Ilir Alimehmeti është një prej figurave kryesore të PD, i cili nuk e ka fshehur mendimin se Partia Demokratike duhet të ndryshojë për të fituar zgjedhjet dhe për t’u rikthyer në pushtet.
Në një intervistë televizive, Alimehmeti shpjegon se takimi i pak ditëve më parë mes tij, Ervin Salianjit dhe disa prej kandidatëve demokratë, që pavarësisht se morën vota nuk arritën të zgjidhen deputetë, synon pikërisht skicimin e rrugës ku duhet të ecë forca më e madhe e opozitës. Sipas Alimehmetit, i cili në 11 maj fitoi 18 mijë vota, ky takim erdhi për shkak se disa prej forumeve të PD, siç është Këshilli Kombëtar, nuk është mbledhur asnjëherë pas humbjes së zgjedhjeve.
“Është një takim ndërmjet demokratësh, ndërmjet njerëzve që dëshirojnë që Partia Demokratike të fuqizohet, të forcohet, të arrijë që këtë qeveri që është e kalbur nga koka tek këmbët ta hedhë një orë e më parë dhe mbi mënyrën si shkohet aty. Duke qenë se asnjë forum i PD nuk na ka thirrur, të paktën në dijeninë time, për të diskutuar mbi këto çështje, pra mbi sfidat që kemi pasur në përballjen që kemi pasur në 11 maj, mbi ecurinë që mendohet mbrapa e me radhë; atëherë diskutuam njëri me tjetrin mbi problematikat e ndryshme, mbi mendimet e çfarë propozimesh mund të japim ne, dhe një pjesë e propozimeve do t’i dërgohen kryesisë së PD.”
Alimehmeti shpjegon se nuk kërkon asgjë më shumë se sa aplikimi i parimeve për të cilat nisi rithemelimi i PD:
“Unë kam hyrë në PD, po kemi në mënyrë strukturore në prill të vitit 2022, pikërisht për shkak se u diskutua hapja, u diskutua një rithemelim, u diskutua një meritokraci, dhe ne nuk kërkojmë asgjë më shumë se kaq. Pra, në këto linja jemi afruar dhe këto kërkojmë që të ndodhin.”
Po çfarë synon kjo lëvizje? A është lëvizje kjo kundër Zotit Berisha?
“Ky është një takim mes demokratësh mbi problem që na prekin të gjithëve, nga i pari tek i fundit, problem që dikush ndodhsta nuk do t’i dëgjojë. Ndoshta kjo na jep hapësirën për t’u dëgjuar, për të folur, për të komunikuar. Mendoj se përmes komunikimit konstruktiv ne mund të arrijmë shumë. PD kështu ia ka dalë, gjithmonë ka pasur regjime të forta përballë dhe ia ka dalë, ka hedhur regjime shumë më të forta se ky që po kalbet.”
Tag: lëvizje
-

Takimi me Salianjin një lëvizje kundër Berishës? Alimehmeti sqaron gjithçka: Ka ardhur koha për…
-

“Asnjë lëvizje”, habit deputeti me deklaratën bombë: Çfarë prisni të bëjë opozita, të marrë kallashin?
Demokrati Saimir Korreshi ka deklaruar në Top News pasditen e kësaj të premteje se nuk përflitet për zgjedhje brenda PD-së ndërsa në lidhje me sistemin e drejtësisë, Korreshi theksoi se SPAK ka dështuar.
Saimir Korreshi u shpreh se Task Forca e ngritur nga SPAK gjatë zgjedhjeve të 11 Majit ishte diçka pa vlerë ndërsa shtoi se atë ditë, ka denoncuar se ka pasur pranë njerëz të armatosur, por asnjë lëvizje nga autoritetet.
“Kodi Zgjedhor aktual ka penalizuar demokratët. Lista e mbyllur vuri në dukje disa profile, duke qenë se një pjesë nuk u votua. Në 2021-shin janë votuar. Kam qenë kundër, e kam denoncuar këtë pjesë, nuk jam për emërime dhe po them dhe njëherë.
Nuk e besoj se Berisha i ha fjalët e tij. Në të gjithë grupin parlamentar, u tha që primaret nuk duhet të ishin bërë. Berisha nuk kthehej se tha kam dhënë fjalën.
