Tag: lëvizjes

  • Punësimet në Bashki, Komisioneri: 38% e rasteve të monitoruara të zëna në kundërshtim me ligjin

    Punësimet në Bashki, Komisioneri: 38% e rasteve të monitoruara të zëna në kundërshtim me ligjin

    Nga 1316 pozicione pune të monitoruara si pjesë e procesit të punës të Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit civil rezultoi se 38% e tyre ishin zënë në kundërshtim me ligjin.Raporti vjetor i këtij institucioni hedh dritë mbi disa prej zhvillimeve kryesore në administratë sa i takon punësimit, largimit apo lëvizjes në karrierë të punonjësve.Konkretisht Komisioneri monitoroi 15 bashki gjatë vitit 2024 ku të paktën 118 e vendeve të punës rezultuan të lira dhe 744 ishin zënë në përputhje me procedurat që përcakton ligji çka përbejnë respektivisht 9 për qind dhe 57 për qind të tyre.“Në këto institucione janë kontrolluar 338 raste të punonjësve që janë emëruar në shërbimin civil sipas procedurave përkatëse të parashikuara në ligj dhe rezulton se 239 prej tyre, janë në nivelin ekzekutiv, 98 raste në nivelin e ulët dhe të mesëm drejtues dhe 1 rast në nivelin e lartë drejtues. Sipas statistikave të evidentuara më sipër, është konstatuar se në 22 raste është aplikuar procedura e lëvizjes paralele dhe në 89 raste është aplikuar procedura e ngritjes në detyrë, nga të cilat në 47 raste me kandidatë nga sistemi i shërbimit civil dhe në 42 raste me kandidatë të tjerë, që nuk janë pjesë e sistemit.Vihet re se lista e pritjes, e krijuar pas përfundimit të procedurës së pranimit në shërbimin civil në nivelin ekzekutiv, me konkurrentët që kanë marrë nivelin e nevojshëm të pikëve, por që nuk mund të emërohen pasi nuk ka pozicion pune, është aplikuar vetëm në 6 raste’ thuhet në raportin e Komisionerit.I njëjti raport vlerëson se sa i takon rekrutimit janë vënë re mangësi në dokumentacionin që duhet të dorëzojë kandidati gjatë aplikimit për të marrë pjesë në konkurrim. Po kështu mangësi në dokumentacionin që provon realizimin e fazave të konkurrimit apo në dokumentacionin që materializon veprimtarinë e organeve që realizojnë procesin e rekrutimit.Komsioneri vlerëson se janë konstatuar gjithashtu probleme gjatë ndërtimit dhe funksionimit të organeve kolegjiale që kryejnë procesin e konkurrimit, si Komitetet e pranimit, ose Komisionet e lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë./ N.MahoKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • E tuprshme: LVV e përjashton ikonën e basketbollit

    E tuprshme: LVV e përjashton ikonën e basketbollit

    Edmon Azemit i ka kushtuar me përjashtim nga Lëvizja Vetëvendosje vota për buxhetin e Komunës së Prishtinës për vitin 2025.
    Ikona e Prishtinës, një punëtor i madh si në parket dikur si lojtar edhe pas saj në zyra si menaxher sportiv, është përjashtuar turpësisht nga Vetëvendosje këtë muaj. Është quajtur interesxhi.
    Lajmi u bë i ditur të premten në një mbledhje të Kuvendit Komunal të Prishtinës.
    Në nisje të seancës, Azemi dhe kolegu i tij Berat Lahu u vendosën në ulëset e përcaktuara për asamblistët e pavarur në asamblenë komunale.
    Në një deklarim në seancë, Lahu hodhi kritika të ashpra në drejtim të Lëvizjes Vetëvendosje dhe shefit të asamblistëve të saj në Prishtinë, Gëzim Sveçlës.
    Pas publikimit të lajmit, Vetëvendosje reagoi me një komunikatë të turpshme për “përjashtimin e dy asamblistëve”.
    “Berat Lahu dhe Edmond Azemi nuk janë më pjesë e Lëvizjes VETEVENDOSJE!, me vendim të komisionit disiplinor të Lëvizjes. Vendimi i parë është marrë me datën 10.03.2025”.

