Tag: letoninë

  • Sfida me Letoninë, Asllani: Do jetë ndeshje e vështirë taktike!

    Sfida me Letoninë, Asllani: Do jetë ndeshje e vështirë taktike!

    Mbrëmjen e nesërme, Kombëtarja Shqiptare do të zbres sërish në fushën e blertë ku do të përballet me Letoninë, ndeshje kjo për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.
    Në konferencë për shtyp para ndeshjes, Kristjan Asllani u shpreh se i pret një ndeshje shumë e vështirë, pasi Letonia ka një trajner italian. Por pavarësisht kësaj futbollisti i Kombëtares u shpreh optimist për fitoren e sfidës.
    “Duhen rikarikuar bateritë se vijmë nga një ndeshje shumë pozitive nga aspekti i lojës. Luajtëm shumë mirë, mungoi goli. E dimë që kemi ndeshje këtu të vështirë sigurisht, por na duhen tre pikë për gjërat që kemi në mendjen tonë dhe ëndrrën tonë.
    Që kur ka ardhur trajneri besoj se i kam luajtur të gjitha ndeshjet, tani besoj se unë duhet të vendos veten mënjanë se duhet të mendoj për skuadrën. Kemi një ndeshje të vështirë, kanë trajner italian, i njoh shumë mirë italianët si punojnë, do të jetë një ndeshje taktike se punojnë shumë në këtë aspekt. Mbrojnë shumë.
    Tani nuk mendoj për Asllanin por për skuadrën dhe kemi ardhur këtu për të fituar këtë ndeshje”, tha ndër të tjera Asllani.
     

  • Asllani: Me Letoninë ndeshje e vështirë, por do të fitojmë

    Asllani: Me Letoninë ndeshje e vështirë, por do të fitojmë

    Kristjan Asllani ëhstë i bindur se kuqeinjtë do të dalin me tre pikë nga transferta me Letoninë.

    Në konferencën për emdiat një ditë para ndeshes Asllani tha se kjo transfertë vjen pas barazimit me Serbinë për kuafifikueset e Botërorit 2026.
    “Duhen rikarikuar bateritë se vijmë nga një ndeshje shumë pozitive nga aspekti i lojës. Luajtëm shumë mirë, mungoi goli. E dimë që kemi ndeshje këtu të vështire sigurisht, por na duhen tre pikë për gjërat që kemi në mendjen tonë dhe ëndrrën tonë.

    Që kur ka ardhur trajneri besoj se i kam luajtur të gjitha ndeshjet, tani besoj se unë duhet të vendos veten mënjanë se duhet të mendoj për skuadrën. Kemi një ndeshje të vështirë, kanë trajner italian, i njoh shumë mirë italianët si punojnë, do të jetë një ndeshje taktike se punojnë shumë në këtë aspekt. Mbrojnë shumë. Tani nuk mendoj për Asllanin por për skuadrën dhe kemi ardhur këtu për të fituar këtë ndeshje”, tha ndër të tjera Asllani”, u shpreh fillimisht Asllani
    Keni luajtur tek Empoli me Zelenkovs. Çfarë kujtimesh keni për të?
    “Për Zelenkovs e mbaj mend se kemi kaluar besoj 2 vjet bashkë në Empoli, shkoja gjithmonë me të mëdhenjtë. Mbaj mend se është shumë i mirë teknikisht, nesër do shihemi pas 3-4 vitesh, jam i lumtur që do e shoh prapë, besoj do ndërrojmë bluzen nesër se do ia kërkoj unë dhe ishalla të fitojmë ne këtë ndeshje”, mbylli fjalën e tij mesfushori i Kombëtares.

  • Shqipëria në duelin me Letoninë, konferenca për shtyp në Riga (video)

    Shqipëria la prapa ndeshjen me Serbinë (0-0) teksa në radhë takimi i ditës së martë me Letoninë në Riga.

