Tag: letoninë

  • Silvinjo: Ndeshja me Letoninë vendimtare, Gjibraltari test i rëndësishëm, jam i kënaqur me lojtarët

    Silvinjo: Ndeshja me Letoninë vendimtare, Gjibraltari test i rëndësishëm, jam i kënaqur me lojtarët

    Adriatik BALLA
    Shqipëria do të luajë sot në mbrëmje, në orën 18:00, me Gjibraltarin, një ndeshje miqësore në transfertë, ku kuqezinjtë do ta shfrytëzojnë për të testuar forcën e tyre dhe për trajnerit do t’i shërbejë për të parë formën e lojtarëve. Në prag të këtij takimi, në konferencë shtypi doli edhe trajneri brazilian i Kombëtares, Silvinjo. Ai tha se skuadra është përgatitur maksimalisht për ndeshjen e nesërme për të marrë një rezultat pozitiv. Ai foli ndër të tjera edhe për largimin e Adrian Bajramit nga Kombëtarja, mungesat dhe afrimet e reja në skuadër si Shpendi, Kacurri dhe Çokaj.
    Përgatitja për Letoninë
    “E dimë që do të luajmë kundër Letonisë në shtëpi. Duhet të përgatitemi shumë mirë për atë ndeshje. Letonia është skuadër shumë e fortë, është ekip fizik, i organizuar mirë. Për pyetjen që i bëtë Marashit që vuajtëm në mbrojtje ndeshjen e parë, dua të them që vuajtëm si ekip edhe në pjesën e parë. Jemi duke u përgatitur, është një ndeshje e vështirë që kemi përpara. Kur kemi lojtarë që të mungojnë, e bën punën më të vështirë, por e tillë është puna në Kombëtare. Unë kam punuar tre-katër vite me Brazilin dhe i ndodh kujtdo. Duhet të përgatitesh dhe të kesh opsione të mira. Jemi shumë të lumtur me lojtarët që kemi dhe do të bëjmë më të mirën”, tha Silvinjo. Më tej vlerësimi për duelin me Letoninë. “Është një ndeshje shumë e rëndësishme. Nuk jemi të shqetësuar për trysninë, janë mësuar edhe lojtarët. Duhet të themi të vërtetën, është ndeshje vendimtare me Letoninë. Por më e rëndësishme është të përgatitësh ndeshjen. Duhet ta përballosh, të luash mirë, të bësh më të mirën, plus nuk kemi asnjë shans tjetër. Lojtarët e dinë, ne e dimë”, shtoi ai.
    Largimi i Bajramit
    Më pas komentoi largimin e Adrian Bajramit. “Ne kemi plotësuar listën e madhe të lojtarëve që në datën 17 gusht dhe gjatë këtyre dy javëve nuk kemi pasur asnjë përgjigje nga klubet e secilit lojtar. Pas konferencës për shtyp të datës 29 kur publikuam edhe listën, nuk pati ndonjë ndryshim. Më pas, një ditë më vonë më telefonuan nga Federata dhe më thanë që Adrian Bajrami ka zgjedhur të përfaqësojë Kombëtaren e Zvicrës. Kam folur rreth 30 minuta në telefon me të. Nuk kam shumë gjëra për të thënë, kjo është një situatë që ndodh kudo nëpër botë. Edhe gjatë kohës që kam qenë në Kombëtaren e Brazilit, kanë qenë dy-tre lojtarë që ishin mes Brazilit dhe Italisë. Kjo është e vërteta. I uroj gjithë të mirat dhe shumë fat lojtarit”, shtoi Silvinjo.
    Prurjet e reja
    Silvinjo komentoi edhe prurjet e reja, sidomos ato që erdhën me valën e dytë të grumbullimit. “Jam i kënaqur me lojtarët të cilët kanë ardhur: Kacurri, Çokaj, Shpendi. Shikoj që në momentin që kanë ardhur, kanë ardhur ta shijojnë realisht kombëtaren dhe ndihen krenarë dhe të lumtur që luajnë me ne. Dua të them që janë dy ndeshje të ndryshme të dyja, një ndeshje miqësore dhe më pas një ndeshje e rëndësishme për rezultat. E kam thënë dhe më parë që nuk besoj në ndeshje miqësore, pasi çdo ndeshje duhet të përgatiten për të pasur rezultat të mirë dhe për të arritur fitore. Duhet të bëjmë më të mirën e mundshme në këtë rast, të përgatitemi mirë. Është ndeshje e rëndësishme dhe do duhet të punojmë shumë mbi të. Për momentin po mendoj për të gjithë lojtarët që kam dhe jo për lojtarët me të cilët do të luaj. Pas ndeshjes së nesërme, do fillojmë të mendojmë për 11-shen e Letonisë”, nënvizoi ai.

