Tag: lëvizjes

  • PROVOKACJA/ Unioni i Gazetarëve: Serbia të garantojë lirinë e lëvizjes dhe sigurinë e gazetarëve për ndeshjenshqiptarë

    PROVOKACJA/ Unioni i Gazetarëve: Serbia të garantojë lirinë e lëvizjes dhe sigurinë e gazetarëve për ndeshjenshqiptarë

    Unioni i Gazetarëve Shqiptarë (UGSH) ka reaguar pas raportimeve se disa gazetarë sportivë shqiptarë janë përballur me kontrolle të tejzgjatura dhe presion psikologjik në pikët kufitare të Serbisë. Incidentet kanë ndodhur gjatë udhëtimit të gazetarëve për të raportuar ndeshjen e ekipeve kombëtare të futbollit në Leskovac.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    UGSH konsideron sjelljet e autoriteteve serbe si të papranueshme, duke krijuar një klimë stresuese dhe represive për gazetarët shqiptarë. Unioni apelon për solidaritet nga kolegët serbë dhe i kërkon autoriteteve të sigurojnë lirinë e lëvizjes dhe sigurinë e gazetarëve, si për aktivitetet profesionale ashtu edhe për ato turistike. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Deklaratë e Unioni të Gazetarëve ShqiptarëReklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Autoritet serbe duhet të garantojnë lirinë e lëvizjes dhe sigurinë e gazetarëve shqiptarë në SerbiReklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Tiranë më 11 Tetor 2025

    Kontrollet me qëllim presionin psikologjik dhe orët e gjata të mbajtjes në pikat kufitare të gazetarëve sportivë shqiptarë në Serbi janë sjellje shtetërore represive ndaj shtetasve të huaj. Në mediat ndërkombëtare dhe ato shqiptare, dje dhe sot, janë publikuar ankesa nga gazetarë të njohur sportivë të cilët kanë mbërritur në Serbi për të raportuar ndeshjen e ekipeve kombëtare të futbollit, që do të zhvillohet në Leskovac të Serbisë.Unioni i Gazetarëve Shqiptarë është vënë në dijeni nga pesë kolegë të mediave audiovizive, të cilët janë përballur në aeroportin e Beogradit si dhe në pikën kufitare që bashkon Maqedoninë e Veriut me Serbinë me kontrolle të përsëritura, mbajtje për disa orë të pasaportave, intervistime absurde nga punonjës të kontrollit kufitar dhe jo vetëm, si dhe me pyetje provokative dhe të ripërsëritura si në seanca të një lufte psikologjike, me qëllim tensionimin dhe stresimin e gazetarëve.Sjellje të tilla janë të papranueshme dhe dëshmojnë qartë se në Serbi ndaj gazetarëve shqiptarë ka një klimë shtetërore të papranueshme dhe të pangjashme me realitetin e vendeve të BE apo të hapësirës së Ballkanit Perëndimor.

    UGSH apelon pranë organizatave simotra të gazetarëve në Serbi që për raste të tilla ndaj gazetarëve shqiptarë duhet të ofrojnë solidaritetin e reagimit dhe përkrahjes së kolegeve të ardhur nga një vend i rajonit për qëllim të pasqyrimit të aktivitetit të rëndësishëm sportiv. Nga ana tjetër u bëjmë thirrje autoriteteve serbe të ushtrojnë të gjitha detyrimet ligjore për garantimin e sigurisë dhe lirisë së lëvizjes për gazetarët shqiptarë si në rastin e kësaj veprimtarie të rëndësishme sportive ashtu edhe për qëllime turistike dhe profesionale.

    Zyra Informuese

    Unioni i Gazetarëve Shqiptarë

  • Shpenzimet qeveritare para zgjedhjeve nxisin debat për blerje votash

    Shpenzimet qeveritare para zgjedhjeve nxisin debat për blerje votash

    Njëzet e gjashtë milionë euro për studentë, një milion për pako ushqimore për familjet në nevojë, subvencionim i faturave të energjisë elektrike për familjet me të ardhura të ulëta…
    Këto vendime të Qeverisë në detyrë të Kosovës më 7 tetor u cilësuan nga kundërshtarë politikë e përfaqësues të shoqërisë civile si fushatë elektorale.
    Për kë? Për kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), partisë në pushtet, që synojnë të fitojnë në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
    “Nuk është e qartë se kur do të shpërndahen këto mjete dhe mbi çfarë kriteresh. Unë besoj se është vetëm për ta krijuar një narrativ që do të shfrytëzohet për zgjedhjet”, thotë Eugen Cakolli, nga Demokracia në Veprim, për Radion Evropa e Lirë.
     
