Tag: letra

  • Letra që Napoleon Bonaparti i dërgoi Ali Pashë Tepelenës

    Letra që Napoleon Bonaparti i dërgoi Ali Pashë Tepelenës

    Ali Pashë Tepelena

    Nga Aurenc Bebja

    Në librin “Œuvres de Napoléon Bonaparte, Tome 2, 1821 – Vepra të Napoleon Bonapartit, Vëllimi 2, 1821”, gjejmë dy letra ekskluzive (f. 230 – 231) ku Napoleon Bonaparti, pas pushtimit të Maltës, kërkonte të komunikonte me Ali Pashë Tepelenën, përmbajtjen e të cilave Aurenc Bebja, e ka sjellë për publikun shqiptar:

    Maltë, 17 qershor 1798.

    Shtetasit Lavalette,

    Shtetas, “L’Arthémise” ka urdhërin që t’ju ankorojë në bregdetin e Shqipërisë dhe t’ju vendosë në gjendje të bisedoni me Ali Pashën.

    Letra e bashkangjitur që do të duhet t’i jepni atij, nuk përmban asgjë tjetër veçse t’i jepni besueshmëri asaj që do t’i thoni dhe ta ftoni që t’ju japë një mënyrë të sigurt për të folur vetëm me të.

    Do t’ia jepni vetë letrën e përmendur, në mënyrë që të siguroheni se do ta lexojë vetë.

    Pas kësaj, ju do t’i thoni atij se, pasi sapo kam pushtuar Maltën dhe duke u gjendur në këto dete (ujëra) me tridhjetë anije dhe pesëdhjetë mijë burra, do të kem marrëdhënie me të dhe se dua të di nëse mund të mbështetem tek ai; se do të doja që edhe ai të dërgonte pranë meje, duke e hipur në fregatë, një njeri fisnik dhe që do të kishte besimin e tij; se për shërbimet që u ka bërë francezëve, për trimërinë dhe guximin e tij, nëse më tregon besim dhe dëshiron të më ndihmojë, unë mund t’ia shtoj shumë lavdinë dhe fatin e tij.

    Në përgjithësi do të mbani shënim gjithçka që ju thotë Ali Pasha dhe do të hipni sërish në fregatë për të ardhur tek unë dhe do të më raportoni për gjithçka që keni bërë.

    Duke kaluar nëpër Korfuz, ju do t’i thoni gjeneralit Chabot të na dërgojë anije të ngarkuara me dru dhe t’u bëjë një shpallje banorëve të ishujve të ndryshëm që t’i dërgojnë skuadriljes verë, rrush të thatë dhe se do të paguhen mirë për këtë.

    BONAPARTI

    Maltë, 17 qershor 1798.

    Ali Pashës,

    Miku im shumë i respektuar, pasi ju kam ofruar urimet e mia më të mira për begatinë dhe ruajtjen e jetës tuaj, kam nderin t’ju informoj se e njoh prej kohësh lidhjen (simpatinë) që keni për republikën franceze, gjë që do të më bënte të dëshiroja të gjeja një mënyrë për t’ju dhënë prova të vlerësimit që kam për ju.

    Meqë sot rasti mu duk i favorshëm, u nxitova t’ju shkruaj këtë letër miqësore,dhe kam udhëzuar një nga ndihmësit e mi në terren që t’jua sjellë, t’jua dorëzojë personalisht.

    E kam porositur gjithashtu që t’ju bëjë disa propozime në emrin tim dhe meqë nuk e njeh gjuhën tuaj, ju lutemi të zgjidhni një përkthyes besnik dhe të besueshëm për bisedimet që do të ketë me ju.

    Ju lutem t’i jepni besueshmëri gjithçkaje që ai ju thotë nga ana ime dhe ta ktheni menjëherë tek unë me një përgjigje të shkruar në turqisht nga vetë dora juaj.

    Ju lutem pranoni urimet e mia të mira dhe sigurinë e përkushtimit tim të sinqertë.

    Bonaparti

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    NGA CILA GRUA “FRIKËSOHEJ” NAPOLON BONAPARTI?

    “Tri fuqi të mëdha po e luftojnë Napolonin, për shpirtin e Evropës… Anglia, Rusia dhe Znj. de Staël”.

    Duke bashkuar impulset e zemrës dhe domosdoshmëritë e arsyes, duke krijuar një urë midis iluminizmit, me të cilin ushqehet dhe romantizmit që paralajmëron lindjen, Madame de Stawl shkruan me elan dhe inteligjencë një krijimtari të çmuar dhe të përkushtuar.Kush nuk ka dëgjuar për Germain de Staël në kuadrin e Revolucionit Francez? 