  • Kupa e Botës/ Shqipëria nis me pjesën e dytë kualifikuese, fillimisht testi me Gjibraltarin

    Kupa e Botës/ Shqipëria nis me pjesën e dytë kualifikuese, fillimisht testi me Gjibraltarin

    Do të luajë shanset e pakta kualifikuese në Grupin K, zona e UEFA-s për Botërorin 2026 (SHBA, Kanada, Meksikë). Shqipëria teksa ka zhvilluar 4 takime e ka grumbulluar 5 pikë është në prag të takimit të radhës me Letoninë në “Air Albania Stadium” më 9-të shtator.

    Në grup me Anglinë (9 pikë të plota në 3 ndeshje), Serbinë (4 pikë, dy ndeshje) Letoninë (4 pikë, 3 ndeshje) dhe Andorrën (0 pikë, 4 ndeshje) beteja për vendin e dytë që të dërgon në play off, bëhët e vështirë.

    Duket se dy ishin momentet kryesore në humbjen e pikëve eventuaisht të kapshme. Penalltia e humbur nga Manaj në barazimin 0-0 me Serbinë dhe barazimi në Riga me Letoninë 1-1.

    Nesër kuqezinjtë zbresin në fushë për testin me Gjibraltarin (18:00) përpara se të nisin me fushatën e 4 takimëve të mbetura të Grupit K./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • E PLOTË/ “Duhet të jemi gati për Gjibraltarin dhe Letoninë”, Sylvinho: E vërteta për Bajramin? Fola 30 minuta me të! I kënaqur me grupin që kam

    E PLOTË/ “Duhet të jemi gati për Gjibraltarin dhe Letoninë”, Sylvinho: E vërteta për Bajramin? Fola 30 minuta me të! I kënaqur me grupin që kam

    “Mund të them se sa i përket ndeshjes, është shumë e rëndësishme. Me Letoninë luajmë në Tiranë. Është një ekip i vështirë. Kundërshtar fizik dhe e organizuar. Ndaj Letonisë vuajtëm si skuadër. Jemi duke u përgatitur është një ndeshje e vështirë përpara. Unë kam punuar 3-4 vite me Brazilin. I ndodhte edhe Brazilit. Na ka ndodhur edhe në. Duhet të kesh shumë opsione. Jam i lumtur me lojtarët që kam.

    “Largimi i Adrian Bajramit- Ne e kishim dërguar listën e pritjes së lojtarëve që më 17 gusht. Nga kjo kohë nuk kemi pasur ndonjë njoftim nga klubet. Pas listës përfundimtare. Nuk kishte ndonjë ndryshim. Pas një ditë, dikush nga Federata më njoftoi se Bajrami kishte zgjedhur Zvicrën. Fola 30 minuta më të në telefon. Nuk kam diçka për të thënë. Kjo ndodh me çdo kombëtare në botë. I uroj çdo të mirë lojtarit.
    Mund të them se kur punon në një ekip kombëtar, ndodh që të ketë edhe dëmtime. Jam i kënaqur me lojtarët e rinj që kanë ardhur. I shoh që kanë ardhur për ta shijuar kombëtaren. Janë ndeshje ndryshe, një miqësore dhe një zyrtare. Unë nuk besoj në miqësore. Çdo ndeshje duhet të përgatitet mirë. Duhet të punojmë mirë. Pas ndeshjes së nesërme do mendojmë për ndeshjen ndaj Letonisë.
    Broja është shumë mirë. Nuk ka probleme. Broja e di që duhet të luajë sa më shumë. Është lojtar i ri dhe duhet të jetë në fushë për të fituar eksperiencë. Ndryshoi ekip. Është një jetë e re dhe një metodologji e mirë për të. Është duke u përmirësuar. Po stërvitet normalisht. Është në gjendje optimale.
    Me Letoninë është një ndeshje normale. Nuk jemi në presion. Jemi mësuar me të tilla. Nuk kemi shans tjetër nëse ka rezultat tjetër përveç fitores. Duhet ta përgatisim ndeshjen shumë mirë”, tha Silvinjo. theksoi Silvinjo.

