Tag: lewis

  • Përjetësoi vitet ’90-91, dy botët e Shqipërisë në lenten e fotografit britanik

    Përjetësoi vitet ’90-91, dy botët e Shqipërisë në lenten e fotografit britanik

    Kur erdhi për herë të parë në Shqipëri, Barry Lewis nuk e pati të lehtë të tregonte që ishte fotoreporter, ndaj fotografitë e para në vendin tonë i bëri duke u ‘kamufluar’ si arkeolog.Ishte viti 1990 dhe regjimi komunist nuk kishte rënë ende, ndërsa Sigurimi vijonte të vëzhgonte në çdo qoshe.“Herën e parë që ishim këtu nuk pëlqeheshin gazetarët, kështu që pretenduam se ishim arkeologë në një tur. Ky ishte viti 1990 dhe duhej të tregoheshim të kujdesshëm, sepse të gjithë na vëzhgonin”, – tregon ai në një bisedë për “Report TV”.Lewis u rikthye më pas edhe në ditët e para të demokracisë në vitin 1991, kur statuja e Enver Hoxhës kishte vetëm dy javë që ishte rrëzuar, kur s’kishte më nevojë të gënjente, ndërsa 34 vite më vonë fotografi i njohur britanik gjen një vend tërësisht të ndryshuar.Pamjet e Shqipërisë që përjetësoi përmes aparatit të tij i sjell në një ekspozitë, një rrëfim vizual që sjell përballë dy kohë, dy vështrime, dy botë, në vitet 1990 dhe1991, kaq afër dhe kaq larg njëri-tjetrit.Lewis erdhi sërish në Shqipëri vetëm disa muaj më vonë, kur statuja e Enver Hoxhës kishte vetëm dy javë që ishte rrëzuar dhe gjërat po ndryshonin.“Ishte kohë e mrekullueshme, të gjithë ishin të entuziazmuar. Nuk kishte para, por kishte shumë mundësi.”, – vëren Lewis.Mes fotografive të rralla bardhë e zi që ai ka realizuar për Shqipërinë, Lewis veçon atë të një funerali të një të riu malësor në Kalimash, një foto, që sipas tij, 30 vite më pas ka marrë një jetë të re.“Pata rastin e parë të shkoja në male. Malësia ishte shumë ndryshe nga jugu dhe kishin kulturë të ndryshme. Ishin të mrekullueshëm dhe më pranuan, madje edhe në funerale. Ata më lejuan të ndaj edhe dhimbjen e tyre në funeral. Është shumë e çuditshme, sepse vetëm dy vjet më parë, dikush që kishte parë fotografitë e mia më telefonoi. Ishte një vajzë që po bënte një master në Gjenevë dhe është një nga fëmijët në këtë fotografi. Ajo më kërkoi t’i nisja dhe i nisa, shumë foto të familjarëve të saj në këtë moment.”Një tjetër moment që ai veçon është takimi dhe fotografia që i ka bërë shkrimtari Ismail Kadare në Hotel “Tirana” në vitin 1990. Ai vëren se Kadareja ishte pikërisht një nga arsyet pse ai erdhi në Shqipëri.“Kisha lexuar ‘Prilli i thyer’. Ishte i mahnitshëm dhe doja të shkoja në male.”Lewis kujton se ishte bashkë me Chris Jagger, vëllai i Mick Jagger i ‘Rolling Stones’ kur takuan Kadarenë.“Për mua ishte shumë emocionuese të kisha shansin ta takoja Kadarenë. Ne patëm një mbrëmje zyrtare ku Kadare po thoshte: Shqipëria është e mrekullueshme dhe unë kurrë nuk do të largohesha. Por ndërkohë vazhdonte të më shikonte e thuajse po më shkelte syrin. Ai u largua nga Shqipëria dy javë më vonë drejt Parisit. E kam takuar dhe njëherë tjetër në Londër ku biseduam. Shkrimtar i mrekullueshëm. Disa njerëz thonë se ka qenë pjesë e sistemit, por ai nuk ishte. Ai ishte trim dhe përdori romanet për të treguar historinë e Shqipërisë, gjë që nuk mund të bëhej me filma apo revista.”, – tregon Lewis.Një tjetër fotografi për të cilën Lewis flet, është ajo e fabrikës së fosfatit, një projekt kinez, që shkaktonte ndotje të tmerrshme.