Tag: lewandowski

  • Barcelona humbet Lewandowskin për disa javë, zbulohet shkaku

    Barcelona humbet Lewandowskin për disa javë, zbulohet shkaku

    Robert Lewandowski, sulmuesi kryesor i Barcelonës, ka pësuar një dëmtim muskulor që do ta mbajë jashtë fushave për disa javë. Klubi katalanas ka konfirmuar se, pas kontrolleve mjekësore të kryera, është zbuluar një dëmtim në muskujt e këmba e majtë të lojtarit.
    “Kontrollet mjekësore të kryera të dielën kanë konfirmuar një dëmtim në muskujt e këmbës së majtë të Robert Lewandowski,” thuhet në një deklaratë zyrtare të klubit, e cila u bë publike pas fitores dramatike të Barcelonës ndaj Celta Vigo në La Liga, me rezultatin 4-3.
    Mungesa e Lewandowskit do të ndikojë në disa ndeshje të rëndësishme për klubin, përfshirë finalen e Kupës së Mbretit kundër Real Madridit më 26 prill dhe ndeshjen e parë të gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve kundër Interit më 30 prill. Megjithatë, mediat spanjolle raportojnë se periudha e mungesës mund të jetë nga dy deri në tre javë.
    Trajneri Hansi Flik ka shpresë që Lewandowski të rikthehet për sfidën e kthimit në San Siro më 6 maj, por gjithçka mbetet e pasigurt.

  • Barcelona ka dy emra për pasuesin e Lewandowski, klubi ka një të preferuar

    Barcelona ka dy emra për pasuesin e Lewandowski, klubi ka një të preferuar

    13 Prill 2025

    14:38

    Telesport

    Barcelona do të duhet të marrë vendime të rëndësishme për merkaton e verës. Sytë janë te një qendërsulmues i ri, modern dhe me aftësi të mira shënimi.
    Lewandowski këtë verë do të mbushë 37 vjeç, kështu që duhet një pasues i mundshëm për të. Emri i parë në listë është Viktor Gyokeres i Sporting Lisbonës.
    Ai kushton rreth 75 mln euro. Për të ka interes sidomos Manchester United me trajnerin Amorim, kështu që gara do të jetë e ashpër.
    Ndërkohë, do të preferonin një profil më specifik si Alexander Isak i Newcastle. Ai ka luajtur më parë në kampionatin spanjoll dhe pëlqehet më shumë. Hansi Flick ende nuk ka vendosur.

  • Perla e Lewandowski-t: I kam thënë Yamal, mund të kërcej me mua vetëm kur të shkojë 18-vjeç

    Perla e Lewandowski-t: I kam thënë Yamal, mund të kërcej me mua vetëm kur të shkojë 18-vjeç

    Në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League, Barcelona mposhti Borussia Dortmundin me rezultatin 4-0. Barcelona kaloi në epërsi në minutën e 25-të me golin e Raphinha-s, pasuar nga mjeshtëria e Robert Lewandowski, i cili shënoi dy gola në më pak se njëzet minuta.
    Për fundin e ndeshjes mendoi Lamine Yamal në minutën e 77-të kur shënoi një gol të bukur për 4-0 me asistimin e Raphinhas. Pas ndeshjes, një Lewandowski dukshëm i lumtur qëndroi para kamerave dhe komentoi ndeshjen, duke përfshirë arsyen pse ai nuk donte të kërcente në fushë me të riun Yamal gjatë festimit të golit.
    “Sepse ai nuk i ka mbushur ende 18 vjet (Yamal). Do të presim derisa të mbushë 18 vjeç, pastaj mund të rrimë. I thashë – Lamine, kur të bësh 18 mund të kërcejmë diku tjetër”, tha polaku i buzëqeshur. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

  • Pse Lewandowski feston golat kundër Dortmundit dhe kërkon ndjesë kur shënon kundër Bayern?

    Pse Lewandowski feston golat kundër Dortmundit dhe kërkon ndjesë kur shënon kundër Bayern?

