyshojnë se ai ka qenë në dijeni të rrethanave para dhe pas ngjarjes, por nuk ka njoftuar autoritetet.Ditën e djeshme u shoqruar edhe shtetati Naldo Gjoni banues në Lezhë, i cili dyshohet se mund të ketë përdorur gjatë ditëve të fundit automjetin tip “Audi”, i cili u përdor nga atentatorët në ekzekutimin e biznesmenit mbrëmjen e 30 nëntorit. Ai është fiksuar nga kamerat e sigurisë në Rrugën e Kombit, teksa kryente pagesën në traun e autostradës, duke përdorur të njëjtin automjet që më pas u identifikua si pjesë e skemës së krimit.
Mondi Mëhalla u ekzekutua mbrëmen e të dielës në mjetin e tij Range Rover, i cili gjendej i parkuar pranë karburantit “Xhaxhi Oil” në pronësi të tij. Hetimet janë përqendruar në konfliktet e mundshme që 43 vjeçari Mëhalla ka pasur kohët e fundit, pasi disa prej te shoqëruarve dhe të afërm të viktimës kanë dhënë deklarimet e tyre para grupit hetimor. Mëhalla ka qenë i skeduar më herët për shpërndarjen e lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje, ndërkohë që në vitin 2020, Prokuroria e Elbasanit ka nisur një hetim pasuror ndaj tij për pastrim parash.
Mëhalla, ishte pronari i club lounge “Hollyvood Lounge Bar”, i cili njëherësh zotëronte dhe një pikë karburanti të quajtur “Xhaxhi Oil” si dhe një kompani taksish me emrin “El Taxi”. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Emin Matraxhiu” në Elbasan, 50 metra larg vendit ku ndodhi masakra e 4 shkurtit 2016, ku mbetën të vrarë 3 persona dhe 8 të tjerë u plagosën rëndë./ZËRI -

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës në Elbasan, arrestohet për vrasje ish-ortaku i tij dhe roja e karburantit! Në kërkim një tjetër
Në pranga është vënë ish-ortaku i Mëhallës me akuzën për vrasje si dhe roja i karburantit “Xhaxhi Oil”, ku ndodhi ngjarja, për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Në kërkim, si bashkëpunëtor, është shpallur një tjetër. Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”
ELBASAN – Dy persona janë arrestuar për vrasjen e biznesmenit Edmond Hyka alias Mondi Mëhallambrëmjen e së dielës në Elbasan. Në pranga është vënë ish-ortaku i Mëhallës me akuzën për vrasje si dhe roja i karburantit “Xhaxhi Oil”, ku ndodhi ngjarja, për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”
Naldi Gjini, i cili u shoqërua një ditë më parë pasi ishte parë ditët e fundit duke qarkulluar me makinën që përdorën autorët në ekzekutimin e 43-vjeçarit, është ende i shoqëruar dhe pa fletë arresti. Ndërkohë, në kërkim është shpallur edhe një person tjetër, i dyshuar si bashkëpunëtor. Naldo Gjini, me origjinë nga Lezha, ishte parë ditëve të fundit të qarkullonte në rrugën e Kombit me makinën që përdorën autorët në vrasje. Policia e Lezhës ushtroi kontrolle në banesën e tij në Lezhë. Automjeti i përdorur nga autorët ishte në pronësi të subjektit të viktimës, që jepte makina më qira.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”
Ngjarja e rëndë u shënua mbrëmjen e së dielës kur biznesmeni Mondi Mëhalla sapo kishte dalë nga një zyrë në karburantin në pronësi të tij “Xhaxhi Oil” dhe hyrë në makinën tip “Range Rover”. Ai u qëllua tre herë me plumba pistolete, dy prej të cilëve e kapën në kokë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”
Njëri nga autorët ka dalë nga makina tip “Audi”, është afruar dhe e ka qëlluar. Dy autorët u larguan më pas drejt Librazhdit, ku edhe dogjën automjetin në fshatin Mirakë.Brenda mjetit, që u gjet e djegur paraditen e djeshme, u gjet edhe një pistoletë Beretta e përdorur në krim.
43-vjeçari nuk ishte person i panjohur për policinë, me precedentë për narkotikë dhe armëmbajtje pa leje. Ai jetonte në Tiranë në zonën e Komunës së Parisit, ndërsa kishte shtrirë prej vitesh aktivitetet e tij të biznesit në Elbasan. Ai ishte pronar i karburantit “Xhaxhi Oil, pranë të cilit u ekzekutua në atentatin mafioz, një shërbimi taksi “El Taxi”, të ngritur së fundmi si dhe deri para pak vitesh posedonte një lokal të njohur në Elbasan, “Hollywood Lounge Bar”, aktualisht me aktivitet të pezulluar.
-

U ekzekutua me dy plumba në kokë, i jepet sot lamtumira e fundit biznesmenit! Ceremonia mortore, nën masa sigurie
Sot, në orën 10:00, në qytetin e Elbasanit do të përcillet për në banesën e fundit biznesmeni 43-vjeçar Mondi Mehalla (Edmond Hyka), i cili u ekzekutua mbrëmjen e së dielës brenda automjetit të tij. Ceremonia mortore zhvillohet nën masa të shtuara sigurie, ndërsa hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve po vijojnë intensivisht.
urime të grupit hetimor konfirmojnë se një person nga Lezha është shoqëruar ditën e djeshme, pasi dyshohet se mund të ketë dijeni rreth konfliktit që Mehalla kishte pak ditë para ekzekutimit. Kjo përplasje, ende e paqartë në motive, po shihet si një nga pistat kryesore të hetimit.
Policia ka konfirmuar se Naldo Gjini është emri i parë i dyshuar për ekzekutimin mafioz të biznesmenit. Struktura të shumta të policisë janë angazhuar në kërkim të tij, ndërsa kontrollet po shtrihen në disa qytete.
Hetimet kanë zbuluar një tjetër element të rëndësishëm: përveç “Audi”-t të djegur të gjetur në Mirakë, një automjet i dytë i dyshuar si i përdorur në ngjarje është identifikuar në Durrës dhe është sekuestruar për ekspertizë të thelluar. Dy mjetet po analizohen për gjurmë biologjike, shenja gishtash dhe çdo provë që mund të çojë në identifikimin e atentatorëve.
Vrasja ndodhi rreth orës 20:35 të së dielës, pranë biznesit të viktimës në Unazën Jugore. Sipas ekspertëve, Mehalla është qëlluar me tre plumba, dy prej të cilëve në kokë ,një metodë tipike e ekzekutimit profesional. Ai sapo ishte futur në automjet kur u sulmua.
Deri tani janë shoqëruar të paktën 15 persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen. Policia ka ngritur pika kontrolli në të gjitha daljet e Elbasanit dhe vijon kontrollet në banesa, rrugë dytësore dhe zona periferike. Familjarë dhe të afërm të viktimës janë marrë në pyetje për të ndihmuar në identifikimin e konflikteve të mundshme që 43-vjeçari mund të ketë pasur së fundmi.
Burime zyrtare konfirmojnë se Mehalla kishte precedentë penalë në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje. Ky fakt, së bashku me konfliktin e ditëve të fundit, po konsiderohet një pistë e fortë që hetuesit po e ndjekin me përparësi.
Grupi i posaçëm hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, vazhdon punën për mbledhjen e çdo prove dhe për analizimin e pamjeve filmike të zonës. Autorët vijojnë të jenë ende në arrati, ndërsa priten zhvillime të reja në orët në vijim.