Tag: letonisë

  • Dilema vetëm në sulm, si pritet të luajë Shqipëria ndaj Letonisë

    Dilema vetëm në sulm, si pritet të luajë Shqipëria ndaj Letonisë

    Kombëtarja shqiptare do të luajë një ndeshje shumë të rëndësishme ndaj Letonisë, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit.
    Kuqezinjtë do të kërkojnë me çdo kusht fitoren, për të shpresuar ende te ëndrra Botëror. Shqipëria ka zbriutur në vendin e tretë në grup me 5 pikë, 2 më pak se Serbia që është ngjitur në vendin e dytë.
    Anglia e vendit të parë duket shumë larg, pasi kryeson me 12 pikë të grumbulluara pas katër ndeshjeve të para në grupin K. Trajneri Silvinjo ka bërë gati formacionin, ndërsa ka pak dilema. Në portë është i sigurt Thomas Strakosha, ndërsa nuk ka dyshime as për mbrojtjen.
    Në të djathtë pritet Hysaj, ndërsa në të majtë Mitaj. Qendra do të përbëhet nga Gjimshiti dhe Ajeti. Në mesfushë treshja do të ketë Asllani-Shehu-Laçi. Dilemat janë në sulm. Në të majtë, Hoxha shihet favorit për ta nisur titullar, ndërsa ka balotazh me Bajramin.
    Broja do të marrë vendin e Jasir Asanit në të djathtë, ndërsa në qendër Daku dhe Manaj po luftojnë për vendin. Ndeshja mes Shqipërisë dhe Letonisë do të luhet të martën duke nisur nga ora 20:45, në stadiumin “Air Albania”.

  • “Kosova është Serbi”, letonezët fishkëllejnë tifozët e Serbisë pas koreve antishqiptare në Riga

    “Kosova është Serbi”, letonezët fishkëllejnë tifozët e Serbisë pas koreve antishqiptare në Riga

    Organizatorët e ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës midis Letonisë dhe Serbisë, që u zhvillua këtë të shtunë në Riga nuk lejuan futjen e asnjë simboli të Serbisë nga tifozët miq në stadium.
    Ata kërkuan nga tifozët të heqin çdo simbol të mundshëm të Serbisë, bluzë, shall, kapelë, apo flamujt që kishin marrë për të ekspozuar në tribuna. Shpjegimi për të këtë vendim nga organizatorët ishte se nuk do të kishte një hapësirë të organizuar e të ndarë për tifozët mysafirë në ndeshjen në kryeqytetin e Letonisë.
    Disa nga tifozët sipas mediave në Beograd hoqën edhe bluzat në mënyrë që të lejoheshin të hynin për të ndjekur ndeshjen.
    Por, edhe pse rojet e sigurisë ndaluan çdo simbol të Serbisë, tifozët miq menduan për të shkaktuar tension në tribuna. Pas golit të Dushan Vlahoviç në minutën e 12’ të sfidës, tifozët serbë shpërthyen në ovacione dhe nuk lanë pa kënduar vargjet: “Kosova është Serbi”.
    Ajo çka i befasoi ishte kundërpërgjigja e tifozëve të Letonisë, të cilët shpërthyen në fishkëllima dhe brohoritma kundër veprimit të serbëve.
    Serbia ndodhet në grupin K të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026 me Anglinë, Shqipërinë, Letoninë dhe Andorrën.
    Vendin e parë në tabelë e mban Anglia me nëntë pikë, ndërsa Shqipëria ka pesë.