    10 Prill 2025

    16:12

    Telesport

    Një rregull i pashkruar në futboll thotë se futbollistët nuk duhet të festojnë kur shënojnë kundër ish-skuadrave të tyre. Përjashtime, megjithatë, ka.
    Këtë mesjavë, Robert Lewandowski nuk ngurroi të festojë golat e tij kundër Borussia Dortmundit në Champions League. Tifozët verdhezi u tërbuan nga veprimi i polakut.
    Ajo që ngre dyshime është se Lewandowski nuk ka festuar kur ka shënuar kundër Bayern, gjithashtu ish-skuadër ku ai ka luajtur për shumë vite.
    Arsyeja e këtij diferencimi mbase janë sukseset. Në Dortmund, Lewandowski ka luajtur nga viti 2010 deri në vitin 2014, ku ka fituar dy herë titullin kampion dhe një herë Kupën e Gjermanisë
    Nga viti 2014 deri në vitin 2022, Lewandowski ka luajtur te Bayern. Gjithsej, 4 vite më shumë se në Dortmund. Lewandowski ka fituar 8 tituj kampionë si bavarez, 3 Kupa të Gjermanisë dhe 1 Champions League.
    Si lojtar i Bayern, ai është shpallur lojtari i vitit nga FIFA në 2020 dhe 2021.

  • Yamal-Lewandowski-Raphinha, “tridenti” me 82 gola (deri tani). A do ta arrijnë MSN-në e famshme?

    Yamal-Lewandowski-Raphinha, “tridenti” me 82 gola (deri tani). A do ta arrijnë MSN-në e famshme?

    Të shohësh Barcelonën e këtij sezoni do të thotë të përjetosh sërish emocionet e kohërave më të mira. Këtë edicion, mes vështirësive ekonomike dhe polemikave të shumta, po rilind një Barça e madhe, kjo është e dukshme. Një skuadër që ka në përbërje emra si Cubarsì, Balde, Pedri, Gavi dhe Yamal, vendalinjtë e rinj rreth të cilëve po ndërtohet një projekt afatgjatë.
    Ka gjithashtu një treshe sulmuese të jashtëzakonshme. Ajo u formua në verën e vitit 2022, por vetëm dy vite më vonë, me ardhjen e trajnerit gjerman Hans-Dieter Flick, ka shpërthyer përfundimisht: Lamine Yamal në të djathtë, Raphinha në të majtë dhe Robert Lewandowski në qendër. U pa edhe të mërkurën mbrëma: Borussia Dortmundi nuk e pa pothuajse fare topin, humbi 4-0 pa dhënë asnjëherë ndjesinë se mund të ishte në ndeshje.
    Është e vështirë të thuhet cili ishte lojtari më i spikatur në Montjuïc. Lewandowski realizoi një dopietë, Raphinha një gol dhe dha dy asiste, Yamal shënoi golin përfundimtar për 4-0, pas shumë lëvizjeve të bukura. Edhe një herë, ishin ata që bënë diferencën për një Barcelonë që në kampionat është +4 pikë ndaj Real Madridit dhe që do të përballet me kampionët aktualë të Europës në finalen e Kupës së Mbretit, pas fitores ndaj Atletico Madridit në gjysmëfinale.
    Barcelona është një nga katër skuadrat në Europë, ende në garë për tripletën. Mbi të gjitha, është skuadra me treshen më të mirë sulmuese në Europë, sepse sot, duke i mbledhur golat e tyre, arrijnë kuotën e 82 golave: 40 nga Lewandowski, 28 nga Raphinha dhe 14 nga Yamal. Këto janë shifra shumë të rëndësishme, që nuk kanë të krahasuar në kontinent dhe që deri në fund të sezonit mund të afrohen me ato të MSN-së, domethënë treshes që nga viti 2014 deri më 2017 ishte një nga më të mirat në histori: Messi-Suarez-Neymar.
    Për të qenë të qartë, ende nuk jemi aty. Ajo skuadër, në tri sezone fitoi dy kampionate (La Liga), tri Kupa të Mbretit, një Champions League, një Superkupë Europe, një Kupë Bote për Klube dhe një Superkupë të Spanjës. Dhe gjithmonë arriti ta tejkalonte kuotën e 100 golave vetëm me treshen sulmuese. Kishte shifra që ndoshta edhe sot janë të paarritshme, por të shohësh  Yamal-Lewandowski-Raphinha do të thotë të admirosh atë që i afrohet më shumë atij sulmi të famshëm. Më poshtë krahasimi:
    Golat e MSN (2014-2017)
    Sezoni 2014/15 – 122 gola
    Lionel Messi: 58 gola
    Neymar: 39 gola
    Luis Suarez: 25 gola
    Sezoni 2015/16 – 131 gola
    Luis Suarez: 59 gola
    Lionel Messi: 41 gola
    Neymar: 31 gola
    Sezoni 2016/17 – 110 gola
    Lionel Messi: 54 gola
    Luis Suarez: 36 gola
    Neymar: 20 gola
    Golat e treshes aktuale të Barcelonës:Sezoni 2024/25 (ende në vazhdim) – 82 gola
    Robert Lewandowski: 40 gola
    Raphinha: 28 gola
    Lamine Yamal: 14 gola

