Tag: letonisë

  • Shqipëria mbyll në avantazh pjesën e parë ndaj Letonisë me një gol nga Kristjan Asllani (VIDEO)

    Shqipëria mbyll në avantazh pjesën e parë ndaj Letonisë me një gol nga Kristjan Asllani (VIDEO)

    Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes eliminatore për Kupën e Botës mes Shqipërisë dhe Letonisë, që po zhvillohet në “Air Albania”. Pas 45 minutave të para, kuqezinjtë kryesojnë me rezultatin 1-0.
    Goli i vetëm deri tani u shënua nga mesfushori Kristjan Asllani, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.
    Pjesa e parë foli tërësisht për skuadrën e Silvinjos, me Shqipërinë që dominoi lojën, ndërsa Letonia nuk arriti të krijojë asnjë rrezik serioz në portën kuqezi.
    Kuqezinjtë do të kërkojnë të konfirmojnë epërsinë edhe në fraksionin e dytë, për të marrë një fitore me peshë në garën kualifikuese.
    (VIDEO – Goli i shënuar nga Kristjan Asllani)

  • Të gjithë kuqezinjtë “të pastër”, ja si është situata e lojtarëve për rrezikun e pezullimit në ndeshjen me Serbinë

    Të gjithë kuqezinjtë “të pastër”, ja si është situata e lojtarëve për rrezikun e pezullimit në ndeshjen me Serbinë

    Ndeshja ndaj Letonisë është padyshim një nga sfidat më të rëndësishme për kualifikimin e mundshëm të Shqipërisë në Botërorin 2026. Çdo rezultat përtej fitores sot, thuajse mbyll çdo shpresë që ekziston që skuadra e drejtuar nga Silvinjo të sigurojë të paktën vendin e dytë në Grupin K që çon në play-off.
    Por padyshim që nuk është ndeshja më e vështirë, pasi ajo parashikohet të jetë e para që luajmë në tetor, ndaj Serbisë në transfertë. Dhe padyshim që sfida në fjalë kërkon lojtarët në maksimum e sidomos që të mos ketë mungesa “të detyruara” nga situata me kartonët.

    Për fat të mirë, situata në aspektin disiplinor, është shumë pozitive. Asnjë prej lojtarëve të Kombëtares shqiptare nuk është ndëshkuar me karton të verdhë në këto eliminatore me përjashtim të Berat Gjimshitit. Ai në fakt ka marrë dy të tillë dhe shleu pezullimin e tij për një ndeshje në takimin e parë ndaj Letonisë.
    Kësisoj, asnjë prej futbollistëve nuk rrezikon pezullimin nëse ndëshkohet me një karton të verdhë në ndeshjen e sotme ndaj Letonisë, duke mos qenë të kufizuar kështu në luftën e tyre sportive me frikën se do të humbasin një ndeshje që mund të jetë historike si ajo me Serbinë pas një muaji.

  • Gati për ndeshjen ndaj Letonisë, shiten të gjitha biletat në dispozicion

    Gati për ndeshjen ndaj Letonisë, shiten të gjitha biletat në dispozicion

    Shqipëria sfidon Letoninë në “Air Albania”, në sfidën e vlefshme për kualifikueset e botërorit. Për këtë takim, Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë me dije se janë shitur të gjitha biletat, që janë në dispozicion.
    Kuqezinjtë janë të “dënuar” që të fitojnë, si e vetmja mënyrë për të qëndruar në lojë. Deri më tani, ekipi i Sylvinhos ka grumbulluar 5 pikë, në 4 ndeshjet e para. Letonia ka 4 pikë.

  • “Stadiumi do na motivojë për fitore ndaj Letonisë”/ Ndeshja kualifikuese, flet futbollisti: Rruga për Botëror e gjatë

    “Stadiumi do na motivojë për fitore ndaj Letonisë”/ Ndeshja kualifikuese, flet futbollisti: Rruga për Botëror e gjatë

    Shqipëria synon 3 pikët ndaj Letonisë, në ndeshjen kualifikuese të Botërorit. Para këtij takimi ka treguar këndvështrimin e tij, mesfushori i kuqezinjve, Qazim Laçi.
    “Duhet patjetër 3 pikëshi, duhet të futemi nga minutat e para deri në minutat e fundit me zemër dhe me shpirt që ta marrim këtë fitore. Serbia është disa pikë përpara, por mos të harrojmë që rruga është e gjatë dhe qëllimi ynë është që të shkojmë në Botëror.”
    “E vërtetë që kishim pak vështirësi në finalizim të aksioneve. Në gjithë këtë kohë kemi punuar në këtë fazë me trajnerin dhe fazën fizikisht.”
    “Kemi një ndeshje në shtëpi dhe presim një stadium plot dhe nga ana jonë duhet të japim më shumë se 100%, pasi e dimë që sa e fortë do të jetë ndeshja tjetër në Serbi, por duhet të përqendrohemi në këtë takim.”– tha Laçi.

