Tag: lëvizjes

  • “Taksoni dhjamin, jo djersën”, aktivistë të lëvizjes “Bashkë” protestë para Kuvendit kundër buxhetit

    “Taksoni dhjamin, jo djersën”, aktivistë të lëvizjes “Bashkë” protestë para Kuvendit kundër buxhetit

    Me pankarta në duar, aktivistë të lëvizjes “Bashkë” kanë protestuar kundër buxhetit që po diskutohet në Parlament.
    “Taksoni dhjamin, jo djersën”, janë disa nga parullat që mbajnë të rinj të kësaj lëvizje.

    “Populli kundër korrupsionit dhe varfërisë”, është një tjetër pankartë ku ftohen qytetarët t’i bashkohen protestës së lëvizjes “Bashkë” para Kuvendit.
    Prej disa ditësh, edhe lëvizja “Shqipëria Bëhet” po proteston para kryeministrisë, ku qëllimi i saj është dorëheqja e Ramës.

  • Aktivistë të lëvizjes “Bashkë” protestë para Kuvendit kundër Ramës dhe buxhetit 2026: “Taksoni dhjamin, jo djersën”

    Aktivistë të lëvizjes “Bashkë” protestë para Kuvendit kundër Ramës dhe buxhetit 2026: “Taksoni dhjamin, jo djersën”

    Me pankarta në duar, aktivistë të lëvizjes “Bashkë” kanë protestuar kundër buxhetit që po diskutohet në Parlament. 
    “Taksoni dhjamin, jo djersën”, janë disa nga parullat që mbajnë të rinj të kësaj lëvizje. 
    “Populli kundër korrupsionit dhe varfërisë”, është një tjetër pankartë ku ftohen qytetarët t’i bashkohen protestës së lëvizjes “Bashkë” para Kuvendit. 
    Prej disa ditësh, edhe lëvizja “Shqipëria Bëhet” po proteston para kryeministrisë, ku qëllimi i saj është dorëheqja e Ramës. 

  • FOTO/ Aktivistë të lëvizjes “Bashkë” protestë para Kuvendit kundër buxhetit

    FOTO/ Aktivistë të lëvizjes “Bashkë” protestë para Kuvendit kundër buxhetit

    Me pankarta në duar, aktivistë të lëvizjes “Bashkë” kanë protestuar kundër buxhetit që po diskutohet në Parlament.
    “Taksoni dhjamin, jo djersën”, janë disa nga parullat që mbajnë të rinj të kësaj lëvizje.
    foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri 123456PreviousNext“Populli kundër korrupsionit dhe varfërisë”, është një tjetër pankartë ku ftohen qytetarët t’i bashkohen protestës së lëvizjes “Bashkë” para Kuvendit.
    Prej disa ditësh, edhe lëvizja “Shqipëria Bëhet” po proteston para kryeministrisë, ku qëllimi i saj është dorëheqja e Ramës.

  • Lapaj sulmon Ramën: Bllokove integrimin për një këshilltar në Fier. Do që të mos flasim?

    Lapaj sulmon Ramën: Bllokove integrimin për një këshilltar në Fier. Do që të mos flasim?

    Kryetari i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” tha përmes një videomesazhi në Facebook se është proceduar penalisht nga Policia e Shtetit.
    “Kaq frikë ky nga kaq veta sa jemi mbledhur këtu? Imagjinoni sikur të derdhemi në shesh… Të më thonë kë kam bllokuar unë për të mos shkuar në punë, në zyrë, në spital, duke qëndruar këtu? Ah po, ndërgjegjësimi i njerëzve pengon hajdutët e tij të vjedhin”, tha Lapaj, duke iu referuar Kryeminstrit Rama.
    “Nuk më frikësoni me letra bakalli… Qeveria e krimit më ka dhënë një dekoratë të paparë duke më proceduar penalisht, sepse i tregon njerëzve të këtij vendi se sa frikacak është. Ky që ka sjellë njerëzit këtu në këtë shesh dhe janë vrarë njerëzit për pushtetin e tij. Ky që bllokonte rrugët me goma… Ky më tregon mua bllokimin e rrugëve, bllokimin e njerëzve…”, shtoi Lapaj.
    “Ky bllokoi marrjen e statusit kandidat, bllokoi një komb të tërë për të marrë vizat për një këshilltar në Fier. Me kë? Me zarat e tij, që janë zgjatim i Policisë së Shtetit”.
    Sipas një njoftimi të Policisë së Tiranës, Lapaj është proceduar pasi dyshohet se ka bërë grumbullime dhe ka zaptuar hapësirën publike përpara godinës së Kryeministrisë, duke penguar qarkullimin e lirë të lëvizjes.

