Kreu i PD Sali Berisha në fjalën e tij të mbajtur në Foltoren e organizuar përpara Kryeministrisë, foli për rëndësinë e 8 Dhjetorit, Ditës së Rinisë duke kujtuar lëvizjen e Studentëve të dhjetorit.
“Ju qytetarë të pranishëm në këtë shesh, sheshin e lirisë. Këto dy vite është folur shumë për gjeneratën Z. Gjeneratë që janë të rinjtë që në fakt përmbysën diktatura mizore, në Nepal, Bangladesh dhe në vende të tjera. Kjo gjeneratë është bërë zëdhënësja më e guximshme, më e shkëlqyer e idealeve të kohës, aspiratave të kohës. Është kjo gjeneratë në krye të betejës për liri të shoqërisë njerëzore.
Por po të kthehemi 30 vite më parë, studentët e Universitetit të Tiranë ishin në kushte të pakrahasueshme. Në Shqipëri ishte shtypur gjithçka. Një grup i vogël studentësh, nuk qenë dakord dhe një natë të 8 dhjetorit, dolën në protestë dhe në 1 të natës u pritën nga presidenti i Republikës së asaj kohë që pas takimit u rezervoi kërbaçin e sigurimit të shtetit”, tha Berisha.
Tag: lëvizjen
-

“Dita e Rinisë”/ Berisha kujton Lëvizjen e Studentëve të Dhjetorit: Gjunjëzuan regjimin më të egër
-

Studiuesit kanë theksuar se dhimbja e muskujve mund të jetë shenjë e një gjendjeje serioze shëndetësore
Studiuesit dhe mjekët e Shërbimit Kombëtar të Shëndetit (NHS) kanë lëshuar një paralajmërim për të gjithë ata që ndjejnë dhimbje muskujsh , duke theksuar se simptoma të tilla nuk janë gjithmonë të padëmshme, raporton Index.hr.
Ai theksoi se njerëzit duhet të kërkojnë ndihmë nëse e përshkruajnë dhimbjen si një “dhimbje therëse ose shqetësim të thellë”, veçanërisht nëse përkeqësohet me lëvizjen.
Shërbimi Shëndetësor Kombëtar (NHS) shpjegon se këto shenja mund të tregojnë një gjendje të njohur si sindroma e ndarjes, ku presioni i shtuar në një muskul kufizon rrjedhjen e gjakut dhe shkakton dhimbje të forta.
Ky problem mund të prekë çdo muskul, por më shpesh ndodh në pjesën e poshtme të këmbëve dhe parakrahët. Simptomat përfshijnë dhimbje që rritet me lëvizjen, ënjtje ose ënjtje të muskujve, ndjesi shpimi gjilpërash, dobësi, mpirje, si dhe një ndjenjë ngushtësie ose vështirësie në lëvizjen e pjesës së prekur të trupit.
Ekspertët paralajmërojnë se simptomat mund të shfaqen papritur, për shembull pas një dëmtimi ose për shkak të një fashe shumë të ngushtë, gjë që quhet sindromë e ndarjes akute. Duke qenë se është një gjendje e rëndë mjekësore, në këto raste kërkohet trajtim urgjent, raporton Express.co.uk.
Trajtimi varet nga forma e sindromës
Shërbimi Shëndetësor Kombëtar (NHS) gjithashtu deklaron se sindroma e kompartimentit mund të zhvillohet gradualisht, veçanërisht gjatë aktivitetit fizik, dhe të zgjidhet me pushim – atëherë është një formë kronike.
Nëse shfaqet papritur dhimbje e fortë në ndonjë pjesë të trupit, duhet të thirret menjëherë shërbimi i urgjencës, sepse në raste më të rënda mund të kërkohet ndërhyrje kirurgjikale për të ulur presionin në muskul.
Nëse dhimbja, ënjtja ose mpirja shfaqen vetëm gjatë ushtrimeve, këshillohet të vizitoni mjekun tuaj të familjes për vlerësim të mëtejshëm.
Trajtimi varet nga forma e sindromës së kompartimentit. Rastet akute zakonisht kërkojnë një operacion të quajtur fasciotomi, në të cilin bëhen prerje për të lehtësuar presionin në muskul, dhe ndonjëherë kërkohet transplantim i lëkurës.
Në formën kronike, shpesh rekomandohen ndryshime në aktivitet, fizioterapi, ilaçe anti-inflamatore ose shtroja ortopedike, por nëse simptomat vazhdojnë, merret në konsideratë edhe ndërhyrja kirurgjikale.
Shërbimi Kombëtar i Shëndetit (NHS) deklaron se diagnoza mund të konfirmohet me anë të imazheve me rreze X, rezonancës magnetike ose duke matur presionin në muskul gjatë dhe pas ushtrimeve.
-