“Nuk munda ta fotografoj në ’90-ën, por në vitin ’91 e fotografova. Ironikisht te kjo fabrikë bënin fosfat për bujqësinë por toka ‘vdiste’. Ishin pesticide shumë të rrezikshme. Zakonisht fotografoj njerëz, por ky rast është një histori e bukur sepse prezanton fillimin e fundit, gjë që ndodh ende sot në vende të varfëra.”Fakti që fotot e tij janë të gjitha bardhë e zi, Lewis e sheh si diçka pozitive.“Mendova të bëja fotografia me ngjyra e bardhë e zi kur erdha fillimisht. Por pashë pak ngjyra atëhëre në Shqipëri dhe mendoj se isha me fat që isha në atë periudhë. Këto foto bardhë e zi janë edhe si një lloj kontrasti mes regjimit të Hoxhës dhe ndryshimit.”Për kuratorët e ekspozitës, puna e Lewis është monumentale.“E gjithë kjo u lidh në kuadrin e një kolonie artistike që ne po prap sëbashku kemi themeluar prej tre vitesh. Kjo koloni nomade xhiron në trevat tona sikurse ka xhiruar edhe Barry dhe kërkon që ta verë në fokus fotografinë sociale, fotografinë e angazhuar dhe fotografinë e autorit të shoqërisë shqiptare, si një nga gjërat që i munguar së shumti artit apo krijimtarisë në vendin tonë, duke theksuar që fotografia ka qenë thuajse gjithmonë shprehi e propagandës.”, thotë Elton Koritari, një nga kuratorët e ekspozitës.“Ishte një fotografi bardhë e zi e fotografuar në një nga vendet që ishin në diktaturë që rrotullohej në mediat sociale. Më tërhoqi vëmendjen dhe e mora një ditë me një aplikacion, desha të di ku është bërë kjo fotografi. Kisha dyshim se është nga Shqipëria dhe atje zbulova Barry Lewis. Ai kishte bërë publikime si libër, por kjo është ekspozita e parë e tij me këto imazhe. Pikërisht në Piramidë kthehet shpirti, emocionet, ndjenjat e asaj periudhe, në shëpinë e tyre ku Barry erdhi jo vetëm të fotografojë, por të bashkëndiejë me popullin shqiptar të gjithë vështirësitë e vitit ’90-të të izolimit dhe të vitit ’91 të tranzicionit. Puna e Barry Lewis është një studim antropologjik, studim psikologjik. Në çdo fotografi, në çdo kuadër ndieni mirëkuptimin e tij. Ai ndjeu atë energji pozitive. Ai nuk krijoi vetëm fotografi por bëri thellim antropologjik, psikologjik në shpirtin e njerëzve të vuajtur të asaj periudhe të vështirë të Shqipërisë.”, – shprehet kuratori i ekspozitës, Burim Myftiu.“Të kesh në Shqipëri një fotograf të ekspozuar si Barry Lewis është fat. Ekspozita vjen e kuruar në mënyrë bashëkohore dhe vesh muret e kësaj galerie me historinë tonë të viteve ’90-’91 nga pikëpamja e një fotografi interesant siç është Barry Lewis.”, – thotë Ena Bulku, drejtuese e galerisë “Gocat”, ku ndodhet ekspozita e Lewis.Barry Lewis është një fotograf i njohur ndërkombëtarisht, fitues i shumë çmimeve dhe me mbi 20 libra të botuar. Puna e tij është ekspozuar në të gjithë botën, duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Oxford Museum of Modern Art, Muzeun e Londrës etj.

