Tag: lewandowski

  • Julian Alvarez mbetet ëndërr… Njëri nga këta dy sulmuesë do të zëvendësojë Lewandowski-n te Barcelona

    Julian Alvarez mbetet ëndërr… Njëri nga këta dy sulmuesë do të zëvendësojë Lewandowski-n te Barcelona

    29 Tetor 2025

    16:44

    Telesport

    Robert Lewandowski do të largohet në fund të këtij sezoni, ndaj drejtuesit e Barcelonës prej kohësh kanë nisur nga puna për të gjetur një zëvendësues të denjë për polakun. Edhe pse është përmendur shumë emri i Julian Alvarez, transferimi i argjentinasit është thuajse i pamundur. Atletico Madrid kërkon 150 milionë euro për të lënë të lirë, shifër që Barcelona nuk është në gjendje ta paguajë.
    “Diario AS” raporton se drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, po shqyrton dy emra, transferimi i të cilëve është i përballueshëm. Emri i parë i cili pëlqehet shumë nga Hansi Flick, është sulmuesi i Dortmundit, Serhou Guirassy, i cili ka një klauzolë largimi 65 milionë euro.
    Emri i dytë, i cili ka një kosto mëse të përballueshme nga Barcelona, është sulmuesi i Levante, Karl Etta Eyong, i cili ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë 3 asiste deri tani në La Liga. Kartoni i tij vlen rreth 20 milionë euro.
     

  • Ruben Amorim kërkon Lewandowski-n, Jim Ratcliffe del kundër për dy arsye

    Ruben Amorim kërkon Lewandowski-n, Jim Ratcliffe del kundër për dy arsye

    27 Tetor 2025

    17:52

    Telesport

    Robert Lewandowski do të largohet në fund të këtij sezoni nga Barcelona. Një nga ekipet që është përfolur për interesin ndaj polakut ka qenë edhe Man. United. Ruben Amorim e sheh Lewandowski-n si një përforcim të mirë për sulmin.
    Por, Sir Jim Ratcliffe, aksioner i rëndësishëm te “Djajtë e Kuq” ka dalë kundër trajnerit portugez dhe kundër transferimit të mundshëm të Lewandowski-t, edhe pse polaku do të vinte si lojtar i lirë.
    “Daily Mirror” raporton se Ratcliffe është kundër ardhjes së Lewandowski-t për shkak të rrogës së madhe të polakut, rreth 540 mijë paunë në javë, por edhe për arsye sportive. Ratcliffe beson se polaku e ka mbyllur ciklin e tij në Europë dhe ardhja e tij do ishte një dështim i vërtetë.
    Sipas raportimit në fjalë, Ratcliffe është i bindur se transferimi i Lewandowski-t do ishte gabim, njësoj siç ka ndodhur me transferimin për herë të dytë të C. Ronaldo, apo të emrave të tjerë të njohur si Raphaël Varane, Edinson Cavani dhe Bastian Schweinsteiger. Këto lëvizje të gabuara në merkato i kanë kushtuar klubit miliona euro.

  • Në Serie A, në Madrid, ose në Arabinë Saudite. Zbulohen 3 ekipet që duan Lewandowski-n

    Në Serie A, në Madrid, ose në Arabinë Saudite. Zbulohen 3 ekipet që duan Lewandowski-n

    23 Tetor 2025

    21:56

    Telesport

    Robert Lewandowski do të largohet në fund të këtij sezoni nga Barcelona. Pavarësisht se është 37 vjeç, sulmuesi polak është ende në formë të mirë, gjë që e tregojnë edhe statistikat te katalanasit.
    Në sezonin e kaluar shënoi 45 gola në të gjitha kompeticionet, këtë sezon ka shënuar 4 gola në 9 ndeshje. Për Lewandowski-n ka një interes të madh, por në krye të listës janë 3 ekipe: Al-Nassr, Atletio Madrid dhe Milan.
    Al-Nassr është gati ta bëjë polakun një nga futbollistët më të paguar në botë. Klubi saudit e shehy atë si partnerin ideal në sulm të Cristiano Ronaldos. Atletico Madridi kërkon të përsërisë suksesin me Luis Suarez, edhe pse për urugiannin paguan 6 milionë euro. Diego Simeone e pëlqën shumë Lewandowski-n dhe padyshim që do ta mirëpriste krahëhapur në ekipin e tij.
    Milan po ashtu është një kandidat serioz dhe një pistë tërheqëse për polakun. Kuqezinjtë janë të vëmendshëm ndaj mundësive të tilla, për të transferuar falas një sulmues të kalibrit botëror.