  • Proteston prej dy ditësh para Kryeministrisë, policia procedon Adriatik Lapajn

    Proteston prej dy ditësh para Kryeministrisë, policia procedon Adriatik Lapajn

    Prej dy ditësh, kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka zgjedhur të protestojë para kryeministrisë, duke kaluar natën aty.
    Por sot policia njofton se ka referuar materialet në Prokurori për Lapajn, pasi dyshohet se ka bërë grumbullime dhe ka zaptuar hapësirën publike përpara godinës së Kryeministrisë, duke penguar qarkullimin e lirë të lëvizjes.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori për shtetasit: A. L., pasi dyshohet se ka bërë grumbullime dhe ka zaptuar hapësirën publike përpara godinës së Kryeministrisë, duke penguar qarkullimin e lirë të lëvizjes”, sqaron policia.
    Kujtojmë që mbrëmjen e kaluar Adriatik Lapaj dhe disa  protestues të tjerë kanë vendosur çadra në shesh, ndërsa policia u ka kërkuar që t’i heqin dhe të largohen nga zona.
    Kërkesa e policisë shkaktoi tensione mes të pranishmëve. Disa prej qytetarëve janë dëgjuar të thërrasin “shtet që vret”, duke akuzuar autoritetet për presion dhe dhunë ndaj protestës.
    Adriatik Lapaj dhe mbështetësit e tij kanë deklaruar se protesta do të vazhdojë.
     

  • Protesta para Kryeministrisë, procedohet nga policia Adriatik Lapaj: Zaptoi hapësirën publike

    Protesta para Kryeministrisë, procedohet nga policia Adriatik Lapaj: Zaptoi hapësirën publike

    Policia e Tiranës ka proceduar penalisht kreun e Lëvizjes Shqipëria Bëhet Adriatik Lapaj pas protestës së djeshme te Kryeministria.
    Sipas njoftimit zyrtar, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori për shtetasin A. L., pasi dyshohet se ka bërë grumbullime dhe ka zaptuar hapësirën publike përpara godinës së Kryeministrisë, duke penguar qarkullimin e lirë të lëvizjes.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
    Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj qëndroi 12 orë para ambienteve të Kryeministrisë në formë proteste kundër qeverisë Rama.

  • “PD ka humbur shpirtin e lëvizjes, i duhet rilindje me figura dhe ideale të reja”

    “PD ka humbur shpirtin e lëvizjes, i duhet rilindje me figura dhe ideale të reja”

    Arben Çejku dhe Bislim Ahmetaj, të ftuar në Puls nga Bruna Çifligu në A2 CNN, analizuan rëndësinë e 8 Dhjetorit dhe gjendjen aktuale të Partisë Demokratike, duke ndarë qëndrime kritike mbi mënyrën se si kjo forcë politike ka devijuar nga ideali i themelimit.
    Arben Çejku u shpreh se protesta studentore ishte revolucionare për nga natyra dhe theu tabutë e një sistemi që dukej i pathyeshëm. Ai theksoi se 8 Dhjetori është sot “më i vështirë dhe më i ndërlikuar” për shkak të interpretimeve politike, duke fajesuar PD-në për humbjen e legjitimitetit dhe mbajtjen peng të simbolikës së lëvizjes. Çejku deklaroi se PD sot ka “dyert e mbyllura për pjellën e vet” dhe se mbetet e paralizuar nga aktorë të vjetër politikë. Sipas tij, PD duhet të distancohet nga figura si Sali Berisha dhe të rikthehet te thelbi reformist dhe perëndimor i lëvizjes studentore.

