Tag: lewandowski

  • Milan-Lewandowski, gazetari i njohur i merkatos zbulon të vërtetën e “martesës” hipotetike

    Milan-Lewandowski, gazetari i njohur i merkatos zbulon të vërtetën e “martesës” hipotetike

    10 Nëntor 2025

    11:47

    Alfred Lleshi

    Pavarësisht lajmit nga Spanja (nga gazeta “Sport’, që rilançoi një parashikim të “Sportitalia’), që e lidhte Milanin me Robert Lewandowski nga janari, Fabrizio Romano ka sqaruar situatën e lojtarit polak: “Duke folur me njerëzit afër Lewandowskit, sulmuesi polak nuk ka ndërmend të ndryshojë klub në janar”.
    Sulmuesi 37-vjeçar, që realizoi tre gola në ndeshjen e fundit të La Liga-s, beson se te Barcelona mund të bëjë ende rrugë në disa kompeticione, përfshirë Champions League. Ai dëshiron ta përfundojë në mënyrën më të mirë eksperiencën te klubi katalanas. Lëvizja diku tjetër, nëse do të realizohet, do të shtyhet për verën e ardhshme.

  • Lewandowski rikthehet me “hat trick” vendimtar; “pula e vjetër e ka lëngun më të mirë”…

    Lewandowski rikthehet me “hat trick” vendimtar; “pula e vjetër e ka lëngun më të mirë”…

    Në një mbrëmje të ftohtë dhe me shi në Vigo, Robert Lewandowski, në moshën 37-vjeçare, riktheu ngrohtësinë te Barcelona. Polaku, që nuk ishte titullar nga 5 tetori kundër Sevilla, u rikthye në mënyrën më të mirë të mundshme; me një “hat-trick” vendimtar që i dha tri pikët skuadrës së Hansi Flick.
    Goli i parë erdhi nga penalltia, pas një faulli me dorë të Marcos Alonso, të konfirmuar nga VAR-i. Vetëm një minutë më vonë, Celta barazoi me Carreira, por Lewandowski reagoi sërish. Në minutën e 37-të, pas një krosimi perfekt të Rashford, ai shënoi për 1-2 me instinkt të pastër sulmuesi. Në fund, me rezultatin 2-3, ai kompletoi “hat trick” personal me kokë, pas një goditje këndi.
    Me këto tre gola, Lewandowski arrin 108 gola me Barcelonën, duke kaluar Neymar (105) dhe barazuar Luis Enrique, si golashënuesi i 13-të në historinë e klubit katalanas. Pas 42 golave sezonin e kaluar dhe 7 këtë sezon, sulmuesi polak tregon se klasi nuk plaket kurrë; sepse, siç thotë proverbi, “pula e vjetër e ka lëngun më të mirë”.

  • Lewa rikthehet me hat-trick. Barcelona thyen tersin ndaj Celta Vigo dhe tani është vetëm 3 pikë larg Realit (video)

    Lewa rikthehet me hat-trick. Barcelona thyen tersin ndaj Celta Vigo dhe tani është vetëm 3 pikë larg Realit (video)

    Barcelona ka thyer tersin ndaj Celta Vigo-s, duke fituar 2-4 në transfertë, në sfidën e fundit të javës së 12-të në La Liga. Katalanasit kaluan të parët në avantazh në minutën e 9-të me Robert Lewandowski-n, polaku shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, e cila u fitua pas një prekje të topit me dorë brenda zonës, pas goditjes së Fermin Lopez.
    Një minutë më pas, Marcus Rashford kishte shansin e artë për të dyfishuar shifrat, por gabon i vetëm me portierin përballë. Nga aty nis kundërsulmi i vendasve që finalizohet në mënyrën e duhur nga Sergio Carreira, 1-1.
    Në minutën e 37-të, Barcelona gjen sërish avantazhin me Lewandowski-n. Polaku shënon me kokë pas një krosimi perfekt që mori nga Marcus Rashford.
    Në minutën e 43-të, Borja Iglesias barazon shifrat 2-2, pasi “shkundi” portën e Szczesny me një goditje të fuqishme në kufijtë e zonës së rreptësisë. Në shtesën e pjesës së parë ishte Lamine Yamal që shënoi golin e tretë për Barcelonën, pas një topi të ardhur në zonë. Pjesa e parë mbyllet 2-3 për Barcelonën.
    Në minutën e 73-të, Lewandowski kompleton hat-trickun e tij, duke shënuar sërish me kokë, pas krosimit nga këndi nga Marcus Rashford. Në fund të takimit, De Jong merr kartonin e dytë të verdhë dhe lë fushën e lojës. Rezultati final, 2-4. Barcelona ngjitet në vendin e dytë me 28 pikë, tre pikë më pak se Real Madrid i vendit të parë.
    SHIKOGOLAT