Nuk e kam dëgjuar ndonjëherë që do ketë zgjedhje brenda PD-së. Kjo situatë nuk ka qenë kurrë. Këtu janë me miliona euro tendera të paracaktuara të dërguara në gjyq. Po çfarë të bëjë opozita? Të marri kallashin? Opozita duhet të denoncojnë çdo ditë.
Unë të them të drejtën, e vetmja mungesë besimi që kam pasur për SPAK-un, ka qenë gjatë zgjedhjeve parlamentare. Task Forca që nuk solli asnjë produkt.
Bëmë kallëzimet tona për raste konkrete. Edhe pse ditën e zgjedhjeve thashë se kanë ardhur me armë, nuk kishte asnjë lëvizje.
Thash se SPAK do ndërhynte, por duke parë pajisjet që na dolën më vonë, që është përgjuar dhe SPAK, kjo është çmenduaria e radhës.
Në momente të caktuara, si çdo demokrat nuk na vjen mirë kur godet nga ana jonë por nga ana e tyre”-tha Korreshi. -

Kryengritje për të “rrëzuar” Berishën? Ibraj: Lëvizja më e fortë politike, ja kur do të japë rezultat
Takimi informal i disa prej figurave më të rëndësishme brenda PD-së në një kafe në Tiranë ishte kryefjala e diskutimeve në opinionin publik këtë të enjte.
I ftuar në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, avokati Kujtim Ibraj theksoi se ky takim është një nga lëvizjet më të forta politike.
Sipas tij, kafja “informale” mes Ervin Salianjit, Tedi Koplikut, Aulon Kalasë, Hysen Kadiut dhe Ilir Alimehmetit, të cilët kanë qenë më të votuarit në primare, do të prodhojë një nga lëvizjet më të forta në PD.Pjesë nga biseda:
Ibraj: Mendoj se takimi i sotëm i Salianjit do të jetë një nga lëvizjet më të forta politike. Mungon vetëm Besarti ose ndonjë djalë i ri. Ajo që më intrigoi ishte pse pikërisht këta persona? Çfarë ishte ky takim i këtyre personave që ishin më të votuarit, të gjithë figura të reja? Kjo lëvizje më lë një shije të mirë.
Muça: Po mund të jenë edhe në shërbim të Edi Ramës.
Ibraj: Kjo lëvizje më jep një frymë se do të lëvizë diçka.
Borakaj: Një Foltore 2?
Ibraj: Foltore 3 tashmë. Besoj se këta djem me këtë lëvizje do të marrin…
Topalli: Kush do bëhet kryetar?
Ibraj: Njëri nga këta bashkë me Besartin. Unë mendoj se kjo lëvizje do të japë rezultat nga pranvera.
Borakaj: Ke indicie?
Ibraj: Po. Ilir Alimehmeti ka disa herë që është shprehur.
-

Ndryshimet planetare, parashikimi i Horoskopit nga Meri Gjini: Shenja që duhet të përgatitet për të papritura
Astrologja Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit për pjesën e dytë të javës.
Në datën 29 Nëntor, Mërkuri del nga retrograda. Në të njëjtën datë, do të kemi edhe kalimin e Venusit te Shigjetarët. Do të jemi më mirë nga pjesa emocionale.
Kemi edhe një vendosje tjetër shumë të rëndësishme në datën 4 Dhjetor. Ky katërditësh i dedikohet grupimeve sociale ose organizimeve me njerëz me të cilët ndihemi mirë dhe komod. 29 dhe 30 janë ditë shumë të mira për të vendosur një raport të drejtë me veten tonë. Një qetësi emocionale e imponuar. Presim një Dhjetor më racional dhe më të saktë.
DashiDo ta gjejnë veten në lëvizje. Edhe ata që e kanë me dy mendje, në moment të fundit do të ndodhë. Ngarkesat e punës do të jenë të vështira për t’i lënë pas krahëve; do t’i marrin me vete. Do t’ju këshilloja t’i lini pas, por nuk e di sa realizohet.
DemiDo të preferojnë një ambient të ngrohtë, të qetë, të jenë të relaksuar. Krijoni mundësitë të diskutoni me veten dhe të mendoni. Toleroni veten, jo analiza dhe kritika. Një rifreskim i raportit me Uni-n do të ishte shumë i domosdoshëm, pasi Dhjetori ju sjell një ritëm komplet tjetër.