  • Atë që nuk e bëri dot Shqipëria ndaj Letonisë, e bën Serbia

    Atë që nuk e bëri dot Shqipëria ndaj Letonisë, e bën Serbia

    6 Shtator 2025

    16:57

    Telesport

    Sot luhen dy ndeshjet e radhës në grupin K për kualifikueset për në Kupën e Botës 2026, aty ku bën pjesë edhe Shqipëria, por kuqezinjtë sot janë pushim.
    Në Riga, Serbia ka fituar 0-1 ndaj Letonisë. Vendimtar për serbët ishte goli i Dusan Vlahovic në minutën e 12-të, sulmuesi i Juventusit shënoi me një goditje të bukur në kufijtë e zonës së rreptësisë. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund.
    Me këtë fitore, Serbia merr vendin e dytë me 7 pikë dhe ul Shqipërinë në vendin e tretë me 5 pikë. Të martën, Shqipëria duhet të fitojë me patjetër ndaj Letonisë në “Air Albania” për të shpresuar deri në fund për vendin e dytë dhe duke uruar që Serbia të lërë pikë në sfidën e 9 shtatorit ndaj Anglisë.

  • “Objektivi me Gjibraltarin ishte të provoheshin lojtarët e rinj”/ Shehu e Daku para duelit me Letoninë: Përveç Anglisë, kemi dominuar çdo ndeshje

    “Objektivi me Gjibraltarin ishte të provoheshin lojtarët e rinj”/ Shehu e Daku para duelit me Letoninë: Përveç Anglisë, kemi dominuar çdo ndeshje

    Juljan Shehu dhe Mirlind Daku dolën sot në konferencën për media nga stadiumi “Arena Kombëtare”, në prag të sfidës Shqipëri–Letoni.