     
    Ai dyshon se shpërndarja e këtyre mjeteve, në mënyrë specifike për studentë, do të përkojë me rundin e dytë të zgjedhjeve lokale, ku Cakolli pret që në garë të jenë shumë kandidatë të LVV-së.
    “Kjo u ofron mundësinë kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje që ta kenë si aset shtesë në zgjedhje temën e ndarjes së këtyre mjeteve, duke e shfaqur këtu idenë e përkrahjes që do ta kenë nga niveli qendror”, shton Cakolli.

  • Zgjedhjet e pjesshme vendore, ‘Shqipëria Bëhet’ mbështet Dionis Sotën si kandidat për Bashkinë Vlorë

    Zgjedhjet e pjesshme vendore, ‘Shqipëria Bëhet’ mbështet Dionis Sotën si kandidat për Bashkinë Vlorë

    Pasi Dionis Sota shpalli kandidaturën e tij për kryetar bashkie në Vlorë, “Shqipëria Bëhet” ka mbështetur kandidaturën e tij për zgjedhjet e pjesshme lokale të 9 nëntorit.
    Përmes një postimi në rrjetet sociale, “Shqipëria Bëhet” shkruan se mbështetjen për Sotën e njoftuar kreu i Lëvizjes, Adriatik Lapaj.
    Lapaj ka argumentuar se vendimi është marrë në përputhje me parimet dhe vizionin e forcës politike që ai drejton.
    Postimi i plotë i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”:
    Pas një procesi vlerësimi të kandidaturave të pavarura për Bashkinë Vlorë, kryesia e Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” ka vendosur të mbështesë z. Dionis Sota në garën e ardhshme zgjedhore.
    Mbështetjen e ka bërë me dije kreu i Lëvizjes, Adriatik Lapaj, duke argumentuar se vendimi është marrë në përputhje me parimet dhe vizionin e Lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’”.
    “Pasi u njohëm me kandidaturat e pavarura në Bashkinë Vlorë, duke i vlerësuar për qytetarinë e tyre dhe në koherencë me propozimin dhe angazhimin tonë, kryesia e Lëvizjes Shqipëria Bëhet ka vendosur të mbështes Dionis Sota.
    I urojmë suksese dhe e inkurajojmë të nisë procedurën e mbledhjes së firmave nga qytetarët si kandidat i pavarur!’
    Ky vendim vjen në kuadër të angazhimit të Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” për të mbështetur figura të reja dhe të pavarura që përfaqësojnë ndershmërinë, përkushtimin qytetar dhe frymën e ndryshimit në politikën lokale.

  • Arlind Qori shpall kandidaturën për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 9 nëntorit

    Arlind Qori shpall kandidaturën për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 9 nëntorit

    Arlind Qori, kryetari i Lëvizjes BASHKË, ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës në zgjedhjet që do të mbahen më 9 nëntor, pas shkarkimit të ish-kryebashkiakut Erion Veliaj.
    Qori do të përballet në këtë garë zgjedhore me kandidaten e Partisë Socialiste, Ogerta Manastirliu, dhe kandidatin e Partisë Demokratike, ende të pacaktuar.
    Në njoftimin e bërë publik nga Lëvizja BASHKË, Qori paraqitet si “alternativa e vërtetë për Tiranën”, një zë kritik ndaj keqqeverisjes dhe një figurë me histori të gjatë angazhimi në çështje qytetare dhe sociale. Si pedagog dhe aktivist, ai ka qenë i pranishëm në debatet publike mbi çështje kyçe si strehimi, transporti publik, ndotja e ajrit, hapësirat e gjelbra dhe lufta kundër korrupsionit në administratën lokale.
    “Zgjedhjet në Tiranë nuk janë vetëm një mundësi për ta transformuar qytetin sipas nevojave të qytetarëve, por edhe një betejë idesh që do të rezonojnë në të gjithë Shqipërinë,” thuhet në deklaratën e plotë të Lëvizjes.
    Kjo garë pritet të jetë një nga më të rëndësishmet dhe të ndjekurat në vend, me rëndësi të veçantë për të ardhmen politike të kryeqytetit dhe më gjerë.
    Postimi i plotë:
    ARLIND QORI, ALTERNATIVA E VËRTETË PËR TIRANËN Propozimi i Lëvizjes BASHKË për mbarë qytetarët e Tiranës në zgjedhjet e 9 nëntorit është emri i kryetarit të saj, Arlind Qori, zëri dhe njeriu, arsimtari dhe aktivisti që për mbi një dekadë ka folur çdo ditë mbi qytetin dhe njerëzit e tij, parqet dhe shkollat, ujin dhe ajrin, të drejtën e strehimit dhe transportin publik, korrupsionin dhe keqqeverisjen etj.
    Për ne, zgjedhjet në Tiranë nuk janë thjesht një mundësi për ta shndërruar qytetin sipas nevojave dhe aspiratave të qytetarëve, por edhe një betejë idesh dhe shembujsh që do të rezonojnë në të gjithë Shqipërinë. Prandaj Arlind Qori, me gjithë eksperiencën, seriozitetin, idealizmin dhe qëndrueshmërinë e tij, është alternativa e vërtetë për qytetin e Tiranës. Me besim te qytetarët dhe përkushtimi i gjithkujt që do të na bashkohet në këtë fushatë, dalshim faqebardhë!