BinjakëtDo të kalojnë fundjavën në mënyrë që të jenë kursimtarë. Do të preferojnë vende të qeta, larg familjes. Marsi vazhdon të jetë përballë. Diskutimet dhe telefonatat nuk do të mungojnë, sidomos ata që merren me tregëti, të cilët të presin të papritura, për mirë.
GaforrjaDëshira e tyre është të jenë larg zhurmës, të jenë të qetë. Deri të shtunën nuk kanë dëshirë të komunikojnë me askënd. Vrapi i tyre ka qenë intensiv që në shtator të vitit të kaluar. E kanë të domosdoshme një pauzë të vogël. Fitorja e betejave të vështira mbetet mendimi kryesor.
LuaniKryefjala e katërditëshit është familja. E të qenurit rehat, pa e sforcuar veten në pamje apo look. Marsi te Shigjetarët është interesant. Gjatë këtyre katër ditëve rishqyrtoni mënyrën si mund të korigjoni çështjet e punës.
VirgjëreshaDo ta gjejnë veten në çdo lloj situate, hapësire apo vendi ku ndodhen, duke mbështetur të tjerët dhe duke i udhëzuar. Zbukurimi i ambjentit ku ndodheni mbetet prioritet.
PeshorjaVështirë se agjenda do të rrjedhë siç e keni menduar. Ky katërditësh nuk ka ngecje apo mërzitje. Ndryshimi ju jep intensitet, por edhe emocion. Për zhvillimin në dashuri prisni datën 29 në darkë.
AkrepiE kanë në kontroll agjendën e tyre. Prioritet për ta është domosdoshmëria për të qenë të qartë në zhvillimin e tyre profesional. Është mirë t’i kushtojmë rëndësi Venusit; është për të sheshuar problematikat emocionale, jo për analiza. Gjithashtu, nuk do të ishte keq të suportoni ekonomikisht njerëzit e familjes që kanë nevojë.
ShigjetariDo të vendosin në moment të fundit për fundjavën. Do të jenë në lëvizje. Kujdes si shpreheni deri në datën 29. Marsin e kanë përballë; për projektimet profesionale dhe zhvillimin e tyre do të kenë mundësi të përshpejtuara nga e hëna e më tej.
BricjapiKanë nevojë për argëtim. Do të zgjedhin të gjejnë mënyrën për t’i dhënë emocione të bukura vetes. Do ta gjejnë veten ku ka muzikë, gëzim dhe të jenë pjesë e saj.
UjoriDo të preferojë të jetë vetëm për të gjetur gjuhën e vet. Ka të bëjë me qetësinë dhe paqen me veten dhe mënyrën si ndihen. Mund të jetë një udhëtim shpirtëror ose një lëvizje që ju bën të ndiheni mirë. Puna do të jetë mjaft impenjative.
PeshqitDashuria ngjyros fundjavën. Pjesa më e madhe do të rikthehet në familje, për të qenë bashkë me prindër, gjyshër dhe për të rifreskuar memorien gjenetike. Dashuria ka të bëjë me risqarime dhe rikthime me histori që kanë pasur problematika. Viti që vjen do të sjellë vendime të mëdha në drejtim të dashurisë, shoqëruar me ndryshim statusi. -

Lëvizje e re në PD?/ Takimi pa kamera i figurave, nga Salianji te Alimehmeti…
Një lëvizje e re brenda Partisë Demokratike duket se po merr formë. Burime bëjnë me dije se sot, në ambientet e një hoteli privat në kryeqytet, është zhvilluar një takim i rëndësishëm mes disa prej emrave më të votuar në listën e hapur apo primaret e PD-së. Ervin Salianji është shfaqur në shoqërinë e disa figurave që, ndonëse nuk u zgjodhën deputetë më 11 maj, morën numër të konsiderueshëm votash, duke i renditur ndër më të mbështeturit e bazës demokrate.
Sipas burimeve, në takim me Salianjin kanë qenë:
•Ilir Alimehmeti
•Gentian Cela
•Qani Xhafa
•Aulon Kalaja
•Ted Kolliku
•Alma Kore
•Parid Mahmutaj
•Xhemajl Gjunkshi
•Hysen Kadiu e një sërë emrash të tjerë.
