Tag: lexuesit

  • Edicioni i 28-të i panairit të librit, Living sjell tituj të rinj për lexuesit e të gjitha moshave

    Edicioni i 28-të i panairit të librit, Living sjell tituj të rinj për lexuesit e të gjitha moshave

    Prej 28 vitesh panairi i librit hap dyert për të gjithë lexuesit. Autorë, botues, përkthyes bëhen bashkë e një qëllim të vetëm, afrimin e lexuesit me librin.
    Mbi 90 shtëpi dhe ente botuese kanë bërë gati me dhjetëra botime të reja, prezantime të veprave të autorëve shqiptarë dhe të huaj duke e kthyer këtë panair një festë të vërtetë të letërsisë. Në katin e dytë as këtë vit nuk mungon stenda e botimeve “Living” e cila sërish sjell një gamë të gjerë titujsh që përmbushin kërkesat dhe shijet artistike të çdokujt.
    Nxënësit e shkollave dhe të moshuarit ishin të parët që iu drejtuan panairit. Një pjesë e të cilëve vijojnë të mbeten lexues besnik, e që nuk mungojnë në asnjë edicion të eventit më të madh dedikuar letërsisë.

    Nga ana tjetër organizatorët theksuan rëndësinë e promovimit të leximit në kohët moderne, e mbi të gjitha u ndalën në problematikat dhe vështirësitë që po hasin prej vitesh.
    Dyerve të Pallatit të Kongreseve do të jenë të hapura deri më datë 16 nëntor, dhe përgjatë këtyre ditëve përveç uljeve, nuk do të mungojnë as tryezat e diskutimit e deri tek ndarja e çmimeve.
    /vizionplus.tv

