Tag: leonora

  • Leonora Jakupi shpërthen në lot gjatë ‘BBVK’: Historia ime është shumë e rëndë

    Leonora Jakupi shpërthen në lot gjatë ‘BBVK’: Historia ime është shumë e rëndë

    Opinionistja e Big Brother VIP Kosova 4, Leonora Jakupi, ka pasur një prej momenteve më të forta emocionale të këtij sezoni, teksa gjatë Prime-it nuk ka mundur t’i mbajë lotët. Një moment i ndjerë, që e preku publikun dhe banorët njësoj.
    Leonora rrëfeu se përpara spektaklit kishte lexuar me vëmendje lajmet dhe komentet në media për historinë e vështirë të jetës së konkurrentes Elijona Binakaj. Ajo tha se informacionet që qarkullonin rreth së kaluarës së Elijonës e tronditën thellë, duke e bërë të ndiente një dhimbje të madhe personale.
    “E mora telefonin dhe lexova lajmet në mediat tona. Hyna me hulumtu për jetën e Elijonës… Vërtetë ato që shkruheshin për të, mua ma thanë shpirtin. Përveç dhimbjes që ka, sepse nëna është e shenjtë, ajo që shkruhej në media për humbjen e saj, ku ka shku, ku ka qenë… për mua ka qenë shokuese”, tha ajo mes lotëve.
    E prekur thellë nga historia personale e banorës, Leonora përdori këtë moment për të dërguar një mesazh të qartë e të fuqishëm për të gjitha familjet që po kalojnë divorc ose konflikt.
    “Le të jetë ky Big Brother një mësim për të gjithë ato nëna e baballarë që kalojnë në divorce. Apeloj që për hir të fëmijut, për hir të fëmijut bëni gjithçka”, theksoi ajo.
    Teksa komentonte historinë e Elijonës, Leonora u ndal dhe me zërin që i dridhej tha:
    “Për njerëzit që më njohin, e dinë historinë time. E dinë që është shumë e rëndë.”

  • Mihrija i thotë të gjitha për “Bigun”: Nga Leonora te Mentori e deri të favoritet e saj

    Mihrija i thotë të gjitha për “Bigun”: Nga Leonora te Mentori e deri të favoritet e saj

    Këngëtarja e njohur Mihrije Braha ka ndarë mendimet e saj rreth edicionit aktual të “Big Brother”, duke vlerësuar paraqitjen e disa prej konkurrentëve që tashmë kanë marrë vëmendjen e publikut.
    Braha u shpreh e impresionuar nga hyrja e Leonorës:
    “Leonora natën e parë të ‘Prime’ mu ka dok shumë mirë. Besoj se primeve të tjera do të jetë akoma më mirë,” deklaroi ajo.
    Ajo komentoi edhe largimin e Mentorit, një lajm që e kishte marrë vesh përmes rrjeteve sociale:
    “Daljen e Mentorit nga ‘Bigu’ e mora vesh mbrëmë përmes rrjeteve sociale, e më erdhi keq që ka dal, se ai ka pas çka me dhënë në atë ‘Big Brother’ si super këngëtar që është.”
    Në vazhdim, Mihrije Braha tregoi se kë do të përkrahte brenda shtëpisë:
    “Përkrahje i kisha dhënë Ardit Stafajt edhe Hygertës. I kam miq dhe i njoh shumë mirë jashtë ‘Bigut’, e shpresoj që do të jenë funny — qashtu qysh janë në përditshmëri, do jenë edhe brenda shtëpisë”.

  • Tenton të grabisë 1500 m2 tokë në Qeparo, 65-vjeçari ‘shpik’ gjyq për pronën! Falsifikoi edhe vulën e gjykatës

    Tenton të grabisë 1500 m2 tokë në Qeparo, 65-vjeçari ‘shpik’ gjyq për pronën! Falsifikoi edhe vulën e gjykatës