Ky grupim i ri pritet të ngjallë diskutime brenda PD-së, pasi përfaqëson një segment të rëndësishëm të votuesve të majit dhe mund të sinjalizojë riformatime të brendshme. -

Ndryshimet planetare, parashikimi i Horoskopit nga Meri Gjini: Shenja që duhet të përgatiet për të papritura
Astrologja Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit për pjesën e dytë të javës në emisionin “Mes’dritë”, në Vizion Plus, me dyshen e moderatorëve Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova.
Në datën 29 Nëntor, Mërkuri del nga retrograda. Në të njëjtën datë, do të kemi edhe kalimin e Venusit te Shigjetarët. Do të jemi më mirë nga pjesa emocionale.
Kemi edhe një vendosje tjetër shumë të rëndësishme në datën 4 Dhjetor. Ky katërditësh i dedikohet grupimeve sociale ose organizimeve me njerëz me të cilët ndihemi mirë dhe komod. 29 dhe 30 janë ditë shumë të mira për të vendosur një raport të drejtë me veten tonë. Një qetësi emocionale e imponuar. Presim një Dhjetor më racional dhe më të saktë.DashiDo ta gjejnë veten në lëvizje. Edhe ata që e kanë me dy mendje, në moment të fundit do të ndodhë. Ngarkesat e punës do të jenë të vështira për t’i lënë pas krahëve; do t’i marrin me vete. Do t’ju këshilloja t’i lini pas, por nuk e di sa realizohet.
DemiDo të preferojnë një ambient të ngrohtë, të qetë, të jenë të relaksuar. Krijoni mundësitë të diskutoni me veten dhe të mendoni. Toleroni veten, jo analiza dhe kritika. Një rifreskim i raportit me Uni-n do të ishte shumë i domosdoshëm, pasi Dhjetori ju sjell një ritëm komplet tjetër.
BinjakëtDo të kalojnë fundjavën në mënyrë që të jenë kursimtarë. Do të preferojnë vende të qeta, larg familjes. Marsi vazhdon të jetë përballë. Diskutimet dhe telefonatat nuk do të mungojnë, sidomos ata që merren me tregëti, të cilët të presin të papritura, për mirë.
GaforrjaDëshira e tyre është të jenë larg zhurmës, të jenë të qetë. Deri të shtunën nuk kanë dëshirë të komunikojnë me askënd. Vrapi i tyre ka qenë intensiv që në shtator të vitit të kaluar. E kanë të domosdoshme një pauzë të vogël. Fitorja e betejave të vështira mbetet mendimi kryesor.
LuaniKryefjala e katërditëshit është familja. E të qenurit rehat, pa e sforcuar veten në pamje apo look. Marsi te Shigjetarët është interesant. Gjatë këtyre katër ditëve rishqyrtoni mënyrën si mund të korigjoni çështjet e punës.
VirgjëreshaDo ta gjejnë veten në çdo lloj situate, hapësire apo vendi ku ndodhen, duke mbështetur të tjerët dhe duke i udhëzuar. Zbukurimi i ambjentit ku ndodheni mbetet prioritet.
PeshorjaVështirë se agjenda do të rrjedhë siç e keni menduar. Ky katërditësh nuk ka ngecje apo mërzitje. Ndryshimi ju jep intensitet, por edhe emocion. Për zhvillimin në dashuri prisni datën 29 në darkë.
AkrepiE kanë në kontroll agjendën e tyre. Prioritet për ta është domosdoshmëria për të qenë të qartë në zhvillimin e tyre profesional. Është mirë t’i kushtojmë rëndësi Venusit; është për të sheshuar problematikat emocionale, jo për analiza. Gjithashtu, nuk do të ishte keq të suportoni ekonomikisht njerëzit e familjes që kanë nevojë.
ShigjetariDo të vendosin në moment të fundit për fundjavën. Do të jenë në lëvizje. Kujdes si shpreheni deri në datën 29. Marsin e kanë përballë; për projektimet profesionale dhe zhvillimin e tyre do të kenë mundësi të përshpejtuara nga e hëna e më tej.
