Analisti Edvin Kulluri komentoi lëvizjen e Ervin Salianjit në PD, teksa demokrati ka nisur takimet me anëtarësinë dhe strukturat me qëllim rizgjimin e partisë.Kulluri tha se Salianji dhe Alimehmeti po bëjnë një lëvizje të zgjuar që nuk po sulmojnë direkt kryedemokratin Sali Berisha.“Ne kërkuam dorëheqjen e Lulzim Bashës, madje dy herë e kërkuam të parevokueshme. Nuk mund të rikuperonte më PD me atë lidership, dhe besoj kemi qenë të qartë. Ndaj kërkohej një rinovim i PD. Këto janë dhe këshilla për Salianjin dhe Alimehmetin.Sot Berisha është shumë i dobët. Se di nëse Salianji do të jetë më me Alimehmetin, pasi është më i qartë. Ky brezi i ri që ka ardhur, pavarësisht se kanë vepruar mirë apo keq, kanë eksperiencë. Ndaj debati bëhet i rëndë për Berishën.Që PD ka marrë 12.8 % të votave, ka ardhur fundi. Berisha ka bërë një gabim të rëndë. Gabimi më i rëndë i Berishës është se ka shkelur çdo premtim që ka thënë në foltore. Këtë po thonë dhe Salanji dhe Alimehmeti. Partia është më e përçarë dhe më e dobët.Ndaj këta djemtë kanë mundësi më të mirë. Asaj partie s’ke ça i përçan më. Është një gjë që të ndash një tenxhere me oriz, por çmund t’i ndash një kokrre orizi! Jemi në fillimet e lëvizjes, ka kohë për të verifikuar se ku do të shkojë. Unë prej se do të eskalojë lëvizja. Nuk kanë nisur duke goditur Berishën që në gjuajtje të parë”, tha Kulluri.
Tag: lëvizje
-

PD është bërë kënetë/ Kadilli: Lëvizja e Salianjit është personale, të tregojë me kë e ka luftën
Ish-deputeti i PD-së, Fatbardh Kadilli ka komentuar foltoren që ka nisur Ervin Salianji. Ai pohoi se nuk është lëvizje politike, por një ngjarje për interesa personale.“Nuk shoh një lëvizje politike. Janë ngjarje, siç ishte gjesti, ku u pi një kafe mes demokratëve dhe një takim në Durrës me pjesëmarrje të konsiderueshme. Aq sa kënetë është bërë PD, dhe kjo mirë i bën. Por nuk shoh aksion politik, pasi mbivendoset interesi i një kostumi personal mbi interesin e partisë.Nëse kanë luftë me Flamur Nokën apo Këlliçin apo të tjerë, ta thonë se me kë e kanë. Dobi publike ka çdo zhurmë, pasi demokratët do të ngrenë çdo pikëpyetje. Kjo është lojë, bisedë për karrierë. Pra se si bëhet karrierë në politikë.E kemi diskutuar, mirë është që të ketë rregulla të tilla. Politika nuk bëhet përmes statutit. S’do e pranoja diçka që nuk bëhet me statut. PD duhet riformatuar. Është mentalitet bolshevik që kur ti flet kundër, përjashtohesh nga kryetari”, tha Kadilli.
-

Lëvizja e Salianjit? Kopliku shuan zërat: S’është përçarje, PD po përgatitet për një lëvizje të…
Lëvizja e Ervin Salianjit, nuk është përçarje në PD. Kështu ka deklaruar drejtuesi i Departamentit Brain Gain pranë PD, Tedi Kopliku.
I ftuar në një emision televiziv, ai tha se në takimin me Salianjin ishte pasi kishte marrë ftesë nga Ilir Alimehmeti.
‘Nuk ka një lëvizje brenda PD, ka foltore në qytete nga PD, njëra përballë Kryeministrisë dhe tjetra që lëviz nëpër qytete. Unë isha në kafen e Salianjit sepse se dija që ishte ai, por isha i ftuar nga Alimehmeti. Isha e ftuar në kafe me kandidatët, mjaftonte ftesa e Alimehmetit për të qenë në atë kafe. Po të jesh në një kafe s’do të thotë asgjë. Kafja mbaroi dhe më pas unë kam një pozicion që është në departamentin Brain Gain brenda PD.
S’ka pse të jetë përçarje ajo lëvizje. Unë kam parë një takim me demokratët në Durrës, nuk e di unë se kujt i shërben kjo, as nuk është fraksion dhe as lëvizje. Sapo dolëm nga aty, kishte lajme dhe pyetje apo lëviz diçka në PD apo është lëvizje e re brenda PD. Ishte një diskutim se si mund të bëhet PD më mirë’, tha ai.
Kopliku tha se PD do të shkojë drejt një lëvizje më të madhe nuk do të qëndrojë vetëm tek protesta para Kryeministrisë.
‘Do shkojmë drejt një lëvizje më të madhe kjo do ta rigjenizojnë Partinë Demokratike. Po PD e ka treguar që në 12 vite po bënë përpjekje për të fituar përballë një regjimi autoritar. Sot ne jemi në regjim dhe kjo është vërtetuar gjithmonë edhe më shumë’, tha ai. -