  • Disa fjalë për romanin “Saga e Lepajve” i Lutfi Lepajës

    Disa fjalë për romanin “Saga e Lepajve” i Lutfi Lepajës

    Nga: Agron GërguriNjë rrëfim romanesk që trajton estetikisht “saktësinë e pasaktësisë” dhe prek mendjen e fjetur mbi kujtesë. Lëvizjet nëpër kohë atje këtu, mendim, emocion, ndjenjë reagim lojë – përjetim si një minierë e shkrimit me begati mineralesh që janë fjalë, shprehje të kuptueshme që të bëjnë prezent edhe aty ku nuk je sepse autori nganjëherë nuk të lë t’i hysh në rrëfim nga xhelozia dhe egoizmi. Ai lëviz nëpër ngjarje duke shpërfaqë një kulturë jete ngërthyer me kulturën e leximit si një pasuri letrare të cilën e shndërron në materie romani duke e afirmuar jetën bukulike si nivel qytetrimi i tradicionales të cilën e nxjerr nga kujtesa. Romani “Saga e Lepajve”  mund të përkufizohet si “neorealizëm eseistik” bazuar në dokumentaritet të “projektuar” përplot më figuracione që bëhen mesazhe.“Kalërimin” letrar nga ngjarja në ngjarje nga një vend në tjetrin e bënë pa e humbur rrjedhën e rrëfimit në rrafshin emocional, duke e dilematizuar saktësinë e ambalazhuar me pasaktësi si formulim estetikë që kap universalen si kuptim përtejletrar duke mbledh nostalgjitë e lexuesit në bazenin e shterrur të kujtesës. Emrat autorëve të njohur i përdor si kode për leximin e situatave të përbotshme dhe  identifikimin e të ndodhurave të ngjashme krahasimisht me secilin lexues.Kapërcime xhojsane dhe “bashkëbisedimi” me lexuesinNga demonstratat e vitit 1968 tek gjykatësi i cili me frymën e ligjit dënonte edhe gomën e traktorit që ka shkel në përpeq. Kapërcime që rrëfimin e përdorin rrugë nëpër të cilën kalon imagjinata dhe lë shenjë përtejletrare.Fillimin ekspresiv e të begat me veprime e dinamikë që kërkon kondicion të lexuesit nuk e përcjell fundi i cili kur shterret pastaj reciklon sekuencat në një betejë me demencen e lexuesit.Rrëfimet e përsëritura me ndryshime të stilit “Nuk ishte bash ashtu siç ju thash”, “nuk” e pasurojnë rrëfimin  aq sa duket se autori e dëshiron.Personazhet e romanit janë marioneta të cilët i lëvizë në kohë pa ndonjë pengesë edhe pse nganjëherë të duket se orën të cilën e kurdis sot ajo ka cingërruar më herët, e rëndësishme është se jehona të zgjon.Gjuha përkatësisht dialekti i romanit është në funksion të trashëgimisë gjuhësore si pasuri letrare të cilën e lëron autori. Lutfiu të gjitha i vë në funksion të mesazhit (lexo selamit) që do ta përcjell edhe pse nganjëherë edhe vetë i kundërvihet atij mesazhi. Pra romani “Saga e Lepajve” nuk të lë vetë ta kexosh, por është lexim reciprok, ku lexuesi gjen te vetja diçka të ndrydhur të cilën e nxjerr në shqyrtim  si vlerë të mospajtimit dhe dyshimit deri te e pathëna në dashuri si një përjetim i veçant që nis me dëshira seksuale të cilat me ëndje i tregon dhe  është krejt e parëndësishme janë të vërteta apo jo duke e vërtetuar thënien se rrëfimi në roman është më i vërtetë se e vërteta jetësore që ka mund të jetë motiv i romanit.Lutfiu e nget kalin Rosinant të Don KishotitQë në hyrje autori jep lirinë e të kuptuarit ndryshe të asaj që autori ka dashur të thotë për ta lënë mundësinë e “vrasjes” së rrëfimit real me fantazinë e lirë si diçka që nuk e dijmë çka është por na përshkon në vete si një mendim i parehatuem por gjithë i freskët në lodhjen e tij si kali Rosinant i Don Kishotit. Autori në esenë hyrëse si një preambulë e sagës e tund ngjarjen me gjendje e situata të cilat i vendos e zhvendos derisa sa lexuesit t’i bie tamam, pastaj e gjuan figurën herë larg që ta shumëkuptimësoj siç e do arti i fjalës me të cilin ai bënë biopsinë e jetës duke e diagnostifikuar si një sëmundje të pashërueshme dëshirash si një orgazëm herë larg aktit pasi që është hangër pitja. Në lexim/perceptim të dërgon deri aty ku takohen absurdi dhe ekzistencializmi duke e pasur gjithëherë seriozitetin si yrrnek joserioz si provë jetëngutjeje e cila në shkrimtarin e tij fermentohet në kuptim jo dogmatik dhe stampohet si pikëpyetje a thua a i kanë mjaftuar 13 mullinj që të bluajë fjalët e duhura me të cilat e shkruan sagën e Lepajve dhe e “paragjykon” reagimin kritik të lexuesit.“Marrja e fermentit biopsik del e zbërthyer lehtë dhe që të gjitha e paraqesin apriori rezultatin që do të vijë nga laboratori i lexuesit”. Andaj  “rezultati del një diagnozë që jeton bashkë me bashkëjetesën jetë-art, por me anim kah triumfi  i së mirës ndaj së keqes, i të vdekshmës kah e pavdekshmja”Rrëfimi që shkon larg e kthehet tek vetjaKudo e kahdo që niset me rrëfimin ai mbërrin te vetja, përvoja e tij, tek dashuria të cilës trimërisht nuk guxon me ia përmemd emrin derisa shtratin po. Në secilën dilemë apo kthesë jete ai e thërret dajën Ismet që t’ia vizatoj maketen e veprimit në jetë, e i cili asnjëherë nuk harron t’ia shkruaj busullën përkujtuese se çka e si duhet bërë diçka kur nuk bënë asgjë. Zhdërvjelltësia zhbiriluese përmes të cilës fjalën e dërgon deri në altarin e të vërtetës e cila nuk është e tillë por krijohet në vullnetin e autorit dhe kalon nëpër buzëqeshjen lexuesit duke prek diçka të vlefshme tek fëmijëria të cilën e gjen brenda nesh duke thirrë për ndihmë kur takohet me pyetjen:  “Çka o kah bahet me neve?”. Në një përlamje të s’djeshmes me të sotmen e vërteta mbetet spektator i nemitur derisa ti, unë, ai secili që e lexon “Sagën e Lepajëve” ndihet pak Lepaj pak autor pak i rifreskuar nga moderniteti i pakuptimit i cili po e digjitalizon njeriun dhe e mohon shpirtin duke e plastifikuar puthjen e dashurinë dhe ndjen nevojë të kthehesh në origjinë për ta kuptuar kush je, nëse jo në jetë s’paku në letërsi.  “Saga e Lepajve” është një endje nëpër vehte ku takon të kaluarën si të ardhme apo thjeshtë si një thirrje për ta natyralizuar jetën e cila është virtualizuar.Leximi si përjetim i të pajetuares!Duke ndjekur idenë autori gjatë rrëfimit, observon situata sociale, psikologjike që sedimentohen si përvojë jetësore deri në filozofi. Në këtë rrugë “takohet” edhe me Frojdin dhe komplekset e (pa)provuara seksuale,  si mundësi e pamundur por si një shqetësim i bukur që të dërgon atje prej ku ka ik njeriu.Romani “Saga e Lepajve” është prej atyre romaneve që bashkëbisedon me lexuesin duke e “provokuar” atë që t’i mbush margjinat e librit si një formë e dialogimit kreativ  diaobolik me autorin.Leximi i romanit “Saga e Lepajve” mund t’ju dërgojë edhe në horizonte tjera kuptime e keqkuptime, shqetësime e rehatime, rrugë të ngatërruara e realitete të papërjetuara si përjetim i dëshiruar. Lexojeni!