BricjapiKanë nevojë për argëtim. Do të zgjedhin të gjejnë mënyrën për t’i dhënë emocione të bukura vetes. Do ta gjejnë veten ku ka muzikë, gëzim dhe të jenë pjesë e saj.
UjoriDo të preferojë të jetë vetëm për të gjetur gjuhën e vet. Ka të bëjë me qetësinë dhe paqen me veten dhe mënyrën si ndihen. Mund të jetë një udhëtim shpirtëror ose një lëvizje që ju bën të ndiheni mirë. Puna do të jetë mjaft impenjative.
PeshqitDashuria ngjyros fundjavën. Pjesa më e madhe do të rikthehet në familje, për të qenë bashkë me prindër, gjyshër dhe për të rifreskuar memorien gjenetike. Dashuria ka të bëjë me risqarime dhe rikthime me histori që kanë pasur problematika. Viti që vjen do të sjellë vendime të mëdha në drejtim të dashurisë, shoqëruar me ndryshim statusi.
/vizionplus.tv -

Hetimet për Ballukun/ Salianji: Luftë brenda PS-së? Çdo lëvizje e SPAK komandohet nga Rama
Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji ka komentuar këtë të hënë hetimet e SPAK për Belinda Balluku dhe qasjen e Ramës kundrejt rastit.
Slianji thotë se SPAK dhe e gjithë reforma në drejtësi funksionojnë si një mjet presioni në duart e kryeministrit teksa ngre akuza se cdo lëvizje e institucionit të drejtësisë vjen me urdhër të Ramës.
Teksa ngre pikëpyetje mbi një luftë të brendshme në PS, Salianji thotë se Rama ka ndikim të drejtpërdrejtë mbi SPAK dhe e përdor atë për të konsoliduar pushtetin, duke mbajtur nën kontroll jo vetëm qeverinë e parlamentin, por edhe sistemin e drejtësisë, biznesin dhe median.
“Nga momenti i krijimit të SPAK-ut dhe deri tek dosja që po flasim dhe tek shumë dosje të tjera, po shohim që standardi në lidhje me korrupsionin e zyrtarëve të lartë është më i rritur. Pra, së pari, qëllimi bazë, sipas jush por edhe sipas asaj që, që u tha kur u votua, që SPAK-u do t’i japi fund pandëshkueshmërisë, se, se ky nuk është spektakël në jetë njerëzore për të futur njerëz në burg, biem dakord apo jo? Këtu është, cila është e mira publike? Pra në shoqëri, nuk e ka sjellë këtë të mirë publike, që SPAK-u si strukturë e krijuar për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe për të goditur korrupsionin e nivelit të lartë dhe krimin e organizuar, të ketë sjellë këtë pasojë.
Dosjet po na e tregojnë që në momentin që është krijuar SPAK-u, korrupsioni sipas kësaj që ju thatë prapë, majës së ajsbergut të dosjeve që kanë dalë në lidhje me, me korrupsionin, të jetë më i ulët, është më i lartë. Së dyti, unë mendoj një gjë, meqenëse jemi te kjo, te kjo temë. Drejtësia, në këndvështrimin tim, kjo që u quajt drejtësi e re, me të gjithë elementët, për shoqërinë ka sjellë katastrofë, se një njeri në gjykatat e zakonshme që janë 95% e njerëzve, gjyqet zgjasin minimalisht shtatë-tetë vjet. Por drejtësia, kështu siç është sot, dhe unë do them kështu siç, siç unë e shoh, është instrumenti më i fortë që e mban pushtetin Edi Ramën. Po pse mo do bëjmë kot ne, pse e shqetëson Edi Ramën që mbasi ka mbaruar zgjedhjet merret e pandehur Belinda Balluku? Pse e shqetëson Ramën që pasi ka mbaruar punë me zgjedhjet arrestohet Erjon Veliaj që i shkon në favor? Pse, po të ndjek prap logjikën tënde që u bë të gjithë bashkë. Ne kundër Veliajt kemi qenë. Lajmi është që u bë Edi Rama kundër. Se ne çfarë do bënim bashkë? Ne jemi kundër dhe e kemi denoncuar gjatë gjithë kohës. Po tani, tani unë kam një gjë. Po ne nuk i dimë, ne nuk i dimë. A të përdorim logjikën? A kemi ne luftë të brendshme, a ka luftë të brendshme në Partinë Socialiste dhe i bën Edi Rama apo jo këto lëvizje? Kjo mbetet të shihet. Një gjë është fakt ama, që në gjithçka që i duhet Edi Ramës, kjo strukturë nuk ka ndërhyrë”,- ka thënë Salianji në Syri TV. -

Ish-prefektit të Vlorës: Brenda së majtës kanë nisur lëvizjet, mund të ketë ndryshime në qeveri me kryeministër tjetër
Analisti Paltor Nesturi ka bërë sot një deklaratë të fortë. Ai foli për lëvizje brenda PS dhe në qeverinë Rama, ndërsa nuk përjashtoi dhe një tjetër kryeministër. Ai tha se këto lëvizje kanë nisur.