  • “Aspak fajtor për Adrian Bajramin, i uroj suksese”/ Sylvinho para ndeshjes me Gjibraltarin: Nuk besoj te miqësoret, ende nuk e kam 11-shen për Letoninë

    “Aspak fajtor për Adrian Bajramin, i uroj suksese”/ Sylvinho para ndeshjes me Gjibraltarin: Nuk besoj te miqësoret, ende nuk e kam 11-shen për Letoninë

    Shqipëria do të zhvillojë një miqësore përballë Gjibraltarit në Europa Point të enjten e 4 shtatorit, pesë ditë përpara duelit me Letoninë në Tiranë, e vlefshme për Kualifikueset e Botërorit 2026.

    Tekniku i Kombëtares kuqezi, Sylvinho, ka folur në një konferencë për mediat përpara këtij dueli, nga i cili kërkohet fitorja.
    “Sa i përket ndeshjes, është shumë e rëndësishme. Luajmë me Letoninë në Tiranë. Një kundërshtar i vështirë, skuadër fizike dhe shumë e organizuar. U konstatua që kemi vuajtur në ndeshjen ndaj Letonisë në mbrojtje. Unë mendoj se kemi vuajtur si skuadër. Kur ke lojtarë që të mungojnë. Është më e vështirë. Unë kam punuar me Brazilin dhe ka qenë e vështirë dhe për Brazilin. Na ka ndodhur edhe ne më përpara. Duhet të përgatitesh dhe të kalojmë te lista e dytë e Kombëtares. Duhet të bëjmë më të mirën me lojtarët që kemi dhe ne besojmë te ata.
    Sa i përket situatës me Adrian Bajrami, ne e kemi plotësuar listën e pritjes dhe nuk kemi pasur ndonjë reagim. Pas reagimit për shtyp, kur nxorëm listën e plotë të 23 lojtarëve, prapë nuk kishte ndonjë ndryshim. Dy ditë më pas dikush na telefoni nga Federata dhe na tha që Adrian Bajrami zgjodhi të përfaqësojë Zvicrën. Fola 30 minuta me të. Kjo gjë ndodh kudo në botë. Edhe me Brazilin, kishte lojtarë që zgjidhnin Italinë dhe jo Brazilin.
    Kur punon në një ekip Kombëtar, ndodh që disa lojtarë të dëmtohen. Jam i kënaqur me lojtarët që kanë ardhur, Kacurri, Shpendi, Çokaj. Kanë ardhur ta shijojnë Kombëtaren dhe ndihen krenar për këtë. Janë dy ndeshje të ndryshme. Një miqësore dhe një e rëndësishme për rezultat. Unë nuk besoj në miqësore, sepse duhet të përgatitemi mirë për fitore. Është një ndeshje e rëndësishme. Pas ndeshjes së nesërme, do të mendojmë për 11-shen që do të hedhim në fushë me Letoninë.
    Kemi të bashkuar me ekipin dhe portierin Simon Simoni, i cili zëvendëson Elhan Kastratin. Ai erdhi dhe u bë pjesë e grumbullimit, bëri një stërvitje dhe nuk ishte në 100% të tij. Prandaj thirrëm Simon Simonin dhe ne besojmë shumë te ai.
    Broja është mirë. Nuk ka probleme. Broja e di që është e rëndësishme për të që duhet btë vijojë të luajë. Është një lojtar i ri dhe është e rëndësishme që të futet në fushë, të ndihmojë skuadrën, të fitojë eksperiencë. Ka ndryshuar në 15 ditët e fundit. Akoma jeton në Angli, por ka ndryshuar mentalitet. Po bëhet shumë mirë. Nuk ka asnjë problem fizik, momentalisht është shumë mirë.
    Është ndeshje e rëndësishme, ju a thashë më parë. Jemi mësuar me presionin, madje dhe lojtarët. Është një ndeshje e rëndësishme për ne. Në ndeshje të tilla duhet të përballesh. Duhet të luash mirë. E dimë që nuk kemi asnjë shans tjetër nëse marrim një rezultat të ndryshëm nga fitorja.
    Fajtor për Bajramin? Pyetje shumë e mirë. Nuk ndihem fajtor. Mundohem të bëj më ytë mirën për gruoin dhe ekipin. Përpara dy vitesh kemi folur në gjuhën portugeze. Bajrami ka pasur probleme te Benfica atë kohë. Jemi munduar ta ndihmojmë. I është bashkuar Kombëtares në qershor. Kemi folur. Pas vendimit të tij kam folur më përpara në telefon. Është një bisedë private që kemi bërë mes nesh. E kam përjetuar dhe në Brazil. E di si histori. Suksese lojtarit, por nuk ndihem në faj.
    Siç thashë më përpara, ne punojmë të gjithë në Federatë. Kemi 3-4 muaj që diskutojmë për këtë miqësore. Nuk mund të ankohem, sepse çdo gjë ka qenë e rregullt. E vështirë të përgatitesh për miqësoren, kur pas pesë ditësh ke një ndeshje zyrtare. Futbolli duhet shijuar. Nuk besoj te miqësoret, në çdo ndeshje ka rëndësi rezultati dhe duhet të futesh në fushë dhe të japësh më të mirën.
    Unë nuk besoj në miqësore, sepse kur futesh 90 minuta në fushë, duhet të japësh më të mirën. Rëndësi ka performanca dhe rezultati. Nuk besoj se një problematikë mund të ndikojë në ndeshjen tjetër. Ka lojtarë të rinj që nuk kanë luajtur shumë minuta me ne dhe unë dua t’i shoh si performojnë. Dua që ata ta shijojnë dhe të japin më të mirën e mundshme. Të shohim kush do të jetë titullar me Letoninë, edhe pse 11-shen për këtë ndeshje nuk e kemi ende. Por lojtarët duhet ta shijojnë në maksimum”, tha Sylvinho.

