Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 84.8 lekë dhe do të shitet me 86 lekë.
Euro do të blihet me 97.6 lekë dhe do të shitet me 98.3 lekë.
Franga zvicerane do të blihet me 103.5 lekë dhe do të shitet me 104.5 lekë.
Ndërsa paundi britanik do të blihet me 114 lekë dhe do të shitet me 115 lekë.
Dollari kanadez këmbehet me 61.8 lekë në blerje dhe me 62.6 lekë në shitje.
Tag: lëvizje
-

Kursi i këmbimit në lëvizje/ Çfarë po ndodh me euron, dollarin dhe monedhat e tjera?
-

Kthupi: Në PD kanë nisur lëvizjet për ta çuar nenin ‘Basha’ në Gjykatë
Në Partinë Demokratike ka nisur një lëvizje e “nëndheshme”, e cila po përgatitet për ta çuar nenin “Basha” në të që njihet si Gjykata e partisë.
Kështu u shpreh juristi Rezart Kthupi, i cili ishte i ftuar në emisionin “Real Story”, të drejtuar nga gazetari Sokol Balla.
Statuti dhe neni në fjalë parashikon që kryetari i partisë pasi humbet zgjedhjet duhet të largohet nga drejtimi i saj.
“Është lëvizje jo Nga Durrësi, por nga Tirana. Ka një lëvizje kështu underground, nga këto njerëzit që ti nuk i konsideron fare, matrix i PD brenda.
Ka një lëvizje për të çuar një kërkesë në atë që është gjykata e brendshme e partisë, që gjykata të aplikojë nenin Basha apriori.
Këtu është problemi se nuk aplikon dot se nuk janë certifikuar ende zgjedhjet”, tha ai.
Por çfarë do të ndodhë me Sali Berishën pas humbjes madhështore në zgjedhjet e 11 majit?
Kjo sigurisht është një përgjigje, e cila mund të merret pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit, proces ky që po vonohet edhe për shkak të rinumërimit të votave, pas vendimit të KAS. -

Merr flakë një automjet në lëvizje në aksin Pogradec-Qafë Thanë
Një makinë është djegur ditën e sotme teksa udhëtonte aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”. Raportohet se shkak i zjarrit është bërë një defekt. Ndërkohë bëhet me dije se nuk të lënduar nga zjarri.
“Më datë 16.06.2025, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, dyshohet se për shkak të një defekti, ka marrë flakë në lëvizje automjeti tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi V. Ç. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.”, njofton policia. -

Përfshihet nga flakët një automjet në lëvizje në aksin Pogradec-Qafë Thanë
Një makinë është djegur ditën e sotme teksa udhëtonte aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”.
Raportohet se shkak i zjarrit është bërë një defekt. Ndërkohë bëhet me dije se nuk të lënduar nga zjarri.
Njoftimi
Më datë 16.06.2025, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, dyshohet se për shkak të një defekti, ka marrë flakë në lëvizje automjeti tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi V. Ç. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.”
-

