Tag: letonisë

  • Presidenti i Letonisë në Tiranë, Rama: Kënaqësi të mikpres Edgars Rinkēvičs

    Presidenti i Letonisë në Tiranë, Rama: Kënaqësi të mikpres Edgars Rinkēvičs

    Kreu i qeverisë, Edi Rama, ditën e sotme ka mirëpritur në Tiranë Presidentin e Letonisë, Edgars Rinkēvičs.
    Lajmin e ka bërë të ditur vetë Rama, përmes një postimi në Instagram.
    Shefi i qeverisë ka ka publikuar disa foto nga takimi duke u shprehur se është kënaqësi të mirëpresë Rinkēvičs.

    “Kënaqësi të mikpres Presidentin e Letonisë, Edgars Rinkēvičs ”, shkruan Rama në Instagram.

  • Begaj pret në takim presidentin e Letonisë, në fokus të bisedimeve siguria dhe mbrojtja: Provokimet e Rusisë..

    Begaj pret në takim presidentin e Letonisë, në fokus të bisedimeve siguria dhe mbrojtja: Provokimet e Rusisë..

    Presidenti i Republikës Bajram Begaj, priti sot Presidentin e Letonisë, Edgars Rinkēvičs. 
    Vizita e tij në Tiranë pason atë të Presidentit Begaj në Riga vitin e kaluar, e cila ishte vizita e parë shtetërore e një Presidenti të Shqipërisë në tre vendet baltike. 
    Si kryetarë shtetesh aleate në NATO, Presidentët Begaj dhe Rinkēvičs trajtuan sot në takim çështjet e mprehta në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, në një kohë kur provokimet ruse u intensifikuan me shkeljet e hapësirës ajrore të disa shteteve.  
    “Rusia vijon aktet e saj të provokimit me shkeljet e përsëritura ajrore në disa vende anëtare të NATO-s, si: Polonia, Estonia, Danimarka dhe Rumania, çka na bën të jemi më të vendosur dhe të bashkuar në Aleancë për t’u përballur dhe për t’i dhënë fund jo vetëm këtyre provokimeve, por edhe luftës”,- është shprehur Begaj. 
    Gjithashtu, gjatë takimit u bisedua edhe për marrëdhëniet politike, ekonomike dhe tregtare mes dy vendeve, anëtarësimin e Shqipërisë në BE, për situatën në Ballkanin Perëndimor, dhe  në rajonin baltik. 
    “Ne shkëmbyem mendime të vyera edhe për zhvillimet e fundit në botë, Evropë dhe veçanërisht në rajonet tona të Ballkanit Perëndimor dhe të Baltikut. Ne dënojmë agresionin ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës. Të dyja vendet tona kanë mbajtur një qëndrim të palëkundur dhe sot theksuam mbështetjen e plotë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”,- ka thënë Begaj. 
    Presidenti Begaj vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë për sigurinë, duke theksuar kontributin e Letonisë përmes trupave në KFOR në Kosovë, si dhe të trupave shqiptare në prezencën e përparuar të NATO-s në “Camp Ādaži” të Letonisë. Të dy presidentët ndanë qëndrim të njëjtë për sa i përket shqetësimeve të sigurisë, duke përfshirë agresionin rus, kërcënimet hibride dhe bashkëpunimin për sigurinë kibernetike, keqinformacioni dhe dizinformimi,  brenda kornizave të NATO-s dhe BE-së. 
    Në takim u rikonfirmua angazhimi edhe për zgjerimin e Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor.  Presidenti i Republikës i përcolli homologut të tij Rinkēvičs mirënjohje për mbështetjen e Letonisë në procesin e anëtarësimit evropian, duke u shprehur se ka pritshmëri të larta nga Presidenca Letoneze e BE-së në vitin 2028, në një kohë kur Shqipëria është zotuar të mbyllë negociatat në 2027-ën dhe në 2030 të bëhet anëtare e Unionit. 
     