    Futbollistët kuqezi folën për objektivat e këtij takimi, ndërsa komentuan gjithashtu fitoren 0-1 në miqësoren e fundit ndaj Gjibraltarit.
    Juljan Shehu theksoi se ndeshja e radhës ndaj Letonisë është shumë e rëndësishme dhe objektivi kryesor është të marrim tre pikët.
    Ndeshja me Gjilbraltarin – Objektivi për ndeshjen me Gjibraltarin ishte që të provoheshin lojtarët e rinj, disa mënyra loje. Besoj se zhvilluam një ndeshje të mirë. Lojtarëve që iu dha mundësia të luanin, besoj se luajtën mirë dhe treguan vlerat e tyre si futbollistë të ekipit kombëtar. Ishte ndeshje pozitive.
    Gjendja e skuadrës për ndeshjen e ardhshme – Ndeshja e ardhshme është më e rëndësishmja. Gjendja në skuadër është shumë e mirë, kemi entuziazëm dhe duhet ta fitojmë këtë ndeshje. Ky është edhe objektivi kryesor, që të marrim tre pikët.
    Kritikat për ndeshjet e fundit dhe ndryshimet që duhet të bëjë skuadra në lojë – Besoj se nuk kemi zhvilluar ndeshje të këqija, por më e rëndësishmja është që të kemi rezultate, për të cilat ne luajmë 90 minuta. Besoj se në këto ndeshje, bashkë me lojën e mirë të kemi dhe rezultate. Ndaj Letonisë, duam të marrim tre pikët dhe gjithçka është më e lehtë pastaj.
    Çfarë keni përgatitur për të korrigjuar gabimet e ndeshjes së kaluar me Letoninë – Nuk besoj se është çështje përqëndrimi. Çdo ekip, qoftë Letonia, qofshin ekipe të tjera që në letër janë më të dobëta se ne, edhe ato luajnë futboll dhe nuk është e lehtë të fitosh kundër tyre. Sidomos në fushat e tyre. Në këtë ndeshje do të bëjmë akoma më shumë për të marrë tre pikët.
    Çfarë të ka penguar që nuk shënon te kombëtarja si te klubi? – Klubi nuk është njëlloj me kombëtaren. Tek ekipi, pozicioni im natyral është mesfushor difensiv. Por që në varësi të taktikave të trajnereve, ndonjëherë edhe lojtarët ndërrojnë pozicionet. Kjo nuk është e përcaktuar gjithmonë. Ka trajnerë që më kërkojnë të luaj pak më përpara, ka trajnerë që më kërkojnë të luaj pak më mbrapa. Te kombëtarja, trajneri ka vendosur që unë të luaj si mesfushor difensiv dhe unë duhet të bëj më të mirën në ate pozicion dhe në detyrat që më jep trajneri.
    Mirlind Daku komentoi ndeshjen miqësore ndaj Gjibraltarit dhe foli për sfidën e radhës kualifikuese ndaj Letonisë, duke theksuar se objektivi është fitorja në “Air Albania”.
    Ndeshja me Gjibraltarin? – Ishte një ndeshje që kemi pasur shumë testime të lojtarëve të rinj që kanë ardhur dhe ishte hera e parë që kemi luajtur bashkë. Sa i përket aspektit sulmues kishim disa raste, por nuk ishte ai përqendrimi maksimal duke marrë parasysh që ndeshjet miqësore janë vetëm për të parë ekipin si vendoset dhe skemat që i përgatisim. Besoj që ndeshjet miqësore janë normalisht për t’u fituar dhe për të parë ekipin në lojë se çfarë duhet për t’u përmirësuar.
    Letonia? – Në ndeshjen e parë kundër Letonisë kemi pasur shumë raste, por ndoshta vinim pas një ndeshje këtu në “Arenën Kombëtare” kundër Serbisë me shumë volum dhe intensitet, por prapë se prapë ishim pak agresivë te pjesa e finalizimeve, por rastet nuk mungonin. Kjo është ajo që nuk duhet të brengosemi, pasi kemi pasur raste dhe mund të fitonim, por shpresoj që në ndeshjen e radhës të fitojmë, pasi kemi mësuar nga gabimet që kemi bërë.
    Si është gjendja e skuadrës? – Forcën duhet ta gjejmë dhe besoj që shumë shpejt dhe duke filluar nga ndeshja e Letonisë që është shumë e rëndësishme për të vazhduar rrjedhën e ndeshjeve që kemi me shumë intensitet dhe duhet patjetër të gjejmë forcën dhe të japim maksimumin për t’i fituar këto ndeshje, për të qenë më të qetë sepse ndeshjet më të vështira që i ka ndonjë skuadër është kur luan kundër këtyre ekipeve që në letër nuk kanë çfarë të humbin dhe futen në fushë për çdo gjë. Prandaj duhet të gjejmë forcën, të jemi të bashkuar dhe të luftojmë deri në fund për qëllimet tona që i kemi.
    Si ka qenë paraqitja e skuadrës deri më tani në këto kualifikuese? – Besoj e keni parë dhe po i referohem ndeshjes me Serbinë që kemi qenë shumë të përgatitur dhe më të mirë në atë ndeshje se kundërshtari. Besoj që vetëm kundër Anglisë që kemi luajtur atje, të gjitha ndeshjet e tjera i kemi dominuar dhe duhet edhe këto ndeshje të bëjmë një hap më shumë deri te ëndrra që kemi, për të siguruar Kupën e Botës. Edhe pse kanë mbetur shumë pak ndeshje, por është një rrugë shumë e gjatë, sepse duhet shumë punë dhe angazhim për të arritur deri atje, sepse kemi kundërshtarë shumë të fortë, por besoj te ky grup dhe te gjithë ne që me mund, sakrificë dhe angazhim do ja dalim.
    Shqipëria do të luajë të martën në ora 20:45 në stadiumin “Arena Kombëtare” ndeshjen ndaj Letonisë, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026.

    Top Channel

  • Kupa e Botës 2026, Shehu dhe Daku: Ndeshja e radhës shumë e rëndësishme, objektivi kryesor..

    Kupa e Botës 2026, Shehu dhe Daku: Ndeshja e radhës shumë e rëndësishme, objektivi kryesor..