  • Silvinjo shpalos filozofinë e tij për pragduelin me Letoninë: Ndeshje kyçe, duhet të fitojmë

    Silvinjo shpalos filozofinë e tij për pragduelin me Letoninë: Ndeshje kyçe, duhet të fitojmë

    Adriatik BALLA
    Shqipëria do të presë sot në mbrëmje përfaqësuesen e Letonisë, në ndeshjen e radhës në grupin K eliminator për Kupën e Botës 2026, një ndeshje mjaft e rëndësishme e vendimtare për ecurinë e kuqezinjve këtë edicion kualifikues. Trajneri Silvinjo dhe kapiteni Berat Gjimshiti dolën dje në konferencë shtypi, ku dhanë përshtypjet e tyre në prag të kësaj sfide. Silvinjo pranoi se ka ftuar edhe lojtarë që s’kanë minuta por kjo nuk e shqetëson atë. “Ende nuk kam vendosur se kush do të jetë formacioni nesër. Do kemi ndryshime, si në aspektin mbrojtës, ashtu edhe ne aspektin sulmues. Kemi edhe një seancë stërvitore. Formacionin do ta vendos nesër. Është gjithmonë moment i mirë nëse e ke në dorë situatën. Është një ndeshje kyçe me Letoninë, shumë e rëndësishme, duhet të përgatitemi të bëjmë një paraqitje të mirë, të luajmë 90 minuta dhe të tentojmë të fitojmë në këtë ndeshje. Siç e thashë edhe më parë, është një moment i mirë i Kombëtares, edhe nëse ka presion, kur ti e ke çdo gjë në dorë, është një moment shumë i mirë. Sigurisht që në futboll luan 11 kundër 11, çdo lloj rezultati ekziston, 1-1, 1-0, 0-0, por futbolli është i tillë. Zakonisht kur ke rezultat të mirë gjërat ndryshojnë dhe janë më të mira. Më shumë se të shqetësohem për lojtarët që nuk janë në listat e skuadrave të tyre për Europën, shqetësohem për ata lojtarë që kanë ndryshuar ekipin, trajnerin pasi ndryshon metodologjia. Nuk jemi në nivelin për të zgjedhur lojtarët që kanë më shumë minuta me skuadrat e tyre. Kam marrë lojtarë që në 6-7 ndeshjet e fundit ka luajtur zero minuta. Kjo nuk më shqetëson”, theksoi Silvinjo.
    Analiza e rezultateve të skuadrës
    Më tej trajneri brazilian i Kombëtares bëri një përmbledhje të rezultateve të deritanishme, duke përgëzuar skuadrën për lojën që ka bërë. “Ndaj Anglisë ishte një ndeshje e mirë, është e vështirë të luash ndaj saj në Wembley. Kur u kthyem në Shqipëri dhamë një performancë fantastike ndaj Andorrës, ndaj Serbisë ka qenë një nga paraqitjet më të mira për ne, por jo rezultati. Mund të kontrollosh performancën, por rezultatin kurrë. Sigurisht, sa më performancë të mirë të kesh, aq më e lehtë është të kesh rezultate. Ndonjëherë futbolli është shumë i vështirë. Në ndeshjen e fundit ndaj Letonisë në transfertë, nuk më ka pëlqyer performanca e ekipit 45 minutat e para. Bëmë disa gabime, nuk u vendosëm mirë në fushë, nuk e kuptuam mirë lojën 30 minutat e para dhe në këto raste e paguan shtrenjtë. Nëse do të shkosh në kampionatin botëror, nuk mund të dështosh, nuk ke kohë të bësh gabime. Pra, nuk më ka pëlqyer pjesa e parë ndaj Letonisë, as performanca nuk ishte e mirë”, nënvizoi ai.
    Sulm me dyshen Asani-Broja
    Silvinjo nuk dha detaje për formacionin, por përmendi Brojën dhe Asanin si mundësi në sulm. “E kam thënë gjithmonë që Kombëtarja është e hapur, më pëlqen kur vij dhe shoh lojtarë të rinj, kontrolloj sa kanë luajtur. Sa i takon Asanit dhe Brojës, janë dy lojtarë të ndryshëm në karakteristika, por shumë të mirë. Asani ka kaluar më shumë kohë me ne sa u takon këtyre tre viteve të fundit, sigurisht ka shënuar më shumë. Ndoshta një prej tyre mund ta nisë nga fillimi nesër”, përfundoi Silvinjo.