  • Lewandowski mbetet ende në modë, 3 klube e kërkojnë! Barcelona ka një plan B dhe një plan C

    Lewandowski mbetet ende në modë, 3 klube e kërkojnë! Barcelona ka një plan B dhe një plan C

    23 Tetor 2025

    17:26

    Telesport

    Edhe pse në fund karriere, Robert Lewandowski ka oferta nga tri klube të ndryshme: Al Nassr, Atletico Madrid dhe AC Milan. Spekulimet veçse po shtohen, sepse aventura e tij te Barcelona është drejt fundit.
    Sulmuesi polak pritet të njoftojë largimin e tij nga Barcelona së shpejti, ndoshta që në janar. Al Nassr ka intensifikuar bisedimet dhe ka bërë disa oferta të majme për ish-yllin e Bayern.
    Barcelona po përgatitet për ndryshimin e saj në ofensivë. Ëndrrat janë dy: Erling Haaland dhe Julian Alvarez. Të dy kushtojnë mbi 150 mln euro.

  • C.Ronaldo i “fiksuar” me yjet e Barcelonës, Al-Nassr nis punën për transferimin e sulmuesit të katalanasve

    C.Ronaldo i “fiksuar” me yjet e Barcelonës, Al-Nassr nis punën për transferimin e sulmuesit të katalanasve

    21 Tetor 2025

    15:34

    Telesport

    Robert Lewandowski do të largohet në fund të këtij sezoni nga Barcelona, për polakun ka interes të madh brenda Europës, por edhe jashtë Europës, konkretisht nga klubet arabe.
    Al-Nassr raportohet se është një nga klubet më të interesuara për sulmuesin polak. Sipas medieve spanjolle është vetë Cristiano Ronaldo që ka kërkuar nga drejtuesit e klubit të tij transferimin e Robert Lewandowski-t. Portugezi e sheh polakun si një partner ideal në sulm.
    Kujtojmë se C.Ronaldo përveçse është lojtari kryesor tek Al-Nassr dhe më i paguari në botë, tani ka dhe të drejtë të marrë pjesë në vendimarrjet e klubit përsa i përket merkatos.
    Në rast transferimi tek Al-Nassr, Lewandowski do të gjente aty edhe ish-shokun e skuadrës, Ingo Martinez, i transferuar gjatë merkatos së fundit.

  • E BUJSHME NGA SPANJA: Lewandowski do transferohet te rivali i madh i Barcelonës?

    E BUJSHME NGA SPANJA: Lewandowski do transferohet te rivali i madh i Barcelonës?

    18 Tetor 2025

    21:50

    Telesport

    Robert Lewandowski do të largohet në fund të sezonit nga Barcelona. Për polakun ka interes të madh nga disa ekipe dhe liga të ndryshme.
    Mediat spanjolle kanë raportuar së fundmi një lajm vërtet të bujshëm. Lewandowski do të largohet nga katalanasit, por e ardhmja e tij mund të jetë po në Spanjë, madje te rivali i Barcelonës, Atletico Madridi.
    “Colchoneros” duan të përsërisin suksesin që patën me Luis Suarez, i cili në dy vite si lojtar i tyre shënoi 34 gola në 83 ndeshje. Në rast se për Suarez, Atletico Madrid pagoi 28 milionë euro, në rastin e Lewandowski-t, klubi madrilen nuk do të paguante asgjë, pasi do të transferohej si lojtar i lirë.
    Përveç Atletico Madridit, interesi për sulmuesin polak është shumë i madh, sidomos nga klubet arabe, të cilat janë të gatshme ta bëjnë atë një nga lojtarët më të paguar në botë, në rast se pranon transferimin në Arabinë Saudite.

  • Barcelona gjen pasuesin e Lewandowski-t në Serie A, problem paga e lojtarit

    Barcelona gjen pasuesin e Lewandowski-t në Serie A, problem paga e lojtarit

    16 Tetor 2025

    19:14

    Telesport

    Tashmë dihet që Robert Lewandowski do të largohet në fund të sezonit nga Barcelona. Klubi katalanas po shqyrton disa alternativa për të gjetur pasuesin ideal të polakut. Edhe pse dëshira kryesore është Julian Alvarez, transferimi i argjentinasit duket shumë i vështirë për t’u bërë realitet.
    Në kushtet financiare në të cilat ndodhet Barcelona, i duhet një sulmues me kosto të ulët dhe emri që i përshtatet më shumë profilit që po kërkon klubi katalanas është Dusan Vlahovic.
    “TuttoSport” raporton se kanë nisur kontaktet e para mes Barcelonës dhe agjentit të sulmuesit serb, i cili do të largohet si lojtar i lirë në fund të këtij sezoni nga Juvents. Edhe pse jo si titullar, Vlahovic ka shënuar 4 gola në 8 ndeshjet e para të këtij sezoni me katalanasit. Me ardhjen e Jonathan David, sulmuesi serb e ka humbur vendin e titullarit, por jo aftësinë për të shënuar gola.
    Problem mbetet paga e lartë që sulmuesi përfiton aktualisht, 12 milionë euro në sezon. Gjithsesi, nuk përjashtohet mundësia që sulmuesi serb të pranojë një ulje rroge në rast se do transferohet te Barcelona.