“Elita e pas ’90 u formua në regjimin komunit”, Cara: PD-së iu bashkuan studentët protestues
Në ditën e Rinisë, ish-studenti i Lëvizjes së Dhjetorit të 35 viteve më parë dhe aktualisht deputet i PD-së, Igli Cara ka sjellë në vëmendje detaje nga kjo lëvizje në “Off the Record”.
Duke kujtuar ditët e para të protestave që çuan në rënien e sistemit komunist. Cara u shpreh se studentët e asaj kohe nuk kishin një kuptim të qartë të pluralizmit politik, pasi lëvizja nisi si protestë për kushtet e tyre dhe më pas u shndërrua në lëvizje. Ai theksoi se edhe elita politike që doli ishte formuar në regjimin komunist.
“Kur sot isha te takimi në Qytetin Studenti dhe gjëja e parë që të vjen në mend janë ato ditë. Ne në atë kohë nuk e kuptonim çfarë ishte pluralizimi ne bëmë një protestë për kushtet tona dhe ajo u kthyer në lëvizje politike. Nisi si protestë dhe pastaj u bë lëvizje. Ne nuk ishim të përgatitur për pluralizmin nuk kishim formimin e duhur dhe elita politike që doli ishte formuar në regjimin komunist, por me ato që kishim lexuar e dëgjuar dëshironim ndryshimin e madh”, tha Cara.
Ai e quan veten me fat dhe jo meritë që ishte pjesë e kësaj lëvizjeje, dhe thekson se ajo nuk është pronë e asnjë partie.
“E quaj me fat kushdo brez në atë periudhë do ta bënte. Pas 45 vitesh në izolim, Populli ziente, varfëria në ekstrem të gjitha këto erdhën dalëngadalë dhe krijuan atë që të rinjtë janë më të gatshëm për të bërë ndryshimin. U bashkuan shumë studentë edhe studentë që prindërit i kishin titullarë të sistemit të asaj kohe. Ishte momenti. Kjo nuk është pronë e asnjë partie pavarësisht se partia që lindi shpejt ishte PD dhe jo bëri që shumë studentë ti bashkohen PD-së”, u shpreh Cara.
Duke bërë një analizë të situatës, pas 35 viteve Cara tha se shumë gjëra mund të ishin bërë ndryshe, ndërsa theksoi se ndryshimet nuk mund të vijnë vetëm nga partitë politike.
“Pavarësisht se kemi vërejtje pa fund të gjithë ne një pyetje i bëjmë vetes. Arritëm aty ku dinim çfarë gjërash mund të kishim bërë ndryshe. Shumë gjëra them se mund ti kishim bërë pak më ndryshe. Një gjë është e sigurt që ajo duhet kujtuar për ndryshimet. Ndryshimet nuk mund të vijnë vetëm nga forcat politike. Sot të kontribuosh nuk duhet patjetër të jesh forcë politike. Nëse presim që ndryshmin ta bëjë vetëm një forcë politike është gabim. Ne kërkuam që pushtetet të jenë të ndara? I kemi ne sot të ndara? Nuk i kemi. A kemi zgjedhje të lira e të ndershme? Këto janë problemet që duhet të diskutojmë. Mos të harrojmë dhe popullin e Tiranës që na mbështeti. Na u bashkuan minatorët, nxënësit e gjimnazeve”, theksoi Cara. -