    Gjëja më e vështirë është kategorizimi i saj: a është historiane?

    Politologe? Filozofe? Apo shkrimtare? Femër sallonesh? Ambasadore? Amiguiteti i atribuimit të një prej këtyre emërtimeve është fakti se, ajo i mbante të gjitha.

    Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

    ObserverKult

  • “Ka pasur letra anonime”/ Ish-prokurori Karanxha: “Nesti Angoni” është shfaqur edhe për BKH-në

    “Ka pasur letra anonime”/ Ish-prokurori Karanxha: “Nesti Angoni” është shfaqur edhe për BKH-në

    Në një intervistë të zhvilluar në emisionin “Tema e Ditës” në RTSH me gazetarin Arbër Hitaj, ish-prokurori Ervin Karanxha analizoi raportimin pesëorësh të kreut të SPAK, Altin Dumani, para Komisionit të Ligjeve dhe Komisionit për Nismat Qytetare.
    Raporti, i cili përmbledh veprimtarinë e Prokurorisë së Posaçme për vitin 2024, u cilësua nga Karanxha si një pasqyrë e qartë e arritjeve dhe sfidave të institucionit.
    Karanxha zbuloi se aktualisht po kryhen verifikime për kreun e Byrosë së Hetimit, për shkak të një sërë letrash anonime që kanë qarkulluar brenda institucionit.
    Ai paralajmëroi për një fenomen të ngjashëm me “Nesti Agoni”, që sipas tij nuk kufizohet më vetëm në pushtetin ekzekutiv, por është shfaqur edhe brenda organeve të drejtësisë.
    “Po bëhen verifikime për kreun e Byrosë së Hetimit sepse ka pasur shumë letra, sepse është hapur fenomeni ‘Nesti Angoni’. Dhe brenda SPAK ka fenomen të tillë sepse ka pasur letra për njëri-tjetrin. Janë letra anonime. Pra, akuza që ata kanë për njëri-tjetrin dhe pavarësisht se janë anonime, ato verifikohen.”

  • “Begaj u kthye në kamikaz për Ramën”, Abilekaj godet Presidentin: Letra për Kushtetuesen s’është veçse presion politik

    “Begaj u kthye në kamikaz për Ramën”, Abilekaj godet Presidentin: Letra për Kushtetuesen s’është veçse presion politik

    Gazetari Enton Abilekaj ka reaguar ndaj pretendimeve të kreut të Shtetit, Bajram Begaj, lidhur me letrën që ky i fundit i ka dërguar Gjykatës Kushtetuese për dekretin për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme vendore në Tiranë, pas shkarkimit të Erion Veliajt nga Këshilli i Ministrave.
    Përmes një statusi në rrjetet sociale, Abilkeja teksa e konsideron Begajn një maxhordom që ka vendosur të kthehet në kamikaz për kreun e qeverisë Edi Rama, thotë se letra drejtuar Kushtetueses, është bërë me qëllimin e vetëm: ndikimin.
    Sipas Abilekajt, askush nuk ka guxuar të ushtrojë ndikim në Kushtetuese nga ana e ekzekutivit, madje as Rama vetë, porse një lëvizje e tillë tregon qartazi se Begaj ose është zari i Rusmajlit ose të dy janë zarat e Ramës që bëjnë garë kush t’i shërbejë më verbërisht.
    Statusi
    Maxhordomi ka vendosur te kthehet ne kamikaz per Edi Ramen. I çon leter Kushtetueses per te ndikuar hapur ne vendimin e saj. As Edi Rama nuk ka guxuar te lere gjurme te ndikimit te ekzekutivit te Kushtetuese, as shefi i Begajt nuk ka nxjerre kurre asnje dokument sadopak te ngjashem, ku i kerkohet nje pushteti te pavarur te marre vendimin qe do ai.Ose ky eshte zari i Rusmajlit ose te dy jane zarat e Rames qe bejne gare kush t’i sherbeje me verberisht. Dhe Rama si shperblim u gjen nga nje pune te dyte ne kundershtim me ligjin.

  • “Do kryhet një masakër”/ Tronditet Parisi, letra anonime e vendosur në Katedralen Notre-Dame paralajmëron një sulm me thikë

    “Do kryhet një masakër”/ Tronditet Parisi, letra anonime e vendosur në Katedralen Notre-Dame paralajmëron një sulm me thikë

    Një letër anonime kërcënuese, që paralajmëronte një sulm të mundshëm me thikë në fundjavë, është gjetur në Katedralen Notre-Dame në Paris.