  • 5 gola të shënuar në pjesën e parë, Celta Vigo dhe Barcelona dhurojnë spektakël (video)

    5 gola të shënuar në pjesën e parë, Celta Vigo dhe Barcelona dhurojnë spektakël (video)

    Celta Vigo ka treguar vitet e fundit që është një ekip “ters” për Barcelonën, ku i ka nxjerrë jo pak probleme, sidomos në sfidat që luhen në “Estadio de Balaidos”.
    Pjesa e parë në përballjen që po luhet aktualisht është mbyllur 2-3 për katalanasit, të cilët kaluan të parët në avantazh në minutën e 9-të me Robert Lewandowski-n, polaku shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, e cila u fitua pas një prekje të topit me dorë brenda zonës, pas goditjes së Fermin Lopez.
    Një minutë më pas, Marcus Rashford kishte shansin e artë për të dyfishuar shifrat, por gabon i vetëm me portierin përballë. Nga aty nis kundërsulmi i vendasve që finalizohet në mënyrën e duhur nga Sergio Carreira, 1-1.
    Në minutën e 37-të, Barcelona gjen sërish avantazhin me Lewandowski-n. Polaku shënon me kokë pas një krosimi perfekt që mori nga Marcus Rashford.
    Në minutën e 43-të, Borja Iglesias barazon shifrat 2-2, pasi “shkundi” portën e Szczesny me një goditje të fuqishme në kufijtë e zonës së rreptësisë. Në shtesën e pjesës së parë ishte Lamine Yamal që shënoi golin e tretë për Barcelonën, pas një topi të ardhur në zonë.
    SHIKOGOLAT

  • Lewandowski zbulon dëshirën e madhe, Barcelona në mëdyshje

    Lewandowski zbulon dëshirën e madhe, Barcelona në mëdyshje

    9 Nëntor 2025

    17:18

    Telesport

    Robert Lewandowski pritet të largohet në fund të këtij sezoni si lojtar i lirë nga Barcelona. Megjithatë, “SPORT” ka raportuar sot se sulmuesi polak dëshiron të vazhdojë edhe një vit tjetër te Barcelona, gjë që iu ka komunikuar dhe drejtuesve të klubit.
    Madje, ai është gatshëm të ul ndjeshëm rrogën, vetëm për t’u mos u larguar gjatë verës së ardhshme. Për momentin, drejtuesit e Barcelonës ende nuk kanë vendosur për kërkesën e fundit të polakut.
    Në anën tjetër, interesimi i klubeve të tjera për Lewandowski-n vazhdon të jetë i lartë. Milan është një nga klubet e njohura që është gati të provojë transferimin e tij që në merkaton e janarit.
    Po ashtu polakun e duan edhe në Arabinë Saudite, ku ofertat e klubeve atje janë vërtet joshëse.

  • E BUJSHME: Milan projekton goditjen e madhe të janarit… te Barcelona

    E BUJSHME: Milan projekton goditjen e madhe të janarit… te Barcelona

    8 Nëntor 2025

    16:59

    Telesport

    Tashmë dihet nga të gjithë që Robert Lewandowski do të largohet nga Barcelona në fund të këtij sezoni, si lojtar i lirë. Por, largimi i lojtarit mund të ndodhë më shpejt.
    Mediet italiane raportojnë se Milan ka nisur kontaktet e drejtpërdrejta me agjentin e polakut Pini Zahavi, për një transferim të mundshëm të tij që në merkaton e janarit.
    Ende nuk flitet për shifra dhe detaje të tjera ekonomike, pasi jemi në fazat e para të bisedimeve, por duket se Milan e ka shumë seriozisht për transferimin e Lewandowski-t.
    Edhe pse është 37 vjeç, Lewandowski ka treguar që është ende në formë të mirë. Këtë sezon polaku ka shënuar 4 gola në 11 ndeshje dhe aktualisht është i dëmtuar, ndërsa sezonin e kaluar shënoi 42 gola në 52 ndeshje, duke qenë protagonist në sukseset e Barcelonës.