  • Barcelona gjen pasuesin e Lewandowski-t në Serie A, nisin kontaktet e para mes palëve

    Barcelona gjen pasuesin e Lewandowski-t në Serie A, nisin kontaktet e para mes palëve

    16 Tetor 2025

    19:14

    Telesport

    Tashmë dihet që Robert Lewandowski do të largohet në fund të sezonit nga Barcelona. Klubi katalanas po shqyrton disa alternativa për të gjetur pasuesin ideal të polakut. Edhe pse dëshira kryesore është Julian Alvarez, transferimi i argjentinasit duket shumë i vështirë për t’u bërë realitet.
    Në kushtet financiare në të cilat ndodhet Barcelona, i duhet një sulmues me kosto të ulët dhe emri që i përshtatet më shumë profilit që po kërkon klubi katalanas është Dusan Vlahovic.
    “TuttoSport” raporton se kanë nisur kontaktet e para mes Barcelonës dhe agjentit të sulmuesit serb, i cili do të largohet si lojtar i lirë në fund të këtij sezoni nga Juvents. Edhe pse jo si titullar, Vlahovic ka shënuar 4 gola në 8 ndeshjet e para të këtij sezoni me katalanasit. Me ardhjen e Jonathan David, sulmuesi serb e ka humbur vendin e titullarit, por jo aftësinë për të shënuar gola.
    Problem mbetet paga e lartë që sulmuesi përfiton aktualisht, 12 milionë euro në sezon. Gjithsesi, nuk përjashtohet mundësia që sulmuesi serb të pranojë një ulje rroge në rast se do transferohet te Barcelona.

  • Lewandowski do të largohet nga Barcelona, por jo nga Europa. Polakun e duan në Turqi

    Lewandowski do të largohet nga Barcelona, por jo nga Europa. Polakun e duan në Turqi

    14 Tetor 2025

    17:38

    Telesport

    Robert Lewandowski do të largohet në fund të këtij sezoni nga Barcelona, si lojtar i lirë. Për polakun është përfolur shumë për interesin e madh të klubeve arabe, por e ardhmja e tij mund të jetë në Turqi, te Galatasaray.
    “COPE” raporton se klubi turk ka nisur që tani kontaktet e para me Pini Zahavi, agjentin e Lewandowskit. Polaku mund të jetë zëvendësuesi i Mauro Icardit, pasi argjentinasi pritet të rikthehet në Serie A. Edhe pse është në perëndim të karrierës, Lewandowski është ende një nuhatës i mirë i golit, ku ka shënuar 4 gola në 9 ndeshje këtë sezon. Sezonin e kaluar shënoi 42 gola në 52 ndeshje.
    Përveç triumfit në Turqi, Galatasaray aspiron të gjejë suksesin edhe në Europë, ndaj nënshkrimi i Lewandowski-t mund të ishte një përforcim ideal, duke ditur përvojën e polakut.

  • Lewandowski dëmtohet me kombëtaren, 4 javë jashtë fushave. Humbet “El Clasico” ndaj Real Madridit

    Lewandowski dëmtohet me kombëtaren, 4 javë jashtë fushave. Humbet “El Clasico” ndaj Real Madridit

    14 Tetor 2025

    13:39

    Alfred Lleshi

    Lajme të këqija për Barcelonën, pak ditë para “El Clásico” kundër Real Madridit. Robert Lewandowski është kthyer nga grumbullimi me Poloninë me një dëmtim muskulor në bicepsin femoral të kofshës së majtë, që do ta mbajë jashtë fushës për rreth 4 javë. Ai do të mungojë në supersfidën e 26 tetorit.
    Sipas vlerësimeve mjekësore, dëmtimi u konstatua pas ndeshjes kualifikuese për Botërorin në Lituani, ku sulmuesi luajti 90 minuta dhe shënoi një gol. Mungesa e tij i shtohet asaj të Joan García, ndërsa Raphinha mbetet në dyshim. Dani Olmo është gjithashtu jashtë për shkak të një dëmtimi në muskujt e këmbës së majtë.
    Megjithatë, Hansi Flick mund të mbështetet te Ferran Torres, Fermín López dhe Lamine Yamal, tashmë i rikthyer në stërvitje dhe gati për ndeshjen ndaj Girona. Klubi, ndërkohë, ka prezantuar fanellën speciale të “El Clásico” në bashkëpunim me Ed Sheeran, por shqetësimi kryesor mbetet mungesa e sulmuesit kryesor kundër Real Madridit.