    Top Channel

  • “Gabimet me Letoninë, t’i përmirësojmë”/ Kumbulla: Vendimi i Bajramit? Secili bën zgjedhjet e veta

    “Gabimet me Letoninë, t’i përmirësojmë”/ Kumbulla: Vendimi i Bajramit? Secili bën zgjedhjet e veta

    Mbrojtësi i Kombëtares, Marash Kumbulla, foli në konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes miqësore me Gjibraltarin.
    Futbollisti kuqezi u pyet për largimin e Adrian Bajramit te Zvicra, ndërsa tha se secili lojtar bën zgjedhjet e veta. Ndër të tjera ai theksoi se ekipi ka punuar për të përmirësuar gabimet e bëra në ndeshjet e tjera.
    “Ekipi është mirë. Secili bën zgjedhjet e veta. Ne mendojmë më shumë për veten dhe për grupin që jemi këtu. Nuk do mendojmë asgjë për lojtarët që bëjnë zgjedhje tjetër.
    I kemi parë videot e ndeshjeve për gabimet që kemi bërë. Duhet të përmirësojmë gabimet. Kemi punuar. E kemi mendjen te Gjibraltari dhe të shikojmë për ndeshjen me Letoninë.
    Unë jam gati gjithmonë për Shqipërinë. Kombëtarja është e para e të gjithëve. Çdo lojtar dëshiron të luajë për Kombëtaren”, u shpreh Kumbulla.

  • Trajneri kuqezi: Ndaj Gjibraltarit mundësi për të gjithë, të premten mendoj Letoninë

    Trajneri kuqezi: Ndaj Gjibraltarit mundësi për të gjithë, të premten mendoj Letoninë

    Nesër (4 shhator) Shqipëria përballet në transfertë me Gjibraltarin në orën 18:00. Sot tekniku i Kombëtares A Silvinjo doli në konferencë shtypi:

    “E dimë që duhet të luajmë kundër Letonisë në shtëpi në pak ditë dhe duhet ta përgatisim mirë sepse janë të fortë fizikisht. Janë shumë të organizuar dhe gjithashtu për pyetjen që i bëtë Marashit që vuajtëm në mbrojtje ndeshjen e parë, dua të them që vuajtëm si ekip edhe në pjesën e parë. Kjo ndeshje do të jetë e vështirë dhe e fortë dhe duhet të përgatitemi. Lojtarët që munguan e dimë. Jemi në Kombëtare dhe jam këtu në 2-3 vjet dhe kanë ndodhur shumë gjëra dhe duhet të jesh gjithmonë i përgatitur për gjithçka dhe për listën e pritje. Për fat të keq kemi disa të dëmtuar po jam i lumtur që kemi të tjerë dhe nuk ka justifikime. Duhet të luajmë ndaj Letonisë.