  • Lewandowski një legjendë, vendos rekordin e jashtëzakonshëm në Champions League

    Lewandowski një legjendë, vendos rekordin e jashtëzakonshëm në Champions League

    10 Prill 2025

    8:43

    Telesport

    Barcelona fitoi 4-0 ndaj Borussia Dortmund në çerekfinalen e parë të Champions League. Një nga protagonistët e këtij suksesi ishte Robert Lewandowski.
    Sulmuesi polak shënoi dy gola në këtë ndeshje, duke e çuar në 11 numrin e golave të realizuara në Champions këtë sezon. Ky është një rekord i ri për këtë event.
    Lewandowski bëhet lojtari i parë në histori që ka shënuar të paktën 10 gola në një sezon të vetëm të Champions League me tre skuadra të ndryshme.
    Ai e ka bërë më parë këtë gjë edhe me ekipet e tjera ku ka luajtur: Borussia Dortmund, Bayern Munich dhe tani me Barcelona. Në karrierën e tij ai ka shënuar 726 gola, 99 me Barçën dhe 40 gola këtë sezon në të gjitha garat.

  • Barcelona “mbaron” punë që në ndeshjen e parë! Shënon sërish Lewandowski (video)

    Barcelona “mbaron” punë që në ndeshjen e parë! Shënon sërish Lewandowski (video)

    9 Prill 2025

    22:32

    Telesport

    Barcelona ka shënuar edhe golin e tretë në sfidën ndaj Dortmundit. Një kundërsulm i shpejtë i katalanasve, Fermin Lopez depërton bukur në krah dhe asiston për Lewandowskin, polaku shënon golin e tretë për Barcelonën dhe të dytin personal për këtë takim. Ky ishte goli i 105-të në Champions League për sulmuesin polak. SHIKOVIDEON
    Barcelona e nisI direkt me gol pjesën e dytë. Katalanasit kanë dyfishuar shifrat pas një aksioni të shpejtë, ku Lamine Yamal kroson bukur në zonë, Raphinha asiston me kokë për Lewandowski-n, polaku dërgon topin në rrjetë. SHIKOGOLIN
    Vendasit zhbllokuan rezultatin falë Pau Cubarsi-t, në minutën e 25-të. Pas ekzeutimit të goditjes së dënimit, dhe pas një pasimi me kokë nga Ingo Martinez brenda zonës, Cubarsi dërgon topin në rrjetë. SHIKOGOLIN

  • Kounde dhe Lewandowski nuk përballojnë ndeshjet, Barcelona nis punën për zëvendësuesit

