Tag: lëvizje

  • Lëvizje në Policinë e Shtetit, emërohen shefat e rinj të disa komisariateve

    Lëvizje në Policinë e Shtetit, emërohen shefat e rinj të disa komisariateve

    Janë kryer lëvizje të rëndësishme në strukturat e Policisë së Shtetit, ku disa drejtues komisariatesh janë transferuar në pozicione të reja brenda Tiranës dhe në qarqe të tjera të vendit.

    Ky rotacion vjen në kuadër të ndryshimeve periodike të drejtimit vendor, me synim rritjen e eficiencës operacionale dhe forcimin e rendit e sigurisë publike në territor.
    Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat mëson emrat e kryekomisarëve dhe komisarëve që janë transferuar. Bëhet fjalë për:
    Kryekomisar Besmir Qibini nga Shef komisariati Kukes shkon Shef komisariati nr. 3 Tiranë
    Komisar Besmir Dervishi nga Shef komisariati nr. 3 Tiranë shkon Shef Komisariati nr. 5 Tiranë
    Kryekomisar Idriz Daulle nga shef Komisariati nr.5 Tiranë shkon Shef Komisariti nr.7 Tiranë
    Kryekomisar Robert Losha nga shef Komisariati nr.7 Tiranë shkon Shef Komisariati Mat
    Kryekomisar Ervis Sançolli  nga shef komisariati Mat Tiranë Shef Komisariati Lezhë
    Komisar Oltion Gjoni nga shef komisariati Lezhe shkon shef komisariati Kukës

    Top Channel

  • Lëvizje në komisariatet e Tiranës, emërohen shefat e rinj

    Lëvizje në komisariatet e Tiranës, emërohen shefat e rinj

    Policia e Tiranës ka bërë ndryshime në drejtimin e disa komisariateve të kryeqytetit.
    Besmir Qibini është emëruar shef i Komisariatit nr. 3, ndërsa Bes Dervishi merr drejtimin e Komisariatit nr. 5.
    Këto ndryshime bëhen me qëllim forcimin e strukturave të punës dhe rritjen e efektivitetit në shërbimin ndaj qytetarëve.
    Policia e Tiranës apelon për bashkëpunim dhe respektim të rregullave të qarkullimit dhe ligjit, duke siguruar se këto lëvizje do të kontribuojnë në rritjen e sigurisë publike.

  • Lëvizje në Policinë e Shtetit, ja drejtuesit e rinj të komisariateve Devoll dhe Peqin (EMRAT)

    Lëvizje në Policinë e Shtetit, ja drejtuesit e rinj të komisariateve Devoll dhe Peqin (EMRAT)

    Lëvizje të rëndësishme janë bërë këtë të enjte, 16 tetor, në drejtimin e komisariateve të Devollit dhe Peqinit. 
    Në një lëvizje të re brenda strukturave të Policisë, Nënkomisari Bilbil Lita është larguar nga Komisariati i Peqinit, ndërsa në vend të tij është emëruar Altin Gusho. 
    Sipas burimeve ndryshimet do të vazhdojnë edhe në strukturat e tjera policore, Lita do të shërbejë në Devoll, ndërsa Altin Gusho transferohet nga Devolli në Peqin, duke realizuar kështu një ndryshim “kokë më kokë”. 
    Policia e Shtetit nuk ka dhënë ende detaje mbi arsyet specifike të këtyre lëvizjeve. 

  • EMRAT/ Lëvizje në Policinë e Korçës, shefi i komisariatit transferohet në Peqin! Kush e zëvendëson

    EMRAT/ Lëvizje në Policinë e Korçës, shefi i komisariatit transferohet në Peqin! Kush e zëvendëson

    Nisin lëvizjet në policinë e qarkut Korçë.

    Mësohet se lëvizja e parë është bërë nga Devolli, ku shefi i komisariatit të këtij rrethi është transferuar në detyrën e shefit të komisariatit të policisë Peqin.

    Në vend të tij u caktua nënkomisar Bilbil Lita, i cili deri më sot mbante detyrën e shefit të komisariatit Peqin.

    Transferimi i dy drejtuesve të komisariateve të policisë është zyrtarizuar mëngjesin e sotëm në DVP Korçë. Pritet të shihet nëse do të ketë lëvizje të tjera në juglindje.