“Berisha në alarm”, Mërtiri: Po tenton të shuajë lëvizjen e Salianjit që në embrion! Sula: Politikan që s’jeton dot pa konflikt
Analisti Ergys Mërtiri tha se Sali Berisha ka aktivizuar të gjithë njerëzit pranë tij për të sulmuar “lëvizjen” e Ervin Salianjit.
I ftuar në “Real Story”, Mërtiri theksoi se Sali Berisha ndodhet në alarm dhe po përpiqet të shuajë me çdo mjet lëvizjet paralele në PD.
“Po të shohësh se çfarë po bën Berisha tashmë? Berisha i ka turrur të gjithë njerëzit të sulmojnë Salianjin dhe lëvizjet e tij. Po të shohësh në rrjetet sociale, njerëzit që punojmë për Berishën, janë afër tij po sulmojnë lëvizjen e Salianjit.
Nga ana tjetër po miklon njerëzit që ishin në kafen me Salianjin për t’i joshur.
Vëtë Berisha e kupton se fati i tij politik varet nga një lëvizje kundër tij brenda PD dhe përpiqet që me çdo mjet që ta shuajë atë që në embrion.
Berisha është sot në alert, ai tenton t’i mbyllë gojën e kujdo që flet, sepse hapet precedenti”, tha ai.
Ish-deputeti i PD, Dashnor Sula, u shpreh se Sali Berisha është një politikan, i cili nuk jeton dot pa konflikt.
“Sali Berisha është një politikan, që nuk prodhon politikë dot pa konflikt. Jeton në politikë në saj të konfliktit”, tha ai. -

Salianji nis lëvizjen brenda PD: Mbledh kandidatë e ish-garues të primareve
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka nisur lëvizjen brenda Partisë Demokratike. Pas takimeve me anëtarë në degë të ndryshme të PD, Salianji ka mbledhur këtë të enjte disa kandidatë për deputetë dhe emra të tjerë, të cilët në primare morën një rezultat të mirë.
Në takim me Salianjin kanë qenë: Ilir Alimehmeti, Gentian Cela, Qani Xhafa, Aulon Kalaja, Ted Kolliku, Alma Kore, Parid Mahmutaj, Xhemajl Gjunkshi, Hysen Kadiu e një sërë emrash të tjerë.
Raportohet se në këtë takim është folur për mënyrën se si duhet të përmirësohet PD dhe për mundësinë e thirrjes së Këshillit Kombëtar për të diskutuar se si duhet të vijojë aksioni politik.
Po ashtu, bëhet me dije se ky takim nuk do të jetë i fundit, por të ngjashëm do të jenë periodikë edhe me më shumë emra në tryezë.
Ajo që vihet re është se pjesë e takimit janë ata që kanë mbetur jashtë Kuvendit dhe ata që nuk arritën që të kishin emrin e tyre në listën shumemërore për deputetë në 11 Maj. -