Kimmich i bën presion klubit: “Po ikin, duhen lëvizje në sulm!”
15 Qershor 2025
12:41
Telesport
Joshua Kimmich nuk është njeri që fshihet. Përkundrazi. Mesfushori gjerman gjithmonë flet hapur, edhe publikisht.
Së fundmi, i pyetur për merkaton e Bayern, Kimmich ka deklaruar se klubi duhet të reagojë duke bërë ndërhyrje në merkato, sepse situata në repartin e sulmit është problematike.
“Nuk duhet të më pyesni mua. Duhet të pyesni drejtorin sportiv. Gjithsesi, është e kuptueshme se tani duhen bërë disa ndërhyrje. Wirtz nuk erdhi. Leroy Sané u largua, ashtu si edhe Thomas Müller. Pra, duhet të ketë lëvizje”.
Kimmich ka të drejtë. Bayern dje shiti përfundimisht sulmuesin Mathys Tel te Tottenhan. Edhe Bryan Zaragoza pritet të shitet ose huazohet. Bayern ka nevoja urgjente në repartin ofensiv dhe deri tani… asgjë! -
Lëvizje të shumta te Vllaznia, Çoba mbyll me kuqeblutë
Medi Çoba mbyll avneturën 5 vjeçare me kuqeblutë
Te Vllaznia e këtij sezoni e cila nisi me lëvizje në stafe, ka nisur puna për ripërtrirjen e grupit të lojtarëve. ITë fundit janë angazhimi i Artan Jazxhi (huazuar nga Teuta) dhe largimi i sulmuesit anësor Medi Çoba. Lidhur me numërin 11-të të kuqebluve ishte vetë klubi që njoftoi ndërprerjen e bashkëpunimit me 25 vjeçarin.
Njoftimi:
𝐏𝐚𝐬 𝟓 𝐯𝐢𝐭𝐞𝐬𝐡 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐞̈𝐩𝐮𝐧𝐢𝐦𝐢, 𝐦𝐛𝐲𝐥𝐥𝐞𝐭 𝐤𝐞̈𝐭𝐮 𝐫𝐫𝐮𝐠𝐞̈𝐭𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐟𝐮𝐭𝐛𝐨𝐥𝐥𝐢𝐬𝐭𝐢𝐭 𝐌𝐞𝐡𝐝𝐢 𝐂̧𝐨𝐛𝐚 𝐦𝐞 𝐟𝐚𝐧𝐞𝐥𝐥𝐞̈𝐧. 𝐊𝐅 𝐕𝐥𝐥𝐚𝐳𝐧𝐢𝐚 𝐞 𝐟𝐚𝐥𝐞𝐧𝐝𝐞𝐫𝐨𝐧 𝐚𝐭𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫 𝐤𝐨𝐧𝐭𝐫𝐢𝐛𝐮𝐭𝐢𝐧 𝐞 𝐝𝐡𝐞̈𝐧𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫 𝐬𝐤𝐮𝐚𝐝𝐫𝐞̈𝐧 𝐭𝐨𝐧𝐞̈ 𝐝𝐡𝐞 𝐢 𝐮𝐫𝐨𝐧 𝐬𝐮𝐤𝐬𝐞𝐬𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐤𝐚𝐫𝐫𝐢𝐞𝐫𝐞̈𝐧 𝐞 𝐭𝐢𝐣 𝐭𝐞̈ 𝐦𝐞̈𝐭𝐞𝐣𝐬𝐡𝐦𝐞.
𝐅𝐚𝐥𝐞𝐦𝐢𝐧𝐝𝐞𝐫𝐢𝐭 Medi Çoba
Vazhdo leximin
-

‘Zgjedhjet e 11 majit ishin farsë’, Shehu: Rama rrëzohet me lëvizje popullore
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, i ftuar në një studio televizive, ka deklaruar se zgjedhjet e 11 Majit janë deformuar nga qeveria, duke i cilësuar ato si një komplot kundër demokracisë dhe kundër Partisë Demokratike.
Shehu theksoi se denoncimet e PD-së do të zbulojnë farsën zgjedhore. Ai akuzoi mazhorancën për manipulim të procesit, si brenda ashtu edhe jashtë vendit, duke shtuar se nuk ka besim tek drejtësia shqiptare dhe se reagimet ndërkombëtare kanë qenë të vakëta.
“Është një komplot kundër demokracisë dhe kundër PD, për ta dëmtuar atë në çfarëdo lloj forme. Kemi farsë zgjedhore dhe askush nuk mund ta mohojë dot këtë. Mazhoranca deformoi procesin zgjedhor, denoncimet do të çjerrin maskën e farsës elektorale. Unë nuk kam besim tek drejtësia shqiptare. Reagimet ndërkombëtare kanë qenë të zbehta. SHBA nuk uroi fituesin, ai që do jetë kryeministër, por u urua populli shqiptar. Procesi është krejt i deformuar në Shqipëri dhe jashtë vendit. Regjimet përmbysen me lëvizje popullore, përmbyset regjimi dhe më pas i hapet rruga votës së lirë. Unë nuk besoj tek dhuna. Rama rrëzohet me lëvizje popullore”, deklaroi Shehu.
Ai gjithashtu mbrojti Sali Berishën, duke e quajtur një misionar të votës së lirë dhe theksoi se çdo përpjekje për largimin e tij synon dobësimin e opozitës.
“Ata që sot kryefjalë vënë Sali Berishën, duan të dobësojnë betejën e tij opozitare. Berisha është misionar për votën e lirë. Largimi i Berishës do ishte dëmtim i madh për opozitën shqiptare. Dua të falënderoj çdo kandidat të PD-së, që ishin në listë të mbyllur apo të hapur. Të gjithë kandidatët e Partisë Demokratike në zgjedhje kanë bërë një punë të jashtëzakonshme. Ne duhet të vazhdojmë të punojmë. Nëse ka njeri që nuk do BE-në, është Edi Rama, ai do Sulltanatin”, u shpreh Shehu. -