    Juljan Shehu dhe Mirlind Daku dolën sot në konferencën për media nga stadiumi “Air Albania”, në prag të sfidës Shqipëri – Letoni.
    Futbollistët kuqezi folën për objektivat e këtij takimi, ndërsa komentuan gjithashtu fitoren 0-1 në miqësoren e fundit ndaj Gjilbraltarit.
    Juljan Shehu theksoi se ndeshja e radhës ndaj Letonisë është shumë e rëndësishme dhe objektivi kryesor është të marrim tre pikët.
    Ndeshja me Gjilbraltarin – Objektivi për ndeshjen me Gjilbraltarin ishte që të provoheshin lojtarët e rinj, disa mënyra loje. Besoj se zhvilluam një ndeshje të mirë. Lojtarëve që iu dha mundësia të luanin, besoj se luajtën mirë dhe treguan vlerat e tyre si futbollistë të ekipit kombëtar. Ishte ndeshje pozitive.
    Gjendja e skuadrës për ndeshjen e ardhshme – Ndeshja e ardhshme është më e rëndësishmja. Gjendja në skuadër është shumë e mirë, kemi entuziazëm dhe duhet ta fitojmë këtë ndeshje. Ky është edhe objektivi kryesor, që të marrim tre pikët.
    Kritikat për ndeshjet e fundit dhe ndryshimet që duhet të bëjë skuadra në lojë – Besoj se nuk kemi zhvilluar ndeshje të këqija, por më e rëndësishmja është që të kemi rezultate, për të cilat ne luajmë 90 minuta. Besoj se në këto ndeshje, bashkë me lojën e mirë të kemi dhe rezultate. Ndaj Letonisë, duam të marrim tre pikët dhe gjithçka është më e lehtë pastaj.
    Çfarë keni përgatitur për të korrigjuar gabimet e ndeshjes së kaluar me Letoninë – Nuk besoj se është çështje përqëndrimi. Çdo ekip, qoftë Letonia, qofshin ekipe të tjera që në letër janë më të dobëta se ne, edhe ato luajnë futboll dhe nuk është e lehtë të fitosh kundër tyre. Sidomos në fushat e tyre. Në këtë ndeshje do të bëjmë akoma më shumë për të marrë tre pikët.
    Çfarë të ka penguar që nuk shënon te kombëtarja si te klubi? – Klubi nuk është njëlloj me kombëtaren. Tek ekipi, pozicioni im natyral është mesfushor difensiv. Por që në varësi të taktikave të trajnereve, ndonjëherë edhe lojtarët ndërrojnë pozicionet. Kjo nuk është e përcaktuar gjithmonë. Ka trajnerë që më kërkojnë të luaj pak më përpara, ka trajnerë që më kërkojnë të luaj pak më mbrapa. Te kombëtarja, trajneri ka vendosur që unë të luaj si mesfushor difensiv dhe unë duhet të bëj më të mirën në ate pozicion dhe në detyrat që më jep trajneri.
    Mirlind Daku komentoi ndeshjen miqësore ndaj Gjibraltarit dhe foli për sfidën e radhës kualifikuese ndaj Letonisë, duke theksuar se objektivi është fitorja në “Air Albania”.
    Ndeshja me Gjibraltarin? – Ishte një ndeshje që kemi pasur shumë testime të lojtarëve të rinj që kanë ardhur dhe ishte hera e parë që kemi luajtur bashkë. Sa i përket aspektit sulmues kishim disa raste, por nuk ishte ai përqendrimi maksimal duke marrë parasysh që ndeshjet miqësore janë vetëm për të parë ekipin si vendoset dhe skemat që i përgatisim. Besoj që ndeshjet miqësore janë normalisht për t’u fituar dhe për të parë ekipin në lojë se çfarë duhet për t’u përmirësuar.
    Letonia? – Në ndeshjen e parë kundër Letonisë kemi pasur shumë raste, por ndoshta vinim pas një ndeshje këtu në “Air Albania” kundër Serbisë me shumë volum dhe intensitet, por prapë se prapë ishim pak agresivë te pjesa e finalizimeve, por rastet nuk mungonin. Kjo është ajo që nuk duhet të brengosemi, pasi kemi pasur raste dhe mund të fitonim, por shpresoj që në ndeshjen e radhës të fitojmë, pasi kemi mësuar nga gabimet që kemi bërë.
    Si është gjendja e skuadrës? – Forcën duhet ta gjejmë dhe besoj që shumë shpejt dhe duke filluar nga ndeshja e Letonisë që është shumë e rëndësishme për të vazhduar rrjedhën e ndeshjeve që kemi me shumë intensitet dhe duhet patjetër të gjejmë forcën dhe të japim maksimumin për t’i fituar këto ndeshje, për të qenë më të qetë sepse ndeshjet më të vështira që i ka ndonjë skuadër është kur luan kundër këtyre ekipeve që në letër nuk kanë çfarë të humbin dhe futen në fushë për çdo gjë. Prandaj duhet të gjejmë forcën, të jemi të bashkuar dhe të luftojmë deri në fund për qëllimet tona që i kemi.
    Si ka qenë paraqitja e skuadrës deri më tani në këto kualifikuese? – Besoj e keni parë dhe po i referohem ndeshjes me Serbinë që kemi qenë shumë të përgatitur dhe më të mirë në atë ndeshje se kundërshtari. Besoj që vetëm kundër Anglisë që kemi luajtur atje, të gjitha ndeshjet e tjera i kemi dominuar dhe duhet edhe këto ndeshje të bëjmë një hap më shumë deri te ëndrra që kemi, për të siguruar Kupën e Botës. Edhe pse kanë mbetur shumë pak ndeshje, por është një rrugë shumë e gjatë, sepse duhet shumë punë dhe angazhim për të arritur deri atje, sepse kemi kundërshtarë shumë të fortë, por besoj te ky grup dhe te gjithë ne që me mund, sakrificë dhe angazhim do ja dalim.
    Shqipëria do të luajë të martën në ora 20:45 në stadiumin ‘Air Albania’ ndeshjen ndaj Letonisë, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026.