  • Hamilton mbron Vasseur: Është njeriu i duhur për të na çuar në majë, prej tij jam te Ferrari

    Hamilton mbron Vasseur: Është njeriu i duhur për të na çuar në majë, prej tij jam te Ferrari

    Piloti britanik Lewis Hamilton e ka mbështetur përsëri Frederic Vasseur, drejtorin sportiv të Ferrari, i cili, në mes të sezonit, ende nuk është konfirmuar në këtë detyrë për vitin tjetër.
    “Mendoj se Fred është vërtet njeriu i duhur për të na çuar në majë. Kjo është gjithashtu arsyeja pse po punoj sa më shumë që mundem për ta mbështetur atë dhe për të bërë ndryshimet e nevojshme, të cilat janë mjaft të shumta“, tha Hamilton.
    “Më pëlqen të punoj me Vasseur. Ai është arsyeja pse jam këtu dhe duam të vazhdojmë së bashku. Ai ka mbështetjen time të plotë. Fred më solli në këtë ekip, kështu që i detyrohem shumë”, tha 7 herë kampioni i botës në Formula 1.
    “Sapo arrin në një ekip të ri vëren se sa i shkëlqyer është organizimi dhe si është ngritur struktura. Ata që kanë ardhur së fundmi kanë një perspektivë të freskët krahasuar me ata që kanë qenë atje për një kohë të gjatë. Dhe kështu mund t’i shihni qartë anët pozitive dhe negative“, deklaroi Lewis Hamilton.
    Deklaratë kjo e dhënë gjatë një interviste me transmetuesin britanik “Channel 4”, që i bën jehonë asaj që tha Sir Lewis pak më pak se një muaj më parë, para garës në Kanada, kur Hamilton pranoi se ishte drejtuesi francez që e bindi të vijë te Ferrari.

  • Një burrë britanik i pagoi fqinjit 1760 euro për të vrarë ish-gruan e tij

    Një burrë britanik i pagoi fqinjit 1760 euro për të vrarë ish-gruan e tij

    Një burrë britanik që i pagoi fqinjit të tij 1,760 euro për të vrarë ish-gruan e tij pas divorcit të tyre, ka dalë në gjyq .

    Paul Lewis, 54 vjeç, nga Swansea, i pagoi fqinjit të tij 35-vjeçar, Dominic Saunders, 1,760 euro për të vrarë gruan e tij. Sipas Daily Mail, 54-vjeçari i dha fqinjit paratë dhe i tha se kishte video dhe foto të vrasjes, por disa javë më vonë Lewis pa ish-gruan e tij, Joan, në plazh.
    Prokurori William Hadjis i tha gjykatës se policia u thirr pasi Lewis dyshohet se rrëfeu se planifikonte të vriste djalin e tij Kieran dhe të dashurën e tij Sydney.
    “Gjatë një bisede, z. Lewis pranoi se kishte bërë një marrëveshje me z. Saunders për të vrarë ish-gruan e tij. Kieran Lewis e pyeti të atin: ‘A e vratë Joan?’ Z. Lewis shpërtheu në lot dhe i bëri me kokë të birit, duke pranuar se kishte bërë një marrëveshje të tillë”, tha prokurori.
    Sipas të njëjtit informacion, plani i vrasjes u zbulua edhe në mesazhet e shkëmbyera midis dy burrave, sipas prokurorit. Në fakt, u zbulua se 54-vjeçari kishte tërhequr 1,760 euro në të njëjtën ditë që 35-vjeçari depozitoi të njëjtën shumë në llogarinë e tij bankare.
    Mesazhet me tekst midis dy burrave gjatë ditëve në vijim treguan Lewis duke përsëritur se i kishte dhënë Sanders paratë duke kërkuar të shihte video dhe foto që konfirmonin se ai e kishte vrarë atë. “Vdekja i shkon për shtat asaj”, shkroi fqinji 35-vjeçar në një mesazh.
    Paul Lewis më pas i dërgoi një mesazh fqinjit të tij duke i thënë se e kishte parë ish-gruan e tij në plazh dhe i kishte thënë: “Ajo ende po merr frymë. Historia jote vazhdon të ndryshojë. The se kishte fotografi në telefonin tënd, pastaj ato ishin në GoPro”, u përgjigj Lewis.
    Të dy burrat i mohojnë akuzat.