    Lajmi raportohet nga gazeta Le Parisien, e cila thekson se ngjarja ka ndodhur të premten pasdite.
    Letra u zbulua nga sakristani i katedrales, pranë zonës ku vendosen qirinjtë. E shkruar me makinë shkrimi, letra përmbante një mesazh alarmant: “Mos e hapni katedralen më 11 dhe 12 tetor. Do të ketë vizitorë të huaj të cilët, me ndihmën e vizitorëve të tjerë, kanë fshehur tashmë thika në katedrale ditët e fundit. Ata do të kryejnë një masakër. Ju lutem mos e hapni katedralen.”
    Menjëherë pas zbulimit të letrës, sakristani njoftoi stafin e sigurisë, të cilët vendosën që të mos evakuojnë ndërtesën, por ndërmorën masa të menjëhershme sigurie. Ambientet e katedrales iu nënshtruan një kontrolli të imtësishëm, me fokus të veçantë në kërkimin e armëve të mundshme të fshehura brenda godinës.
    Policia u informua dhe është hapur një hetim zyrtar për të identifikuar autorin e letrës dhe për të përcaktuar nëse kërcënimi përbën një rrezik real. Deri tani nuk është konfirmuar gjetja e ndonjë arme apo elementi të dyshimtë në vend.
    Ngjarja vjen në një kontekst të ndjeshëm për Francën, që vazhdon të përballet me tensione të larta sigurie dhe kujtime të freskëta nga sulmet terroriste të së kaluarës.
    Autoritetet mbeten në gatishmëri të lartë dhe masat shtesë të sigurisë janë shtuar për fundjavën në Katedralen Notre-Dame dhe zona të tjera të ndjeshme të kryeqytetit francez.

    Top Channel

  • Letra anonime që alarmoi Parisin: Mos e hapni Katedralen Notre-Dame, do ketë masakër

    Letra anonime që alarmoi Parisin: Mos e hapni Katedralen Notre-Dame, do ketë masakër

    Pas disa pakove të dyshimta të dërguara më herët drejt personaliteteve publike në Francë, një tjetër incident ka alarmuar autoritetet në Paris. Një letër anonime u zbulua të premten pasdite brenda Katedrales së famshme Notre-Dame, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë e qytetarëve dhe turistëve.
    Letra u gjet pranë vendit ku vendosen qirinjtë, dhe përmbante një mesazh të daktilografuar me përmbajtje alarmante.
    “Mos e hapni katedralen më 11 dhe 12 tetor. Do të ketë vizitorë të huaj që, me ndihmën e të tjerëve, kanë fshehur thika brenda katedrales gjatë ditëve të fundit. Do të ndodhë një masakër. Ju lutem, mos e hapni katedralen.”, raporton Le Parisien.

    Menjëherë pas zbulimit, punonjësi i dioqezës njoftoi ekipin e sigurisë së objektit. Në atë moment, në katedrale ndodheshin turistë, por autoritetet vendosën të mos evakuojnë godinën. Megjithatë, është kryer një kontroll i hollësishëm në ambientet e saj për të siguruar që asnjë armë nuk ishte fshehur brenda.
    Pavarësisht kërcënimit, katedralja është rihapur të shtunën në mëngjes dhe ka vijuar normalisht aktivitetin, duke mirëpritur mijëra vizitorë.
    “Para rihapjes për publikun këtë mëngjes, është kryer një inspektim i përbashkët sigurie nga ekipi i sigurisë së katedrales dhe forcat e rendit të Drejtorisë së Policisë së Qarkullimit dhe Rendit Publik. Nga kontrolli rezultoi se nuk kishte asnjë rrezik konkret,” njoftoi Prefektura e Policisë së Parisit.