    “Votimi dhe prezenca në seanca në të cilat dëmtohet interesi publik dhe tjetërsimi i vullnetit të qytetarëve për interesa të ngushta, janë arsyet e këtij përjashtimi. Rruga jonë është gjatë dhe vështirë, ata që për interese personale tjetërsojnë këtë rrugëtim nuk kanë vend në Lëvizje!”, tha Vetëvendosje në komunikatë.

    FACT CHECK:
    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

    KLIKO PËR TË VOTUAR

  • Arlind Qori: Nga unë nuk do dëgjoni na u vodhën votat, aktivistët tanë do i mbrojnë

    Arlind Qori: Nga unë nuk do dëgjoni na u vodhën votat, aktivistët tanë do i mbrojnë

    Kryetari i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, ka deklaruar se është i vendosur të mbrojë çdo votë të qytetarëve në zgjedhjet e ardhshme, duke denoncuar njëkohësisht fenomenin e blerjes dhe shantazhimit të votës në Shqipëri.
    Në një intervistë për MCN TV, Qori shprehu shqetësimin për raportimet se njerëzit detyrohen të votojnë nën presionin e humbjes së vendit të punës dhe se votat shiten e blihen.
    “Të dyja këto janë vepra penale dhe të gjithë ata që kërcënojnë apo blejnë votat duhet të përgjigjen përpara drejtësisë,” theksoi ai, duke shpresuar për veprime konkrete nga SPAK në javët e ardhshme.
    Megjithatë, ai tha se nuk e vendos besimin e tij te institucionet, por te aktivistët dhe mbështetësit e Lëvizjes Bashkë.
    “Unë jam i sigurt se nuk do të na vidhet asnjë votë. Jo se nuk do të tentojnë ta bëjnë, por sepse nuk do t’i lejojmë ta bëjnë,” u shpreh ai.
    Qori theksoi se Lëvizja Bashkë do të ketë vëzhgues në çdo qendër votimi dhe numërimi, të cilët do të qëndrojnë deri në fund të procesit për të garantuar transparencën.
    “Dy vite më parë, si kandidat për kryetar bashkie në Tiranë, mora 13,852 vota dhe asnjë votë nuk na u vodh. Do të sigurohemi që e njëjta gjë të ndodhë edhe në këto zgjedhje,” shtoi ai.
    Sipas tij, organizimi i Lëvizjes Bashkë do të jetë i tillë që çdo votë e hedhur për këtë parti do të numërohet si e tillë, duke mos lënë vend për manipulime. “Nuk do të dëgjoni kurrë nga unë që më kanë vjedhur votat, sepse nuk do të mund t’i vjedhin,” përfundoi Qori.