  • Pezullohet marrëveshja e lëvizjes së lirë Kosovë-Shqipëri

    Pezullohet marrëveshja e lëvizjes së lirë Kosovë-Shqipëri

    Nga sot pezullohet marrëveshja e lëvizjes së lirë në kufirin Kosovë–Shqipëri. Nga data 1 tetor deri në fillim të nëntorit, marrëveshja e lëvizjes së lirë mes pikave kufitare të Vërmicës dhe Morinës do të pushojë së funksionuari.
    Në këtë periudhë, pikat kufitare të Kosovës dhe Shqipërisë do të kryejnë përpunimin e të dhënave të udhëtarëve dhe drejtuesve të automjeteve përmes një procedure të përshpejtuar, me qëllim që të shmangen radhët dhe pritjet e gjata për shkak të fluksit të lartë të lëvizjeve.
    Megjithatë, gjatë fundjavave dhe festave zyrtare, qytetarët që udhëtojnë me automjete me targa të Shqipërisë dhe Kosovës do të vazhdojnë të kalojnë pa kontrolle kufitare, shkruan A2 CNN.
    Marrëveshja e lëvizjes së lirë mes dy shteteve, e cila u nënshkrua për të lehtësuar qarkullimin dhe shmangur trafikun e rënduar, ka dhënë rezultate të dukshme gjatë sezonit veror, kur numri i udhëtimeve arrin kulmin. Periudhat e kalimit pa kontrolle ose me kontrolle të reduktuara janë. Nga 1 maj deri më 30 Shtator.
    Pra, në total 9 muaj gjatë vitit qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës përfitojnë nga një regjim i lehtësuar lëvizjeje në kufi ndërkohë qe 3 muaj me kontrolle.

  • Pezullohet marrëveshja e lëvizjes së lirë në kufirin Kosovë–Shqipëri

    Pezullohet marrëveshja e lëvizjes së lirë në kufirin Kosovë–Shqipëri

    Nga sot pezullohet marrëveshja e lëvizjes së lirë në kufirin Kosovë–Shqipëri. Nga data 1 tetor deri në fillim të nëntorit, marrëveshja e lëvizjes së lirë mes pikave kufitare të Vërmicës dhe Morinës do të pushojë së funksionuari.
    Në këtë periudhë, pikat kufitare të Kosovës dhe Shqipërisë do të kryejnë përpunimin e të dhënave të udhëtarëve dhe drejtuesve të automjeteve përmes një procedure të përshpejtuar, me qëllim që të shmangen radhët dhe pritjet e gjata për shkak të fluksit të lartë të lëvizjeve.
    Megjithatë, gjatë fundjavave dhe festave zyrtare, qytetarët që udhëtojnë me automjete me targa të Shqipërisë dhe Kosovës do të vazhdojnë të kalojnë pa kontrolle kufitare.
    Marrëveshja e lëvizjes së lirë mes dy shteteve, e cila u nënshkrua për të lehtësuar qarkullimin dhe shmangur trafikun e rënduar, ka dhënë rezultate të dukshme gjatë sezonit veror, kur numri i udhëtimeve arrin kulmin. Periudhat e kalimit pa kontrolle ose me kontrolle të reduktuara janë: Nga 1 Maj deri më 30 Shtator dhe Nga 1 Nëntor deri më 28 Shkurt
    Pra, në total 9 muaj gjatë vitit qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës përfitojnë nga një regjim i lehtësuar lëvizjeje në kufi nderkohe qe 3 muaj me kontrolle.

