Tag: lexon

  • Vajza e Trump ndan tre librat që po lexon për Shqipërinë, njëri prej tyre i Kadaresë

    Vajza e Trump ndan tre librat që po lexon për Shqipërinë, njëri prej tyre i Kadaresë

    Bota E Hënë, 8 Dhjetor 2025 10:22
    Vajza e Donald Trump, Ivanka Trump ka bërë në rrjete sociale tre libra që po lexon që kanë të bëjnë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ivanka është gruaja e Jared Kushner, investitorit e projektit në ishullin e Sazanit, e cila e ka vizituar edhe më herët vendin tonë.
    Bëhet fjalë për tre librat “Albania: From Anarchy to Balkan Identity” të Miranda Vickers dhe James Pettifer, “The Albanians: A Modern History” të Miranda Vickers, si dhe “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” të Ismail Kadaresë.

    Poshtë fotos, Ivanka ka shkruar thjesht: “Kërkim!”, duke lënë të kuptohet se është duke u njohur më shumë me historinë dhe kulturën shqiptare.

  • Ivanka Trump ‘fiksohet’ pas Shqipërisë, poston 3 librat që po lexon për ne

    Ivanka Trump ‘fiksohet’ pas Shqipërisë, poston 3 librat që po lexon për ne

    Vajza e Donald Trump, Ivanka Trump ka bërë në rrjete sociale tre libra që po lexon që kanë të bëjnë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ivanka është gruaja e Jared Kushner, investitorit e projektit në ishullin e Sazanit, e cila e ka vizituar edhe më herët vendin tonë.
    Bëhet fjalë për tre librat “Albania: From Anarchy to Balkan Identity” të Miranda Vickers dhe James Pettifer, “The Albanians: A Modern History” të Miranda Vickers, si dhe “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” të Ismail Kadaresë.
    Poshtë fotos, Ivanka ka shkruar thjesht: “Kërkim!”, duke lënë të kuptohet se është duke u njohur më shumë me historinë dhe kulturën shqiptare.

  • “Kostumi”, poezinë e Dritëro Agollit e lexon Leka Sefla (video)

    “Kostumi”, poezinë e Dritëro Agollit e lexon Leka Sefla (video)

    Dritëro Agolli: Kostumi, lexon Leka Sefla

    Kērkoi një kostum se të vetin e kishte të vjetër,Do shkonte diku në një vend. Punë etij.Ia dhashë kostumin, megjithse të hollë si letër,Por ndofta pak më të ri.U kthye nga rruga e largët.Kostumin vonoi të ma sillte. S’ka gjë. Ishim miq.Një ditë e mora vesh nga njerëz të afërt,Më thanë se vdiq…Nuk mbylla sy atë natë.Të nesërmen shkova ngadalë në varrim.I shkreti! Edhe në rrugën e gjatëE mbajti të veshur kostumin tim.Këpucët s’i desh e s’ia dhashë…

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    “TI DO T’MË DASHUROSH PATJETËR…”, POEZINË E FATOS ARAPIT E LEXON LEKA SEFLA

  • “Shko në SPAK dhe përballu! Komentet i lexon, fletëthirrjen jo”/ Berisha njofton bisedë live në rrjetet sociale, fansat e ‘masakrojnë’

    “Shko në SPAK dhe përballu! Komentet i lexon, fletëthirrjen jo”/ Berisha njofton bisedë live në rrjetet sociale, fansat e ‘masakrojnë’

