Tag: lëvizje

  • Tritan Shehu: Lëvizja e Salianjit private nuk ka lidhje me PD. Unë e deklaroj votën për Sali Berishën

    Tritan Shehu: Lëvizja e Salianjit private nuk ka lidhje me PD. Unë e deklaroj votën për Sali Berishën

    Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu e ka cilësuar lëvizjen e Ervin Salianjit brenda kësaj force politike si një lëvizje personale dhe që nuk ka lidhje me vetë PD-në.
    Duke folur në emisionin “Tema e Ditës” të Arbër Hitajt, deputeti Shehu tha se Ervin Salianji ka ndërmarrë nja lëvizje sipas axhendës së tij personale dhe gjithsekush sipas tij, është i lirë të ndërmarrë lëvizje të tilla.
    “Unë e kam parë personalisht si një axhendë personale dhe nuk e kam për zakon të komentoj veprimet personale të gjithsekujt. E di vetë ai pse e ka ndërmarrë këtë lëvizje. E kam parë në këtë mënyrë si një axhendë personale të një apo dy, apo tre personave për të cilët unë nuk kam asnjë koment sepse në një vend demokratik sepse gjithsekush është i lirë të ndërmarrë axhenda personale, veprime personale dhe unë nuk kam dëshirë të komentoj dhe as e kam për zakon të komentoj hapat personale të që ndërmerr gjithsekush”, tha Shehu.

    Ai vuri në dukje se kjo lëvizje ndodh jashtë strukturës dhe forumeve të Partisë Demokratike dhe si e tillë sipas Shehut, ajo mbetet krejtësisht personale.
    “Unë e shoh si një axhendë që është jashtë Partisë Demokratike, jashtë strukturës dhe forumeve të Partisë Demokratike si një axhendë personale që për arsye nga më të ndryshmet mund t’i ndërmarrin një në vend demokratik. Kjo është çështja, dhe evitoj çdo koment për një hap të tillë sepse e shoh si një hap personal dhe më pas e gjykon vetë ai hapat e tij dhe elementët e brendshëm të tij”, u shpreh më tej Tritan Shehu.

  • Përçarja brenda PD-së, avokati: Berisha ndjen rrezik nga Salianji

    Përçarja brenda PD-së, avokati: Berisha ndjen rrezik nga Salianji

    Foltorja që mbajti ish-deputeti demokrat Ervin Salianji pasditen e së mërkurës në Durrës ka sjellë përçarje brenda Partisë Demokratike. Kjo pasi Sali Berisha e cilësoi takimin në Durrës si axhendë personale të zotit Salianji.
    Avokati Edmond Petraj tha në studion e QUO VADIS në Vizion Plus se kreu i PD-së Sali Berisha po ndjen rrezik nga lëvizja Salianji.
    Por, avokati deklaroi se e sheh si një lëvizje për të bashkuar demokratët, jo për të sjellë përçarje.

    Ndërkohë gazetarja Ambrozia Meta ka ngritur pikëpyetje se përse kjo lëvizje e Salianjit është bërë pas disa afrimesh të këtij të fundit me Berishën.
    Pjesë nga biseda:
    Petraj: Salianji ka takuar elektorat më shumë se sa ata të tjerët. Ka dhënë prova. Salianji ka qenë shumë aktiv që kur ka nisur politikën. Ai është pjekur, por këtë formë unë s’e shoh si ndarje, pavarësisht se Berisha po ndjen rrezikun. Problemi është se politika kështu e ka, sot e kundërshton, nesër… Ata janë një lëvizje për të bashkuar demokratët, kështu e shoh unë.
    Meta: Salianji mbajti krahun që Berisha s’duhej të ishte në PD, e ka mbajtur këtë qëndrim prej kohësh. Por kur erdhi puna, u afrua. Pse u kujtua sërish tani?
    /vizionplus.tv

  • Bëhet qesharak/ Alimehmeti: Shkova me Salianjin për një PD më të plotë

    Bëhet qesharak/ Alimehmeti: Shkova me Salianjin për një PD më të plotë

    Ilir Alimehmeti i cili është ngjitur pas Ervin Salianjit që priste me dru demokratët është bërë qesharak me deklaratat e tij pse ka nisur të ashtuquajturën lëvizje me “Babalen”.
    I ftuar në një studio televizive, Alimehmeti tha se është bashkuar me Salianjin për një PD më të plotë.
    “Nuk është një lëvizje antikryetar po një luftë për bashkim. Ka energji të ndryshme brenda PD.
    Duam të bashkojmë forcën për një PD sa më të plotë. Duhet të forcohet figura e partisë”, tha Alimehmeti.