  • Begaj pret në takim Presidentin e Letonisë, zbardhen detaje nga diskutimi

    Begaj pret në takim Presidentin e Letonisë, zbardhen detaje nga diskutimi

    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot Presidentin e Letonisë, Edgars Rinkēvičs.
    Vizita e tij në Tiranë pason atë të Presidentit Begaj në Riga vitin e kaluar, e cila ishte vizita e parë shtetërore e një Presidenti të Shqipërisë në tre vendet baltike.
    Si kryetarë shtetesh aleate në NATO, Presidentët Begaj dhe Rinkēvičs trajtuan sot në takim çështjet e mprehta në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, në një kohë kur provokimet ruse u intensifikuan me shkeljet e hapësirës ajrore të disa shteteve.
    Gjithashtu, gjatë takimit u bisedua edhe për marrëdhëniet politike, ekonomike dhe tregtare mes dy vendeve, anëtarësimin e Shqipërisë në BE, për situatën në Ballkanin Perëndimor, dhe në rajonin baltik.
    Presidenti Begaj vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë për sigurinë, duke theksuar kontributin e Letonisë përmes trupave në KFOR në Kosovë, si dhe të trupave shqiptare në prezencën e përparuar të NATO-s në “Camp Ādaži” të Letonisë.
    Të dy Presidentët ndanë qëndrim të njëjtë për sa i përket shqetësimeve të sigurisë, duke përfshirë agresionin rus, kërcënimet hibride dhe bashkëpunimin për sigurinë kibernetike, keqinformacioni dhe dizinformimi, brenda kornizave të NATO-s dhe BE-së.
    Të dy Presidentët kanë rikonfirmuar qëndrimin e njëjtë për të dënuar agresionin ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës dukë shprehur angazhimin e palëkundur në mbështetjen e plotë për Ukrainën për ti dhënë fund luftës.
    Në takim u rikonfirmua angazhimi edhe për zgjerimin e Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor. Presidenti i Republikës i përcolli homologut të tij Rinkēvičs mirënjohje për mbështetjen e Letonisë në procesin e anëtarësimit evropian, duke u shprehur se ka pritshmëri të larta nga Presidenca Letoneze e BE-së në vitin 2028, në një kohë kur Shqipëria është zotuar të mbyllë negociatat në 2027-ën dhe në 2030 të bëhet anëtare e Unionit.
    Presidentët Begaj dhe Rinkēvičs, pas takimit tête-à-tête dhe me delegacionet përkatëse mbajtën një konferencë të përbashkët për mediat.

  • Begaj pret në takim Presidentin e Letonisë, në fokus siguria dhe mbrojtja

    Begaj pret në takim Presidentin e Letonisë, në fokus siguria dhe mbrojtja

  • Renditja e FIFA-s, Shqipëria kapërcen dy vende, Kosova katër

    Renditja e FIFA-s, Shqipëria kapërcen dy vende, Kosova katër

    18 Shtator 2025

    18:05

    Telesport

    Kombëtarja Shqiptare e Futbollit është përmirësuar me dy pozicione në renditjen e përgjithshme të FIFA-s. Fitoret në ndeshjet e shtatorit ndaj Gjibraltarit dhe Letonisë kanë bërë që kuqezinjtë të shkojnë nga vendi i 68-të në të 66-tën.
    Ekipi i trajnerit Sylvinho mundi 0-1 Gjibraltarin në miqësore, ndërsa fitoi me po të njëjtin rezultat ndaj Letonisë në përballjen kualifikuese të Botërorit.
    Edhe Kosova ka bërë përparime. Në renditjen e FIFA-s, “Dardanët” e shikojnë veten në vendin e 91-të, 4 pozicione më lart se më parë.