     

  • Merr flakë mjeti në lëvizje në Librazhd-Përrenjas, shpëton shoferi

    Merr flakë mjeti në lëvizje në Librazhd-Përrenjas, shpëton shoferi

    Një automjet ka marrë flakë në lëvizje në aksin rrugor Librazhd-Përrenjas pranë fshatit Bushtricë.

    Mësohet se makina e cila funksiononte benzine-gaz është përfshirë menjëherë nga flakët, ndërsa shoferi ka shpëtuar mrekullisht.
    Ende nuk dihet shkaku. Në vendngjarje kanë ndërhyrë me shpejtësi forcat zjarrfikëse të Bashkisë Librazhd, të cilët kanë arritur të lokalizojnë dhe shuajnë flakët, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit dhe shmangien e ndonjë tragjedie të mundshme.

    Top Channel

  • Lëvizje e papritur në Ministrinë e Drejtësisë, ja vendimi që mban firmën e Llamallarit

    Lëvizje e papritur në Ministrinë e Drejtësisë, ja vendimi që mban firmën e Llamallarit

    Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka emëruar drejtorin e ri të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Burgje, z.Indrit Doda.
    Indrit Doda është një oficer me karrierë të gjatë dhe të vlerësuar në radhët e Policisë së Shtetit.
    Më herët ai ka mbajtur edhe postin e Koordinatorit në Drejtorinë e Antiterrorit në Policinë e Shtetit.
    Doda ka qenë pjesë edhe e disa operacioneve në Siri për riatdhesimin e shqiptarëve të bllokuar në kampet në Lindjen e Mesme, për të cilat është dekoruar me medalje trimërie. Në atë periudhë, Indrit Doda mbante detyrën e shefit të operacioneve speciale.
    Ai është diplomuar në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe është njohës i disa gjuhëve të huaja.

  • LËVIZJE NË POLICINË E FIERIT/ Komandohet shefi i ri i Komisariatit të Fierit, Anest Salaj

    LËVIZJE NË POLICINË E FIERIT/ Komandohet shefi i ri i Komisariatit të Fierit, Anest Salaj

    Screenshot

    Në kuadër të lëvizjeve të fundit në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit, është komanduar në detyrë shefi i ri i Komisariatit të Policisë Fier, z. Anest Salaj.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Burime zyrtare bëjnë me dije se Salaj vjen me eksperiencë të gjatë në strukturat e rendit dhe është vlerësuar për performancën e tij në drejtimin e njësive të mëparshme. Komandimi i tij shihet si pjesë e reformës së brendshme për forcimin e rendit, disiplinës dhe rritjen e besimit të qytetarëve te Policia e Shtetit. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Ndërkohë, pritet që ditët në vijim të ketë edhe lëvizje të tjera në nivelet drejtuese të Policisë në qarqet e vendit.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • EMRAT/ Ndryshime në Policinë e Shtetit, lëvizje dhe emërime në disa poste drejtuese

    EMRAT/ Ndryshime në Policinë e Shtetit, lëvizje dhe emërime në disa poste drejtuese

     

    Në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit janë bërë disa ndryshime të rëndësishme. Vendimet e fundit përfshijnë lëvizje brenda drejtuesve të lartë dhe rikthime në pozicione akademike.

    Sipas burimeve zyrtare, Altin Qato, i cili deri më tani mbante detyrën e Drejtorit të Policisë Rrugore, është emëruar pedagog në Akademinë e Sigurisë.

    Në vend të tij, është emëruar Perlat Vatoci, i cili më parë ushtronte funksionin e Këshilltarit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

    Ndërkohë, Arbër Zemani, që drejtonte Sektorin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, është ngritur në detyrë dhe do të drejtojë Drejtorinë Rajonale të Kufirit Shkodër.

    Në këtë kuadër, Adrit Elmazi, i cili më parë ishte Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Kufirit Shkodër, është transferuar në Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, ku do të ushtrojë detyrën e Specialistit në Drejtorinë Strategjike.

  • Lëvizje e papritur në Policinë Rrugore/ Altin Qato largohet, ja kush e merr drejtimin

    Lëvizje e papritur në Policinë Rrugore/ Altin Qato largohet, ja kush e merr drejtimin

    Ndryshime në Policinë Rrugore.
    Kreu i Drejtorisë së Policisë Rrugore në Drejtorinë e Përgjithshme, Altin Qato ikën nga ky post, mëson gazetari, Esido Barkaj.
    Në vend të tij emërohet Perlat Vatoci, i cili deri më tani ka mbajtur postin e Këshilltarit i Drejtorit të Përgjithshëm.