  • Pas takimeve të Salianjit, PD vihet në lëvizje, zbardhet udhëzimi për degët lokale

    Pas takimeve të Salianjit, PD vihet në lëvizje, zbardhet udhëzimi për degët lokale

    Pas nisjes së turit të takimeve nga një grup demokratësh midis të cilëve ish-deputeti Ervin Salianji dhe Ilir Alimehmeti, Partia Demokratike është vënë në lëvizje.
    Një udhëzim i firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka i është shpërndarë degëve lokale në të gjithë vendin.

    Në udhëzim, thuhet se duhet të nisë analiza e brendshme për rezultatin që mori PD në zgjedhjet e 11 majit.
    Një ditë më parë, Salianji dhe Alimehmeti zhvilluan një takim me strukturat e PD dega Durrës ku gjatë fjalimeve që u mbajtën, demokratët kërkuan të bëhej një analizë e situatës në të cilën ndodhet sot PD, pas disa humbjeve radhazi në zgjedhje.
     
    Nga qyteti i Durrësit, ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji, u shpreh se demokratët kërkojnë reagim dhe përgjigje për situatën aktuale në të cilën ndodhet sot forca më e madhe e opozitës në vend.
    Salianji tha se PD nuk po ndiqet as nga demokratët dhe as nga qytetarët, gjë që e tregoi dhe superskandali me zv/kryeministren Belinda Balluku e cila është marrë e pandehur nga SPAK për shkelje të barazisë në tenderin e tunelit të Llogarasë.
    Sipas ish-deputetit demokrat, në çdo vend të Evropës, në Rumani e Bullgari kjo do të shkaktonte revoltë popullore ndërsa në Shqipëri nuk ndodhi.
    Kurse ish-kandidati për deputet i PD në listën e hapur të Tiranës, Ilir Alimehmeti, tha se sa më shpejt ta heqim këtë qeveri dhe këtë e bën vetëm e djathta që vë interesin e shqipërisë para partisë.

    ‘Ne dimë që Balluku me një të rënë të lapsit merr 50 mln euro nga tuneli I llogarasë dhe nuk e dimë nëse është I sigurtë.

    Sa më shpejt ta heqim këtë qeveri dhe këtë e bën vetëm e djathta që vë interesin e shqipërisë para partisë.
    Ju e kuptuat se kjo është një frymë për të bashkuar të gjithë për ti diskutuar dhe për të bërë më të mirën e mundshme’, deklaroi dje Ilir Alimehmeti gjatë takimit me demokratët në qytetin e Durrësit

  • Alibeaj: Berisha të largojë Nokën dhe Bardhin dhe të vendosë dy nga njerëzit e Salianjit

    Alibeaj: Berisha të largojë Nokën dhe Bardhin dhe të vendosë dy nga njerëzit e Salianjit

    Për Enkelejd Alibeajn është ende herët për të komentuar lëvizjen e Ervin Salianjit dhe disa demokratëve të tjerë që mbrëmjen e sotme nisën takimet me bazën e demokratëve në qytetin e Durrësit. 
    Alibeaj u shpreh se duhet parë nëse kjo lëvizje ka platformë apo bëhet thjesht për zemëratë dhe për ndonjë post në PD. 
    “Ndoshta ka një lëvizje brenda kasolles për të kapur pozicion. Nëse është kështu largo flamurin dhe Gazin dhe ke mbyllur meselenë. Këta janë kasolle sepse humbën në 11 maj, humbën në nëntor. Për të vlerësuar nëse është një lëvizje serioze duhet parë, nëse është platformë apo zemëratë. Nëse do të ishte platformë duhet të kishte në thelb moralitetin. Disa prej atyre e kanë pasur mundësinë më 8 janar, e me hunj në dorë na sulmuan, kaluan e mbështetën Berishën dhe tani po kthehen në kohë. Një mea kulpa për qëndrimet publike është një çështje të bën të besueshme”, tha Alibeaj