  • “Gjon Shkambi është nga Dukagjini, kërkon të na zaptojë pronën”, trondit banori: Pse u vra gjykatësi

    “Gjon Shkambi është nga Dukagjini, kërkon të na zaptojë pronën”, trondit banori: Pse u vra gjykatësi

    Gjok Martini, një nga familjarët që ishte në gjyq me Gjon Shkamin për pronësinë e objektit në Shkodër, ka rrëfyer në Off The Record të gjithë kalvarin e përballjes së 30-familjeve në dyert e gjykatave.
    Në një lidhje të drejtpërdrejt nga Shkodra i moshuar rrëfen se në momentin që do të privatizonin shtëpinë ka mësuar se atë e kishte privatizuar Shkëmbi, duke fajësuar për këtë gjë ish-kreun e bashkisë së asaj kohe, Lorenc Luka.
    “Në kemi hyrë në 1992 në godinë me vendim të bashkisë. Me aktmarrëveshje dhe dokumentet që na i dha bashkia. I përfituam si të pastrehë. Konflikti ka nis në 2011 dhe një muaj para se ta privatizonim na thanë e privatizoi Gjon Shkëmbi. Hapëm gjyqin dhe të pesta na u bllokuan deri sa e privatizoi. I fituam gjyqet në Shkodër pasi nuk ka letra, i ka false nuk ka trashëgimi. Lorenc Luka ka lëshuar letra pa vendim të Këshillit të Bashkisë. I ka dhënë letra false dhe ka marrë 70 mijë euro për atë vërtetim. Ai nuk është pronar. Ka lindur në Dukagjin, nuk mund të jetë pronar në Shkodër. Kjo ka qenë shkollë shteti”, tha Martini.

  • 50 Cent ironizon P. Diddy para dënimit: letra e sajuar që ndezi rrjetin

    50 Cent ironizon P. Diddy para dënimit: letra e sajuar që ndezi rrjetin

    Reperi 50 Cent ka gjetur një mënyrë të re për t’u tallur me P. Diddy, vetëm një ditë para shpalljes së vendimit gjyqësor ndaj këtij të fundit për akuzat e prostitucionit. Ai publikoi në rrjete sociale një “letër imagjinare” drejtuar gjyqtarit Arun Subramanian, duke kërkuar që të merrej parasysh siguria e publikut përpara se të lirohej Diddy.
    Në këtë letër satirike, 50 Cent shkruante:
    “Kam pasur mosmarrëveshje me Diddy-n për dy dekada. Ai është tepër i rrezikshëm dhe shumë herë kam frikësuar për jetën time.”
    Ai e akuzoi reperin për mungesë reflektimi dhe për përfshirje në sjellje të dyshimta, duke përmendur mijëra shishe vaji për foshnje dhe lubrifikantë të gjetur në rezidencat e tij në Miami dhe Los Angeles. “Në fund, Diddy do të vazhdojë të punësojë punonjës seksi meshkuj dhe të mbajë pjesën më të madhe të vajit larg publikut”, ironizoi ai.
    Postimi i 50 Cent u shoqërua me fjalët: “Kjo është letra ime drejtuar gjyqtarit për çështjen e Diddy-t.”
    Ndërkohë, vetë P. Diddy i kishte dërguar më herët një letër të vërtetë gjyqtarit, ku kërkonte mëshirë dhe shprehte pendesë:
    “Të lutem për mëshirë, jo vetëm për mua, por edhe për fëmijët e mi. I kam zhgënjyer ata dhe kam humbur kontrollin. Jam penduar thellësisht që ngrita dorën ndaj një gruaje. Do të më vijë gjithmonë keq për këtë.”
    Në të njëjtën letër, ai pranoi “përgjegjësi të plotë” për veprimet e tij të shkuara, përfshirë dhunën ndaj ish-partneres Cassie Ventura, e cila u bë publike përmes një videoje sigurie nga viti 2016.

  • “Washi”, letra artizanale japoneze që reziston për 1 mijë vjet

    “Washi”, letra artizanale japoneze që reziston për 1 mijë vjet

    Echizen, një qytet japonez, njihet për artin e letrës washi e cila prodhohet me dorë prej më shumë se 1500 vitesh dhe vlerësohet për bukurinë, forcën dhe materialin unik natyral. BBC Travel viziton këtë vend për të mësuar mbi prodhimin artizanal të një prej produkteve më të veçanta në botë.

    Nëse ruhet siç duhet, mund të zgjasë deri në 1000 vjet. Dokumentet e lashta të shkruara në washi janë prova e jetëgjatësisë së saj të pakrahasueshme.

    Kombinimi i ujit të butë dhe dimrave të ashpër bën që letra e Echizen të ketë cilësi dalluese. Historia e suksesit gjendet në lumin e Echizen.
    “Legjenda thotë se një ditë, një grua misterioze u shfaq në lumin Okamoto dhe u tha njerëzve si të prodhonin letrën washi. Ajo njihet si hyjnesha e letrës washi”, thotë guida, Haruka Kudo.