    Para këtij takimi deçiziv për fatet e kuqezinjëve në Grupin K kualifikues për Botërorin 2026 foli trajneri Silvinjo ndërsa i shoqëruar nga futbollisti Kristjan Asllani, tha gjithëçka u pyet në konferencë për shtyp (video)

    Vazhdo leximin

  • Kombëtarja Shqiptare në Riga, zhvillon përgatitjet e fundit për Letoninë

    Kombëtarja Shqiptare në Riga, zhvillon përgatitjet e fundit për Letoninë

    Kombëtarja Shqiptare ndodhet në Riga ku të martën do të luajë sfidën me Letoninë, për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.
    Mësohet se sot në orën 17:00, kuqezinjtë do të zhvillojë stërvitjen zyrtare në stadiumin ku do të luhet ndeshja.
    Ndërkohë në orën 16:15 bëhet e ditur se trajneri Silvinjo do të dalë në konferencën e zakonshme, ku do të zbulojë diçka nga strategjia për një sfidë ku synimi janë 3 pikët.
    Me përfaqësuesen letoneze do të jetë takimi i pestë, ndërsa të mëparshmet të luajtura në vitet 90′ janë mbyllur në barazime.
    Për ndeshjen ndaj Letonisë do të mungojë kapiteni Berat Gjimshiti, i cili ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.

  • Arbër Hoxha: E pranoj humbjen me Letoninë nëse fitojmë në “Arena Kombëtare” ndaj Serbisë

    Arbër Hoxha: E pranoj humbjen me Letoninë nëse fitojmë në “Arena Kombëtare” ndaj Serbisë

    Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Arbër Hoxha, ishte i pranishëm në konferencën për shtyp, ku foli për emocionet dhe rëndësinë e përballjes me Serbinë. Hoxha e cilësoi ndeshjen si një nga më vendimtaret në rrugëtimin e Shqipërisë drejt kualifikimit në Kupën e Botës.
    “Do të jetë një ndeshje e vështirë, e dimë që Serbia ka shumë cilësi, por ne po përgatitemi fort dhe jemi të përqendruar. Besojmë se mund ta fitojmë këtë ndeshje dhe të mbajmë gjallë shpresën për Botërorin. Kjo sfidë mund të vendosë shumë për fatin tonë në ‘play-off’”, u shpreh Hoxha.

    I sinqertë dhe i vendosur, sulmuesi i kuqezinjve u shpreh se do të pranonte edhe një humbje me Letoninë, nëse kjo do të nënkuptonte fitore ndaj Serbisë.
    “Do ta pranoja të fitonim me Serbinë dhe të humbnim me Letoninë. Kjo përballje është shumë e rëndësishme për ne dhe për gjithë shqiptarët”, theksoi ai.
    Hoxha u ndal edhe te konkurrenca brenda skuadrës, duke theksuar se ajo shërben si motivim për të dhënë më të mirën.
    “Konkurrenca është pozitive. Jemi në Kombëtare dhe secili, sado minuta që të ketë, duhet të japë maksimumin. Të gjithë duam të kontribuojmë për suksesin e ekipit”, tha ai.
    Në fund, Hoxha kujtoi emocionet e ndeshjeve të së kaluarës mes Shqipërisë dhe Serbisë, duke thënë se ato kanë lënë gjurmë të thella.
    “Kam qenë i vogël kur ndodhën ato ndeshje, por kanë qenë shumë emocionale për të gjithë shqiptarët. Edhe sot Hysaj na rrëfen se çfarë përjetuan. Ne kemi detyrën të japim më të mirën për të gjithë ata që na mbështesin”, përmbylli deklaratën e tij sulmuesi i Shqipërisë.

