Tag: lëvizëse

  • Nga ngecja e shkallëve lëvizëse te mikrofoni jashtë funksionit, Shtëpia e Bardhë kërkon hetim për incidentet e Trump..

    Nga ngecja e shkallëve lëvizëse te mikrofoni jashtë funksionit, Shtëpia e Bardhë kërkon hetim për incidentet e Trump..

    Karoline Leavitt, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, ka bërë thirrje për një hetim nëse një shkallë lëvizëse në selinë e OKB-së është ndaluar qëllimisht përpara fjalimit të Trump në Asamblenë e Përgjithshme. 
    “Nëse dikush në OKB e ka ndaluar qëllimisht shkallët lëvizëse ndërsa Presidenti dhe Zonja e Parë po shkelnin mbi to, ata duhet të shkarkohen nga puna dhe të hetohen menjëherë”, shkroi ajo në një postim në X. 
    Po ashtu si incident është cilësuar edhe mikrofoni i fikur gjatë kohë që Trump po mbante fjalën. 
    Leavitt përmendi një artikull nga redaktorja e The Times në Uashington, Katy Balls, e cila i referohej përpjekjeve të administratës Trump për të kufizuar ndikimin e OKB-së. 
    “Për të shënuar mbërritjen e Trump, anëtarët e stafit të OKB-së kanë bërë shaka se mund të fikin shkallët lëvizëse dhe ashensorët dhe thjesht t’i thonë se u kanë mbaruar paratë, kështu që ai duhet të ngjitet shkallëve”, shkroi Balls të dielën. 
     
     

  • Nga ngecja e shkallëve lëvizëse te mikrofoni jashtë funksionit, Shtëpia e Bardhë kërkon hetim për incidentet e Trump gjatë fjalimit në OKB

    Nga ngecja e shkallëve lëvizëse te mikrofoni jashtë funksionit, Shtëpia e Bardhë kërkon hetim për incidentet e Trump gjatë fjalimit në OKB

    Karoline Leavitt, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, ka bërë thirrje për një hetim nëse një shkallë lëvizëse në selinë e OKB-së është ndaluar qëllimisht përpara fjalimit të Trump në Asamblenë e Përgjithshme.

    “Nëse dikush në OKB e ka ndaluar qëllimisht shkallët lëvizëse ndërsa Presidenti dhe Zonja e Parë po shkelnin mbi to, ata duhet të shkarkohen nga puna dhe të hetohen menjëherë”, shkroi ajo në një postim në X.
    Po ashtu si incident është cilësuar edhe mikrofoni i fikur gjatë kohë që Trump po mbante fjalën.
    Leavitt përmendi një artikull nga redaktorja e The Times në Uashington, Katy Balls, e cila i referohej përpjekjeve të administratës Trump për të kufizuar ndikimin e OKB-së.
    “Për të shënuar mbërritjen e Trump, anëtarët e stafit të OKB-së kanë bërë shaka se mund të fikin shkallët lëvizëse dhe ashensorët dhe thjesht t’i thonë se u kanë mbaruar paratë, kështu që ai duhet të ngjitet shkallëve”, shkroi Balls të dielën.

    Top Channel

  • VIDEO / Incident në Asamblenë e OKB, shkallët lëvizëse ndalojnë papritur, çifti Trump i ngjit duke ecur

    VIDEO / Incident në Asamblenë e OKB, shkallët lëvizëse ndalojnë papritur, çifti Trump i ngjit duke ecur

    Organizatorët e Asamblesë së 80-të të Përgjithshme të OKB-së nuk do të dëshironin që të ndodhte ajo që ndodhi pak para fjalimit të Donald Trump mbi armikun e tyre më të keq.
    Dhe ndërsa FBI-ja dhe shërbimet sekrete mund të kenë arritur të shpëtojnë telekomunikacionin dhe internetin nga kolapsi pas sulmeve të programeve kompjuterike dashakeqe, ata nuk ishin në gjendje të…rregullonin shkallët lëvizëse.
    Presidenti amerikan dhe bashkëshortja e tij, Melania, u gjendën në një moment të sikletshëm me mbërritjen e tyre, pasi pikërisht kur po përgatiteshin të ngjiteshin, shkallët lëvizëse u ndalën papritur, duke e detyruar çiftin Trump të vazhdonin të ngjiteshin shkallëve në këmbë.