Protesta e opozitës para Kryeministrisë, policia: Ja rrugët që bllokohen…
Policia ka përgaditur një plan masazh për protestën e paralajmëruar të opozitës. Sipas njoftimit do të bllokohen disa rrugë.
Policia e Tiranës apelon për qytetarët që të shmangin lëvizjen me automjete në akset rrugore që do të bllokohen dhe të përdorin rrugë alternative, për të mos penguar lëvizjen e lirë të pjesëmarrësve në tubim.
Njoftimi I plotë:
Tiranë/ Përfaqësues të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë kanë njoftuar Policinë e Tiranës, për zhvillimin e një tubimi ditën e sotme, nga ora 18:00 deri në orën 20:00, para Kryeministrisë.
Në bazë dhe në zbatimit të ligjit “Për tubimet”, Policia e Tiranës ka ndërmarrë të gjitha masat me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së tubimit, konkretisht:
-nga ora 14:00, nuk do të lejohen të parkohen automjetet në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”, në sheshin “Nënë Tereza, në rrugën “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rrugova”, në rrugën “Papa Gjon Pali II”, në bulevardin ”Zhan D’Ark” dhe bulevardin ”Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”;
-Nga ora 15:00 deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.
Në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore. Në rast bllokimi, për të ndihmuar qytetarët që do të qarkullojnë në këto akse, Policia e Tiranës ka marrë masa për të devijuar qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative.
Policia e Tiranës apelon për qytetarët që të shmangin lëvizjen me automjete në akset rrugore që do të bllokohen dhe të përdorin rrugë alternative, për të mos penguar lëvizjen e lirë të pjesëmarrësve në tubim.
-

Nejmar gati të kthehet në Europë, dy klube italiane janë gati të bëjnë lëvizjen e madhe në janar
Adriatik BALLA
Dymbëdhjetë vjet pas shpërthimit të tij në Brazil, ish-lojtari i Barcelonës dhe PSG-së, Nejmar Junior, u rikthye te klubi ku u formua, në kërkim të vetvetes pas një periudhe gri të mbushur me lëndime në Arabinë Saudite. Megjithatë, larg mendimit për t’u tërhequr, ylli 33-vjeçar ruan ende ambicien për të shijuar një “vallëzim” të fundit në elitën evropiane. Kthimi i Nejmarit te Santosi ishte një akt i mbushur me emocion dhe nostalgji.
Në Vila Belmiro, ai rifitoi minuta loje, besim dhe dashurinë e tifozëve që nuk e kanë pushuar kurrë së adhuruari. Megjithatë, kontrata e tij me klubin nga Sao Paulo skadon më 31 dhjetor dhe, sipas “La Gazzetta dello Sport”, qëllimi i tij është të rikthehet për të konkurruar në nivelin më të lartë në Evropë, për ta mbyllur karrierën me dinjitet. Ai nuk është më anësori rrufeshëm që i linte të gjithë pas. Futbolli i tij është pjekur: lëviz më shumë në zonat qendrore, menaxhon ritmin e lojës dhe merr pjesë më shumë në ndërtimin e aksioneve sesa në finalizim. Nejmari ka humbur shpejtësinë, por ka ruajtur vizionin, prekjen dhe inteligjencën taktike që e kanë dalluar gjithmonë. Gjatë verës së kaluar, Napoli ishte një nga klubet që e mori seriozisht në konsideratë nënshkrimin e tij.
Antonio Konte dhe Aurelio De Laurentis diskutuan brenda për brenda mundësinë e afrimit të tij, por në fund zgjodhën Kevin De Bryjn, duke e vlerësuar belgun si një opsion me performancë të menjëhershme dhe më pak rrezik fizik. Në atë kohë, ideja e transferimit të Nejmarit u la mënjanë. Por muajt që kaluan e kanë ndryshuar situatën. Kontrata e tij me Santosin po shkon drejt fundit dhe, sipas raportimeve të ndryshme, agjenti i tij Pini Zahavi e ka ofruar sërish si te Napoli, ashtu edhe te Interi. Të dy klubet kanë marrëdhënie të mira me agjentin izraelit dhe janë të hapura për ta rishqyrtuar mundësinë në merkaton e dimrit.
Perspektiva e kalimit të Nejmarit në Serie A ka ngjallur entuziazëm të madh, jo vetëm për talentin e tij, por edhe për ndikimin mediatik që do të kishte ardhja e tij në kampionatin italian. Në moshën 33-vjeçare, braziliani e di se nuk mund të garojë më me forcë fizike, por me inteligjencë dhe teknikë. Napoli, kampioni në fuqi i Italisë, kërkon të ruajë statusin e tij dhe të forcojë ekipin për të konkurruar në Europë. Afrimi i Nejmarit do të ishte një goditje e madhe sportive dhe tregtare. Në rastin e Interit, nuk përjashtohet mundësia që zikaltërit ta rishqyrtojnë lëvizjen. -