    Top Channel

  • Ndërron jetë Ananda Lewis, ikona e MTV-së dhe zëri i gjeneratës ’90

    Ndërron jetë Ananda Lewis, ikona e MTV-së dhe zëri i gjeneratës ’90

    Një tjetër yll i ekranit amerikan është shuar në moshën 52-vjeçare. Ananda Lewis, ish-prezantuesja e njohur e MTV-së dhe një nga figurat më të dashura të viteve ’90, ka ndërruar jetë. Lajmin e trishtë e bëri publik motra e saj, Lakshmi Lewis, përmes një postimi prekës në Facebook, ku shkroi: “Ajo është e lirë, në krahët e Zotit,” duke ndarë edhe një fotografi bardhë e zi të Anandës.

    Ananda u bë e famshme në fund të viteve ’90 si prezantuese e emisioneve ikonike të MTV, si “Total Request Live” dhe “Hot Zone”. Me stilin e saj unik dhe karizmën e veçantë, ajo u kthye në një zë të rëndësishëm të kulturës rinore hip-hop. Në vitin 1999, The New York Times e cilësoi atë si “vajzën e momentit” për kulturën e asaj periudhe.
    Në vitin 2001, Ananda la MTV-në për të nisur talk-show-n e saj personal dhe vazhdoi të jetë një figurë e pavarur në mediat amerikane.

    Në vitin 2020, ajo zbuloi publikisht se po luftonte me kancerin e gjirit në stadin e tretë, që më pas u përparua në stadin e katërt. Ananda ishte shumë e hapur për betejën me sëmundjen dhe ndau me ndjekësit edhe pendesën e saj për shmangien e trajtimeve standarde në fillim të diagnozës.
    Në një ese për revistën Essence, ajo shkroi: “Kur të vijë momenti im, dua të them me bindje: ‘E jetova jetën tamam siç doja’.”
    Largimi i Anandës lë një boshllëk të madh në zemrat e shumë njerëzve që u rritën me energjinë dhe zërin e saj të fuqishëm. Ajo do të mbahet mend jo vetëm për karrierën e saj të shkëlqyer televizive, por edhe për forcën, sinqeritetin dhe përkushtimin ndaj së vërtetës.
    /vizionplus.tv

  • Lewis Hamilton ul euforinë: Mos prisni që unë të bëj magji me këtë Ferrari

    Lewis Hamilton ul euforinë: Mos prisni që unë të bëj magji me këtë Ferrari

    11 Prill 2025

    8:41

    Telesport

    Këtë fundjavë, botërori i Formula 1 spostohet në Bahrein, aty ku Ferrari synon të ndryshojë kurs. Disa risi që do të sjellë “kokëkuqja” pritet që të japin efekt. Ato do të testohen sot, gjatë sesionit të parë të provave të lira.
    Ndaj, pritshmëritë për Lewis Hamilton dhe Charles Leclerc në këtë garë janë të larta. Piloti britanik, i ardhur në janar të Ferrari, kërkon të qëndrojë me këmbë në tokë dhe të presë rezultatet që do të ofrojë pista dhe të mos ëndërrojë.
    Në një intervistë, Hamilton tha: “Mos prisni asgjë magji nga mua, thjesht të presim atë që do të ofrojë pista këtë fundjavë. Ne po punojmë sa më shumë që të mundemi, kështu që nuk mund të them asgjë tjetër”.
    “E dimë që rezultatet nuk janë ato që kemi shpresuar, por ne besojmë se situata mund të ndryshojë. Gjithsesi, kjo makinë ka ende shumë për t’u përmirësuar dhe ne synojmë të nxjerrim të gjithë potencialin e saj”, tha Hamilton.