  • Kupa e Botës 2026/ Shehu e Daku: Ndeshja e radhës shumë e rëndësishme, objektivi kryesor të marrim tre pikët

    Kupa e Botës 2026/ Shehu e Daku: Ndeshja e radhës shumë e rëndësishme, objektivi kryesor të marrim tre pikët

    Shqipëria do të luajë të martën në ora 20:45 në stadiumin ‘Air Albania’ ndeshjen ndaj Letonisë, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026./FSHF/

    Vazhdo leximin

  • Daku: Krijojmë shumë raste, por na brengos finalizimi. Autokritika vjen ndaj Letonisë

    Daku: Krijojmë shumë raste, por na brengos finalizimi. Autokritika vjen ndaj Letonisë

    Mirlind Daku komentoi ndeshjen miqësore ndaj Gjibraltarit dhe foli për sfidën e radhës kualifikuese ndaj Letonisë: “Ndaj Gjibraltarit u testuan lojtarë të rinj, ishte hera e parë që luanim bashkë. Si sulmues kishim disa raste, por nuk ishte përqendrimi maksimal. Mos harroni se miqësore janë vetëm për të parë ekipin si vendoset dhe skemat që i përgatisim. Edhe miqësoret, normalisht janë për t’u fituar, por e kemi të qartë çfarë duhet përmirësuar”.
    Tani vjen Letonia: “Në ndeshjen e parë kundër saj kemi pasur shumë raste, por nuk finalizuam. Ishim disi të ngarkuar pas ndeshjes kundër Serbisë, me shumë volum dhe intensitet. Vuajtëm në finalizim, pasi rastet nuk mungonin. Për këtë duhet të brengosemi, pasi kemi pasur raste dhe mund të fitonim. Shpresoj që në ndeshjen e radhës të fitojmë, pasi kemi mësuar nga gabimet e bëra”.
    Gjendja e skuadrës: “Ndeshja ndaj Letonisë është shumë e rëndësishme për të vazhduar besimin te kualifikimi. Duhet të gjejmë forcat, të jemi të bashkuar dhe të luftojmë deri në fund për qëllimet tona”.
    Paraqitja deri më tani në këto kualifikuese: “Besoj e keni parë, po i referohem ndeshjes me Serbinë, që kemi qenë shumë të përgatitur dhe më të mirë se kundërshtari. Përjashto ndeshjen kundër Anglisë atje, të gjitha të tjerat i kemi dominuar. Në ndeshjet e mbetura të bëjmë një hap më shumë deri tek ëndrra që kemi, kualifikimi në Kupën e Botës. Duhet shumë punë dhe angazhim për të arritur deri atje, sepse kemi kundërshtarë mjaft të fortë. Ky grup kërkon mund, sakrificë dhe angazhim për t’ia dalë me sukses”.