“Thjesht ndoqa lëvizjen e Hoxhës”, lojtari i Dinamos së Zagrebit i jep meritat anësorit shqiptar për golin
Dinamo e Zagrebit e ka nisur me fitore rrugëtimin në Ligën e Europës. Kroatët kanë mposhtur Fenerbahçen me shifrat 3-1. Goli i dytë dhe që më pas i hapi rrugën fitores, nisi nga këmbët e Arbër Hoxhës. Në intervistën e dhënë pas ndeshjes, Beljo, autori i dy golave të parë, deklaroi se thjesht ndoqi lëvizjen e lojtarit shqiptar për ta ndalur topin në rrjetë.
“Isha me shumë fat te goli i parë që shënova. Pas dy apo tre përplasjeve hyri në portë. Këmbët e mia të gjata mund të shërbejnë për diçka… Dhe për të dytin, thjesht ndoqa lëvizjen e Hoxhës dhe përfundova aksionin”, ka deklaruar Dion Drena Beljo./Sport Ekspres/ -

“Radikalë dhe të rrezikshëm”/ Pas vrasjes së Charlie Kirk, Trump shpall lëvizjen e majtë “Antifa” organizatë terroriste
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar se po e shpall lëvizjen e majtë Antifa si një “organizatë terroriste”, duke e bërë publik vendimin në platformën e tij Truth Social në orët e para të së enjtes sipas kohës së Mbretërisë së Bashkuar.
“Jam i lumtur t’i informoj patriotët tanë se po shpall ANTIFA, një katastrofë e rrezikshme radikale e majtë, si një organizatë terroriste kryesore,” shkroi Trump, duke shtuar se do të kërkojë hetime edhe mbi ata që financojnë lëvizjen.
Nuk është ende e qartë se çfarë mekanizmi ligjor do të përdoret për këtë vendim, pasi Antifa nuk ka strukturë të centralizuar apo udhëheqje të përcaktuar. Kjo e bën të paqartë se kush ose çfarë do të ishte objektivi i shpalljes.
Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha për CNN se ky është “vetëm një nga hapat” që presidenti pritet të ndërmarrë kundër grupeve të majta që, sipas tij, nxisin dhunë politike.
Vendimi vjen pas vrasjes së aktivistit konservator Charlie Kirk, ngjarje që ka shtuar retorikën e administratës Trump kundër atyre që i cilëson si “grupe radikale të majta”. Demokratët e kanë kritikuar lëvizjen duke thënë se presidenti po përdor këtë si pretekst për të shtypur opozitën dhe mendimet ndryshe.
Antifa, e shkurtuar nga “anti-fashistë”, nuk është një organizatë formale, por një lëvizje e shpërndarë me besime politike të majta, shpesh të vendosura më tej se platforma zyrtare e Partisë Demokratike.
Në të kaluarën, Trump ka ngritur edhe mundësinë e heqjes së statusit jofitimprurës për disa organizata liberale, ndërsa këtë javë përmendi me Prokuroren e Përgjithshme Pam Bondi opsionin e ngritjes së akuzave për “racketeering” (RICO) kundër grupeve të majta që, sipas tij, financojnë dhunën politike.Top Channel
-