Hasimja: Salianji vuri në lëvizje PD-në, por mund të ketë ambicje më të mëdha
Pedagogu Ermal Hasimja deklaroi se Ervin Salianji e ka vënë në lëvizje Partinë Demokratike me takimet e tij, por nuk përjashtoi mundësinë që ambiciet e ish-deputetit demokrat të jenë edhe më të mëdha.
“Ka pasur pak kënaqësi në raport me aksionin e opozitës, që ndoshta disa mendojnë që duhet të ishte shumë më i zëshëm, më energjik dhe mendoj që në këtë aspekt, po të shikosh çfarë ka ndodhur në këto 2-3 ditët e shkuara, tregon që efekti është pozitiv. E para, Partia Demokratike menjëherë u vu në lëvizje ndoshta për të parandaluar çfarëdolloj interpretimi ose keqinterpretimi të kësaj që po ndodh, duke u angazhuar në një proces analize dhe kjo ndodhi menjëherë pas këtij takimi të Salianjit, ndërkohë që mund të ishte bërë dhe shumë më herët. Dhe nga ana tjetër mendoj që në një farë mënyre e ka vënë edhe Partinë Demokratike në një proces më të ngutshëm, më të nxitur vetanalize, por edhe vetëreflektimi në raport me rolin që do duhet të luante në këtë kohë edhe në atë procesin e krijimit të një besueshmërie më të lartë në raport me opinionin publik, sepse për të rrëzuar Ramën nuk e rrëzon dot thjesht duke i treguar shqiptarëve që qeverisja Rama është e korruptuar”, tha Hasimja.
“Çështja është çfarë opsioni ke, çfarë alternative ofron ti, sa i besueshëm je ti, sa i besueshëm si ide, por dhe sa i besueshëm je edhe si burime njerëzore. Një pjesë e këtyre gjërave që po them ka qenë në fakt edhe në atë çfarë thoshte Salianji. Kështu që, pavarësisht a biem apo s’biem dakort me çështjen e Salianjit dhe këtë shkeljen e vogël të faktit që ai shkon dhe organizon një takim në Durrës, jashtë zonës së vet. Pavarësisht kësaj, efekti i parë duket pozitiv. E ka zgjuar në një farë mënyre PD-në, e ka vënë në një lloj gjendje gatishmërie ose aktiviteti. Tani duhet parë se si do të shkojë në të ardhmen. Mund të jetë patjetër edhe ai komponenti, që zoti Salianji të ketë ambicie më të mëdha për ta çuar dhe më tej këtë çështje, por për momentin këtë e ka mohuar”, shtoi Hasimja -

Salianji kërkon karrigen e Berishës? Hasimja bën parashikimin: Takimet vunë në lëvizje PD-në, ja çfarë mund të sjellin
Pedagogu Ermal Hasimja deklaroi se Ervin Salianji e ka vënë në lëvizje Partinë Demokratike me takimet e tij.
Po ashtu Hasimja por nuk përjashtoi mundësinë që ambiciet e ish-deputetit demokrat të jenë edhe më të mëdha.
“Ka pasur pak kënaqësi në raport me aksionin e opozitës, që ndoshta disa mendojnë që duhet të ishte shumë më i zëshëm, më energjik dhe mendoj që në këtë aspekt, po të shikosh çfarë ka ndodhur në këto 2-3 ditët e shkuara, tregon që efekti është pozitiv. E para, Partia Demokratike menjëherë u vu në lëvizje ndoshta për të parandaluar çfarëdolloj interpretimi ose keqinterpretimi të kësaj që po ndodh, duke u angazhuar në një proces analize dhe kjo ndodhi menjëherë pas këtij takimi të Salianjit, ndërkohë që mund të ishte bërë dhe shumë më herët. Dhe nga ana tjetër mendoj që në një farë mënyre e ka vënë edhe Partinë Demokratike në një proces më të ngutshëm, më të nxitur vetanalize, por edhe vetëreflektimi në raport me rolin që do duhet të luante në këtë kohë edhe në atë procesin e krijimit të një besueshmërie më të lartë në raport me opinionin publik, sepse për të rrëzuar Ramën nuk e rrëzon dot thjesht duke i treguar shqiptarëve që qeverisja Rama është e korruptuar.
Çështja është çfarë opsioni ke, çfarë alternative ofron ti, sa i besueshëm je ti, sa i besueshëm si ide, por dhe sa i besueshëm je edhe si burime njerëzore. Një pjesë e këtyre gjërave që po them ka qenë në fakt edhe në atë çfarë thoshte Salianji. Kështu që, pavarësisht a biem apo s’biem dakort me çështjen e Salianjit dhe këtë shkeljen e vogël të faktit që ai shkon dhe organizon një takim në Durrës, jashtë zonës së vet. Pavarësisht kësaj, efekti i parë duket pozitiv. E ka zgjuar në një farë mënyre PD-në, e ka vënë në një lloj gjendje gatishmërie ose aktiviteti. Tani duhet parë se si do të shkojë në të ardhmen. Mund të jetë patjetër edhe ai komponenti, që zoti Salianji të ketë ambicie më të mëdha për ta çuar dhe më tej këtë çështje, por për momentin këtë e ka mohuar”, u shpreh Hasimja -