    Kur flet për Bajramin është e thjeshtë. Kishim një listë pritje, që me 17 gusht, dy javë më vonë nuk kisha asnjë përgjigje ndaj isha i lirë të bëja një listë, bëhet fjalë për lojtarët që merr. Kishim miqësoren dhe Letoninë. Një ditë më vonë, pas konferencës, dikush nga federata më telefonoi dhe më tha që Bajrami ka zgjedhur të ndërrojë federatën. Ishte të shtunën, fola me të rreth 10 minuta me telefon, gjithçka është qartësuar. Fat të mbarë, ndodh shumë shpesh në botë, edhe me eksperiencën në Brazil. 2-3 lojtarë flitnin për Brazilin apo Italinë. Asgjë më shumë se kaq, kjo është e vërtetë. Për fat të keq, por asgjë tjetër. I uroj më të mirën.

    Të rinjtë në Kombëtare dhe formacioni me Gjibraltarin? Kur luan në Kombëtare, këto gjëra ndodhin gjithmonë dhe bëhet fjalë për gjëra që kanë ndodhur edhe me Brazilin dhe e kam nga eksperienca. Kemi 23-24 ose 25 lojtarë por dikush që dëmtohet do të ndërrohet. Jam i lumtur me lojtarët si Kaçurri, Shpendi, Çokaj dhe kam besim. Ata provojnë ta shijojnë dhe janë të lumtur dhe kjo ka rëndësi. Gjithashtu kemi ndeshje të ndryshme, miqësore e para dhe secili që hyn në fushë do  të fitojë dhe jam i bindur se është e vështirë dhe nesër duhet të bëjmë më të mirën. E rëndësishme për ne sepse në 6 ditë kemi ndeshje dhe duhet të punojmë. Mendoj për 24 lojtarët që kemi. Pasnesër do të mendojmë për 11 ndaj Letonisë.

    Sot morëm Simonin, erdhi për të zëvendësuar Kastratin. Një javë më parë, fola me Kastratin ishte e vështirë por erdhi këtu. Dje kishim një stërvitje dhe nuk ishte në 100% ndaj morëm Simonin. Besoj te ai, e mora në Europian, kaloi një muaj me ne, ishte një atmosferë e jashtëzakonshme dhe turneu, ai e gëzoi atë moment me ne.

    Broja është në rregull, nuk ka asnjë problem. Broja e di që është e rëndësishme që të vazhdojë të luajë, flas për jetën, karrierën e klubin. Ai është i ri, ndaj është e rëndësishme të shkojë në fushë, të ndihmojë ekipin, të shijojë lojën, të marrë eksperiencë. Ai ka ndryshuar në ditët e fundit, është një jetë e re. Ai po jeton në Angli, por është klub i ri e metodologji e ndryshme, ai ka luajtur disa minuta, nuk është maksimumi i tij. Por po bëhet mirë e më mirë, asnjë problem fizik, është në rregull. Po stërvitet me ne, për momentin është në rregull.

    Është një ndeshje shumë e rëndësishme. Nuk jemi të shqetësuar për trysninë, janë mësuar edhe lojtarët. Duhet të themi të vërtetën, është ndeshje vendimtare me Letoninë. Por më e rëndësishme është të përgatitësh ndeshjen. Duhet ta përballosh, të luash mirë, të bësh më të mirën, plus nuk kemi asnjë shans tjetër. Lojtarët e dinë, ne e dimë. Ne jemi mësuar të luajmë nën trysni, e përsërit që edhe lojtarët nuk kanë probleme. E kuptojmë sa e rëndësishme është ndeshja e radhës.

    Faj për vendimin e Bajramit? Nuk ndjej faj, mundohem të bëj më të mirën, kam një staf të shkëlqyer që punon çdo ditë në Federatë. Është e vërtetë, e kam takuar dy vite e gjysmë më parë. Ishte fantastike atëherë që një brazilian fliste në gjuhën portugeze në Portugali me një shqiptar që luante në Portugali. Ai kishte shumë probleme te Benfika, nuk luante, ndonjëherë e afruam në ekip. Kam folur me të herën e fundit në qershor të jem i sinqertë, ndonjëherë edhe për situata taktike, që janë private. E mbaj për vete. Të shtunën fola për 30 minuta dhe këtë e mbaj për vete gjithashtu. Por them i uroj më të mirën. Këto gjëra ndodhin shpesh, e kisha këtë eksperiencë në Brazil, e kam parë të ndodhë shpesh. Nuk ndjej faj, në asnjë mënyrë, nuk ka shanse.