  • Kombëtarja zhvillon seancën e fundit stërvitore para Letonisë, situata e kuqezinjve

    Kombëtarja zhvillon seancën e fundit stërvitore para Letonisë, situata e kuqezinjve

    Kombëtarja shqiptare mbylli përgatitjet për ndeshjen ndaj Letonisë në stadiumin “Air Albania”.
    Ekipi i drejtuar nga tekniku Silvinjo zhvilloi një seancë pa shumë ngarkesë fizike, duke u fokusuar te skema taktike dhe goditjet standarde.

    Sulmuesi Myrto Uzuni u stërvit për një pjesë të sesionit, ndërsa më tej vazhdoi i diferencuar, ndërsa pjesa tjetër e ekipit u stërvit e plotë.
    Nesër, më datë 9 shtator kombëtarja do të presë Letoninë në sfidën e kualifikueseve të Botërorit 2026, që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” dhe nis në ora 20:45.
    Biletat për sfidën zyrtare të kuqezinjve në kualifikueset e Botërorit 2026 mund t’i blini online në adresën ebileta.al si edhe në biletarinë fizike që ndodhet në hyrjen qendrore të stadiumit “Air Albania” në Tiranë (e hapur deri në orën 16:00 ditën e martë).

  • Kombëtarja zhvillon seancën e fundit stërvitore para Letonisë, gjithçka gati për sfidën

    Kombëtarja zhvillon seancën e fundit stërvitore para Letonisë, gjithçka gati për sfidën

    Kombëtarja shqiptare mbylli përgatitjet për ndeshjen ndaj Letonisë në stadiumin “Air Albania”.
    Ekipi i drejtuar nga tekniku Silvinjo zhvilloi një seancë pa shumë ngarkesë fizike, duke u fokusuar te skema taktike dhe goditjet standarde.
    Sulmuesi Myrto Uzuni u stërvit për një pjesë të sesionit, ndërsa më tej vazhdoi i diferencuar, ndërsa pjesa tjetër e ekipit u stërvit e plotë.
    Nesër, më datë 9 shtator kombëtarja do të presë Letoninë në sfidën e kualifikueseve të Botërorit 2026, që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” dhe nis në ora 20:45.
    Biletat për sfidën zyrtare të kuqezinjve në kualifikueset e Botërorit 2026 mund t’i blini online në adresën ebileta.al si edhe në biletarinë fizike që ndodhet në hyrjen qendrore të stadiumit “Air Albania” në Tiranë (e hapur deri në orën 16:00 ditën e martë).

  • Sylvinho flet para Letonisë: Ndeshje kyçe për Botërorin. Nuk mund të flitet sot për fitore 5 apo 6-0

    Sylvinho flet para Letonisë: Ndeshje kyçe për Botërorin. Nuk mund të flitet sot për fitore 5 apo 6-0

    Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, ka folur 24 orë para ndeshjes së rëndësishme kualifikuese të Botërorit 2026 kundër Letonisë. Tekniku brazilian e cilësoi këtë përballje si një nga më të rëndësishmet e këtij cikli, duke theksuar se skuadra është e përgatitur për një ndeshje të vështirë, por vendimtare në ecurinë e kuqezinjve.
    “Kur lufton për një vend në Kupën e Botës, rruga është gjithmonë e vështirë. Nesër kemi një ndeshje kyçe, shumë të rëndësishme. Letonia është skuadër e organizuar, fizike dhe e rrezikshme në goditjet standarte. Pamë ndeshjen e tyre me Serbinë dhe deri në minutën e fundit ishte e hapur. Nuk mund të flitet sot për fitore 5 apo 6-0, në futbollin modern gjithçka është e mundur”, u shpreh Silvinjo.
    Tekniku ndaloi edhe te kritikat pas miqësores me Gjibraltarin, ku testoi disa lojtarë të rinj. “Në miqësore atmosfera është krejt ndryshe. Duhej të shihja lojtarë që kishin munguar, si Berisha, por edhe të rinj si Pajaziti, Kaçurri, Dajsinani, Simoni e Shpendi. Nuk mund të marrësh 11 lojtarë që nuk kanë luajtur kurrë bashkë dhe t’i kërkosh të bëjnë mrekulli. Pashë gjëra të mira, por edhe të këqija. Megjithatë duhet durim me këta djem të rinj, ata janë e ardhmja”, theksoi trajneri.
    Në lidhje me sulmin, Silvinjo la të kuptohet se do të ketë ndryshime, por pa zbuluar formacionin. “Ndoshta do të ndryshojmë në fazën mbrojtëse dhe sulmuese. Kemi ende seancën e fundit, por patjetër do të ketë risi në formacion”, tha ai, shkruan A2 CNN.
    I pyetur nëse skuadra është e vetëdijshme se ndaj Letonisë është e “dënuar të fitojë”, trajneri kuqezinjve u përgjigj me bindje: “Po, është një moment i mirë për ne, pasi gjithçka është në dorën tonë. Presion ka gjithmonë, por është më mirë kur e ke situatën në kontroll. Duhet të japim një performancë të mirë në 90 minuta dhe të tentojmë fitoren.”
    Sa i përket lojtarëve kryesorë, Silvinjo dha sinjale pozitive për Brojën dhe Asanin, duke i cilësuar si elementë të rëndësishëm për skuadrën. “Janë lojtarë të mirë që na ndihmojnë, por ende nuk e kam vendosur nëse do të luajnë të dy nga fillimi. Do ta shohim nesër”, deklaroi ai.
    Trajneri vlerësoi gjithashtu edhe ecurinë e skuadrës në këto dy vite e gjysmë, duke nënvizuar se Kombëtarja ka ndryshuar shumë. “Kombëtarja është e hapur, kush është në formë të mirë, vjen te ekipi. Kjo është arsyeja pse kemi sjellë disa të rinj që po tregojnë potencial”, shtoi ai.
    I pyetur nëse kjo sfidë mund të jetë një “finale” edhe për të si trajner i kuqezinjve, Silvinjo shmangu polemikat. “Unë nuk mendoj për këtë. Çdo ndeshje është e rëndësishme kur kërkon Botërorin. Edhe ajo në Riga ishte e tillë. Futbolli është i paparashikueshëm, ndaj fokusi im është vetëm te fitorja nesër”, përfundoi tekniku brazilian.

  • “Shqipëria nuk është Spanja që të fitojë 6-0”, Sylvinho zbulon se do të ketë ndryshime në formacion

    “Shqipëria nuk është Spanja që të fitojë 6-0”, Sylvinho zbulon se do të ketë ndryshime në formacion

    Përkrah kapitenit Berat Gjimshiti, trajneri i Kombëtares, Sylvinho, ka folur në konferencën e fundit për shtyp para sfidës ndaj Letonisë.
    “Ndeshjet për t’u kualifikuar për në Botëror janë gjithmonë të vështira. Dy ditë më parë pamë se çfarë ndodhi në Letoni-Serbi, ku rezultati mund të ishte barazuar në fund.
    Në futbollin e sotëm, futbollin modern, rezultate të thella si 6-0, ndodhin rrallë, shumë rrallë. Duhet pranuar që ne nuk jemi Spanja të fitojmë më rezultat të tillë, nuk jemi në atë nivel.
    Sa i përket Letonisë, është një ekip fizik dhe i organizuar mirë. Janë gjithmonë aty për të luftuar për topin e tyre, një ekip i fort fizik. Jemi përgatitur për nesër, do të jetë e vështirë, por do të jetë një ndeshje kyçe për ne. Ndryshime në formacion do të ketë, 11-shen titullare do ta vendosë pas seancës së sotme stërvitore.
    Përsa i përket ndeshjes me Gjibraltarin, ishte hera e parë që disa lojtarë luanin bashkë dhe nuk mund të kërkosh të fitojnë 6-0”, tha Sylvinho.