  • “Kombëtares nuk i ka munguar kurrë zemra”, Qazim Laçi ngre entuziazmin: Të fitojmë me Serbinë dhe me Letoninë

    “Kombëtares nuk i ka munguar kurrë zemra”, Qazim Laçi ngre entuziazmin: Të fitojmë me Serbinë dhe me Letoninë

    Kombëtarja shqiptare ka nisur zyrtarisht grumbullimin në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet e radhës në kualifikueset e Botërorit 2026 ndaj Serbisë dhe Letonisë.Kuqezinjtë do të zhvillojnë pasditen e sotme seancën e parë stërvitore, ndërkohë që Elseid Hysaj dhe Qazim Laçi dolën në konferencë për mediat dhe folën për ndeshjet me Serbinë dhe Letoninë.
    Qazim Laçi tha se ndeshja me Serbinë është e fortë dhe se ekipi do të përgatitet për të marrë maksimumin nga kjo sfidë. Mesfushori luftarak shtoi se lojtarët janë profesionistë dhe do të japin zemrën në fushë.
    Serbia shihet në letër si një kundërshtar më i fortë se Shqipëria, a është ky një avantazh për ne? – Kemi një ndeshje shumë të fortë, luajmë brenda në shtëpi, nuk është njëra apo tjetra skuadër e favorizuar, jemi të barabartë dhe do të duket brenda në fushë. Ne do të përgatitemi nga ana jonë për fitoren, ajo ka rëndësi për momentin. Do të mundohemi ta marrim ndeshjen si profesionistë dhe mos emocionohemi aq shumë si njerëzit jashtë. Është gjë e mirë kjo, se dhe ne në fushë mund të japim më shumë.
    Thirrje për tifozët? – Besoj tifozët do të jenë gjithmonë pas nesh, siç kanë qenë gjithmonë. Patjetër është ndeshje shumë e veçantë, vetëm duhet me pas kujdes. Tifozët në gjithë këto vite që jam këtu nuk kanë bërë asnjëherë gjëra të këqija. Besoj do të jenë korrektë. I presim në stadium, na ndihmojnë dhe mbështesin sa më shumë.
    Gjendja fizike e skuadrës? – Nga ana fizike të gjithë lojtarët do të përgatitemi mirë, por mentalisht besoj do të jetë më e rëndësishme. Fizikisht shumë lojtarë nuk do të jetë e lehtë të jenë në nivelin e duhur, por nga ana e mentalitetit duhet të jesh aty dhe këtë do ta tregojmë. Kur je mentalisht i fortë, ndihmon edhe trupin të jesh fizikisht mirë.
    Ndeshje përballë rivalit direkt ndaj vendit të dytë, çfarë duhet të bëjë Shqipëria për të fituar ndeshjen? – Kemi një shans të madh sepse e luajmë në shtëpinë tonë. Kjo do të jetë forca jonë, besoj. Nga minuta e parë duhet të futemi me mendimin për të fituar ndeshjen, emocionet t’i lëmë jashtë. Duhet të punojmë në stërvitje, disa gjëra që kemi biseduar me trajnerin shpresoj të dalin edhe në fushë.
    Më mirë në Shqipëri apo Serbi ndeshja e parë? – Nuk ka rëndësi, jemi profesionistë, do të merremi në aspektin e futbollit. Është gjë e mirë që kemi ndeshje në shtëpinë tonë, do të kemi mbështetjen e tifozëve, do të mundohemi të japim maksimumin për 3 pikëshin që do të jetë i rëndësishëm dhe për kualifikimin në Botëror.
    Sa zemër do të kërkojë sfida me Serbinë? – Nuk besoj që ekipit kombëtar i mungon zemra. E kemi treguar gjithmonë. Lojtarët kanë edhe mentalitetin dhe zemrën për ta fituar këtë ndeshje.
    Sa ekziston rreziku të nënvlerësojmë ndeshjen me Letoninë, që është pas përballjes me Serbinë? – Për mendimin tim nuk kemi pasur asnjëherë ndeshje të lehtë. Duhet me pas gjithmonë në mendje që kemi dy ndeshje. Nuk është vetëm ndeshja me Serbinë, edhe me Letoninë. Një fitore me Serbinë duhet të lidhet me fitoren në Letoni dhe do të jetë aq më mirë për të gjithë.
    E keni pyetur Hysajn se çfarë mbart një ndeshje përballë Serbisë. Çfarë ju ka sugjeruar? – Thjesht ka ndihmuar nga aspekti psikologjik si ta mendojmë këtë ndeshje dhe ta fitojmë. Gjëra të tjera janë për njerëz të tjerë.