“PD merr votat tona, nuk presim tallje dhe padrejtësi!”- Alimadhi: Lëvizja e Salianjit, e pamenduar
Kreu i Partisë së Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi vijon kritikat në drejtim të Sali Berishës se ka lënë mënjanë aleatët. I ftuar në Report Tv, Alimadhi thotë se kreu i PD i trajton aleatët ca si të nënës dhe ca si të njerkës. Për gazetarin Andi Kapxhiu, Alimadhi shprehet se Berisha duhet t’i vlerësojë më shumë aleatët sepse ata japin kontribut dhe vota që shkojnë për Partinë Demokratike dhe jo në këmbim të marrin tallje dhe padrejtësi.
“Ajo çfarë më shqetëson është raporti politik i bashkëpunimit, produkti shkon te PD. Ju i merrni këto vota por silluni më mirë me aleatët, jo një pjesë i trajton si të nënës disa të njerkës. Është e vështirë për ta trajtuar bashkëpunimin me PD. Balli Kombëtar dhe Lëvizja e Legalitetit janë dy subjekte politike që i kanë dhënë vendit, kanë kontribut në proceset e saj, kanë luftuar në ide, kundër komunizmit. Lëvizja politike që ka bërë Balli Kombëtar, ka gati 6 mijë dëshmitarë të vrarë në luftën e dytë botërore. Kemi kontribuar në procese demokratike, e vendit, e duam vendin, i kemi dhënë edhe dëshmorë këtij vendi, nuk presim tallje, padrejtësi, por e themi atë që kemi. Ata që kemi dhënë e kërkojmë”, tha Alimadhi.
Alimadhi thotë se një pjesë e aleatëve nuk mund të japin 100% dhe në këmbim të mos marrin asnjë përqindje.
“Unë jam opozitar, do ta japësh kontributin aty ku duhet, sepse duhet ta peshosh. Bashkëpunimi duhet shtrirë në nivel lokal, ne kemi kryetar rrethesh, kemi anëtarësi, kemi votues, por jo duke mos i pyetur ata fare. Ne e bëjmë fushatën për ti grumbulluar votat tek PD. PD e merr kontributin tonë dhe ne po japim mendim se si duhet të bashkëpunojmë. Pastaj bashkëpunimi nuk vjen duke e copëzuar, bashkëpunimi është frymë. Nëse unë do e mirëprisja për 22 vite bashkëpunim politik, do kisha tjetër qasje. Nëse ti do më respektosh njëherë, unë do mundohem 2 herë. Por jo të jap 100% dhe mos të marrë asnjë % prej saj”, tha Alimadhi.
Foltoren e Salianjit e sheh si një lëvizje të shpejtë dhe të pamenduar.
“Më duken lëvizje të shpejta, të pamenduara, ego, smira. Unë skam fituar asgjë nga PD, dhe kur më emëroi Berisha zv.ministër nuk doja ta përdorja. Por duhet të japësh një kontribut. Lëvizje politike, fëminore, e dëmtojnë PD. Nuk bëhen lëvizje politike të pamatura, lëvizjet politike bëhen në kohën e duhur. E keni parasysh lëvizjen e zotit Bashka, ku përfundoi Por po ti kishte këmbët në tokë, do ishte më e plotë dhe më e sigurt si lëvizje politike. Të bënte lëvizje të studiuar politike. Si mund ta largosh Berishën me një fjalim kaq të thjeshtë”, vijon ai.
Pavarësisht kritikave që adreson në drejtim të lidershipit të PD-së, Alimadhi thotë se Berisha nuk duhet të largohet nga drejtimi i partisë, pasi kjo e fundit do të shkatërrohej. -

