Tag: leskovik

  • Gjenden mbetje kockore në Leskovik, dyshohet të jenë njerëzore, rrethohet zona

    Gjenden mbetje kockore në Leskovik, dyshohet të jenë njerëzore, rrethohet zona

    shpella e kopiles

    LESKOVIK- Gjenden mbetje kockash, të dyshuara njerëzore, në shpellën e Kopiles në Leskovik, në brendësinë e liqenit termik që u zbulua nga çekët disa muaj më parë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se fragmentet kockore janë konstatuar gjatë një ekspedite nga disa shqiptarë.
    Këto mbetje janë zbuluar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme dhe nga ana e policisë është ngritur grupi hetimor. Fillimisht është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes dhe më pas po kryhen edhe veprimet e tjera hetimore nga policia dhe prokuroria e rrethit gjyqësor Korçë për zbardhjen e mëtejshme të rrethanave.

  • U përfshi nga flakët, ja çfarë ka mbetur nga bujtina e drurit në Leskovik

    U përfshi nga flakët, ja çfarë ka mbetur nga bujtina e drurit në Leskovik

    Një zjarr përfshiu një shtëpi prej druri në Leskovik ditën e sotme e cila përdorej për biznes.
    Nga zjarri nuk ka dëme në njerëz por e gjithë banesa prej druri është djegur dhe ka dëme të shumta materiale.
    Sipas të dhënave, dyshohet se zjarri është ndezur nga vetë pronarja e biznesit, ku për shkak të pakujdesisë ka marrë përmasa dhe ka qenë e pamundur të ndërhyhet nga vetë pronarët.
    Fatmirësisht nuk pati të lënduar dhe as përhapje të zjarrit në sipërfaqen e tokës përreth.

  • Zjarr në zonën e minuar që prej Luftës së Dytë Botërore në Leskovik, flakën nisën në tokën greke

    Zjarr në zonën e minuar që prej Luftës së Dytë Botërore në Leskovik, flakën nisën në tokën greke

    Një vatër zjarri është shënuar edhe në zonën e njohur si Piramida 12, në Leskovik, në kufi me shtetin grek.

    Sipas të dhënave paraprake, zjarri ka nisur nga toka greke dhe po afrohet në drejtim të territorit shqiptar, në Kamenik.
    Mësohet se zona është e minuar që prej Luftës së Dytë Botërore dhe situata paraqitet problematike.
    Drejt vendit të ngjarjes janë nisur forcat zjarrfikëse, forcat e policisë së komisariatit të Kolonjës dhe forca nga zonat e mbrojtura. Temperaturat janë tepër të larta dhe favorizojnë flakët.

    Top Channel

  • Shpërthen bombola e gazit në një shtëpi në Leskovik, 67-vjeçari përfundon në spital

    Shpërthen bombola e gazit në një shtëpi në Leskovik, 67-vjeçari përfundon në spital

    Një 67-vjeçar është plagosur në shtëpinë e tij në Leskovik pas shpërthimit të një bombole gazi, që përdorej për gatim.
    “Rreth orës 13:00, në banesën e shtetasit Dh. N., 67 vjeç, dyshohet se ka shpërthyer një bombël, që përdorej për gatim”,- njofton policia.
    Si pasojë është dëmtuar  67-vjeçari, i cili është në kujdesin e mjekëve dhe aktualisht jashtë rrezikut për jetën.
    Grupi hetimor është në vendngjarje, ku po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

  • Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Leskovik, lëndohet 67-vjeçari

    Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Leskovik, lëndohet 67-vjeçari

    Një 67-vjeçar është lënduar në banesën e tij në Leskovik, pas shpërthimit të një bombole gazi që përdorej për gatim. Ngjarja ka ndodhur këtë të martë, rreth orës 13:00, në banesën e shtetasit Dh.N. ku si pasojë e shpërthimit ai është dëmtuar.
    I moshuari është transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore ndërsa sipas njoftimit të policisë, është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
    Njoftimi i policisë
    “Rreth orës 13:00, në banesën e shtetasit Dh. N., 67 vjeç, dyshohet se ka shpërthyer një bombël, që përdorej për gatim. Si pasojë është dëmtuar 67-vjeçari, i cili është në kujdesin e mjekëve dhe aktualisht jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor është në vendngjarje, ku po punon për sqarimin e rrethanave të rastit”, thuhet në njoftim.

  • Shpërthen bombola në Leskovik, 67-vjeçari përfundon në spital

    Shpërthen bombola në Leskovik, 67-vjeçari përfundon në spital

     Një bombol gazi ka shpërthyer në Leskovik.

    Si pasojë është dëmtuar 67-vjeçari që ndodhej në banesë.
    “Rreth orës 13:00, në banesën e shtetasit Dh. N., 67 vjeç, dyshohet se ka shpërthyer një bombël, që përdorej për gatim. Si pasojë është dëmtuar 67-vjeçari, i cili është në kujdesin e mjekëve dhe aktualisht jashtë rrezikut për jetën”, sipas policisë.
    Grupi hetimor është në vendngjarje, ku po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

    Top Channel

  • Shpërthen bombola e gazit, lëndohet 67-vjeçari

    Shpërthen bombola e gazit, lëndohet 67-vjeçari

    FOTO ILUSTRUESE

    LESKOVIK- Një bombul gazi, që përdorej për gatim ka shpërthyer në një banesë në Leskovik. Si pasojë e shpërthimit, pronari 67-vjeçari ka pësuar dëmtime dhe është transportuar menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Fatmirësisht, ai është jashtë rrezikut për jetën.
    Njoftimi i policisë:
    Rreth orës 13:00, në banesën e shtetasit Dh. N., 67 vjeç, dyshohet se ka shpërthyer një bombol, që përdorej për gatim. Si pasojë është dëmtuar 67-vjeçari, i cili është në kujdesin e mjekëve dhe aktualisht jashtë rrezikut për jetën.
    Grupi hetimor është në vendngjarje, ku po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

  • Leskovik, Rama ndan pamje nga perëndimi i diellit

    Leskovik, Rama ndan pamje nga perëndimi i diellit

    Leskoviku vitet e fundit është kthyer në destinacionin e preferuar të turistëve vendas e të huaj.

    Në kuadër të rubrikës “Shqipëria e bukur”, kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga perëndimi i diellit në Leskovik.

    Segmenti i ri rrugor Ersekë – Leskovik ka sjellë edhe rritjen e numrit të turistëve, ku përmes tij ofrohet një udhëtim magjepsës përmes natyrës së pazbuluar të një tjetër zone të mrekullueshme të Shqipërisë.

    Qyteti i Leskovikut ka qenë një qendër e lashtë. Këtë e vërtetojnë gjetjet arkeologjike, kultet, dhe një dokumentacion i pasur nga periudha më të hershme, sidomos në Mesjetë. Edhe defterët osmane e përmendin Leskovikun me fshatrat përreth shumë të populluar.

    Leskoviku veçohet për relievin malor e kodrinor, me pyje, florë dhe faunë të pasur, me burime ujërash minerale-kurative e vreshtari të begata.

    Gjithashtu, Leskoviku është një nga krahinat më të njohura të juglindjes së vendit për trashëgiminë kulturore, për vreshtarinë, llixhat e Sarandoporit, kishën e Cerskës, Postenanin e shumë atraksione të tjera të kërkuara nga turistët vendas e të huaj./atsh/KultPlus.com