  • Arlind Qori: Lëvizja Bashkë e vetmja që nuk merr financim nga oligarkët

    Arlind Qori: Lëvizja Bashkë e vetmja që nuk merr financim nga oligarkët

    Kreu i Lëvizjes Bashkë Arlind Qori tha se të gjitha partitë politike në Shqipëri, me përjashtim të forcës që ai drejton, marrin financime nga oligarkët. Në edicionin e lajmeve në MCN TV, Qori mohoi kategorikisht mundësinë që Lëvizja Bashkë të bëjë një koalicion qeverisës pas 11 majit cilëndo prej partive në Shqipëri.
    I pyetur mbi deklaratat e Berishës që nëse vjen në pushtet do anulohen koncesionet dhe PPP-të, Qori tha se zotime të tilla nuk duhen besuar, pasi PD ka qenë disa herë në pushtet, dhe thjesht po kopjohet programi i Lëvizjes Bashkë.
    “Z.Berisha gjithmonë para se të vijnë zgjedhjet kopjon programin e Lëvizjes Bashkë! Merr atë guxim që s’e ka 4 vjet dhe premton gjithçka dhe të kundërtën e gjithçkaje. Berisha ka qenë njëherë në pushtet dhe asokohe ka pasur koncesione, ka pasur PPP. Është e vërtetë që nën qeverisjen Rama këto janë shtuar, e gjithçka ka shkuar keq e më keq, por kjo logjikë ka nisur më herët dhe vazhdon. Partitë e vjetra ndajnë të njëjtën ide, ndajnë të njëjtën frymë, u shërbejnë kryekëput oligarkëve, edhe në këtë sens s’duhen marrë shumë seriozisht se çfarë thonë një muaj para zgjedhjeve. U bëj thirrje qytetarëve shqiptarë që të mos ua vënë veshin hajdutëve dhe gënjeshtarëve të vjetër, por të shohin me seriozitet programin e Lëvizjes Bashkë!”I pyetur nëse ka dijeni për ndonjë skenar bashkëqeverisje PS-PD pas 11 majit, kreu i Lëvizjes Bashkë tha:
    “S’kam asnjë teori konspirative, jam i fundit që i marr vesh thashethemet, as interesohem për thashetheme, por di të arsyetoj politikisht. Dimë me siguri që Rama dhe Berisha kanë disa interesa bazike të përbashkëta, si psh. fakti që duan të zhdukin institucionet e reja të drejtësisë se po u shtrëngohet litari, dhe e dyta që janë bashkëpunëtorë të ngushtë me oligarkinë ekonomike. Oligarkët i kanë bashkë, urrejtjen për drejtësinë e kanë bashkë.
    Çfarë do të ndodhë në rast se asnjë parti s’ka 71 mandate Parlamentin e ardhshëm? Tre janë skenarët e logjikshëm. Partia që del e para dhe i duhen pak deputetë për të bërë shumicën do kërkojë të blejë deputet në merkaton e deputetëve. Po s’eci versioni i blerjes së deputetëve për të siguruar shumicën, alternativa e dytë është që PS dhe PD të lënë mënjanë teatrin 30 e ca vjeçar të grindjes dhe të bashkëqeverisin.
    Mund të gjejnë një fasadë, ta quajnë qeveri teknike, Berisha e ka kërkuar para zgjedhjeve qeverinë teknike, Rama ka thënë do hyjmë në BE, kështu që e ndërtojmë një legjendë të bukur, narrativë, që për hatër të atdheut dhe integrimit bëjmë disa vite bashkëqeverisje. Alternativa e tretë që Lëvizja Bashkë do të çojë përpara në Parlamentin e ardhshëm në rast s’e s’ka shumicë do jenë zgjedhjet e reja, derisa të kemi një frymë të re, dhe vërtet një qeverisje të re”.I pyetur nëse mazhorancës aktuale apo opozitës do t’i duhet qoftë edhe një mandat për të formuar qeverinë, a mund të jetë nga Lëvizja Bashkë, Qori tha:
    “Më kollaj do ta gjejnë në Mongoli atë mandat se sa në Lëvizjen Bashkë, te Lëvizja Bashkë s’do kenë vota për asgjë. Ne i konsiderojmë këto parti fund e krye të korruptuara, fund e krye të kapura nga oligarkia, nga njerëz që e kanë vendin në burg. Ne jemi alternativa morale që i ka munguar deri më sot Shqipërisë, përveç se programore. Asnjë parti s’do sigurojë mbështetje për të qeverisur nga Lëvizja Bashkë”.I pyetur a prisni që oligarkët të kenë kontribut në favor të mazhorancës në këto zgjedhje, Qori tha:
    “Ata kanë kontribut në favor të çdo partie, përveç Lëvizjes Bashkë. Çdo parti përveç Lëvizjes Bashkë, shpenzon shuma marramendëse në këtë fushatë, që janë të pajustifikuara me mbështetjen shtetërore, ose të vet anëtarëve. Oligarkët janë të pranishëm në media. Dhe mediat e mëdha të oligarkëve paracaktojnë kohën televizive të çdo partie, mundësojnë financimet e pista të gjithandej. E vetmja parti anti-oligarkike dhe për demokraci të shëndetshme është Lëvizja Bashkë, prandaj ne kemi më pak mjete se të tjerët. Prandaj ne fushatën do ta bëjmë të thjesht në maksimum sa i përket mjeteve dhe të pasur sa i përket ideve”.