Gazeta “KOHA JONË” themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga “Sami Frasheri”, Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA – ALBANIA
Tag: letra
-

Familja kundër Klodit? Letra për Lodrimin dhe mesazhi i ”fshehtë” nga nëna e tij
-

Letra lamtumirëse e Virginia Woolf: Nuk mund të vazhdoj më, po çmendem …
Letra e lamtumirës së Virginia Woolf, e cila nuk mundi të ikte pa lamtumirë për burrin që e bëri të lumtur…
Kishte tentuar edhe herë të tjera, por fatkobi i kishte buzëqeshur atë ditë fundmarsi për t’i dhënë fund jetës.
Më 28 mars 1941, pasi i shkroi një letër lamtumire të shoqit, Virginia Woolf mbushi xhepat e saj me gurë dhe rrëshqiti në lumin Ouse, në Rodmell.
Rodmell ishte një fshat i vogël në Sussex, ku çifti u strehua në momentet më të vështira.
Më poshtë letra prekëse që kjo shkrimtare e jashtëzakonshme i lë Leonardit dhe disa nga mendimet e saj më domethënëse.
Shumë i shtrenjtë,
Ndihem e sigurt se do të çmendem sërish. Ndjej se nuk mund të kalojmë një tjetër nga ato kohë të tmerrshme.
Dhe këtë herë nuk do të mund të shërohem. Filloj të dëgjoj zëra, nuk mund të përqendrohem. Kështu që unë po vendos të bëj atë që mendoj se është më mirë e mundshme.
Ti më ke dhënë lumturinë më të madhe që jeta ka patur bujarinë të më japë. Ke qenë në çdo kuptim për mua gjithçka që mund të jetë një person i shtrenjtë. Nuk mendoj se dy njerëz mund të ishin më të lumtur derisa të ndodhte kjo e keqe e tmerrshme. Nuk mund të luftoj më.
E di që po të shkatërroj jetën, se pa mua mund të punoje… E sheh, as që mund të shprehem mirë. Nuk di të lexoj. Ajo që dua të të them është se të kam borxh gjithë lumturinë që kam pasur në jetën time. Ke pasur durim të pafund me mua, ke qenë tepër i mirë. Unë dua të të them se – të gjithë e dinë këtë. Nëse dikush mund të më shpëtonte, ishe ti. Gjithçka më ka ikur, përveç sigurisë së mirësisë sate. Nuk mund të vazhdoj më të të shkatërroj jetën.
Nuk mendoj se dy njerëz mund të ishin më të lumtur se ne.
V.
(Në foto më poshtë: Virginia Stephen dhe Leonard Woolf në një foto të vitit 1912, dhe faksimile e letrës e lamtumirës që Virginia i lë bashkëshortit)
Përgatiti: Albert Vataj
ObserverKult
Valentin Louis Georges Eugène Marcel Proust (10 qershor 1871 – 18 nëntor 1922)
Lexo edhe:
PRUSTI TË NDIHMON TË NJOHËSH VETEN, TË LIROHESH NGA SKEMAT GJYKUESE PËR TJETRIN
“Ne gjithmonë na pëlqen të dalim pak nga vetja, të udhëtojmë, kur lexojmë.”
Nga Shqiponja Duro
Para një dekade, në një nga takimet me shkrimtarë e me me kolegë krijues flisnim me zell për Marsel Prustin. Unë në heshtje u rëndova nga injoranca ime dhe kritikova veten ‘po ky si më ka shpëtuar pa e lexuar’. Pyeta për ortografin e emrit të autorit dhe kryeveprën e tij dhe mbajta me një laps shënim në bllokun “Ex-Libris” që e mbaj gjithmonë me vete si një “enciklopedit autodidakte”. Ky është një kriter elaburues disi i sjellë nga koha kufizuar për të njohur pafund autorë të njohur përmes veprës së tyre më të mirë, por profesor “K” u përgjigj:
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult
-

“Sistemi i terrorit”, parandalohet skandali i ankandit me sende të Holokaustit
Ministri i Jashtëm i Polonisë deklaroi të dielën se një ankand “fyes” i artifakteve të Holokaustit në Gjermani është anuluar, pas ankesave të të mbijetuarve.
Radosław Sikorski e dha lajmin në X duke u shprehur se ai dhe homologu gjerman, Johann Wadephul, “ranë dakord se një skandal i tillë duhet parandaluar.”
Kreu i diplomacisë polake falënderoi Wadepuhl për informacionin që ankandi është anuluar.
Një grup të mbijetuarish të Holokaustit i kishin bërë thirrje më herët shtëpisë Felzmann të ankandeve për të anuluar shitjen e së hënës të qindra artifakteve, ku përfshiheshin letra të të burgosurve dhe shumë dokumente të tjera ku njerëzit idenfitikohen me emër.
Informacioni rreth ankandit në faqen zyrtare të Auktionshaus Felzmann nuk gjendej më aty rreth mesditës të së dielës.
Koleksioni me më shumë se 600 sende në Neuss perëndimor pranë Dyseldorfit përfshinte letra që të burgosurit në kampet gjermane të përqendrimit u kishin shkruar të afërmve, letra të Gestapo-s e dokumente të tjera. Ankandi ishte titulluar “Sistemi i terrorit.”
“Për viktimat e persekutimit nazist dhe të mbijetuarit e Holokaustit, ky ankand është një vepër cinike dhe e paturp që i zemëron dhe shtang ata”, tha zëvendëspresidenti i Komitetit Ndërkombëtar të Aushvicit, Christoph Heubner.
“Historia e tyre dhe vuajtja e të gjithë atyre që janë persekutuar dhe vrarë nga nazistët po shfrytëzohen për përfitime tregtare”, shtoi ai. Komiteti tha se emrat e njerëzve ishin të identifikueshëm në shumë prej dokumenteve.
Heubner tha se këto dokumente “u përkasin familjeve të viktimave. Ato duhet të ekspozohen në muze ose memoriale dhe mos të degradohen si mallra të çfarëdoshme.” -

“Drejtësi për çlirimtarët”, përfundon protesta në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së në Francë
Ka përfunduar protesta e OVL-së së UÇK-së në Strasburg të Francës, e cila filloi në ora 13:00.
Kjo protestë u organizua për të treguar mbështetje për ish krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë dhe për të kërkuar drejtësi për ta.
Organizata e Veteranëve ka njoftuar se i kanë dërguar letra të gjithë anëtarëve të Asamblesë së Këshillit të Evropës ku kanë ngritur shqetësimet e tyre në lidhje me procesin në Hagë.“Protesta e radhës kundër padrejtësisë u mbajt sot në Strasburg të Francës.
Gjatë kësaj proteste, u dorëzuan edhe 285 letra në emër të secilit anëtar të Asamblesë së Këshillit të Evropës, me shqetësimet tona lidhur me procesin në Gjykatën Speciale.
OVL UÇK vazhdon angazhimin e saj për drejtësi dhe respektim të të drejtave të luftëtarëve të lirisë.
(kjo është letra që e kemi dërguar për 285 anëtarët e Asamblesë së Këshillit të Evropës)”, thuhet në postimin e OVL-së.Protesta të tilla janë mbajtur edhe në Prishtinë, Tiranë e Hagë./vizionplus.tv
-

Vrau gjyqtarin Kalaja, autori letër nga qelia: Ndjej keqardhje, por vendimi ishte skandaloz
Elvis Shkambi, autori i dyshuar i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit, ka reaguar për qytetarët përmes një letre të shkruar nga ai nga ambientet e paraburgimit.
Letra, është shkruar me datë 3 nëntor.
Në letrën e shkruar prej 8 faqesh, Shkambi cilëson fillimisht se heshtja e tij për ngjarjen, ka ardhur në respekt të familjes Kalaja për humbjen e tyre. Ai shprehet se ndjen keqardhje për dhimbjen e shkaktuar në familjen Kalaja, ashtu sikurse dhe për familjen, shoqërinë dhe të afërmit e tij për shkak të veprimit të kryer nga ana e tij.
Pjesë nga letra
Shkambi shkruan se ajo se çfarë bëri ai atë ditë, ishte një veprim i palogjikshëm, por cilëson se vendimi i gjyqtarit Kalaja ishte po aq i palogjikshëm dhe “skandaloz”.PJESË NGA LETRA:
“Me vendimin paraardhës, i cili u la në fuqi në datë 6.10.2025 është synuar grabitja e titullit ekzekutiv, pra pavlefshmëria e tij, një gjë e cila nuk mund të lëshohet në asnjë situatë nga personi i tretë, siç ishte rasti i kundërshtarëve tanë në gjyq. Nëse vendimi i gjykatës së shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm Shkodër ishte një produkt edhe i paditurisë, vendimi i datës 6.10.2025 për ta lënë në fuqi nuk ishte nga padituria, por i ndikuar nga faktorë të tjerë.
Prej 13 vitesh, xhaxhai im, Gjon Shkambi ishte kthyer në një eksperiment njerëzor nga sistemi gjyqësor në Shqipëri, në një kohë kur unë mundohesha t’i jepja fund këtij eksperimenti, gjykata e apelit e juridiksionit të përgjithshëm tiranë vendosi vazhdimin e atij eksperimenti.
Ai vendim gjykate bie haptazi ndesh me kodin civil të republikës së Shqipërisë, kodin e procedurës civile, vendimet unifikuese të kolegjeve të bashkuara të gjykatës së lartë dhe të kolegjit civile, vendimet e gjykatës europiane për të drejtat e njeriut dhe kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”, shkruan ndër të tjera Shkambi. -

Letra e lamtumirës që Stefan Cvajg la para se të nisej në udhën pa kthim më 22 shkurt 1942
Nga Stefan Cvajg
“Përpara se të ndahem nga jeta me vullnet të lirë dhe me mendje të kthjellët, shtyhem të përmbush një detyrë të fundit: të falënderoj nga zemra këtë vend të mrekullueshëm, Brazilin, që më dha mua dhe punës sime një pushim shumë të mirë e mikpritës.
Nga dita në ditë kam mësuar ta dashuroj më shumë këtë vend dhe askund nuk do ta kisha rindërtuar më me dëshirë jetën nga e para, pasi për mua bota e gjuhës sime ka perënduar dhe atdheu im shpirtëror, Evropa, po shkatërron vetveten.
Por pas gjashtëdhjetë vjetësh nevojiten forca të veçanta për të filluar edhe njëherë nga e para. Kurse forcat e mia janë dërrmuar nga vitet e gjata të shtegtimit nëpër botë.
Kështu që më duket e drejtë ta mbyll në kohën e duhur dhe me një qëndrim të drejtë një jetë, për të cilën puna shpirtërore ka qenë gjithmonë gëzimi më i kulluar dhe liria personale, mirësia më e madhe e kësaj toke.
Përshëndes të gjithë miqtë e mi! Uroj që ata të kenë fatin të shohin përskuqjen e agimit pas natës së gjatë! Unë, si shumë i paduruar që jam po u paraprij!”
*Marrë nga profili në Facebook i Albert Vatajt
Lexo edhe:
LETRA E NJË TË PANJOHURE: ENDE PA TË NJOHUR, TË PASHË NË ËNDËRR…
Fragment nga novela “Letra e një të panjohure” të Stefan Cvajg…
Dhe pas disa ditësh erdhën bojaxhiu, dekoruesi, pastruesi dhe tapicieri për të pastruar banesën e fëlliqur; dëgjohej çekiçi, shkundnin, pastronin, kruanin, por nëna ishte e kënaqur: ajo thoshte se tani i erdhi fundi çrregullimit atje karshi nesh. Vetëm se ty, edhe gjatë mbartjes, nuk të pashë dot; të gjitha këto punë i mbikqyrte shërbëtori yt, ai shërbëtor zotërinjsh, i shkurtër, serioz, me flokë të thinjur, i cili kujdesej për gjithçka, me qetësi e zotësi.
Ai na pëlqente të gjithëve. Së pari, pse një shërbëtor zotërinjsh ishte diçka krejt e rrallë për ne dhe, së dyti, pse ai me të gjithëse ishte jashtëzakonisht i sjellshëm, por megjithatë dinte të mbante distancë me shërbëtorët e tjerë dhe nuk futej kurrë në muhabete të kota. Që ditën e parë nënën time e përshëndeste me një sjellje të matur serioze…
Tekstin e plotë mund të gjeni KËTU
ObserverKult
-

Gati 10 mln lekë gjobë nga tatimet e AKU për 15 kg gjizë, Braçe denoncon me dokumente: Këto letra na bëjnë të lemë nam
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka publikuar në profilin e tij në rrjete sociale, fatura te gjobave që tatimet dhe AKU i kanë vendosur një biznesi të vogël në lagjen nr.5 të Tiranës ku kanë konstatuar 15 kilogramë gjizë pa faturë tatimore.
Këtë denoncim Braçe e bëri dhe ditën e djeshme nga foltorja e Kuvendit pas raportimit të KLSH-së, duke folur për abuzimet e këtyre drejtorive, kryesisht ndaj bizneseve të vogla. Afro 10 milionë lekë të vjetra është gjobitur biznesi, 825.000 lekë gjobë nga tatimet dhe 150.000 lekë gjobë nga AKU për 15.82 kilogramë gjizë që kushton 229 lekë kilogrami.
MBAJE DOREN OR TRIM, MBAJE!
825.000 LEKE GJOBE TATIMET + 150.000 LEKE GJOBE AKU
PER 15.82 KILOGRAME GJIZE ME VLERE 229 LEKE!
Kuptoni? GJIZE!
E gjitha ne mes te nje lagjeje te varfer ne NJESINE 5!
Jo tek restoranti i luksit, por tamam tek kjo lagjia!
Natyrisht, eshte bere aq e njohur kjo historia e TVSH SE BUJQESISE DHE BLEGTORISE, AUTOFATURA SA EDHE DORDOMUZET FISKALE E KANE KUPTUAR SE KETU BEHET EDHE PLANI I “FORMALIZIMIT” EDHE HAPESIRA E KORRUPSIONIT!
Tani jemi ne piken qe POLICIMI I PRODHIMIT BUJQESOR te cilin e sheh si zgjidhje vec DHIMUA, kenaq vec MUCIN e cdo Muc tjeter qe firmos ne keto letra qe jane NAM, bejne NAM dhe na bejne te LEME NAM!!” shkruan Braçe në postimin e tij.
Ditën e djeshme Braçe tha se inspektorët dalin ashtë sistemit elektronik të inspektimit, fikin kamerat e GPS, duke shtuar se e kanë kthyer në metodë pune për tu sjellë keq me të dobëtin dhe të myllin gojën përpara të fortëve. Duke eivdentuar problematikat e Kontrollit të Lartë të Shtetit, deputeti i PS thotë se qartazi ka një mungesë të kontrolleve në drejtoritë e tatimeve. -

“Fundi i historisë nuk është shkruar ende”, Sarkozi merr mijëra letra mbështetjeje në burg
Nicolas Sarkozy mund të jetë i burgosur në një burg në Paris duke vuajtur një dënim 5-vjeçar, por popullariteti i tij nuk duket se po bie pasi ish-Presidenti i Francës merr mijëra letra çdo ditë nga fansat e tij që shprehin mbështetjen e tyre për të.
Në një video që qarkullon në internet dhe është postuar në llogarinë personale të Sarkozy-t në X (ish Twitter), një nga punonjësit e burgut shihet duke zbrazur një qese të madhe që përmbante një numër të madh letrash drejtuar ish-Presidentit të vendit para kamerës.Në fakt, në video, shihet në disa letra se dërguesit i kërkojnë atij të “jetë i guximshëm”, ndërsa ka edhe kartolina, si dhe letra, shkrimi i të cilave madje i referohet fëmijëve.
Merci du fond du cœur pour votre mobilisation ✉️ ! La fin de l’histoire n’est pas écrite… pic.twitter.com/L2eIRoWBvv
— Nicolas Sarkozy (@NicolasSarkozy) November 6, 2025Njëkohësisht, videoja tregon se përveç letrave mbështetëse, Sarkozisë po i dërgohen edhe dhjetëra libra.“Faleminderit nga thellësia e zemrës për mobilizimin tuaj! Fundi i historisë nuk është shkruar ende…”, thuhet në postimin e Nicolas Sarkozy-t.
Top Channel
-

Martin Leka rrëfen marrëdhënien me Fatos Nanon: U bëmë shokë burgu, komunikonim me…
Gazetari i njohur Martin Leka, i ftuar në emisionin “Real Story”, ka ndarë detaje të panjohura nga jeta dhe karakteri i ish-kryeministrit të ndjerë Fatos Nano, me të cilin ka ndarë një periudhë të vështirë në burg.
Ai kujtoi se e kishte intervistuar Nanon ditën kur këtij të fundit iu hoq imuniteti, dhe më vonë, fati i bashkoi në burg.
Martin Leka shtoi se për Fatos Nanon ruan respekt të thellë, duke e cilësuar si një person që manifestonte sjellje njerëzore.
“E vërteta është që, edhe pse shumë pak vite vonë politikë, Fatos Nano bëri atë që ne mund ta quajmë epokë për shumë arsye, Edhe me ikjen e vet tregoi se sa popullaritet kishte. Unë e kam njohur Fatos Nanon në legjendat që thuheshin atëherë, ku ishte një intelektual që kishte ardhur, nuk e njihte njeri dhe që fitoi në Tiranë i vetmi nga ish-Partia e Punës në 1991. Më pas, unë përfundoj në një burg me Fatos Nanon.
E kisha takuar dhe ditën që i është hequr imuniteti i kam marrë intervistë për “Koha Jonë”. Ai dinte çdo gjë që bëhej në burg dhe kështu krijova lidhjet me policë, jashtë SHIKU-t. Në burg u bëmë shokë burgu. Kur shkova te qelia e tmerrshëm ku kishte qenë ai vetë, një ditë përpara unë u përgatiti, dhe të nesërmen përfundova te ajo qelia që ishte një skëterrë e vërtetë. Unë kam një komunikim që mund ta quaj njerëzor dhe të jashtëzakonshëm, dhe e gjitha është me letra. Nga qelia, pastaj ndryshova katin. Komunikonim me letra nga qelia në qeli. Kam shumë letra.
Unë dhe Fatosi kishim të njëjtin avokat. Agim Tirana, ishte i imi. Më thotë që bëje intervistën se do t’i bëj unë pyetjet. Edhe ai më dërgoi pyetjet. Unë i dërgova përgjigjet, u botua intervista, Unë bërë një gjest që mu duk krejt normal në mënyrë që të dilte intervistuesi, unë gjeta një simbolikë edhe është aty intervistoi Eda Sokoli, Edi dhe Sokoli janë dy fëmijët e Fatos Nanos”, tha Leka.
Gazetari rrëfeu edhe një episod prekës nga koha e burgimit në Tepelenë, kur Nano mori lajmin për ndarjen nga jeta të nënës së tij.
“Rasti i dytë ka qenë në burgun e Tepelenës, kur unë bashkë më të tjerët kur shkuam ti jepnin lajmin për vdekjen e nënës. Ai ishte në fund dhe kuptoi gjithçka dhe mbaj mend që atëherë ka shpërthyer në të qara dhe nëse nuk me japin leje dhe më tha për të shkuar, ti do kesh një incizim dhe ka thënë disa fjali në kasetofon. Ishte një shpërthim… dhe i dhanë leje dhe ajo nuk u përdor, Aty kam parë se çfarë do të thotë të jesh njeri”, tha ai. -

“A po shndërrohemi në narko-shtet”, letra tronditëse e gjyqtarit belg: Strukturat mafioze kanë zënë rrënjë, demokracia në rrezik
Një gjyqtar i lartë belg ka ngritur alarmin për një kolaps të mundshëm të shtetit ligjor, duke shkaktuar jehonë ndërkombëtare.
Në një letër të cilësuar tashmë dramatike, e cila është bërë publike në sistemin e drejtësisë belge, ai paralajmëron se kriminaliteti i lidhur me drogën po minon themelet e demokracisë në vend.
Sipas gjyqtarit, rrjete mafioze të mirëorganizuara kanë depërtuar në institucionet publike dhe kanë krijuar një pushtet paralel, që sfidon hapur policinë dhe drejtësinë. Ai thekson se korrupsioni ka arritur përmasa alarmante, sidomos në portin e Antwerpenit, një prej pikave më të mëdha hyrëse të kokainës në Europë.
Në letër përshkruhen shifra marramendëse që ofrohen nga grupet kriminale: 100 mijë euro për lejen e kalimit të një kontejneri pa kontroll, apo 50 mijë euro për dorëzimin e një çante me mallra të paligjshme.
“Pavarësisht përpjekjeve të policisë dhe drejtësisë, ne nuk jemi më në gjendje të mbrojmë qytetarët tanë dhe as vetveten”, shkruan gjyqtari, duke zbuluar se është detyruar të jetojë katër muaj në një shtëpi të mbrojtur.
Letra, e publikuar anonimisht për arsye sigurie, dyshohet të jetë shkruar nga një prej 17 gjyqtarëve hetimorë të Antwerpenit, që kanë kompetenca për miratimin e përgjimeve telefonike dhe hetimeve të thelluara.
“Struktura mafioze kanë zënë rrënjë në çdo nivel. Nëse drejtësia pushon së funksionuari, atëherë demokracia është në rrezik serioz”, paralajmëron gjyqtari, duke shtuar pyetjen retorike që ka ngjallur debat në mbarë Belgjikën:“A po shndërrohemi në një narko-shtet?”
Sipas tij, të tre elementet që përkufizojnë një narko-shtet, ekonomi ilegale, korrupsion dhe dhunë, janë tashmë të pranishme në Belgjikë.Top Channel