“Ka ardhur koha për të bërë një lëvizje të thellë ndryshimi, ku edhe ai socialisti më i thjeshtë ndihet keq kur sheh se si lëvizin ata dhe nuk e ndjen veten se është i tij. Besoj se brenda PS do të ketë lëvizje të re, që mund të jetë e dhimbshme dhe ka shansin ta bëjë”, tha ish-prefekti i Vlorës, Plator Nesturi.
Plator Nesturi: Dua të kujtoj dhe intervistën e fundit të Gonzatos. Ai u shpreh në mbrojtje të SPAK dhe kundër çdo ndërhyrje tjetër të karakterit kushtetues, për t’i ndërhyrë në kompetenca. Edhe BE është kontributor i SPAK, financiare dhe në logjistikë.
Shqipëria është në rrugën e integrimit. Ky është një cangë nga lartë dhe në këtë aspekt dhe sulmin ndaj zotit Gonzato që bëri Berisha, e shoh dhe në aspektin e një iniciative që jo pak herë është përmendur. Mendoj se ka qenë faktori ndërkombëtar që e ka penguar këtë gjë, për të bërë të mundur një iniciativë që do ta izolonte SPAK.
Sa më shumë kalon koha, më duket imediate përpjeka për të zvogëluar SPAK. Kemi një ndërhyrje dhe ndaç ta pranojnë apo jo, kjo është çështja e tyre. Ata kanë pasur interes të përbashkët. Kanë marrëveshje apo jo, por interesi është ndërmjet dy aktorëve politikë. Ka ardhur koha për të bërë një lëvizje të thellë ndryshimi, ku edhe ai socialisti më i thjeshtë ndihet keq kur sheh se si lëvizin ata dhe nuk e ndjen veten se është i tij.
Besoj se brenda PS do të ketë lëvizje të re, që mund të jetë e dhimbshme dhe ka shansin ta bëjë. Jo vetëm të ndryshojë fytyrën apo disa njerëz, konceptin e politikës. Nëse të dalin shumë emra ministra, apo zv.kryeminsitra që dalin në shumë aspekte të hetimeve dhe mund të kenë problematika ligjore, që i besuan 83 mandate, është në nderin e saj që të luaj ndryshe me emra dhe fizionomi të re.
Se përjashton të ketë ndryshime në qeveri. Nuk e përjashtoj që të ketë ndryshime dhe me kryeministër tjetër. Mendoj se dhe brenda PS ka filluar një lëvizje, sepse nuk ka pse t’i paguaj kostot ai anëtari thjesht poshtë. E ndjejnë si detyrim të tyre që të bëjnë…dmth partia nuk mund të rrijë saç bën SPAK, por duhet të reagojë. /BW/ -

Deklarata e fortë e zyrtarit të PS: Brenda së majtës kanë nisur lëvizjet
Analisti Paltor Nesturi ka bërë sot një deklaratë të fortë. Ai foli për lëvizje brenda PS dhe në qeverinë Rama, ndërsa nuk përjashtoi dhe një tjetër kryeministër. Ai tha në News 24 se këto lëvizje kanë nisur.
“Dua të kujtoj dhe intervistën e fundit të Gonzatos. Ai u shpreh në mbrojtje të SPAK dhe kundër çdo ndërhyrje tjetër të karakterit kushtetues, për t’i ndërhyrë në kompetenca. Edhe BE është kontributor i SPAK, financiare dhe në logjistikë.