    Udhëheqësi amerikan buzëqeshi dhe tregoi me gisht nga mekanizmi i bllokuar ndërsa gazetarët i bënin pyetje. Ai nuk iu përgjigj asnjërës prej pyetjeve, përfshirë ato në lidhje me bisedën e tij me Volodymyr Zelenskyn.
    Trump më pas e filloi fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme duke akuzuar OKB-në për mosveprim në zgjidhjen e konflikteve globale. Ndërsa udhëheqësi amerikan e filloi fjalimin e tij, mikrofoni i tij ishte i fikur.
    “E tëra çfarë mora nga OKB-ja ishte një transmetues i prishur dhe një shkallë lëvizëse”, – komentoi Trump me një dozë humori dhe vazhdoi duke theksuar gjendjen e mirë fizike të Melanias: “Për fat të mirë, zonja e parë e Shteteve të Bashkuara është në gjendje të shkëlqyer fizike. Ajo nuk pati problem të ngjitej shkallëve. Përveç kësaj, ajo ka duruar shumë më tepër gjatë gjithë kësaj kohe që unë kam qenë përsëri në qeverinë amerikane.”

  • Incident në Asamblenë e OKB-së, shkallët lëvizëse ndalojnë papritur para mbërritjes së Donald Trump

    Incident në Asamblenë e OKB-së, shkallët lëvizëse ndalojnë papritur para mbërritjes së Donald Trump

    Një moment i sikletshëm ndodhi pak para fjalimit të presidentit, Donald Trump, në Asamblenë e 80-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, kur një defekt teknik ndaloi papritur shkallët lëvizëse në hyrje të ndërtesës.

    Trump dhe bashkëshortja e tij, Melania, sapo kishin mbërritur dhe po përgatiteshin të ngjiteshin, kur shkallët elektrike u ndalën pa paralajmërim. Çifti u detyrua të vazhdonte ngjitjen në këmbë, ndërsa stafi i sigurisë dhe pjesëmarrësit u përpoqën të menaxhonin situatën
    Ngjarja ndodhi në një kohë kur shërbimet sekrete amerikane dhe FBI-ja kishin qenë në gatishmëri të lartë, pas disa sulmeve kibernetike që, sipas raportimeve, kishin vënë në rrezik sistemet e telekomunikacionit dhe internetit të Asamblesë.

    NOW – Escalator at UN headquarters immediately stops as Trump and Melania step on it shortly after arriving. pic.twitter.com/8nlUkDoQxm
    — Disclose.tv (@disclosetv) September 23, 2025

    Ndërhyrja e shpejtë e ekipeve teknike shmangu kolapsin e sistemit informatik, por incidenti me shkallët mbeti një detaj i pazakontë në një ditë me tension të lartë sigurie. Udhëheqësi amerikan buzëqeshi dhe tregoi me gisht nga mekanizmi i bllokuar ndërsa gazetarët i bënin pyetje. Ai nuk iu përgjigj asnjërës prej pyetjeve, përfshirë ato në lidhje me bisedën e tij me Volodymyr Zelenskyn.

    Top Channel

  • “Shtëpia e Evropës” në Tiranë, fituesit e ekspozitës lëvizëse

    “Shtëpia e Evropës” në Tiranë, fituesit e ekspozitës lëvizëse

    Në “Shtëpinë e Evropës” në Tiranë u ekspozuan dje 18 fotografi në kuadër të ekspozitës lëvizëse “Your Lens. Your Story. Our Europe!”.“Zbuloni 18 gurët e çmuar të fotografive nga Ballkani Perëndimor!”, ishte ftesa drejtuar publikut nga “Shtëpia e Evropës”.Këto 18 foto ishin fotot fituese të Konkursit të Fotove të WeBalkans, për të cilin u paraqitën 180 fotografi të jashtëzakonshme nga të rinj në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Juria tha se, këto foto të spikatura kapën zemrën e tyre. Ato paraqesin fuqinë që ka sporti për të bashkuar evropianët përtej kufijve, për të promovuar vlerat e përbashkëta dhe për të festuar identitete të ndryshme.

    3 fotografët e rinj që u përzgjodhën nga Shqipëria janë: Klevisa Kapo, Fiqiri Mejdani dhe Nerion Bino, ndërsa nga Kosova fitues deri në këtë fazë janë Fillojetë Maloku dhe Nevron Skënderi.Çdo foto tregon një histori unike të lëvizjes, pasionit dhe perspektivës duke reflektuar energjinë krijuese të rinisë në rajon. Pas përzgjedhjes së fotografive nisi rrugëtimi i ekspozitës, nga Beogradi më 10 qershor, Podgorica, Tirana dhe do të vijojë me Maglaj, Prishtinë dhe Strugë.BE njoftoi se publiku do të votojë online në muajin gusht dhe çdokush do të ketë mundësinë të zgjedhë të preferuarit e tij, duke dërguar 6 fotografë të rinj në një udhëtim në njërin prej kryeqyteteve të BE-së, shkruan atsh.E konceptuar nga programi WeBalkans dhe financuar nga BE, ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun, në Tiranë deri më 29 korrik.