    Kounde dhe Lewandowski nuk përballojnë ndeshjet, Barcelona nis punën për zëvendësuesit

    3 Prill 2025

    17:06

    Telesport

    El Mundo Deportivo raporton se Barcelona do të transferojë një mbrojtës të djathtë të klasit botëror në merkaton e verës. Ai mund të mos jetë i shtrenjtë, por do të ketë cilësi.
    Francezi Kounde ka nevojë për një zëvendësues, sepse nuk mund të përballojë i vetëm gjithë sezonin. Hector Fort do ende kohë të rritet.
    Ndërkohë, Barcelona do të investojë edhe për repartin e sulmit. Që tani ka nisur puna për një sulmues të majtë, duke qenë se Ansu Fati dhe Ferran Torres nuk e kanë të ardhmen të garantuar në “Camp Nou”.
    Katalanasit do të afrojnë edhe një qendërsulmues, por ende nuk dihet nëse do të jetë një lojtar me eksperiencë që do të pranojë pak minuta në vend të veteranit Lewandowski, apo do të jetë një emër i kushtueshëm.

  • Lewandowski i tregon “kufirin te thana” versionit më të mirë të Mbappé

    Lewandowski i tregon “kufirin te thana” versionit më të mirë të Mbappé

    E nisi nga stoli kundër Osasunës, por hyri disa minuta për të mos munguar në takimin e tij me golin. Kundër Girona, për shumë minuta, dukej i shkëputur nga ndeshja, por shpëtoi ekipin kur po vuante më shumë, duke shënuar për 2-1 dhe ulur entuziazmin e skuadrës kundërshtare, e cila kishte fituar vrull pas barazimit. Ashtu si kundër navarrëve, asistin ia dha Fermín, i cili e devijoi një pasim të Gavit nga brenda zonës. Lewandowski përfitoi për të shënuar me një goditje akrobatike.
    Disa minuta më vonë, polaku shënoi golin e tretë (të dytin personal), duke përfunduar në mënyrë perfekte një kundërsulm të drejtuar nga De Jong. Me këtë dopietë, sulmuesi polak ka arritur tashmë në 25 gola në 28 ndeshje të La Liga-s. “Për mua është e rëndësishme të shënoj. Goli është gjithmonë në mendjen time”, – pranoi sulmuesi veteran. Ai po e mban nën kontroll versionin më “vdekjeprurës” të Mbappé, i cili një ditë më herët shënoi dy gola kundër Leganés. Gara mes të dyve për trofeun “Pichichi” është e ndezur: 25 me 22. Vetëm 3 gola diferencë ka polaku.
    Tashmë, ai ka 38 gola në 42 ndeshje dhe, duke i shtuar 3 asistimet e tij, bëhet lojtari i parë në kampionat me 41 kontribute direkte në gola për sezonin 2024-2025. Shifra që mund të habisin dikë në moshën 36-vjeçare, por jo Lewandowskin. “E di që shumë njerëz flisnin për moshën time, por unë gjithmonë kam thënë se kam punuar që nga mosha 21 ose 22 vjeç për të luajtur më gjatë në elitë. Statistikat e mia nuk kanë ndryshuar aq shumë…”, – u mbrojt polaku.
    Në këtë vit 2025, ai ka shënuar në çdo ndeshje të La Liga-s në shtëpi. Shënoi në goleadën ndaj Valencias (7-1), i dha tri pikët Barcelonës me fitoret minimale kundër Alavés dhe Rayo Vallecano, kontribuoi në goleadën ndaj Real Sociedadit (4-0), shënoi ndaj Osasunës dhe e ndëshkoi Gironën me dopietë. “U përgatita për fundin e sezonit për të ruajtur freskinë”, – tha gjatë pushimit të fundit. Dhe kjo duket qartë. Lewandowski është në formë të shkëlqyer. Ky është lajmi më i mirë për Barcelonën, duke pasur parasysh ndeshjet vendimtare që e presin në javët e ardhshme.