    Nga ana tjetër, Bislim Ahmetaj, një prej figurave të hershme të studentëve, kritikoi ashpër deformimin e 8 Dhjetorit në politikë. Ai tha se sot “nuk na përket më” sepse është kapur nga politikanë që nuk kanë lidhje me origjinën e lëvizjes dhe e përdorin si fasadë. Ahmetaj deklaroi se PD ka devijuar plotësisht nga idealet e vitit 1990 dhe se udhëhiqet nga njerëz që “kanë qenë në diktaturë dhe sot shiten si antikomunistë”. Ai theksoi se shpresa e vërtetë është te ata studentë që e nisën ndryshimin pa interesa personale dhe se PD duhet të rilindë përmes figurave të reja dhe idealeve të dikurshme, jo përmes ritakimeve të së shkuarës, shkruan A2 CNN.

    Megjithëse nga këndvështrime të ndryshme, të dy bashkohen në një pikë kryesore, Partia Demokratike sot nuk përfaqëson më frymën e 8 Dhjetorit, ka humbur identitetin për shkak të konflikteve të brendshme dhe mungesës së reformimit, duke pasur nevojë urgjente për një përditësim moral, politik dhe drejtues

  • 8 Dhjetori! 35 vite nga Lëvizja Studentore që çoi në rrëzimin e komunizmit

    8 Dhjetori! 35 vite nga Lëvizja Studentore që çoi në rrëzimin e komunizmit

    protestat studentore

    TIRANË- 8 Dhjetori shënon Ditën Kombëtare të Rinisë, në përkujtim të lëvizjes studentore të vitit 1990, që çoi dhe në rrëzimin e regjimit komunist në Shqipëri.
    Prej vitit 2009, me vendim të marrë nga Kuvendi i Shqipërisë, kjo datë përkujtohet si festë kombëtare në nderim të të gjithë studentëve të dhjetorit 1990 dhe gjithë rinisë shqiptare.
    Më 8 dhjetor 1990, një grup studentësh e pedagogësh të Universiteteve të Tiranës, u bënë iniciatorë e protagonistë të kthesës së madhe historike, protestave paqësore që sollën rënien e sistemit komunist dhe lindjen e demokracisë.
    Lëvizja Studentore e vitit 1990 është e vetmja Lëvizje paqësore që ndryshoi historinë e Shqipërisë.
    Akti i tyre publik, sa qytetar aq edhe politik, i dha fund në mënyrë paqësore epokës të gjatë të vetëizolimit dhe të sundimit ideologjik, duke i hapur kështu rrugën ekonomisë së tregut dhe shoqërisë së hapur.
    Në 35-vjetorin e lëvizjes studentore të Dhjetorit ’90, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka kujtuar sakrificën dhe guximin e të rinjve që i hapën rrugën Shqipërisë drejt demokracisë dhe Europës.
    Në një postim në rrjetin social Facebook, Presidenti shkruan: “Si sot, 35 vjet më parë, në rrugët e Tiranës ushtoi thirrja e studentëve idealistë: ‘E duam Shqipërinë si gjithë Evropa!’. Guximi dhe lëvizja rinore e Dhjetorit ’90 i hapën rrugën Shqipërisë europiane.
    Çdo hap që hedhim në këtë rrugëtim nderon guximin rinor që rrëzoi perden e hekurt që e ndante Shqipërinë nga Evropa.”
    Presidenti Begaj thekson se aspirata europiane e shqiptarëve është e pandarë nga idealet e lirisë dhe demokracisë së atyre ditëve.
    Nga ana tjetër, kreu i PD Sali Berisha, dhe deputetë të kësaj force politike, do të jenë paraditen e sotme në Qytetin Studenti, ku do të kremtohet figura e liderit të Dhjetorit, Azem Hajdari, si edhe studentët, pedagogët, punëtorët dhe të rinjtë që u vunë në krye të Lëvizjes për Ndryshim, Shpresë dhe Liri./ZËRI 