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është masakruar nga fansat në rrjetet sociale. Në një postim në Facebook, të bërë mbrëmjen e djeshme, Berisha informon fansat se do të zhvillojë një bashkëbisedim live me qytetarët, por ky postim është pritur me lumë kritikash. 
    Edhe vetë fansat e Berishës tregohen shumë të kujdesshëm që ti kujtojnë atij se ka injoruar fletëthirrjen e SPAK dhe nuk është paraqitur për të dhënë llogari për krimet shtetërore të 21 janarit. 
    Në komentet e shumta, ndjekësit i kërkojnë Berishës të shkojë në SPAK dhe të përballet me drejtësinë për çështjen e 21 Janarit. 
    Disa nga komentet në postimin e Berishës 
    Murat Shaba: Shko ke SPAK0u përballu me ata 
    Ilir Konomi: Pafytyrësia jote nuk paska kufi, o plak i matufosur, kujt i intereson ti, je veqese nje kale i ngordhur qe po qelb dynjane,!!! 
    Fidaim Duraku: A té zen gjumi rehat, ?pěr vrasjet që ke porositur, kur ishe nê pushtet. 
    Vangjel Dimo” Sa mirë i lexon rrjetet sociale , po fletëthirrjet e SPAK pse nuk i lexon 
    Qamil Stafa” Po zhduku mor hund capine se na cave trapin. Palaco shko te spaku jep llogari per krimet qe ke bere. 
    Ec Tej: Lere konferencen se na cave trapin perdite. Shko ne SPAK dhe mos ji dhjaks. 
    Dashamir Kalari: SHKO NE SPAK OVRASES OGNJESHTAR TETE MARINZVARE 
    Jorgji Topi: Pa’ paraqitu Ke Spaku mos vine Skapistat te marrin me dhune o plaku Mer 
    Ilirjan Rrodhe: Je një burracak i pështirë o Berishuc 
    Luli Shahinasi: Shko jep llogari në spak.. Rrugac 
    Mexhit Kukeli: Shko ke spaku o gjigante Moro pun ne qofet se nuk je hajdut okj se tallen socjalistat me ne demokeratet ne qofet se je shko ke Iliri se esht vetun e kaloni ethe keto  vjet 
    Met Hasani: Shko paraqitu në SPAK se sja ndjen kujt për ty 
    Aron Toti: Shko para drejtesise o kanceri kombit o hale o mut o serbofil.
     
     

  • “Ti do t’më dashurosh patjetër…”,  poezinë e Fatos Arapit e lexon Leka Sefla

    “Ti do t’më dashurosh patjetër…”, poezinë e Fatos Arapit e lexon Leka Sefla

    Fatos Arapi: Ti do t’më dashurosh patjetër, lexon Leka Sefla

    Ky qiell i prillit pa ty është i vjetër.shkon një trishtim e ja ku vjen një tjetër.Në mallin tënd ky karafil i egër,-Ti do të më dashurosh patjetër!

    Në sytë e tu diej të vegjële ndezën natën dhe ditën e ndezën.Mirë sot, po si durohet pa ty nesër?Ti do t’më dashurosh patjetër.

    Kapërcej ty e kapërceva veten,dhe përtej vetes kapërceva jetën,dhe përtej jetës kapërceva vdekjen,I hapa krahët të pushtoj ty vetëm:

    Ti do t’më dashurosh patjetër!

    Shiko edhe:

    “KJO DASHURI, KAQ E FURISHME, KAQ E NJOMË…”, LEKA SEFLA LEXON PREVERIN

  • “Tre tipat e lexuesve”, sipas Herman Hesses

    “Tre tipat e lexuesve”, sipas Herman Hesses

    “Kushdo që do muzikë në vend të zhurmës, gëzim në vend të kënaqësisë, shpirt në vend të arit, punë krijuese në vend të biznesit, pasion në vend të budallallëkut, nuk gjen shtëpi në këtë botë të parëndësishme tonën.”

    1. Lexuesi që e përjeton librin thjesht si përmbajtje

    Me raste, të gjithë lexojmë në mënyrë naive. Ky lloj lexuesi e konsumon librin ashtu siç konsumon ushqimin: ai ha dhe pi deri në ngopje. E njëjta gjë me librin. Ky lloj lexuesi, qoftë një fëmijë që lexon përralla me indianë, adoleshente që lexon novela romantike apo studentë filozofie, thjesht merr informacion. Ky lloj lexuesi është i lidhur me librin si kafsha me të zotin: libri drejton, lexuesi ndjek. Thelbi i librit pranohet objektivisht, me realizëm. Megjithatë, edhe në këtë grup ka lexues të rafinuar, sidomos sa i përket letërsisë artistike.