    ObserverKult

    —————

    Lexo edhe:

    AGRON GËRGURI: TEATRI IM, E VËRTETA E JETËS

  • Vështrim për romanin “Saga e Lepajve” e Lutfi Lepajës

    Vështrim për romanin “Saga e Lepajve” e Lutfi Lepajës

    Nga: Agron GërguriNjë rrëfim romanesk që trajton estetikisht “saktësinë e pasaktësisë” dhe prek mendjen e fjetur mbi kujtesë. Lëvizjet nëpër kohë atje këtu, mendim, emocion, ndjenjë reagim lojë – përjetim si një minierë e shkrimit me begati mineralesh që janë fjalë, shprehje të kuptueshme që të bëjnë prezent edhe aty ku nuk je sepse autori nganjëherë nuk të lë t’i hysh në rrëfim nga xhelozia dhe egoizmi. Ai lëviz nëpër ngjarje duke shpërfaqë një kulturë jete ngërthyer me kulturën e leximit si një pasuri letrare të cilën e shndërron në materie romani duke e afirmuar jetën bukulike si nivel qytetrimi i tradicionales të cilën e nxjerr nga kujtesa. Romani “Saga e Lepajve”  mund të përkufizohet si “neorealizëm eseistik” bazuar në dokumentaritet të “projektuar” përplot më figuracione që bëhen mesazhe.“Kalërimin” letrar nga ngjarja në ngjarje nga një vend në tjetrin e bënë pa e humbur rrjedhën e rrëfimit në rrafshin emocional, duke e dilematizuar saktësinë e ambalazhuar me pasaktësi si formulim estetikë që kap universalen si kuptim përtejletrar duke mbledh nostalgjitë e lexuesit në bazenin e shterrur të kujtesës. Emrat autorëve të njohur i përdor si kode për leximin e situatave të përbotshme dhe  identifikimin e të ndodhurave të ngjashme krahasimisht me secilin lexues.Kapërcime xhojsane dhe “bashkëbisedimi” me lexuesinNga demonstratat e vitit 1968 tek gjykatësi i cili me frymën e ligjit dënonte edhe gomën e traktorit që ka shkel në përpeq. Kapërcime që rrëfimin e përdorin rrugë nëpër të cilën kalon imagjinata dhe lë shenjë përtejletrare.Fillimin ekspresiv e të begat me veprime e dinamikë që kërkon kondicion të lexuesit nuk e përcjell fundi i cili kur shterret pastaj reciklon sekuencat në një betejë me demencen e lexuesit.Rrëfimet e përsëritura me ndryshime të stilit “Nuk ishte bash ashtu siç ju thash”, “nuk” e pasurojnë rrëfimin  aq sa duket se autori e dëshiron.Personazhet e romanit janë marioneta të cilët i lëvizë në kohë pa ndonjë pengesë edhe pse nganjëherë të duket se orën të cilën e kurdis sot ajo ka cingërruar më herët, e rëndësishme është se jehona të zgjon.Gjuha përkatësisht dialekti i romanit është në funksion të trashëgimisë gjuhësore si pasuri letrare të cilën e lëron autori. Lutfiu të gjitha i vë në funksion të mesazhit (lexo selamit) që do ta përcjell edhe pse nganjëherë edhe vetë i kundërvihet atij mesazhi. Pra romani “Saga e Lepajve” nuk të lë vetë ta lexosh, por është lexim reciprok, ku lexuesi gjen te vetja diçka të ndrydhur të cilën e nxjerr në shqyrtim  si vlerë të mospajtimit dhe dyshimit deri te e pathëna në dashuri si një përjetim i veçant që nis me dëshira seksuale të cilat me ëndje i tregon dhe  është krejt e parëndësishme janë të vërteta apo jo duke e vërtetuar thënien se rrëfimi në roman është më i vërtetë se e vërteta jetësore që ka mund të jetë motiv i romanit.Lutfiu e nget kalin Rosinant të Don KishotitQë në hyrje autori jep lirinë e të kuptuarit ndryshe të asaj që autori ka dashur të thotë për ta lënë mundësinë e “vrasjes” së rrëfimit real me fantazinë e lirë si diçka që nuk