Humbja në zgjedhje, Shehu: Rama ikën me lëvizje popullore. Largimi i Berishës, dëm për opozitën
PD humbi thellë në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Deputeti Tritan Shehu thotë se qeveria deformoi procesin zgjedhor, duke shtuar se denoncimet e PD do të çjerrin maskën e farsës elektorale të zgjedhjeve.
”Maxhoranca deformoi procesin zgjedhor, denoncimet do të çjerrin maskën e farsës elektorale. Unë nuk kam besim tek drejtësia shqiptare. Reagimet ndërkombëtare kanë qenë të zbehta. SHBA nuk uroi fituesin ai që do jetë kryeministër pra, por u urua populli shqiptar. Edhe jashtë shtetit janë përdorur metodat që janë përdorur në Shqipëri. Procesi është krejt i deformuar në Shqipëri dhe jashtë vendit. Regjimet përmbysen me lëvizje popullore, përmbyset regjimi dhe më pas i hapet rruga votës së lirë. Unë nuk besoj tek dhuna. Rama rrëzohet me lëvizje popullore”, tha Shehu.Nga ana tjetër ai nënvizon se largimin e Berishës e kërkojnë ata që duan të dobësojnë opozitën shqiptare. ”Ata që sot kryefjalë vënë Sali Berishën, duan të dobësojnë betejën e tij opozitare. Berisha është misionar për votën e lirë. Largimi i Berishës do ishte dëmtim i madh për opozitën shqiptare. Dua të falënderoj çdo kandidat të PD-së, që ishin në listë të mbyllur apo të hapur. Të gjithë kandidatët e Partisë Demokratike në zgjedhje kanë bërë një punë të jashtëzakonshme. Ne duhet të vazhdojmë që të punojmë. Nëse ka njeri që nuk do BE është Edi Rama, ai do Sulltanatin”.
-

Surpriza e vitit! Marco Asensio drejt rikthimit në La Liga, këtë herë te rivali i madh i Realit
2 Qershor 2025
20:09
Telesport
Pas huazimit tek Aston Villa deri në fund të sezonit, Marco Asensio është rikthyer te PSG, aty ku do qëndrojë përkohësisht, pasi dihet tashmë në nuk është në planet e Luis Enrique.
Mediat spanjolle kanë publikuar sot një lajm vërtet të bujshëm, ku raportohet se Atletico Madrid interesohet për Asensio-n dhe po bën përpjekje për ta rikthyer atë në La Liga. Ardhja e mundshme e ish-lojtarit të Real Madridit te një nga rivalët kryesorë të tyre, padyshim do të ishte një nga lëvizjet më të mëdha të merkatos verore.
Asensio ka dhënë “ok” për këtë lëvizje, pasi dëshiron të ndihet i rëndësishëm dhe e di se projekti i Atlético-s mund t’i ofrojë atij vazhdimësinë dhe rolin e dëshiruar. Tani topi është në fushën e dy klubeve, Atletico-s dhe PSG-së, ku pritet të nisin bisedimet mes tyre për të gjetur dakordsinë për këtë lëvizje. -

Shkrumbohet nga flakët një makinë në lëvizje në aksin Fier–Roskovec
Një automjet në lëvizje është përfshirë nga flakët këtë të shtunë në aksin rrugor Fier–Roskovec, në vendin e njohur si “Kthesa e Marinzës”.
Ngjarja ndodhi rreth mesditës, duke shkaktuar panik tek drejtuesi i mjetit që udhëtonte në të, i cili fatmirësisht ka arritur të dalë në kohë nga makina.
Nga informacionet paraprake mësohet se automjeti është djegur totalisht, por nuk ka të lënduar. Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.