  • Milani “gërmon” nga Barcelona, tenton një goditje të madhe në janar

    Milani “gërmon” nga Barcelona, tenton një goditje të madhe në janar

    7 Nëntor 2025

    18:15

    Telesport

    Milani po ndjek një pistë të vështirë, por jo të pamundur.
    Klubi italian kërkon sulmuesin Robert Lewandowski. Igli Tare ka lëvizur shpejt, sepse bëhet fjalë për merkaton e janarit. Milani ka organizuar një takim me agjentin e polakut, Pini Zahavi, për të eksploruar mundësinë e këtij operacioni tëbujshëm.
    Lewandowski nuk e ka të ardhmen të qartë te Barcelona, pasi kontrata e tij skadon në fund të sezonit. Barcelona ende nuk ka marrë një vendim për fatin e tij.

  • “Në moshën time…”, Lewandowski thyen heshtjen, flet për të ardhmen

    “Në moshën time…”, Lewandowski thyen heshtjen, flet për të ardhmen

    Robert Lewandowski është një nga emrat më të lakuar këtë periudhë, kjo për shkak të kontratës së tij që i përfundon në fund të këtij sezoni, por edhe për faktin se Barcelona është vënë në kërkim të një zëvendësuesi për “bomberin” polak.
    I pyetur në lidhje me të ardhmen e tij, Lewandowski u shfaq i qetë:

    “Ndihem mirë pas dëmtimit që kalova. Gjëja më e rëndësishme tani është se si të ndihmoj skuadrën. Sa i përket të ardhmes time, jam i qetë. Në moshën time gjëja më e rëndësishme është shëndeti, të jem mirë fizikisht, nuk e kam me nxitim. Për momentin nuk po mendoj për të ardhmen, mund të ndodhin shumë gjëra në jetë”, u shpreh Lewandowski.
    ()

  • Lewandowski lë pezull të ardhmen: Rinovimi me Barcelonën? Jam i qetë, në moshën time…

    Lewandowski lë pezull të ardhmen: Rinovimi me Barcelonën? Jam i qetë, në moshën time…

    5 Nëntor 2025

    8:13

    Alfred Lleshi

    Në konferencën për shtyp para ndeshjes së Champions League kundër Bruges, polaku Robert Lewandowski foli për gjendjen e tij dhe të ardhmen te Barcelona: “Ndihem mirë pas dëmtimit. Tani gjëja më e rëndësishme është si mund ta ndihmoj skuadrën”.
    Sa i përket rinovimit të kontratës, ai u shpreh me qetësi: “Jam i qetë, në moshën time mendoj për atë që është më e mira. Nuk kam asnjë nxitim. Aktualisht nuk dua të mendoj për të ardhmen, sepse mund të ndodhin shumë gjëra në jetë. Për mua, më e rëndësishmja është të jem mirë fizikisht dhe mendërisht”.

  • Një argjentinas për të zëvendësuar Lewandowski-n, 10 gola në 13 ndeshje në Ligue 1

    Një argjentinas për të zëvendësuar Lewandowski-n, 10 gola në 13 ndeshje në Ligue 1

    1 Nëntor 2025

    20:51

    Telesport

    Një tjetër emër i është shtuar listës së gjatë të sulmuesve që po ndjek Barcelona, për të gjetur mes tyre pasuesin ideal të Robert Lewandowski-t, i cili do të largohet si lojtar i lirë gjatë verës së ardhshme.
    “Mundo Deportivo” raporton se drejtuesit e Barcelonës kanë nisur që tani me negociatat për transferimin e Joaquín Panichelli, sulmuesit argjentinas i cili po shkëlqen me fanellën e Strasbourg këtë sezon, duke shënuar 10 gola në 13 ndeshjet e para.
    23-vjeçari argjentinas u transferua nga Alaves te Strasbourg gjatë verës së fundit për 7 milionë euro, por me formën e treguar deri tani, vlera e tij në fund të sezonit do të jetë shumë herë më e madhe.
    Joaquín Panichelli është gati të rikthehet në Spanjë, aty ku sezonin e kaluar në Segunda Divizion shënoi 21 gola me fanellën e Mirandes, para se të transferohej këtë verë në Ligue 1. E vetëdijshme që sulmuesi është në radarin e disa klubeve, Barcelona kërkon të arrijë sa më shpejt marrëveshjen me Strasbourg.