e dijmë çka është por na përshkon në vete si një mendim i parehatuem por gjithë i freskët në lodhjen e tij si kali Rosinant i Don Kishotit. Autori në esenë hyrëse si një preambulë e sagës e tund ngjarjen me gjendje e situata të cilat i vendos e zhvendos derisa sa lexuesit t’i bie tamam, pastaj e gjuan figurën herë larg që ta shumëkuptimësoj siç e do arti i fjalës me të cilin ai bënë biopsinë e jetës duke e diagnostifikuar si një sëmundje të pashërueshme dëshirash si një orgazëm herë larg aktit pasi që është hangër pitja. Në lexim/perceptim të dërgon deri aty ku takohen absurdi dhe ekzistencializmi duke e pasur gjithëherë seriozitetin si yrrnek joserioz si provë jetëngutjeje e cila në shkrimtarin e tij fermentohet në kuptim jo dogmatik dhe stampohet si pikëpyetje a thua a i kanë mjaftuar 13 mullinj që të bluajë fjalët e duhura me të cilat e shkruan sagën e Lepajve dhe e “paragjykon” reagimin kritik të lexuesit.“Marrja e fermentit biopsik del e zbërthyer lehtë dhe që të gjitha e paraqesin apriori rezultatin që do të vijë nga laboratori i lexuesit”. Andaj  “rezultati del një diagnozë që jeton bashkë me bashkëjetesën jetë-art, por me anim kah triumfi  i së mirës ndaj së keqes, i të vdekshmës kah e pavdekshmja”Rrëfimi që shkon larg e kthehet tek vetjaKudo e kahdo që niset me rrëfimin ai mbërrin te vetja, përvoja e tij, tek dashuria të cilës trimërisht nuk guxon me ia përmemd emrin derisa shtratin po. Në secilën dilemë apo kthesë jete ai e thërret dajën Ismet që t’ia vizatoj maketen e veprimit në jetë, e i cili asnjëherë nuk harron t’ia shkruaj busullën përkujtuese se çka e si duhet bërë diçka kur nuk bënë asgjë. Zhdërvjelltësia zhbiriluese përmes të cilës fjalën e dërgon deri në altarin e të vërtetës e cila nuk është e tillë por krijohet në vullnetin e autorit dhe kalon nëpër buzëqeshjen lexuesit duke prek diçka të vlefshme tek fëmijëria të cilën e gjen brenda nesh duke thirrë për ndihmë kur takohet me pyetjen:  “Çka o kah bahet me neve?”. Në një përlamje të s’djeshmes me të sotmen e vërteta mbetet spektator i nemitur derisa ti, unë, ai secili që e lexon “Sagën e Lepajëve” ndihet pak Lepaj pak autor pak i rifreskuar nga moderniteti i pakuptimit i cili po e digjitalizon njeriun dhe e mohon shpirtin duke e plastifikuar puthjen e dashurinë dhe ndjen nevojë të kthehesh në origjinë për ta kuptuar kush je, nëse jo në jetë s’paku në letërsi.  “Saga e Lepajve” është një endje nëpër vehte ku takon të kaluarën si të ardhme apo thjeshtë si një thirrje për ta natyralizuar jetën e cila është virtualizuar.Leximi si përjetim i të pajetuares!Duke ndjekur idenë autori gjatë rrëfimit, observon situata sociale, psikologjike që sedimentohen si përvojë jetësore deri në filozofi. Në këtë rrugë “takohet” edhe me Frojdin dhe komplekset e (pa)provuara seksuale,  si mundësi e pamundur por si një shqetësim i bukur që të dërgon atje prej ku ka ik njeriu.Romani “Saga e Lepajve” është prej atyre romaneve që bashkëbisedon me lexuesin duke e “provokuar” atë që t’i mbush margjinat e librit si një formë e dialogimit kreativ  diaobolik me autorin.Leximi i romanit “Saga e Lepajve” mund t’ju dërgojë edhe në horizonte tjera kuptime e keqkuptime, shqetësime e rehatime, rrugë të ngatërruara e realitete të papërjetuara si përjetim i dëshiruar. Lexojeni!