Shehu: Lëvizja e Salianjit private nuk ka lidhje me PD. Unë e deklaroj votën për Berishën
Deputeti i PD-së, Tritan Shehu e ka cilësuar lëvizjen e Ervin Salianjit brenda kësaj force politike si një lëvizje personale dhe që nuk ka lidhje me vetë PD-në. Për të Salianji ka ndërmarrë nja lëvizje sipas axhendës së tij personale dhe gjithsekush sipas tij, është i lirë të ndërmarrë lëvizje të tilla.
”Unë e kam parë personalisht si një axhendë personale dhe nuk e kam për zakon të komentoj veprimet personale të gjithsekujt. E di vetë ai pse e ka ndërmarrë këtë lëvizje.
E kam parë në këtë mënyrë si një axhendë personale të një apo dy, apo tre personave për të cilët unë nuk kam asnjë koment sepse në një vend demokratik se gjithsekush është i lirë të ndërmarrë axhenda personale, veprime personale dhe unë nuk kam dëshirë të komentoj dhe as e kam për zakon të komentoj hapat personale të që ndërmerr gjithsekush”, tha Shehu. -

‘Veprime personale’, Shehu: Lëvizja e Salianjit private, nuk ka lidhje me PD, unë e deklaroj votën për…
Deputeti i PD-së, Tritan Shehu e ka cilësuar lëvizjen e Ervin Salianjit brenda kësaj force politike si një lëvizje personale dhe që nuk ka lidhje me vetë PD-në. Për të Salianji ka ndërmarrë nja lëvizje sipas axhendës së tij personale dhe gjithsekush sipas tij, është i lirë të ndërmarrë lëvizje të tilla.
”Unë e kam parë personalisht si një axhendë personale dhe nuk e kam për zakon të komentoj veprimet personale të gjithsekujt. E di vetë ai pse e ka ndërmarrë këtë lëvizje.
E kam parë në këtë mënyrë si një axhendë personale të një apo dy, apo tre personave për të cilët unë nuk kam asnjë koment sepse në një vend demokratik se gjithsekush është i lirë të ndërmarrë axhenda personale, veprime personale dhe unë nuk kam dëshirë të komentoj dhe as e kam për zakon të komentoj hapat personale të që ndërmerr gjithsekush”, tha Shehu. -

Salianji kërkon karrigen e Berishës? E zbulon Alimehmeti: Nuk është lëvizje anti-kryetar!
Ish-kandidati për deputet, Ilir Alimehmeti, është shprehur se lëvizja e organizuar nga Ervin Salianji, pjesë e të cilës është edhe vetë ai, nuk është një lëvizje anti-kryetar.
Komentet Alimehmeti i bëri në studion e emisionit ‘ÇdoKënd’ me gazetaren Merita Haklaj në A2 CNN, ku tha se qëllimi i kësaj lëvizjeje është të kërkojë organizim të PD-së.
Ai tha gjithashtu se në situatën aktuale dukej sikur PD ishte përgjumur dhe ka nevojë të riorganizohet dhe të përfaqësojë më së miri votuesit.
“Duhet të kuptojmë diçka të rëndësishme. Këtu ne nuk jemi duke folur për një diskutim politik, për një lidership politik apo për mendime politike të ndryshme. Pra nuk është një lëvizje e këtij tipi. Është një lëvizje që kërkon organizim.
Pra ne po çojmë nevojën, pra kemi nevojë të riorganizohemi, kemi nevojë të ripërfaqësohemi. Sepse kështu siç jemi nuk po bëjmë dot maksimumin tonë.
Atëherë në këtë aspekt ne kemi nevojë për një organizim më të mirë. Sepse po dukej sikur ishte përgjumur situata dhe nuk shkon kjo. Është mandati i katërt që po qeveris Rama dhe nuk na lejohet kjo. Se nuk është as lëvizje anti-kryetar, sepse kanë dashur ta spostojnë vëmendjen këtu”, tha mes të tjerash Alimehmeti.