‘Radikalë dhe të rrezikshëm’/ Pas vrasjes së Charlie Kirk, Trump shpall lëvizjen e majtë ‘Antifa’ organizatë terroriste
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar se po e shpall lëvizjen e majtë Antifa si një “organizatë terroriste”, duke e bërë publik vendimin në platformën e tij Truth Social në orët e para të së enjtes sipas kohës së Mbretërisë së Bashkuar.
“Jam i lumtur t’i informoj patriotët tanë se po shpall ANTIFA, një katastrofë e rrezikshme radikale e majtë, si një organizatë terroriste kryesore,” shkroi Trump, duke shtuar se do të kërkojë hetime edhe mbi ata që financojnë lëvizjen.
Nuk është ende e qartë se çfarë mekanizmi ligjor do të përdoret për këtë vendim, pasi Antifa nuk ka strukturë të centralizuar apo udhëheqje të përcaktuar. Kjo e bën të paqartë se kush ose çfarë do të ishte objektivi i shpalljes.
Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha për CNN se ky është “vetëm një nga hapat” që presidenti pritet të ndërmarrë kundër grupeve të majta që, sipas tij, nxisin dhunë politike.
Vendimi vjen pas vrasjes së aktivistit konservator Charlie Kirk, ngjarje që ka shtuar retorikën e administratës Trump kundër atyre që i cilëson si “grupe radikale të majta”. Demokratët e kanë kritikuar lëvizjen duke thënë se presidenti po përdor këtë si pretekst për të shtypur opozitën dhe mendimet ndryshe.
Antifa, e shkurtuar nga “anti-fashistë”, nuk është një organizatë formale, por një lëvizje e shpërndarë me besime politike të majta, shpesh të vendosura më tej se platforma zyrtare e Partisë Demokratike.
Në të kaluarën, Trump ka ngritur edhe mundësinë e heqjes së statusit jofitimprurës për disa organizata liberale, ndërsa këtë javë përmendi me Prokuroren e Përgjithshme Pam Bondi opsionin e ngritjes së akuzave për “racketeering” (RICO) kundër grupeve të majta që, sipas tij, financojnë dhunën politike.
-

Parkuan gabim, bllokohen katër automjete në Kukës/ Një i arrestuar dhe tre të proceduar
Policia e Kukësit bëri me dije se katër automjete janë bllokuar, ndërsa një person është arrestuar dhe tre të tjerë janë proceduar për parkim të gabuar.
Këta drejtues mjetesh kanë penguar lëvizjen në akse të ndryshme të qytetit.
Njoftimi i policisë:
Kukës/Patrullime në të gjithë territorin e qarkut, për të konstatuar parkimet e gabuara, që bëhen shkak për pengimin e lëvizjes së përdoruesve të rrugës. Për këtë paligjshmëri, arrestohet 1 shtetas dhe procedohen penalisht 3.
I arrestuari, automjetin me të cilin kishte penguar lëvizjen, e drejtonte pa leje.
Bllokohen 4 automjetet.
Policia Rrugore e Kukësit, krahas punës për parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit, që janë burim i ngjarjeve me pasoja për shëndetin dhe jetën e përdoruesve të rrugës, po kryen kontrolle, me objektiv evidentimin e rasteve të pengimit të qarkullimit, nëpërmjet parkimit të gabuar të mjeteve.
Si rezultat i kontrolleve, u goditën 4 raste të kësaj paligjshmërie, për të cilat shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës arrestuan shtetasin E. G., 28 vjeç, dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. K., 31 vjeç, A. M., 18 vjeç dhe R. M., 28 vjeç.
Shtetasi E. G., me automjetin që drejtonte pa leje, dhe 3 shtetasit e proceduar, me automjetet që drejtonin, kishin penguar levizjen në akse të ndryshme të qytetit të Kukësit, si pasojë e parkimeve të gabuara. Kontrollet kundër kësaj paligjshmërie, vijojnë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Kukësit, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Kukës apelon për drejtuesit e mjeteve, që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të shmangin çdo veprim që pengon lëvizjen e lirë të mjeteve dhe këmbësorëve. Parkimet e gabuara, veçanërisht në trotuare apo rrugëkalime, do të përballen me masa të menjëhershme penale dhe administrative.