    A e zgjodhët ju Gjibraltarin, apo kishit kundërshtar tjetër? Çfarë do të shohim nesër? Ne punojmë bashkë në Federatë dhe e thashë këtë. Shpenzoj kohën time çdo ditë atje dhe nisëm të punonim 3 muaj më parë ose më shumë. Presidentit i takon fjala e fundit dhe provon të na ndihmojë shumë dhe në futboll janë vështirë të përgatiten miqësoret dhe është 2 ditë para ndeshjes zyrtare nëse do të ishte një e tillë. Ndaj ne vendosëm të luajmë më datë 4, që të kemi më shumë ditë për të rikuperuar. Ne punojmë bashkë. Jemi të lumtur dhe do të provojmë ta shijojmë. Çdo ndeshje është e vështirë!

    Nuk besoj te miqësoret. Kur shkon të luash 90 minuta, duhet të bësh performancën më të mirë, edhe rezultati është i rëndësishëm. Nuk mendoj se nëse ke ndonjë problem në ndeshje, do të ndikojë ndeshjen me Letoninë. Por pres që 3-4 lojtarë që kanë ardhur të ri, dua t’i shoh. Janë të rinj që nuk kanë pasur asnjë rast të luajnë me ne, mund ta nisin në formacion.

    Duhet të shohësh shumë gjëra individuale, lojtarët mund të shijojnë ndeshjen që të kenë mundësinë të jenë titullarë me Letoninë. Ajo është ndeshje shumë larg për ne për momentin dhe kjo është një mundësi për të gjithë. Do të jetë ndeshje e vështirë, por njëkohësisht do të doja të shihja lojtarët të shijojnë ndeshjen, të bëjnë mirë dhe fitojnë vetëbesim për sfidën me Letoninë”, Silvinjo ndër të tjera.

    Vazhdo leximin

  • Cilët janë lojtarët e Kombëtares në përballjet me Gjibraltarin dhe Letoninë

    Cilët janë lojtarët e Kombëtares në përballjet me Gjibraltarin dhe Letoninë

    Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, ka bërë publike listën e 25 lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet e muajit shtator: miqësoren ndaj Gjibraltarit dhe sfidën kualifikuese për Kupën e Botës kundër Letonisë.Grumbullimi i kuqezinjve do të nisë më 1 shtator në Malaga, ku Kombëtarja do të përgatitet për ndeshjen miqësore me Gjibraltarin më 4 shtator, në stadiumin “Europa Point”, në orën 18:00.Pas kësaj, skuadra do të kthehet në Tiranë për të vijuar përgatitjet për ndeshjen kualifikuese me Letoninë, që do të zhvillohet më 9 shtator në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45.Lista e plotë e futbollistëve të thirrur:Portierë: Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Mario DajsinaniMbrojtës: Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Naser Aliji, Marash Kumbulla, Adrian Bajrami, Berat Gjimshiti, Arlind AjetiMesfushorë: Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Kristjan Asllani, Medon Berisha, Qazim Laçi, Adrion Pajaziti, Nedim Bajrami, Arbër Hoxha, Ernest Muçi, Jasir AsaniSulmues: Armando Broja, Myrto Uzuni, Rey Manaj, Mirlind DakuKy grumbullim shënon startin e përgatitjeve të kuqezinjve për sfidat e rëndësishme të shtatorit, ndërkohë që Silvinjo do të monitorojë gjendjen fizike dhe taktike të lojtarëve për të zgjedhur formacionin më të mirë për ndeshjet.

