Tag: lexojmë

  • Përse lexojmë? Ja çka thotë Harold Bloom

    Përse lexojmë? Ja çka thotë Harold Bloom

    Përse lexojmë?

    Nga Harold Bloom

    Të lexuarit pareshtur merr vlerë të veçantë për ata individë që duan të ruajnë dhe të zhvillojnë kapacitetin e duhur për të formuar gjykimet dhe opinionet e tyre. Fakti se çfarë lexojnë dhe se si lexojnë, mirë a keq, nuk varet plotësisht nga ata, por arsyeja se përse lexojnë duhet të jetë plotësisht në shërbim të interesit të tyre. Ca lexojnë thjesht për të kaluar kohën, e ca nuk ngihen së lexuari, por vjen një çast për të gjithë kur ora ndalet dhe koha shkrihet në procesin e të lexuarit. Lexuesit e Biblës për shembull – ata që lexojnë mesazhet e shenjta për të gjetur vetveten e ilustrojnë këtë vërtet ndoshta më mirë se lexuesit e Shekspirit, ndonëse në të dy rastet lexuesit rreken të shuajnë të njëjtën etje. Një ndër funksionet e leximit është përgatitja e vetes për ndryshim dhe sa keq, akti i fundit i këtij ndryshimi është universal.

    ObserverKult

    ————————

    Lexo edhe:

    TIMO FLLOKO FLET PËR XHON BELUSHIN: “E ËMA HYRI FSHEHTAS NË SHQIPËRI, MORI CA DHE NGA TRUALLI E IA ÇOI TE VARRI NË SHBA!”

  • Visar Zhiti: Sa pak dimë të lexojmë, sa shumë dimë të urrejmë…

    Visar Zhiti: Sa pak dimë të lexojmë, sa shumë dimë të urrejmë…

    Nga: Visar Zhiti

    -përsiatje pasditeje –…dolëm, edhe pse pasditja ishte e ftohtë dhe temperatura e ulët, nën zero. Eh, sa gjëra janë të ulëta e nën zero, thashë me vete dhe po më pëlqente të ecja andej, ku bora ishte e pashkelur. Shtëpitë ngjanin si në përralla të bukura, të ëndërrta. Perëndimi i diellit kontrastonte magjepsshëm, i kuqerremtë si zjarr dhe m’u nëpërmend titulli i një kënge, të dêgjuar në fëmininë time, “Flakë e borë”.

    Kalonin herë pas here vetura, pamë dhe një zonjë, që po shëtiste qenin e saj, u përshëndetëm gëzueshëm. Ngjyrat e përndezura të perëndimit po veniteshin me shpejtësi dhe i thashë sime shoqeje të më bënte një foto shpejt me celular. Zjarr dhe borë, po thosha me vete. Po pse ka kaq shumë urrejtje mes njerëzve tanë, pyeta befas, pse kaq shumë moskuptim, egocentrizëm, xhelozi, sharje e shpifje?

    Një gjë po të shohim në FB, të thjeshtë a miqësore, që s’është siç na e do qejfi, menjëherë kundërvihemi me vrull dhe fyerje, pa pritur të kuptojmë se ç’ishte dashur të thuhet, pa e lexuar deri në fund apo pa e lexuar fare, vetem numërojmë mospëlqimet apo like-t dhe në bazë të tyre vendosim marrëdhënien virtuale. Dhe po vazhdoja të thosha, duke qortuar dhe veten, se sa pak lexojmë: romane, shkencë, histori, filozofi, biografë, etj, etj, s’guxova ta shtoja poezinë. Atë së pari duhet ta kemi në jetë.

    Kisha gjetur diku që egjiptianët e lashtë thoshin se ka tre mënyra leximi:1- të lexosh dhe të mos e kuptosh atë që ishte shkruar.2- të lexosh dhe ta kuptosh atë që ishte shkruar.3- të lexosh dhe të kuptosh dhe atë që s’ishte shkruar.Kjo do të na duhej, por nuk e zgjasim fare, nuk lexojmë as atë që është shkruar, jo më të pashkruarën, që gjendet më përtej, në heshtjet dhe shpirtërat. Ta themi hapur, ndoshta dhe s’dimë të shkruajmë.

    A thua këto të jenë shkaku që urrejmë kaq shumë? E të duam aq pak? Që nuk i gëzohemi asaj të mire, që edhe kur s’e bëjmë dot vetë, e ka bërë tjetri. Dhe në vend që të bashkohemi si individë të veçantë për arritje të tjera, mundohemi të pengojmë këdo, edhe veten. Mos po e teproja me shqetësimin tim?Kthehemi në shtëpi, më tha ime shoqe, se po erret.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    VISAR ZHITI: KUR VJEN TI

  • Diaspora/Balla: Populli foli me votë, ta lexojmë dhe të pranojmë rezultatin

    Diaspora/Balla: Populli foli me votë, ta lexojmë dhe të pranojmë rezultatin

    Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për diasporën në këto zgjedhje, Taulant Balla u shpreh se populli foli me votë sot, ndërsa detyra e partive është ta lexojnë atë dhe të pranojnë rezultatin.
    “Edhe njëherë që të jetë e qartë, populli ka folur rezultati është në kutitë e votimit, detyra jonë është ta lexojmë dhe ta pranojmë rezultatin”, tha Balla.
    Ai u shpreh i kënaqur me kthimin e zarfeve nga diaspora në Shqipëri.
    “Koeficenti i kthyeshmërisë së votave nga bashkatdhetarët është më i lartë krahasuar me të gjitha vendet që përdorin të njëjtën formë votimi për diasporës”, tha Balla.Ai bëri edhe një parashikim të rezultatit.
    “Votën e diasporës e parashikoj të njëjtë me të gjithë bashkatdhetarët tanë kudo, edhe në Shqipëri, edhe jashtë, votë për ta çuar Shqipërinë në BE”, tha Balla.

  • Thirrja nga Balla: Populli foli me votë, ta lexojmë dhe të pranojmë rezultatin

    Thirrja nga Balla: Populli foli me votë, ta lexojmë dhe të pranojmë rezultatin

    Drejtuesi politik i PS-së për diasporën, Taulant Balla thotë se populli foli me votë sot, ndërsa detyra e partive është ta lexojnë atë dhe të pranojnë rezultatin. ”Edhe njëherë që të jetë e qartë, populli ka folur rezultati është në kutitë e votimit, detyra jonë është ta lexojmë dhe ta pranojmë rezultatin”, tha Balla.
    Sakaq u shpreh i kënaqur me kthimin e zarfeve nga diaspora në Shqipëri. ”Koeficenti i kthyeshmërisë së votave nga bashkatdhetarët është më i lartë krahasuar me të gjitha vendet që përdorin të njëjtën formë votimi për diasporës”, tha Balla.

    Ai bëri edhe një parashikim të rezultatit. ”Votën e diasporës e parashikoj të njëjtë me të gjithë bashkatdhetarët tanë kudo, edhe në Shqipëri, edhe jashtë, votë për ta çuar Shqipërinë në BE”, tha Balla.