    2. Imagjinuesi

    Ai që zgjedh të ndjekë instinktin në vend të edukimit bëhet edhe një herë fëmijë dhe rrjedhimisht gjithçka që e rrethon merr formë tjetër: buka bëhet mal, i përshkuar tejpërtej nga tunele të thellë; shtrati bëhet… shpellë, kopsht, fushëbetejë… gjithçka që e lejon imagjinata. Ky është thelbi i tipit 2 të lexuesit. Ai është në gjendje të ndërtojnë historinë e tij ose të shtjellojë më tej atë që lexon. Për këtë lexues, as forma dhe as përmbajtja nuk janë aq të rëndësishme. Ai e di, ashtu si çdo fëmijë, se çdo objekt mund të ketë 10, 100… kuptime për mendjen. Në ndryshim nga lexuesi i parë, ky i dyti e ndjek librin jo si kafsha të zotin, por si gjuetari prenë.

    3. Ëndërrimtari

    Tipi i tretë dhe i fundit i lexuesit është, me gjasë, e kundërta e atij që rëndom e quajmë lexues i mirë. Ai është tërësisht i pavarur dhe i lirë në mënyrën se si e përjeton procesin e leximit. Sipas këtij lloj lexuesi, qëllimi i leximit nuk është as edukimi, as argëtimi. Ai e përdor librin si çdo objekt tjetër, për të thelbi në fakt është stimuli që mund t’i japë (ose jo) çdo histori. Ai nuk ka nevojë për një filozof nga i cili të mësojë apo që ta kritikojë; ai nuk ka nevojë për një poet që t’i interpretojë jetën; kaq gjë e bën vetë. Nëse këtë lexues e tërheq një fjali e bukur në një libër, një sentencë, këshillë, gjëja e parë që bën është ta zbërthejë atë totalisht. Ky lexues e di fare mirë se për çdo të vërtetë qëndron plotësisht edhe e kundërta e saj.Ky lloj lexuesi është i aftë të lexojë ç’të dojë por më e rëndësishmja, si të dojë. Në kulmin e kreativitetit ai mund ta lexojë “Kësulëkuqen” si një përrallë, por edhe si filozofi apo poemë erotike.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    BORGES: ATA QË MENDOJNË SE UNË NUK E PASKAM NJOHUR DASHURINË, GABOJNË…