    Më 8 dhjetor, në portalin E-Albania, u bë një aplikim për rregjistrimin e një vendimi gjykate, të vitit 2015, sipas të cilit Leonora Kokëdhima kishte fituar gjyqin me Ministrin e Ekonomisë, duke u shpallur pronare e një sipërfaqeje prej 1500 metrash katrorë në fshatin turistik të Qeparosë.
    Agjencia e Kadastrës, iu drejtua Gjykatës së Vlorës. Por kur kryetari Enkel Peza, urdhëroi verifikimin nga kryesekretaria dhe arkiva e Gjykatës, u zbulua se në fakt nuk ekzistonte asnjë vendim gjyqësor si ai për të cilin ishte bërë aplikimi e që ishte depozituar pranë kadastrës.
    Dyshimi i qartë se ndodheshin përballë një falsifikimi, çoi në një kallzim nga ana e drejtuesit Peza, të Gjykatës së Vlorës. Hetimet do të zbulonin se Leonora Kokëdhima, nuk ishte as në dijeni të çështjes, dhe se strumbullari i gjithshkaje kishte qenë i shoqi, 65-vjeçari Gjergj Kokëdhima.
    Varianti fillestar i treguar prej tij ishte se vendimi është falsifikuar nga ana e tij pa ndihmën dhe dijeninë e askujt. Por  rrëfimi i tij kishte boshllëqe të dukshme, ndërsa shprehej se nuk kishte dijeni se kush ka paguar për aplikimin në Kadastër.
    “Në vijim te deklarimeve, shtetasi Gjergji Kokëdhima sqaron se aplikimet nga llogaria e-albania e bashkëshortes se tij, Leonora Kokëdhima janë bere nga shtetasja Tefta Konomi. Referuar faktit se si Sonela Kerri ishte informuar dhe kishte ardhur ne disponim te faturës qe ishte për tu paguar si pjese e procedurës se aplikimit, deklaruesi sqaron se Sonela mund te ketë pasur vet kontakt me shtetasen Tefta Konomi, pasi nuk kishte njohje me Kerrin”.
    Brenda një kohe të shkurtër, e gjithë skema e tij, aspak e sofistikuar ra. Kokëdhima u dorëzua dhe pranoi se gjithshka e kishte bërë vetë, pa ndihmën e askuj.
    Ndërsa ndaj tij u vendos arresti në shtëpi, Prokuroria po vijon hetimet.
    “Nga hetimet e deritanishme rezulton se personi nën hetim dyshohet se vetëm e ka përdorur dokumentin e falsifikuar dhe po zhvillohen hetimet nga organi procedues për të identifikuar falsifikatorin dhe bashkëpunëtorët e mundshëm në kryerjen e veprës penale dhe në varësi të hetimeve mund të ndryshojë kualifikimi dhe cilësimi juridik i veprës penale për personin nën hetim, dhe mund të shtohet e zgjerohet edhe rrethi i personave nën hetim”, – thuhet në vendimin e masës së sigurisë.

  • “Nuk e kam dashur kurrë”, tragjedia nën hijen e një emri

    “Nuk e kam dashur kurrë”, tragjedia nën hijen e një emri

    Komplimentet për emrin e saj e kanë shoqëruar gjithë jetën, por Leonora s’e ka pëlqyer kurrë. Një emër që mbartte hijen e një humbjeje dhe frikën e saj se historia do të përsëritej. Në rubrikën “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, ajo tregon  se vetëm një vit më parë, ka nisur të pëlqejë emrin e saj.
    Leonora: Shumë vetë më thonë që kam një emër të bukur, por në realitet unë e kam urryer këtë emër sepse ka një histori të dhimbshme. Fëmija i parë që prindërit e mi sollën në jetë ishte një vajzë që quhej Leonora. Ajo vdiq në moshën 4 vjeç e gjysmë, unë erdha në jetë dhe më dhanë këtë emër që nuk e kam dashur kurrë.
    Ardit Gjebrea: Ti mendoje… çfarë?
    Leonora: Mendoja nënën time dhe thosha po sikur unë të kem të njëjtin fat si ajo dhe të ishte tragjedi e dytë për nënën? Kjo ishte pesha. Kam filluar ta pëlqej  emrin… ka një vit.
    Ardit Gjebrea: Gjithë këto vite nuk të ka pëlqyer?
    Leonora: Jo. Kam filluar ta pëlqej emrin sepse nuk më ndodhi gjë dhe nëna më la, ka një vit./tvklan.al