  • Zbulohet lëvizja/ Muçi: Nëse unë kandidoj për Tiranën, vendin tim në parlament e zë Qori

    Zbulohet lëvizja/ Muçi: Nëse unë kandidoj për Tiranën, vendin tim në parlament e zë Qori

    Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi ka folur për garën për Bashkinë e Tiranës, duke u shprehur se vendimi për kandidimin dhe kandidatin do të merret nga Këshilli Koordinues i Lëvizjes Bashkë.
    Muçi është shprehur se kandidat në garën për Bashkinë e Tiranës mund të jetë dhe ai, dhe nëse kjo ndodh, vendi i tij në parlament i takon kryetarit të Lëvizjes Bashkë Arlind Qorit.
    “Në momentin që do të shpallet data e zgjedhjeve, atëherë edhe ne do të dalim me kandidatin tonë, që mund të jetë kushdo prej nesh. Nuk është detyrimisht që do të jetë Arlind Qori, mund të jem edhe unë, por edhe dikush tjetër si Mirela Ruko, Jani Marka, ka një sërë figurash që mund të ishin të denja për kandidaturë për kreun e Bashkisë së Tiranës.
    Do të diskutohet si strategji brenda Lëvizjes Bashkë dhe unë, sigurisht, do t’i bindem vendimit të kolektivit. Nëse unë do të jem kandidati i përzgjedhur, vendin tim në parlament do ta zërë Arlind Qori, i cili është i dyti në listë”, tha Muçi.

  • Redi Muçi lë të hapur kandidimin për Tiranën: Qori mund të marrë mandatin e deputetit

    Redi Muçi lë të hapur kandidimin për Tiranën: Qori mund të marrë mandatin e deputetit

    Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, komentoi vendimin e kësaj force politike për të paraqitur një kandidat të saj në zgjedhjet për kreun e Bashkisë së Tiranës. 
    Muçi tha në Euronews Albania se vendimi do të merret nga Këshilli Koordinues i Lëvizjes Bashkë dhe nëse emri i tij zgjidhet për kandidaturë për Bashkinë e Tiranës, mandati i deputetit do t’i kalojë Arlind Qorit. 
    “Në momentin që do të shpallet data e zgjedhjeve, atëherë edhe ne do të dalim me kandidatin tonë, që mund të jetë kushdo prej nesh. Nuk është detyrimisht që do të jetë Arlind Qori, mund të jem edhe unë, por edhe dikush tjetër si Mirela Ruko, Jani Marka, ka një sërë figurash që mund të ishin të denja për kandidaturë për kreun e Bashkisë së Tiranës. 
    Do të diskutohet si strategji brenda Lëvizjes Bashkë dhe unë, sigurisht, do t’i bindem vendimit të kolektivit. Nëse unë do të jem kandidati i përzgjedhur, vendin tim në parlament do ta zërë Arlind Qori, i cili është i dyti në listë”, tha Redi Muçi. 
     
     

  • Arian Galdini, deklaratë dorëheqjeje si Kryetar i LRE

    Arian Galdini, deklaratë dorëheqjeje si Kryetar i LRE

    Themelues i Lëvizjes Rinisje (LRE)

    Të dashur bashkudhëtarë të Lëvizjes Rinisje, të dashur qytetarë shqiptarë,

    Pesë vite më parë, më 24 tetor 2020, ne ndezëm një dritë që ende ndriçon.

    Lëvizja Rinisje lindi si besëlidhje vlerash, si betim për të ngritur një të djathtë autentike shqiptare, të rrënjosur në virtyt, në dinjitet dhe në besim tek Zoti.

    Që prej asaj dite, unë kam shërbyer me gjithë shpirtin tim si Kryetar i LRE, por mbi të gjitha si shërbestar i këtij misioni.

    Sot, në këtë 19 shtator 2025, me ndërgjegje të plotë dhe me besim të palëkundur tek forca e LRE, shpall publikisht dorëheqjen time si Kryetar i Lëvizjes Rinisje.

    Ky akt është i menduar thellë. Ai nuk është tërheqje nga misioni, nuk është dorëzim përballë stuhive.

    Është dëshmi se Lëvizja është më e madhe se një individ, dhe se demokracia e brendshme është themeli i çdo organizimi të vërtetë politik.

    Në aspektin juridik dhe organizativ, kjo dorëheqje hyn në fuqi sot si akt solemn i Kryetarit.

    Megjithatë, deri më 25 tetor 2025, ditën kur do të festojmë përvjetorin e pestë të LRE, unë do të vazhdoj të kryej formalisht dhe ligjërisht detyrën e Kryetarit të LRE, derisa të mblidhen organet e Lëvizjes dhe të zgjedhin Kryetarin e ri.