    Në nder të perëndeshës, prodhimi i letrës konsiderohet ende një aftësi e grave.
    “Sugeta” është një lloj tabakaje e veçantë që merr dhe shtresëzon tulin e washi. Më pas, letra zbukurohet përmes një teknike tradicionale me ujë. Pasi mbarojnë, thahen me vakuum dhe një furçë bën që sipërfaqja e tyre të jetë e përsosur.

    Për të falënderuar hyjneshën, banorët e Echizen e çojnë letrën në një tempull, i cili është i vetmi tempull në Japoni për washi.

    Atje organizohen edhe rituale të ndryshme, të cilat kanë nisur para 1300 vitesh.

  • Përgatitet letra, çfarë i kërkon Hamasi Presidentit Trump në këmbim të pengjeve izraelite

    Përgatitet letra, çfarë i kërkon Hamasi Presidentit Trump në këmbim të pengjeve izraelite

    Hamasi ka përgatitur një letër për Presidentin e SHBA-së Donald Trump, duke i kërkuar atij të garantojë një armëpushim 60-ditor në Gaza në këmbim të lirimit të rreth gjysmës së pengjeve që mban, tha një zyrtar i lartë i administratës amerikane.  
    Raporti u konfirmua nga një burim që foli për “Times of Israel“, i cili tha se letra është aktualisht në Katar dhe pritet t’i dorëzohet Donald Trump këtë javë. 
    Megjithatë, sipas rrjetit televiziv izraelit “Channel 12 “, Hamasi ende nuk e ka nënshkruar tekstin, megjithëse vlerësohet se mund ta bëjë këtë në ditët në vijim. 
    Ndërkohë Katari ka “ngrirë” përpjekjet e ndërmjetësimit për lirimin e 48 pengjeve të mbetura në Gaza, pas përpjekjes së Izraelit për të goditur udhëheqjen e Hamasit në Doha në fillim të shtatorit. 
    Siç i tha një diplomat arab për “Times of Israel”, që nga sulmi izraelit më 9 shtator, ndërmjetësit arabë nuk kanë bërë ndonjë përparim të rëndësishëm në negociatat për pengjet. 
    Sipas të njëjtit burim, Katari po kërkon një lloj faljeje nga Izraeli për sulmin në Doha, në mënyrë që të rifillojë rolin e tij në ndërmjetësim ndërkohë që Egjipti aktualisht po shmang marrjen e një roli të pavarur ndërmjetësimi, duke marrë parasysh se roli i Katarit është thelbësor dhe se çdo proces duhet të vazhdojë bashkërisht. 
     

  • Zbulohet letra e Bill Clinton për Jeffrey Epstein, mesazhi misterioz që i shtohet skandalit që përfshin edhe Trumpin

    Zbulohet letra e Bill Clinton për Jeffrey Epstein, mesazhi misterioz që i shtohet skandalit që përfshin edhe Trumpin

    Në mes të skandalit rreth letrës së ditëlindjes që dyshohet se i është dërguar financuesit të njohur të skandaleve, Jeffrey Epstein, nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është zbuluar edhe një letër tjetër që thuhet se i përket ish-presidentit Bill Clinton.

    Letra që i atribuohet Clintonit përfshin mesazhe reflektuese dhe fjalë rreth viteve të njohjes me Epstein, duke thënë: “Është qetësuese, apo jo, që ka zgjatur kaq shumë, gjatë gjithë viteve të të mësuarit dhe njohjes, aventurave dhe [fjalë e palexueshme], dhe gjithashtu të kesh kuriozitetin tënd fëmijëror, shtysën për të bërë një ndryshim dhe ngushëllimin e miqve.”
    Angel Urena, zëdhënëse e ish-presidentit Clinton, ka deklaruar më parë se Clinton “nuk di asgjë për krimet e tmerrshme për të cilat Jeffrey Epstein u deklarua fajtor në Florida disa kohë më parë, ose ato për të cilat është akuzuar së fundmi në New York.”
    Në këtë kontekst, presidenti Donald Trump ka refuzuar të komentojë për letrën e dyshuar që ai dyshohet se i ka dërguar Epsteinit, duke e cilësuar këtë “çështje të vdekur” dhe duke ia lënë stafit përgjegjësinë për komunikimin.
    Skandali po përshkallëzohet ndërsa hetimet dhe dokumentet e publikuara nga Kongresi amerikan vazhdojnë të sjellin në dritë detaje të reja për lidhjet e ngushta të figurave të fuqishme me Epstein, çështje që vazhdon të trondisë politikën amerikane.

    Top Channel