  • Dilemat e Sylvinho-s për Gjibraltarin?!/ Kuqezinjtë me formacion eksperimental apo prova gjenerale para Letonisë?

    Dilemat e Sylvinho-s për Gjibraltarin?!/ Kuqezinjtë me formacion eksperimental apo prova gjenerale para Letonisë?

    Nga Ervin Sina

    Shqipëria ka mbyllur përgatitjet në kuadër të sfides miqësore që do të luajë kundër Gjibraltarit të enjten në orën 18:00.
    Testi miqësore do të luhet në fushën e Gjibraltarit ndaj u zgjodh që përgatitjet për këtë takim të bëhen në Malaga të spanjës, jo larg vendit ku do të luhet sfida.

    Grupit iu bashkuan dy hyrjet e reja, Enis Cokaj që ka qënë edhe më parë pjesë e kombëtares, dhe në mënyrë të vecantë Kristjan Shpendi, që vjen për herë të parë në skuadrën e parë.
    Shpendi pati një sezon të shkëlqyer me Cezenën në Serinë B dhe konsiderohet një lojtar me potencial të madh për  fazën ofensive.
    Pas mungesës së konfirmjuar të dyshes Ramadani Muçi për shkak dëmtimi, po për këtë arsye nuk do të jetë as portieri Elhan Kastrati I cili ka një dëmtim në gju, dëmtim që u vlerësua edhe nga stafi mjekësor kuqezi.
    Trajneri Silvinjo e ka zëvëndësuar me portierin e Kombëtares U-21, Simon Simoni.
    Mbetet për tu parë nëse miqësoren kundër një rivali kaq modest, trajneri Silvinjo do ta shryrtëzojë për të parë në aksion disa emra të rinj që mund të jenë alternative për formacionin kuqezi në vazhdim të kualifikueseve, apo do të testojë nga minuta e parë formacionin anti-Letoni.
    Dueli ndaj rivalit baltik do të luhet në datë 9 shtator në arenën kombëtare në Tiranë, sfidë e rëndësishëm për tu vlerësuar pasi në qershor kuqezinjte u ndalën në mënurë surprize në transfertë kundër Letonisë.
    Shqipëria e ka të detyrueshme të marrë pikët e plota ndaj Letonisë nëse dëshiron të mbajë gjallë shpresat për vendin e dytë në grup për t’i luajtur këto shance ne duelin direkt kundër Serbisë në tetor.
     