  • ‘Ndarja e dëmton opozitën’/ Duka: Strukturat e PD-së janë skandal

    ‘Ndarja e dëmton opozitën’/ Duka: Strukturat e PD-së janë skandal

    Kreu i PAA-së, Agron Duka komentoi sot situatën e opozitës duke u ndalur veçanërisht te Partia Demokratike, si partia më e madhë e këtij fronti.
    I ftuar në një studio televizive, Duka u shpreh se disa ndarje të mundshme të PD-së nuk bëjnë asgjë tjetër veçse dëmtojnë opozitën.
    Duka ndau shqetësimin se strukturat e PD-së nëpër Shqipëri janë në gjendje të dobët, teksa sugjeroi se ata duhet t’i dalin ballasi lidershipit.
    “Çdo lloj ndarje nga PD për të dalë kundra vetes e dëmton opozitën. Një lëvizje që mund të sjellë të përmirësime në strukturë është e mirëpritur. Nëse kjo lëvizje ka ato që u thanë atje nuk ka qëllim të keq. Strukturat e PD në të gjithë Shqipërinë janë skandal, nuk ka lëvizje, nuk ka struktura. Janë shumë dobët. I kam parë kur kanë qenë të forta dhe kur kanë qenë të dobëta. Ky inaktivitet i PD do e sillte një lëvizje të tillë. Ata duhet të dalin ballas dhe të akuzojnë lidershipin. Ata dalin përshëndesin Saliun, bëjnë ndonjë vërejtje dhe ndërkohë PD u çon sms që mos merrni pjesë. Këto janë ndarje. Nuk u tha ndonjë gjë e madhe, pritej më shumë”,-tha Duka.

  • “Çdo ndarje e dëmton PD”, Duka për lëvizjen e Salianjit që nisi në Durrës: Strukturat janë inekzistente

    “Çdo ndarje e dëmton PD”, Duka për lëvizjen e Salianjit që nisi në Durrës: Strukturat janë inekzistente

    Agron Duka i frikësohet një ndarjeje të re të opozitës, pas takimit që Salianji dhe disa figura të tjera zhvilluan ditën e sotme me demokratët e Durrësit. Për të lëvizjet që sjellin përmirësime të strukturave janë të mirëpritura.
    ”Çdo lloj ndarje nga PD për të dalë kundra vetes e dëmton opozitën. Një lëvizje që mund të sjellë të përmirësime në strukturë është e mirëpritur. Nëse kjo lëvizje ka ato që u thanë atje nuk ka qëllim të keq. Strukturat e PD në të gjithë Shqipërinë janë skandal, nuk ka lëvizje, nuk ka struktura. Janë shumë dobët.
    I kam parë kur kanë qenë të forta dhe kur kanë qenë të dobëta. Ky inaktivitet i PD do e sillte një lëvizje të tillë. Ata duhet të dalin ballas dhe të akuzojnë lidershipin. Ata dalin përshëndesin Saliun, bëjnë ndonjë vërejtje dhe ndërkohë PD u çon sms që mos merrni pjesë. Këto janë ndarje. Nuk u tha ndonjë gjë e madhe, pritej më shumë”, tha Duka.

  • Agron Duka për lëvizjen e Salianjit: Strukturat e PD janë inekzistente! Çdo ndarje e dëmton PD

    Agron Duka për lëvizjen e Salianjit: Strukturat e PD janë inekzistente! Çdo ndarje e dëmton PD