    ObserverKult

    —————

    Lexo edhe:

    AGRON GËRGURI: TEATRI IM, E VËRTETA E JETËS

  • Kur Niçe jepte këshilla për shkrimtarët: Ja çka duhet të keni parasysh

    Kur Niçe jepte këshilla për shkrimtarët: Ja çka duhet të keni parasysh

    Nga Fridrih Niçe

    Çdo libër i mirë, kur shfaqet, ka shije të athët: ka mossuksesin e risisë.

    Për më tepër, të qenit gjallë të autorit e dëmton atë, nëse ai është njeri i shquar dhe zbulohen shumë gjëra për të: pasi çdonjëri është i detyruar ta shkëmbejë autorin me veprën e tij. Ajo çfarë në të vërtetë libri përmban në vetvete mençuri, ëmbëlsi dhe shkëlqim të praruar, mund të zhvillohet vetëm me kalimin e viteve, me kujdesin e një përnderimi, i cili rritet, moshohet dhe në fund shuhet. Mbi të duhet të kalojnë shumë orë, merimanga të shumta duhet të thurin rrjetat mbi të. Lexuesit e mirë e bëjnë një libër gjithnjë e më të mirë, ndërsa kundërshtarët e mirë e bëjnë të njohur.

    Çdo libër i mirë është shkruar për një lexues të caktuar dhe llojin e tij, pikërisht për këtë arsye konsiderohet i dobët nga pjesa tjetër e lexuesve, shumica dërrmuese: për të cilin fama e tij qëndron mbi një bazë të kufizuar dhe mund të ndërtohet vetëm ngadalë. Libri mediokër dhe i keq, është i tillë pikërisht sepse kërkon t’i pëlqejë, madje i pëlqen, shumicës.