    Kjo është e drejta dhe përgjegjësia ime e fundit institucionale si Kryetar, dhe njëkohësisht është amaneti që ia dorëzoj të gjithë anëtarëve të LRE për të dëshmuar se pushteti nuk mbahet si pronë, por shërbehet si detyrë.

    Ky akt është dëshmi se politika pa virtyt nuk është gjë tjetër veçse ambicje.

    Ne, me LRE, kemi zgjedhur rrugën e virtytit. Lideri i vërtetë nuk lidhet me karrigen, ai lidhet me misionin.

    Ai di të vijë kur është thirrur, di të largohet kur është koha, dhe di të qëndrojë gjithmonë si shërbestar i së vërtetës.

    Ky është një mësim që dua ta lë si testament për brezat e ardhshëm, demokracia e brendshme është prova më e madhe e karakterit politik.

    Në aspektin misionar, unë mbetem gjithmonë i pandarë nga LRE.

    Themeluesi nuk largohet nga themeli. Misionari nuk ndahet nga misioni.

    Unë mbetem shërbestar i të djathtës humane, mbetem dëshmitar i Neoshqiptarizmit, mbetem udhëtar i besëlidhjes së LRE për një Shqipëri që ringrihet në dinjitet dhe liri.

    Më 25 tetor 2025, LRE do të zgjedhë Kryetarin e ri.

    Atë ditë, do të dëshmojmë para Shqipërisë dhe para vetes se jemi një lëvizje që ecën me pjekuri, me dinjitet dhe me besim tek Zoti.

    Do të dëshmojmë se LRE është një trup i gjallë, një frymë që nuk varet nga një njeri, por nga besëlidhja e përbashkët.

    Unë, Arian Galdini, largohem nga detyra e roli i Kryetarit, por qëndroj si themelues, si misionar, si zë që mbetet në këtë lëvizje përjetësisht.

    Dhe dua që ky akt të mbetet si shembull në shkollat e lidershipit politik, se pushteti është amanet, se dorëheqja nuk është dorëzim, se lidershipi është shërbesë dhe besëlidhje, se virtyti është më i madh se çdo titull.

    Le të hyjë ky çast në historinë tonë si LRE, jo për fjalët e mia, por për shembullin që lëmë.

    Dhe shembulli është ky, një lider largohet, misioni mbetet, Lëvizja vazhdon.

    Me besim në Zot, me përulësi para Atdheut dhe me dashuri për LRE,

    Themelues dhe Misionar i LRE – Rinisja

    Tiranë më, 19 shtator 2025

  • Goditje e re ndaj opozitës në Gjeorgji: Autoritetet arrestojnë një udhëheqës kryesor opozitar

    Goditje e re ndaj opozitës në Gjeorgji: Autoritetet arrestojnë një udhëheqës kryesor opozitar

    Sot, autoritetet gjeorgjiane arrestuan Levan Habeishvilin, kryetarin e këshillit politik të Lëvizjes së Bashkuar Kombëtare, një nga grupet më të mëdha opozitare në vend. Arrestimi i tij vjen ndërsa shtohet presioni ndaj disidentëve dhe aktivistëve në Gjeorgji.

    Shërbimi i Sigurisë së Gjeorgjisë (SSB) njoftoi se Habeishvili dyshohet për ryshfet ndaj zyrtarëve të zbatimit të ligjit, me qëllim “refuzimin e zbatimit të urdhrave gjatë protestave antiqeveritare” ose për të dhënë “informacion konfidencial”. Ai përballet me katër deri në shtatë vjet burg.

    Kjo është pjesë e një valë arrestimesh të kundërshtarëve politikë, aktivistëve dhe gazetarëve, gjë që ka shkaktuar shqetësim në Perëndim.

    Partia në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane, është kritikuar shpesh për kthim prapa në demokraci, ndërsa protestat në vend vazhdojnë, megjithëse numri i demonstruesve ka rënë që nga valët e mëdha të protestave pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2024, të cilat opozita i cilëson të manipuluara.

    Levan Habeishvili ka bërë thirrje për një “përmbysje paqësore” të qeverisë dhe planifikon të organizojë tubime më 4 tetor, ditën e zgjedhjeve lokale, të cilat shumica e partive opozitare planifikojnë t’i bojkotojnë.

    Presidentja e Lëvizjes së Bashkuar Kombëtare, Tina Bokuvacava, deklaroi se arrestimi i Habeishvilit tregon “dobësinë e regjimit”.