  • “Ndaj Letonisë luajtëm me shpirt dhe me zemër”/ Silvinjo, besimplotë për kualifikimin e Shqipërisë në Botëror

    “Ndaj Letonisë luajtëm me shpirt dhe me zemër”/ Silvinjo, besimplotë për kualifikimin e Shqipërisë në Botëror

    Shqipëria mposhti mbrëmjen e djeshme në “Air Albania” ekipin e Letonisë me shifrat 1-0 falë golit të shënuar me penallti nga Asllani. Ditën e sotme, pas kësaj fitoreje të madhe, trajneri Silvinjo ka reaguar në rrjetet sociale.
    Tekniku brazilian duket tepër i kënaqur me paraqitjen e të besuarve të tij në përballjen ndaj Letonisë. Gjithashtu, Silvinjo thotë se do të ndjekin synimin deri në fund.
    “Pas fitores sonë të madhe kundër Letonisë, dua të falënderoj të gjithë grupin e futbollistëve për përkushtimin e tyre gjatë ditëve të grumbullimit. Ne luajtëm me zemër dhe shpirt dhe vazhdojmë të ndjekim synimin tonë.
    Falënderimet e mia shkojnë gjithashtu për stafin teknik, stafin e FSHF, drejtuesit dhe tifozët, të cilët na mbështetën gjatë gjithë ndeshjes. Le të vazhdojmë kështu. Forca Shqipëri!!!”, u shpreh Silvinjo.

  • “Ndeshja dha sinjale pozitive”/ Rezultati i Shqipërisë, flet gazetari: Ndaj Letonisë ishte finale e parakohshme

    “Ndeshja dha sinjale pozitive”/ Rezultati i Shqipërisë, flet gazetari: Ndaj Letonisë ishte finale e parakohshme

    Gazetari, Skerdilajd Suloqezi në një intervistë televizive u shpreh se ndaj Letonisë ishtë një ndeshje që dha sinjale pozitive.
    Suloqezi:
    Kjo ishte një finale e parakohshme por maksimumi që mori ishin tre pikët. Sa i përket lojës natyrisht kishte më tepër akoma për të dhënë por që për fatin tonë të mirë arritëm tre pikët që ishte synimi ynë.
    Ishte një ndeshje që dha sinjale pozitive. Po të shikojmë ndeshjen ndaj Gjibraltarit edhe pse ishte ndeshje miqësore ishte takim për të ardhur keq sa i përket pjesës së lojës.
    Duke ardhur tek ndeshje e djeshme natyrisht dha sinjale pozitive. Kemi shumë për të bërë akoma.

  • Duka: Fitore e vuajtur ndaj Letonisë, të mendojmë për ndeshjen tjetër

    Duka: Fitore e vuajtur ndaj Letonisë, të mendojmë për ndeshjen tjetër

    Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i është gëzuar fitores minimale të Shqipërisë ndaj Letonisë.
    Në postimin e tij, kreu i futbollit në vend shkruan se ishte një fitore e vuajtur, por e rëndësishme për objektivin.
    Duka shkruan gjithashtu se tani duhet të mendohet për ndeshjen e radhës.
    “Një fitore ku vuajtëm shumë, por në fund morëm tre pikët që kishim si objektiv. Urime ekipit dhe stafit. Tani le të nisim të mendojmë menjëherë për ndeshjen tjetër.
    Faleminderit tifozëve, që ishin të pranishëm në stadium, për mbështetjen fantastike që i dhanë ekipit”, shkruan Duka.

  • Festë në “Air Albania”, Asllani shënon ndaj Letonisë

    Festë në “Air Albania”, Asllani shënon ndaj Letonisë

    Shqipëria ka kaluar në epërsi në ndeshjen që po zhvillohet në “Air Albania” ndaj Letonisë.
    Golin për kuqezinjtë e shënoi Kristjan Asllani, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke e çuar Shqipërinë në avantazh dhe duke i afruar kuqezinjtë drejt një fitoreje të rëndësishme.
    Deri në këto momente, skuadra e drejtuar nga Silvinjo po kontrollon lojën dhe synon të mbyllë ndeshjen me tre pikë të plota.

  • Shqipëria kalon në avantazh ndaj Letonisë, Kristjan Asllani realizon nga penallti

    Shqipëria kalon në avantazh ndaj Letonisë, Kristjan Asllani realizon nga penallti