    Këto dhjetë rregulla, Niçe i parashtroi në një seri letrash, mes 8 dhe 24 gushtit të vitit 1882, dërguar Lou Andreas-Salomé:

    1-Si nevojë e parë e jetës, stili i një autori duhet të jetë i gjallë;

    2-Stili duhet t’i përshtatet tipit të personit të cilit i drejtohet vepra;

    3-Shkrimi është imitim i pastër: para se të nxjerrë jashtë çfarëdo qoftë, shkrimtari duhet ta ketë fare të qartë çka dëshiron të komunikojë dhe si dëshiron ta paraqesë;

    4-Shkrimtari duhet ta mbajë prore në mendje një model shprehjeje, një lloj nevoje personale që duhet të shndërrohet në fjalë të shkruar për ta kuptuar plotësisht domethënien e saj;

    5-Pasuria e fshehur në hollësi është çelësi: shkrimtari duhet të mësojë ta kapë dhe ta perceptojë çdo gjë: nga frazat e gjata dhe të tepërta te pikësimi, zgjedhja e fjalëve të caktuara, pauzave dhe sekuencave të argumentimeve;

    6-Bëj kujdes me periudhat tepër të gjata: vetëm ata që ia dalin ta mbajnë frymën gjatë mund t’i durojnë. Pjesa më e madhe e njerëzve ka nevojë për fraza të thata dhe të shkurtra;

    7-Të kesh stil do të thotë të dëshmosh se i beson një ideje, ta ndiesh e jo vetëm ta mendosh;

    8-Sa më shumë që është abstrakte një e vërtetë të cilën dëshiron ta bësh të kapet, aq më shumë do të kesh nevojë t’i bindësh dëgjuesit e tu ta perceptojnë kuptimin e idesë tënde;

    9-Strategjia e një shkrimtari të zot në prozë konsiston në afrimin kah stili poetik në kompozimet e tij pa u shërbyer me të kurrë në të vërtetë;

    10-Është një sjellje e edukuar dhe me mend t’i lejosh lexuesit të bëjë vërejtje dhe ta zhvillojë një gjykim të vetin përkitazi me atë që është shkruar nga autori; është gjithmonë më mirë t’ia lësh lexuesit mundësinë ta zbulojë që nga konsiston kuintesenca e urtësisë njerëzore./konica.al

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    GRATË OSE TA DHUROJNË ZEMRËN, OSE TË ZHDUKIN NGA JETA E TYRE…

  • Përse lexojmë? Ja çka thotë Harold Bloom

    Përse lexojmë? Ja çka thotë Harold Bloom

    Përse lexojmë?

    Nga Harold Bloom

    Të lexuarit pareshtur merr vlerë të veçantë për ata individë që duan të ruajnë dhe të zhvillojnë kapacitetin e duhur për të formuar gjykimet dhe opinionet e tyre. Fakti se çfarë lexojnë dhe se si lexojnë, mirë a keq, nuk varet plotësisht nga ata, por arsyeja se përse lexojnë duhet të jetë plotësisht në shërbim të interesit të tyre. Ca lexojnë thjesht për të kaluar kohën, e ca nuk ngihen së lexuari, por vjen një çast për të gjithë kur ora ndalet dhe koha shkrihet në procesin e të lexuarit. Lexuesit e Biblës për shembull – ata që lexojnë mesazhet e shenjta për të gjetur vetveten e ilustrojnë këtë vërtet ndoshta më mirë se lexuesit e Shekspirit, ndonëse në të dy rastet lexuesit rreken të shuajnë të njëjtën etje. Një ndër funksionet e leximit është përgatitja e vetes për ndryshim dhe sa keq, akti i fundit i këtij ndryshimi është universal.

    ObserverKult

    ————————

    Lexo edhe:

    TIMO FLLOKO FLET PËR XHON BELUSHIN: “E ËMA HYRI FSHEHTAS NË SHQIPËRI, MORI CA DHE NGA TRUALLI E IA ÇOI TE VARRI NË SHBA!”

  • Dhimitër Shuteriqi në një bisedë me nxënësit, kampi veror i vitit 1972

    Dhimitër Shuteriqi në një bisedë me nxënësit, kampi veror i vitit 1972

    Në foto: Presidenti i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, Dhimitër S. Shuteriqi në bisedë me pionierët në Kampin Veror “Qemal Stafa” në Durrës, viti 1972

    Ndoshta vëmendja që regjimi i kaluar kishte për librin ishte më e theksuar. Ndoshta kjo vëmendje sot nuk ekziston fare. Ndoshta kjo është arsyeja pse lexuesit janë rralluar as shumë saqë shkrimtarët dhe poetët, si ‘kundërpërgjigje”, po reallohen po aq.