  • Silvinjo publikon listën e Kombëtares pa befasi: Me Letoninë s’është momenti për eksperiment, na duhen pikët

    Silvinjo publikon listën e Kombëtares pa befasi: Me Letoninë s’është momenti për eksperiment, na duhen pikët

    Adriatik BALLA
    Trajneri i Kombëtares, braziliani Silvinjo, doli në konferencën zyrtare për shtyp, ku foli për dy ndeshjet e shtatorit, miqësoren ndaj Gjibraltarit dhe sfidën kualifikuese ndaj Letonisë. Ndeshjen me Letoninë e cilësoi shumë të rëndësishme për objektivat e skuadrës. “Ne kemi bërë rreth 50% të rrugëtimit. Kemi luajtur 4 ndeshje dhe na kanë mbetur edhe 4 ndeshje të tjera për të luajtur. Po luftojmë kundër kohës. Është një ndeshje shumë e rëndësishme që e luajmë në shtëpi, do të përgatitemi mirë. Për sa i përket lojtarëve që mungojnë, fola me Ismajlin, i cili tashmë ka ndërruar klub dhe është transferuar te Torino. Ka një dëmtim të lehtë dhe duhet të jetë i qetë për të qenë në 100% e tij. Si çdo transferim i ri, edhe atij i duhet pak kohë për t’u përshtatur me ambientin e ri dhe klubin. Për sa i përket ndryshimeve në listë, një grup ndryshon kur një lojtar nuk ka se çfarë jep më në Kombëtare dhe kur kam bindjen që është ashtu. Ndryshe, nuk ka pse të ndryshojë asgjë në grup, unë kam besim te të gjithë lojtarët. Nëse marr një shenjë që një lojtar nuk do të stërvitet, atëherë do të jetë jashtë. Unë kam vënë re që të gjithë kanë shumë dëshirë dhe krenari që të vijnë të luajnë me Kombëtaren. Nuk është momenti për të eksperimentuar, sepse kemi ndeshje të fortë përpara. Kemi bërë eksperimente gjatë këtyre dy viteve, por tani nuk është momenti, fokusi është për të fituar ndeshjen”, nënvizoi braziliani.
    Përballja me Letoninë
    Trajneri Silvinjo foli pastaj për duelin me Letoninë, që skuadra jonë duhet ta fitojë patjetër për të qenë brnda objektivave. “Do të ketë ndryshime për ndeshjen me Letoninë, duke qenë që kemi dhe një ndeshje miqësore para. Kemi lojtarë si Adrian Bajrami, Medon Berisha dhe Pajaziti që kanë luajtur me Kombëtaren U-21, por ende nuk kanë luajtur 45 minuta me Kombëtaren A. Kemi sigurisht dhe shumë lojtarë të tjerë, rreth 20 që jemi pas tyre, por ende nuk ka ardhur momenti i duhur. 4-5 prej tyre janë shumë lojtarë të mirë që po i ndjekim, por ftesa do të vijë në kohën e duhur. Letonia është ekip i fortë, e dimë që është ndeshje e vështirë, e kemi parë ndeshjen e kaluar dhe mund të ketë ndryshime në këtë rast”, shtoi ai.
    Zgjedhjet e bëra
    “Po, është e vërtetë, kam pasur shumë dilema. Puna me përgatitjen e listës nis shumë kohë më përpara, që nga fillimi i gushtit kur u ktheva nga pushimet. Për sa i përket zgjedhjeve, eksperienca të mëson që një ndeshje si kjo është shumë e rëndësishme. Të sjellësh lojtarë të rinj, ndoshta nuk është momenti i duhur. Duhet të fokusohemi te lojtarët që janë mësuar me stilin e lojës, që marrin përgjegjësi. Ndoshta nuk është momenti i një djaloshi 20-vjeçar, që sigurisht mund të jetë shumë i mirë, por na duhen lojtarë që janë mësuar me skemat tona dhe përgjegjësinë që duhet të marrin. Sigurisht, do të vijë edhe momenti i tyre. Kam folur shumë me stafin, ishte e vështirë, por kemi besim që lojtarët që kemi përzgjedhur do na përgjigjen në fushë”, shtoi më tej trajneri Silvinjo.
    Lista e Kombëtares
    Portierë: Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Mario Dajsinani.
    Mbrojtës: Mario Mitaj, Naser Aliji, Berat Gjimshiti, Marash Kumbulla, Elseid Hysaj, Adrian Bajrami, Arlind Ajeti, Ivan Balliu.
    Mesfushorë:Kristjan Asllani, Qazim Laçi, Ylber Ramadani, Ernest Muçi, Jasir Asani, Nedim Bajrami, Arbër Hoxha, Medon Berisha, Julian Shehu, Adrion Pajaziti.
    Sulmues: Armando Broja, Mirlind Daku, Myrto Uzuni, Rei Manaj.
    Trajner: Sylvio Mendes Campos Junior