  • Kombëtarja zhvillon seancën e parë stërvitore, ja si paraqitet situata dhe lojëtarët

    Kombëtarja zhvillon seancën e parë stërvitore, ja si paraqitet situata dhe lojëtarët

    Kombëtarja shqiptare zhvilloi pasditen e sotme stërvitjen e parë në kuadër të grumbullimit për ndeshjet ndaj Gjibraltarit dhe Letonisë.
    Ekipi i drejtuar nga trajneri Silvinjo realizoi ushtrime aktivizuese dhe skema tekniko-taktike, ku 20 lojtarë u stërvitën në mënyrë të rregullt, ndërsa Rey Manaj, Mirlind Daku dhe Arlind Ajeti iu bashkuan grupit në pasditen e vonë. Nga dita e nesërme do të jenë në dispozicion të stafit teknik edhe Cristian Shpendi dhe Enis Çokaj, duke plotësuar kështu grupin tërësisht.
    Kombëtarja shqiptare është duke i zhvilluar përgatitjet në Malaga të Spanjës për ndeshjen miqësore ndaj Gjibraltarit në transfertë më 4 shtator dhe më pas ndaj Letonisë më 9 shtator në stadiumin “Air Albania” të Tiranës.
    Biletat për sfidën zyrtare të kuqezinjve në kualifikueset e Botërorit 2026 mund t’i blini online në adresën ebileta.al në si edhe në biletarinë fizike që ndodhet në hyrjen qendrore të stadiumit “Air Albania” në Tiranë.

  • Ndeshjet kundër Gjibraltarit& Letonisë/ Asani dhe Berisha: Armosferë shumë e mirë në skuadër, duam 3 pikët në “Air Albania”

    Ndeshjet kundër Gjibraltarit& Letonisë/ Asani dhe Berisha: Armosferë shumë e mirë në skuadër, duam 3 pikët në “Air Albania”

    Kombëtarja shqiptare ka nisur zyrtarisht grumbullimin në Malaga, në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet e muajit shtator, miqësoren ndaj Gjibraltarit dhe sfidën kualifikuese për Botërorin 2026 ndaj Letonisë. Kuqezinjtë do të zhvillojnë pasditen e sotme seancën e parë stërvitore, ndërkohë që Jasir Asani dhe Medon Berisha kanë folur për fshf.org nga vendi i grumbullimit.
    Jasir Asani e vlerësoi atmosferën pozitive dhe theksoi se janë të fokusuar te ndeshja me Letoninë për të marrë tre pikë. “Atmosfera dihet që është shumë e mirë, sot është dita e parë e stërvitjes. Atmosfera është shumë pozitive dhe të gjithë jemi në maksimumin tonë. Do përgatitemi për Letoninë. Kemi një ndeshje miqësore dhe duhet të përgatitemi të vijmë në formën më të mirë dhe me datë 9 patjetër që duhet të marrim tre pikët në shtëpi.

    Të gjithë lojtarët janë të fokusuar te ndeshja me Letoninë, të gjithë do japin maksimumin që t’ia dalim sepse 3 pikëshi në shtëpi mund të ndryshojë edhe tabelën.
    Tifozët janë mbështetja jonë e madhe dhe mendoj se do të vijnë plot dhe do e mbushin stadiumin për të na dhënë ne përkrahje të madhe. Ne do japim nga nxehja maksimumin sepse ne duhen ato 3 pikë. Besoj se bashkë me tifozët do ia arrijmë” – përfundoi Jasir Asan për fshf.org.
    Mesfushori Medon Berisha foli për atmosferën në skuadër, ndërsa nënvizoi se miqësorja ndaj Gjilbraltarit vlen për të parë gjendjen e ekipit.“Atmosfera është shumë e mirë, po presim skuadrën të grumbullohet për t’u stërvitur sot dhe të përgatisim këto dy ndeshje. Ndaj Gjilbraltarit do e marrim si një test serioz për të parë se ku jemi” – tha Berisha, ndërsa foli edhe për ndeshjen kualifikuese ndaj Letonisë që do të luhet më 9 shtator në “Air Albania” në ora 20:45.
    “Letonia është ekip shumë i organizuar dhe kompakt dhe duhet të ruajmë tranzicionin negativ të atyre. Kënaqësi të luajmë në “Air Albania” dhe i mirëpresim të gjithë tifozët të na mbështesin” – përfundoi Medon Berisha.