  • ‘8 Dhjetori – Dita e Rinisë’, Berisha: Nderojmë përjetë guximtarët e demokracisë

    ‘8 Dhjetori – Dita e Rinisë’, Berisha: Nderojmë përjetë guximtarët e demokracisë

    Kryetari i PD, Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve dhe të rinjve, t’i bashkohen ‘8 Dhjetorit’, Ditës së Rinisë, të hënën në Qytetin Studenti.
    Përmes një statusi në rrjetet sociale, Berisha shkruan se ‘Dita e Rinisë’, është një datë e bekuar, teksa i është rikthyer lëvizjes studentore të dhjetorit të 1990-ës.
    Teksa i cilësoi studentët e parë të ’90-ës, si guximtarë, mes tyre edhe demokratin Azem Hajdari, Berisha thekson se ishin ata që rrëzuan komunizmin dhe sollën demokracinë në Shqipëri.
    ‘Nesër më 8 dhjetor, ora 11:00 tek Qyteti Studenti kremtojmë liderin e Dhjetorit, Azem Hajdarin, dhe studentët, pedagogët, punëtorët dhe të rinjtë që u vunë në krye të Lëvizjes për Ndryshim, Shpresë dhe Liri’, përmbyll thirrjen e tij për t’u tubuar në nder të guximtarëve të lirisë së lëvizjes studentore të dhjetorit 1990.
    Postimi
    8 Dhjetori-Dita e Rinisë është data e bekuar kur rinia studentore shqiptare nisi atë që u fut në histori si “Lëvizja e Dhjetorit”, që rrëzoi komunizmin dhe solli demokracinë. Nderime përjetë atyre të rinjve guximtarë.
    Nesër më 8 dhjetor, ora 11:00 tek Qyteti Studenti kremtojmë liderin e Dhjetorit, Azem Hajdarin,
    dhe studentët, pedagogët, punëtorët dhe të rinjtë që u vunë në krye të Lëvizjes për Ndryshim, Shpresë dhe Liri.

  • ‘8 Dhjetori – Dita e Rinisë’/ Berisha: Nderojmë përjetë guximtarët e demokracisë, ejani në Qytetin Studenti…

    ‘8 Dhjetori – Dita e Rinisë’/ Berisha: Nderojmë përjetë guximtarët e demokracisë, ejani në Qytetin Studenti…

    Kryetari i PD, Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve dhe të rinjve, t’i bashkohen ‘8 Dhjetorit – Ditës së Rinisë’, të hënën në Qytetin Studenti.

    Përmes një statusi në rrjetet sociale, Berisha shkruan se ‘Dita e Rinisë’, është një datë e bekuar, teksa i është rikthyer lëvizjes studentore të dhjetorit të 1990-ës.

    Teksa i cilësoi studentët e parë të ’90-ës, si guximtarë, mes tyre edhe demokratin Azem Hajdari, Berisha thekson se ishin ata që rrëzuan komunizmin dhe sollën demokracinë në Shqipëri.

    ‘Nesër më 8 dhjetor, ora 11:00 tek Qyteti Studenti kremtojmë liderin e Dhjetorit, Azem Hajdarin, dhe studentët, pedagogët, punëtorët dhe të rinjtë që u vunë në krye të Lëvizjes për Ndryshim, Shpresë dhe Liri’, përmbyll thirrjen e tij për t’u tubuar në nder të guximtarëve të lirisë së lëvizjes studentore të dhjetorit 1990.

    Statusi

    8 Dhjetori-Dita e Rinisë është data e bekuar kur rinia studentore shqiptare nisi atë që u fut në histori si “Lëvizja e Dhjetorit”, që rrëzoi komunizmin dhe solli demokracinë. Nderime përjetë atyre të rinjve guximtarë.

    Nesër më 8 dhjetor, ora 11:00 tek Qyteti Studenti kremtojmë liderin e Dhjetorit, Azem Hajdarin,

    dhe studentët, pedagogët, punëtorët dhe të rinjtë që u vunë në krye të Lëvizjes për Ndryshim, Shpresë dhe Liri.