Tragjedia e avionit “Air India”, që ndodhi rreth 2 kilometra larg aeroportit të Ahmedabad-it, Indi, duke shkaktuar vdekjen e 279 personave, duket se e ka një shpjegim.
Sipas Degës së Hetimit të Aksidenteve Ajrore të Indisë, shkaku kryesor i rrëzimit të Boeing 787 të “Air India”, ishte një defekt mekanik në sedilje e pilotit përgjatë ngritjes.
Teksa avioni ishte në fazën e rrotullimit të ngritjes, sedilja e pilotit rrëshqiti menjëherë prapa për shkak të një defekti në mekanizmin e bllokimit të shinave. Pesha e trupit të tij në mënyrë të pavetëdijshme i tërhoqi levat e shtytjes drejt pozicionit “boshe”, duke shkaktuar një ulje të menjëhershme të fuqisë së motorit.
Bashkëpiloti u përpoq t’i kthente kontrollet në fuqi të plotë, por nuk mundi të kapërcente peshën dhe pozicionin e trupit të pilotit, i cili tani po ushtronte presion mbi levat.
Autopsia e rrënojave gjeti kunja kyçëse të thyera (BACB30LN5S02) në sediljen e pilotit. Sedilja ishte riparuar vetëm 11 ditë para rrëzimit për shkak të “ngurtësisë në rregullim”. Megjithatë, nuk u regjistrua asnjë kontroll funksional pas riparimit.
Hetimi identifikon gjithashtu kushte të tjera që kontribuan në pamundësinë për të rifituar kontrollin:
• Temperatura e ambientit arriti në 43°C, duke kufizuar performancën e motorëve.
• Nuk kishte komandë GO-AROUND ose STAB TRIM nga anëtarët e ekuipazhit.
• Levat e shtytjes në Boeing 787 nuk kanë një mekanizëm sigurie “bllokimi i peshës” ose “parandalimi i çift rrotullues të kundërt”.
Raporti i plotë teknik mbi aksidentin ajror, pritet të publikohet më 30 korrik 2025, nga Dega e Hetimit të Aksidenteve Ajrore të Indisë.
Nga 242 personat në bord, vetëm një person mbijetoi. Përplasja shkaktoi gjithashtu vdekjen e të paktën katër studentëve të mjekësisë, gruas shtatzënë të një mjeku, si dhe disa punëtorëve e shitësve ambulantë që ndodheshin në zonë.
Më herët, Ministri i Aviacionit Civil, Ram Mohan Naidu Kinjarapu, deklaroi se njëra nga kutitë e zeza është gjetur dhe aktualisht po analizohet nga ekspertët. Sipas tij, rezultatet e para do të jenë të gatshme brenda tre muajve dhe do të hedhin dritë mbi shkaqet reale të aksidentit.
Një ekip prej katër ekspertësh të aviacionit nga Britania e Madhe ka mbërritur në Ahmedabad për të ndihmuar në hetimet.
Ndërkohë, dhimbja dhe zemërimi po rriten mes familjarëve të viktimave, që janë mbledhur pranë Spitalit Civil të qytetit, ku po dërgohen trupat e pajetë. Shumë prej tyre janë ende në pritje të identifikimit përmes ADN-së dhe nuk kanë marrë ende informacion mbi kthimin e trupave të të afërmve të tyre.
Tag: levat
-

Tragjedia e “Air India”, dëmtimi i sediljes së pilotit shkaktoi rrëzimin e avionit
-

E paimagjinueshme: Dëmtimi i sediljes së pilotit shkaktoi rrëzimin e Boeing-ut të Air India
Pamjet
INDI- Një defekt mekanik në sediljen e pilotit gjatë ngritjes dyshohet të jetë shkaku kryesor i rrëzimit të avionit “Boeing 787” të linjës së fluturimit “Air India”. Në këto përfundime ka dalë Dega e Hetimit të Aksidenteve Ajrore (AAIB). Siç thuhet në raport, ndërsa avioni ishte në fazën e ngritjes, sedilja e pilotit rrëshqiti menjëherë prapa për shkak të një defekti në mekanizmin e bllokimit të shinave. Pesha e trupit të tij në mënyrë të pavetëdijshme i tërhoqi levat e shtytjes drejt pozicionit “bosh”, duke shkaktuar një ulje të menjëhershme të fuqisë së motorit.
Bashkëpiloti u përpoq t’i kthente levat në vendin e duhur, por nuk mundi për shkak të peshës dhe pozicionit të trupit të pilotit kryesor, i cili po ushtronte presion mbi levat.
KRONOLOGJIA:
Korelacioni i të dhënave nga regjistruesi i fluturimit (FDR) dhe kutia e zezë (CVR) regjistron me saktësi sekondat kritike:
• +12”: Fillimi i ngritjes. Sedilja rrëshqet ndjeshëm prapa.• +15”: Levat tërhiqen prapa. Bashkëpiloti bërtet• +18”: Kapiteni thërret• +26”: Bashkëpiloti përpiqet të rivendosë levat. Avioni ka arritur tashmë 214 metra dhe po ndalet.• +38”: Ndodh përplasja!
Sedilja ishte riparuar vetëm 11 ditë para rrëzimit për shkak të “ngurtësisë” kur pilotët tentonin që të akomodoheshin. Megjithatë, nuk u regjistrua asnjë kontroll për të parë sesi funksiononte pas riparimit.
Faktorë plotësues në rrëzim
Hetimi identifikon gjithashtu kushte të tjera që kontribuan në pamundësinë për të rifituar kontrollin e levave:• Temperatura e ambientit arriti në 43°C, duke kufizuar performancën e motorëve; • Nuk kishte komandë GO-AROUND ose STAB TRIM nga anëtarët e ekuipazhit; levat e shtytjes në Boeing 787 nuk kanë një mekanizëm sigurie.
Për të shmangur që ngjarja të ripërsëritet, raporti paraprak mobilizoi menjëherë autoritetet ndërkombëtare të aviacionit që të ndërmarrin disa veprime:
• FAA dhe EASA lëshuan një urdhër për një inspektim urgjent të të gjitha vendeve të pilotëve në Boeing 787 brenda 72 orëve.• Air India po ndalon fluturimet për 12 avionë me histori të ngjashme në mirëmbajtjeje.• Boeing njoftoi një ridizajnim të mekanizmit të bllokimit të sendiljeve dhe një modifikim të forcës së rezistencës në shufrat shtytëse, të cilat do të hyjnë në fuqi në tremujorin e tretë të vitit 2026.
Raporti i plotë teknik mbi aksidentin pritet të publikohet më 30 korrik 2025, ndërsa një konferencë ndërkombëtare mbi sigurinë në kabinën e pilotit është planifikuar për gusht 2025.
Boeing 787-8 i “Air India” u rrëzua vetëm 30 sekonda pas ngritjes. Nga 242 persona që ishin në bord, vetëm një shpëtoi për mrekulli dhe është jashtë rrezikut për jetën./ZËRI