    Agron Duka i frikësohet një ndarjeje të re të opozitës, pas takimit që Salianji dhe disa figura të tjera zhvilluan ditën e sotme me demokratët e Durrësit. 
    Sipas Dukës, lëvizjet që sjellin përmirësime të strukturave janë të mirëpritura. 
    “Çdo lloj ndarje nga PD për të dalë kundra vetes e dëmton opozitën. Një lëvizje që mund të sjellë të përmirësime në strukturë është e mirëpritur. Nëse kjo lëvizje ka ato që u thanë atje nuk ka qëllim të keq. Strukturat e PD në të gjithë Shqipërinë janë skandal, nuk ka lëvizje, nuk ka struktura. Janë shumë dobët. I kam parë kur kanë qenë të forta dhe kur kanë qenë të dobëta. Ky inaktivitet i PD do e sillte një lëvizje të tillë. Ata duhet të dalin ballas dhe të akuzojnë lidershipin. Ata dalin përshëndesin Saliun, bëjnë ndonjë vërejtje dhe ndërkohë PD u çon sms që mos merrni pjesë. Këto janë ndarje. Nuk u tha ndonjë gjë e madhe, pritej më shumë”, tha Duka në A2 CNN. 

  • “Lëvizje për post”- Alibeaj: Berisha të largojë Nokën dhe Bardhin dhe të vendosë dy nga njerëzit e Salianjit

    “Lëvizje për post”- Alibeaj: Berisha të largojë Nokën dhe Bardhin dhe të vendosë dy nga njerëzit e Salianjit

    Për Enkelejd Alibeajn është ende herët për të komentuar lëvizjen e Ervin Salianjit dhe disa demokratëve të tjerë që mbrëmjen e sotme nisën takimet me bazën e demokratëve në qytetin e Durrësit. 
    I ftuar në Off the Record, Alibeaj u shpreh se duhet parë nëse kjo lëvizje ka platformë apo bëhet thjesht për zemëratë dhe për ndonjë post në PD. 
    “Ndoshta ka një lëvizje brenda kasolles për të kapur pozicion. Nëse është kështu largo flamurin dhe Gazin dhe ke mbyllur meselenë. Këta janë kasolle sepse humbën në 11 maj, humbën në nëntor. Për të vlerësuar nëse është një lëvizje serioze duhet parë, nëse është platformë apo zemëratë. Nëse do të ishte platformë duhet të kishte në thelb moralitetin. Disa prej atyre e kanë pasur mundësinë më 8 janar, e me hunj në dorë na sulmuan, kaluan e mbështetën Berishën dhe tani po kthehen në kohë. Një mea kulpa për qëndrimet publike është një çështje të bën të besueshme”, tha Alibeaj në A2 CNN. 

  • “Distancohuni nga këto të ashtuquajtura takime”/ Kryetari trembet nga Salianji, u dërgon mesazh demokratëve

    “Distancohuni nga këto të ashtuquajtura takime”/ Kryetari trembet nga Salianji, u dërgon mesazh demokratëve

    Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji nis sot foltoren nga qyteti i Durrësit, ku do të zhvillojë takim me demokratët për të diskutuar mbi situatën në PD dhe disfatën e zgjedhjeve të majit.
    Por, kjo lëvizje e Salianjit duket se e ka trembur Sali Berishën i është ka vënë në lëvizje degët e PD në qytetin bregdetar që tu bëjnë thirrje anëtarëve që të mos i bashkohen takimit të ish-deputetit që mbahet sot në 18:00.
    Në mesazhin që u është dërguar anëtarëve të PD nga dega nr.1 dhe 2 në Durrës thuhet se njoftimi për takimin është ndarë nga persona të paautorizuar dhe se kjo lëvizje s’ka të bëjë me PD-në.
    Më tej, thuhet se kjo thirrje është fund e krye dezinformim, ndërsa u kërkohet demokratëve që të distancohen nga këto të ashtuquajtura takime.
    “I nderuar anëtar i PD, dega Durrës! Persona të paautorizuar kanë shpërndarë një njoftim për takim me strukturat tona. Ky njoftim nuk ka të bëjë as me Partinë Demokratike dhe as me agjendën e saj. Ai njoftim është fund e krye dezinformim.
    Partia Demokratike sot ka në fokus të betejës së saj korrupsionin Rama–Balluku në Tunelin e Llogarasë dhe aferat e tjera korruptive të tyre. Ndërkohë jemi duke hyrë në procesin e brendshëm të analizës, gjithnjë vetëm brenda forumeve të Partisë.
    Ndaj ne, si anëtarë të PD-së, distancohemi nga këto të ashtuquajtura takime të njoftuara më datë 3 Dhjetor”, shkruhet në mesazh.