  • Libri si çantë dore dhe padija si krenari

    Libri si çantë dore dhe padija si krenari

    E ndoqa krejt rastësisht një intervistë televizive, një nga ato që rrotullohen pa fund në feed. Një vajzë simpatike, influencuese, tha me një çiltërsi të admirueshme se nuk lexon libra, por i përdor si aksesorë për foto, sepse “janë të bukur”.
    Në fillim më erdhi të qeshja. Pastaj ndjeva një pikëllim të thellë që nuk po më kalon dot.
    Jo për vajzën. Ajo ishte e sinqertë. Dhe sinqeriteti është një virtyt gjithmonë e më i rrallë. Por më dhëmbi vetë fakti që sinqeriteti i padijes është bërë trend, një arsye për të marrë duartrokitje në vend që të ndezë një alarm të brendshëm.
    Unë do të kisha preferuar që ajo vajzë të gënjente. Të kishte thënë që lexon “kur ka kohë” ose “më pëlqen psikologjia”. Të kishte improvizuar një titull libri të famshëm. Sepse ndonjëherë, nga kompleksi për të mos ditur, lind ambicia për të mësuar. Nga turpi vjen përpjekja për t’u përmirësuar. Por kur e thua me krenari që nuk lexon dhe që libri për ty është vetëm dekor, atëherë nuk ke as turp, as ndjenjë mungese dhe rrjedhimisht, as nevojë për rritje.
    Në një botë ku gjithçka duhet të duket bukur, edhe libri është degraduar në një aksesor për foto. Një objekt që “rri mirë në kornizë”, që plotëson kafen, që bën më shumë “engagement” në Instagram. Dhe deri këtu, ndoshta mund ta pranojmë si pjesë të kulturës së imazhit. Por rreziku fillon kur kjo vajzë dhe shumë të tjera nuk ndihen keq për këtë, por përkundrazi ndihen mirë. Sepse nuk kemi më një boshllëk që kërkon të mbushet, por një boshllëk që dekorohet me krenari.
    Kjo është njësoj si të jesh e sëmurë dhe ta promovosh temperaturën si pjesë të stilit tënd.
    Sepse padija, sidomos për një vajzë, nuk është as e pafajshme, as estetike. Padija është dëm. Padija është rrezik. Padija është terren i përsosur për manipulim, për varësi, për zgjedhje të gabuara që duken si dashuri, por janë dënime me kusht.
    Një vajzë që nuk lexon, që nuk informohet, që nuk ushqen mendjen, nuk ka pavarësi të vërtetë. Mund të ketë para, famë, ndjekës, por nuk ka bazë për të ndërtuar një jetë me integritet. Nuk ka filtër për të dalluar dashurinë nga kontrolli. Nuk ka gjykim për të zgjedhur partnerin e duhur, miqtë e duhur, rrugën e duhur. Nuk ka fjalë për të mbrojtur veten, për të thënë “jo”, për të thënë “boll”.
    Dhe kjo nuk është thjesht një çështje leximi. Është çështje mbijetese mendore dhe shpirtërore në një botë që të ha të gjallë po nuk pate tru.
    Vajza që foli në intervistë nuk është problemi. Ajo është simptoma. Problemi është një kulturë që nuk na turpëron më kur nuk dimë. Një shoqëri që na edukon të jemi të bukura, por jo të forta. Të dukshme, por jo të menduara.
    E di që nuk është “trendy” të thuash këto gjëra sot. E di që nuk mbledh shumë likes një mendim që nuk është sarkastik, ironik apo i paketuar në fjalë të ëmbla. Por e them me dashuri dhe me bindje:
    Lexoni. Për mos të bërë foto me libra. Por që një ditë, dikush të bëjë një foto me fjalët tuaja. Sepse fjalët tuaja do të kenë bërë ndryshim.
    Shkruar nga Lorna V – Revista Anabel

  • “Kamza Lexon”, ndahen çmimet e edicionit të katërt të Panarit të Librit

    “Kamza Lexon”, ndahen çmimet e edicionit të katërt të Panarit të Librit

    Këtë fillim maji, u mbajt në Kamëz edicioni i katërt i Panairit të Librit, që bëri bashkë autorët dhe botuesit me lexuesit.

    Aktiviteti u përmbyll me ceremoninë e ndarjes së çmimeve, ku juria vlerësoi veprat më të mira të vitit.
    Një çmim i veçantë u dha për shkrimtarin e njohur Fatos Kongolin, një prej shkrimtarëve më të rëndësishëm të letrave shqipe. Teksa pranoi vlerësimin PANTEON për karrierën, shkrimtari rrëfeu dashurinë për penën, të cilën nuk ka ndër mend ta lëshojë deri në frymën e fundit.
    Panairi i Librit “Kamza Lexon” u shfrytëzua si një hapësirë nga autorët për promovuar krijimet artistike te lexuesit, që shfaqën interes për botimet e reja.

    Top Channel

  • Berisha lexon shënimin: Mbyllja e aferës McGonigal nga Altin Dumani përbën një krim ndërkombëtar. Ramën nuk e shpëton asgjë nga kjo aferë

    Berisha lexon shënimin: Mbyllja e aferës McGonigal nga Altin Dumani përbën një krim ndërkombëtar. Ramën nuk e shpëton asgjë nga kjo aferë

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona