Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se me skuadrën nuk ka udhëtuar vetëm kapiteni Berat Gjimshiti, i cili nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Silvinjo, pasi ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.
Kombëtarja shqiptare ka udhëtuar këtë të diel drejt Rigës, Letoni, në kuadër të ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Letonisë, që do të luhet të martën, më 10 qershor, në “Skonto Stadions”, në orën 20:45.
Të gjithë lojtarët e tjerë kanë udhëtuar me ekipin dhe kuqezinjtë janë akomoduar menjëherë në hotel. Të hënën, Kombëtarja do të mbyllë përgatitjet për ndeshjen ndaj Letonisë.
Tag: letonisë
-

Kombëtarja shqiptare mbërrin në Riga për ndeshjen ndaj Letonisë
-

Shqipëria niset drejt Letonisë/ Nis etapa e radhës kuqezi, për duelin e kualifikueseve të Botërorit
Sot pasdite, kuqezinjtë kanë udhëtuar me çarter nga Rinasi drejt Riga të Letonisë, ku do të ndeshen këtë të martë me ekipin vendas.
Kombëtarja shqiptare e futbollit ka lënë pas krahëve barazimin pa gola ndaj Serbisë dhe ka filluar përgatitjet për duelin e radhës në kualifikueset e Botërorit, atë ndaj Letonisë në transfertë.
Grupi ka qenë i plotë, me përjashtim të kapitenit Gjimshiti i cili ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë ndaj nuk do të jetë i gatshëm për duelin në fjalë. -

Nuk ka kohë për të humbur, Kombëtarja nis përgatitjet për Letoninë
Është rikthyer në fushë Kombëtarja shqiptare dhe ka nisur menjëherë përgatitjet për ndeshjen e radhës kualifikuese ndaj Letonisë.
Paraditen e sotme, në “Shtëpinë e Futbollit”, trajneri Silvinjo e ndau grupin në dy pjesë. Lojtarët që nuk u aktivizuan ndaj Serbisë zhvilluan një seancë të plotë, e fokusuar më shumë te puna me topin dhe situatat e ndryshme të lojës. Ndërsa lojtarët që luajtën ndaj Serbisë bënë vetëm shkrythje në palestër dhe fizioterapi.
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se për ndeshjen ndaj Letonisë nuk do të jetë në dispozicion kapiteni Berat Gjimshiti, i cili ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.
Ekipi do të udhëtojë pasditen e sotme drejt Letonisë. Ndeshja Letoni – Shqipëri do të luhet të martën, më 10 qershor, në stadiumin “Skonto”, në orën 20:45. -

Kupa e Botës 2026/ Kombëtarja nis përgatitjet për ndeshjen ndaj Letonisë
Kombëtarja shqiptare është rikthyer në fushë dhe ka nisur menjëherë përgatitjet për ndeshjen e radhës kualifikuese ndaj Letonisë.
Paraditen e sotme, në “Shtëpinë e Futbollit”, trajneri Silvinjo e ndau grupin në dy pjesë. Lojtarët që nuk u aktivizuan ndaj Serbisë zhvilluan një seancë të plotë, e fokusuar më shumë te puna me topin dhe situatat e ndryshme të lojës. Ndërsa lojtarët që luajtën ndaj Serbisë bënë vetëm shkrythje në palestër dhe fizioterapi.
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se për ndeshjen ndaj Letonisë nuk do të jetë në dispozicion kapiteni Berat Gjimshiti, i cili ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.
Ekipi do të udhëtojë pasditen e sotme drejt Letonisë. Ndeshja Letoni – Shqipëri do të luhet të martën, më 10 qershor, në stadiumin “Skonto”, në orën 20:45. -

Laçi me mesazh të fortë para Serbisë: Zemra shqiptare nuk dorëzohet kurrë
Kombëtarja shqiptare ka nisur përgatitjet për dy përballje kyçe në kuadër të eliminatoreve të Botërorit 2026. Më 7 qershor, kuqezinjtë do të presin Serbinë në “Arena Kombëtare”, ndërsa më 10 qershor do të udhëtojnë drejt Letonisë. Në konferencën për shtyp, Qazim Laçi u shfaq i motivuar dhe plot besim, duke analizuar të dyja ndeshjet dhe duke dërguar sinjale të forta për kundërshtarët.
I pyetur për përballjen me Serbinë dhe faktin që luhet në shtëpi, mesfushori dibran u shpreh: “Mendimi im është se na pret një ndeshje shumë të fortë, teksa do të luajmë në shtëpi. Serbia nuk është favorite, jemi të barabartë dhe diçka e tillë do të shihet në fushë. Do të përgatitemi për atë që duhet të japim në fushë, kjo ka rëndësi për ne. Na kërkohet të jemi profesionistë në fushë dhe të mos përfshihemi nga emocionet që vijnë nga jashtë”.
Lidhur me mbështetjen e tifozëve, Laçi nuk ka asnjë dyshim se ata do të jenë prezentë dhe shtysë për kombëtaren: “Unë besoj se tifozët do të jenë gjithmonë pas nesh. Kjo është ndeshje e veçantë, nga të gjithë kërkohet kujdes. Në gjithë këto vite që jam këtu, tifozët nuk kanë bërë gjëra të këqija. Sigurisht, i pres në stadium të na mbështesin sa më shumë”.
Sa i takon formës fizike të kombëtares, Laçi theksoi rëndësinë e përgatitjes mendore: “Nga ana fizike do të përgatitemi shumë. Aspekti fizik është shumë i rëndësishëm, por duhet të jemi të qetë dhe të kemi mentalitet të fortë. Kjo do të na ndihmojë të jemi të fortë edhe fizikisht”.Shqipëria mban vendin e dytë në grup, ndaj Laçi e sheh këtë si mundësi të artë që nuk duhet shpërdoruar: “Patjetër kemi një shans të madh, pasi luajmë në shtëpinë tonë ndaj Serbisë. Kjo do të jetë forca jonë, duhet të hyjmë në fushë për të fituar, emocionet t’i lëmë mënjanë atë ditë. Duhet të punojmë në stërvitje dhe të bëjmë ato gjërat që na kërkon trajneri”.
Kur u pyet për dëshirën personale në lidhje me vend-zhvillimin e ndeshjes ndaj Serbisë, Laçi tregoi qetësi dhe profesionalizëm: “Ne jemi profesionistë dhe do të merremi me futbollin. Natyrisht, është gjë e mirë të luash në shtëpi, ku nuk na mungon kurrë mbështetja e tifozëve. Do të jetë një ndeshje e rëndësishme, ku do të kërkojmë të marrim 3 pikët”.
Ai shtoi se kjo kombëtare është e përgatitur për sfida të tilla: “Nuk mendoj se ekipit kombëtar i mungon zemra. Ne kemi shpirt dhe zemër të fortë për të përballuar çdo gjë”.
Lidhur me sfidën e dytë ndaj Letonisë, Laçi nënvizoi se nuk ka vend për nënvlerësim: “Nuk kemi ndeshje të lehta dhe kundërshtarë që i nënvlerësojmë. Na presin 2 ndeshje shumë të rëndësishme kualifikuese, ndaj duhet të kemi kujdes. Fitorja ndaj Serbisë duhet të lidhet edhe me një 3-pikësh ndaj Letonisë”. -

Kualifikueset e Kupës së Botës 2026/ Ndeshjet ndaj Serbisë e Letonisë, trajneri Silvinjo publikon listën
Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë dy ndeshjet e radhës në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026, ndaj Serbisë dhe Letonisë.
Trajneri Silvinjo ka bërë publike listën me 27 lojtarët e ftuar për këto dy përballje të rëndësishme.
Lista e plotë:Portierë: Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Alen Sherri, Mario Dajsinani
Mbrojtës: Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Naser Aliji, Marash Kumbulla, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Adrian Bajrami
Mesfushorë: Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Kristjan Asllani, Qazim Laçi, Adrion Pajaziti, Nedim Bajrami, Medon Berisha, Arbër Hoxha
Sulmues: Ernest Muçi, Jasir Asani, Armando Broja, Myrto Uzuni, Rey Manaj, Mirlind Daku
Shqipëria do të përballet me Serbinë më 7 qershor, në “Arenën Kombëtare”, duke nisur nga ora 20:45.
Ndërsa ndeshja ndaj Letonisë do të luhet më 10 qershor, në stadiumin “Skonto Stadions”, po në orën 20:45. -
Kualifikueset e Kupës së Botës 2026/ Ndeshjet ndaj Serbisë e Letonisë, Silvinjo publikon listën
Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë dy ndeshjet e radhës në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026, ndaj Serbisë dhe Letonisë.
Trajneri Silvinjo ka bërë publike listën me 27 lojtarët e ftuar për këto dy përballje të rëndësishme.
Lista e plotë:
Portierë: Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Alen Sherri, Mario Dajsinani
Mbrojtës: Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Naser Aliji, Marash Kumbulla, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Adrian Bajrami
Mesfushorë: Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Kristjan Asllani, Qazim Laçi, Adrion Pajaziti, Nedim Bajrami, Medon Berisha, Arbër Hoxha
Sulmues: Ernest Muçi, Jasir Asani, Armando Broja, Myrto Uzuni, Rey Manaj, Mirlind Daku
Shqipëria do të përballet me Serbinë më 7 qershor, në “Arenën Kombëtare”, duke nisur nga ora 20:45.
Ndërsa ndeshja ndaj Letonisë do të luhet më 10 qershor, në stadiumin “Skonto Stadions”, po në orën 20:45.

Vazhdo leximin
-

“Vetëm Putin s’e do paqen në rajonin tonë”, Kryeministrja e Letonisë: Sanksionet mund ta ndalin Rusinë
Kryeministrja e Letonisë, Evika Siliņa u mirëprit nga kryeministri Edi Rama në sheshin “Skëndërbej” në kuadër të Samitt të Komunitetit Politik Evropian.
Teksa foli për mediet, Siliņa paralajmëroi sanksione të reja për Rusinë nëse Rusia nuk e merr seriozisht çështjen e armëpushimit.
“Vetëm Rusia nuk do paqe në rajonin tonë. Nëse nuk ndryshon, do të na duhet të biem dakord për sanksione të mëtejshme, sepse vetëm kjo e ndal Rusinë. Është e rëndësishme të bëhet ky armëpushim i plotë 30 ditor. Në të kundërt, kemi 17 paketa të tjera sanksionesh për të cilat është rënë dakord. Në këtë samit do të flasim edhe për emigracionin e paligjshëm dhe bashkëpunimin ekonomik. Do ta përdorim këtë takim si një platformë të mire”, u shpreh kryeministrja e Letonisë./vizionplus.tv