    Siç tregon edhe fotoja e vitit 1972, ishin të shumtë fëmijët në takimin e organizuar asokohe me Presidentin e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, Dhimitër S. Shuteriqi.

    “Herë pas here shkrimtarët takoheshin me lexuesit e tyre. Në këto takime sipas ata mësojnë për përshtypjet që librat e tyre kanë lënë te masat lexuese. Lexuesit japin vërejtje dhe sugjerime. Në të njëjtën kohë, shkrimtarët i informojnë lexuesit për atë që po bëjnë” raportohej në kronikat e kohës.

    Dhimitër Shuteriqi, i lindur në 26 korrik 1915 në Elbasan ishte shkrimtar dhe studiues i rrallë i historisë së letërsisë sonë.

    U nda nga jeta më 22 korrik të vitit 2003./liberale/KultPlus.com

  • “Profili i lexuesit shqiptar po ndryshon në epokën dixhitale”

    “Profili i lexuesit shqiptar po ndryshon në epokën dixhitale”

    Flet Albert Gjoka, drejtues i “Leximtari” Në një kohë kur vera shihet si stinë e arratisjes dhe rikthimit te vetja, leximi mbetet një nga shprehitë më të vlefshme për mendjen dhe shpirtin.Por çfarë lexojnë shqiptarët gjatë muajve të verës?Si ndryshon sjellja e tyre si lexues në këtë periudhë dhe si ndikon teknologjia, rrjetet sociale apo marketingu në përzgjedhjet që bëjnë?Albert Gjoka n…

  • 65 vite bashkë me fjalën e shkruar, Petrit Hidri, zemra e bibliotekës së Elbasanit

    65 vite bashkë me fjalën e shkruar, Petrit Hidri, zemra e bibliotekës së Elbasanit

    Një nga lexuesit më të përkushtuar dhe më të vjetër të bibliotekës publike “Qemal Baholli”, është Petrit Hidri, 76 vjeç nga Elbasani. Ai ka një lidhje të fortë me librin, një pasion që e ndjek prej 65 vitesh pa pushim.

    Që nga koha kur ishte nxënës në klasën e pestë, Petriti është bërë pjesë e pandarë e kësaj biblioteke, ku lexon çdo mëngjes letërsinë klasike botërore, nga autorët rusë, francezë, italianë e amerikanë. Për të, biblioteka është më shumë se një vend për të marrë libra, është shtëpia e tij e dytë, ndërsa leximi është një nevojë po aq e domosdoshme sa frymëmarrja.

    “Kam hyrë në këtë bibliotekë që nga fëmijëria, dhe që atëherë jam bërë mik i saj i përhershëm. Sidomos pas daljes në pension, nuk e shikoj më vetëm si bibliotekë, por si një shtëpi të dytë për mua,” tregon Petrit Hidri.

    Libri për të është ushqimi i përditshëm pa të cilin nuk mund të jetojë. Ai shpreh kënaqësinë që pasioni për leximin po trashëgohet edhe nga brezat e rinj. Vajza e tij ka krijuar një bibliotekë personale me libra në shqip dhe në gjuhë të huaja, një trashëgimi që nisi kur ajo ishte fëmijë dhe shikonte librat e babait.

    “Ndjej kënaqësi të madhe që çdo ditë shoh se shtohen lexuesit, jo vetëm në sallën e bibliotekës, por edhe në sportel, ku shoh grupmosha të ndryshme që marrin libra për t’i lexuar,” shton ai.

    Për Petrit Hidrin, libri nuk është vetëm një burim i dijes, por edhe një mjet për të formuar njerëz më të mirë. Edhe pse koha kalon, ai nuk i mungon asnjë ditë bibliotekës së tij të dashur. Në një kohë kur leximi po bëhet gjithnjë e më i rrallë, Petriti mbetet një figurë frymëzuese për lexuesit e rinj në Elbasan./KultPlus.com