Shqipëria është në rrugën e integrimit. Ky është një cangë nga lartë dhe në këtë aspekt dhe sulmin ndaj zotit Gonzato që bëri Berisha, e shoh dhe në aspektin e një iniciative që jo pak herë është përmendur. Mendoj se ka qenë faktori ndërkombëtar që e ka penguar këtë gjë, për të bërë të mundur një iniciativë që do ta izolonte SPAK.
Sa më shumë kalon koha, më duket imediate përpjeka për të zvogëluar SPAK. Kemi një ndërhyrje dhe ndaç ta pranojnë apo jo, kjo është çështja e tyre. Ata kanë pasur interes të përbashkët. Kanë marrëveshje apo jo, por interesi është ndërmjet dy aktorëve politikë. Ka ardhur koha për të bërë një lëvizje të thellë ndryshimi, ku edhe ai socialisti më i thjeshtë ndihet keq kur sheh se si lëvizin ata dhe nuk e ndjen veten se është i tij.
Besoj se brenda PS do të ketë lëvizje të re, që mund të jetë e dhimbshme dhe ka shansin ta bëjë. Jo vetëm të ndryshojë fytyrën apo disa njerëz, konceptin e politikës. Nëse të dalin shumë emra ministra, apo zv.kryeminsitra që dalin në shumë aspekte të hetimeve dhe mund të kenë problematika ligjore, që i besuan 83 mandate, është në nderin e saj që të luaj ndryshe me emra dhe fizionomi të re.
Se përjashton të ketë ndryshime në qeveri. Nuk e përjashtoj që të ketë ndryshime dhe me kryeministër tjetër. Mendoj se dhe brenda PS ka filluar një lëvizje, sepse nuk ka pse t’i paguaj kostot ai anëtari thjesht poshtë. E ndjejnë si detyrim të tyre që të bëjnë…dmth partia nuk mund të rrijë saç bën SPAK, por duhet të reagojë.”– tha ai. -

Për një fillim të ri: Princesha Kate dhe Princi William në shtëpinë e tyre të re!
Princesha Kate dhe Princi William kanë bërë një lëvizje të rëndësishme duke u vendosur në shtëpinë e tyre të përhershme.
Princi dhe Princesha e Uellsit, të dy 43 vjeç, janë transferuar në Forest Lodge në Windsor së bashku me tre fëmijët e tyre, Princin George, Princeshën Charlotte dhe Princin Louis, sipas një raportimi nga The Telegraph. Lajmi konfirmon se familja ka bërë lëvizjen gjatë pushimeve të mes-vitit dhe tani po e shijon jetesën në këtë shtëpi të re. Planet për lëvizje u njoftuan për herë të parë në muajin gusht, kur një përfaqësues i Pallatit Kensington konfirmoi për PEOPLE: “Familja e Uellsit do të lëvizë në një shtëpi të re më vonë gjatë vitit.”
Kur Princi William dhe Princesha Kate kaluan bazën e tyre nga Pallati Kensington në Londër në Adelaide Cottage në Windsor tre vjet më parë, ata donin të provonin këtë vend për të parë nëse do të funksiononte për familjen e tyre. Princ George, 12 vjeç, Princesha Charlotte, 10 vjeç, dhe Princi Louis, 7 vjeç, filluan të frekuentonin Shkollën Lambrook aty pranë, duke i mundësuar Princit dhe Princeshës të balancojnë jetën familjare me detyrat e tyre mbretërore.
Në mars, gjatë paradës së Gardës Irlandeze për Ditën e Shën Patrickut, Princesha Kate u shpreh: “Ne jemi në Windsor tani. Ishim në Londër, por u transferuam këtu për më shumë hapësirë jeshile. Është mjaft afër Londrës, por jo shumë larg.”
Me këtë lëvizje, familja ka arritur më afër prindërve të Princeshës Kate, Carole dhe Michael, të cilët janë gjyshërit e angazhuar të fëmijëve.
Forest Lodge tani është shtëpia e përhershme e familjes, që do të mbetet si strehë e tyre edhe kur Princi William të bëhet mbret. Shtëpia është më e madhe se Adelaide Cottage, me tetë dhoma gjumi në krahasim me katër sa ka shtëpia e mëparshme.