Tag: leone

  • “Paqja qoftë me të gjithë ju!”, Papa Leone XIV mban fjalimin e parë

    “Paqja qoftë me të gjithë ju!”, Papa Leone XIV mban fjalimin e parë

    Papa Leo XIV

    VATIKAN- Papa i ri kardinali amerikan Robert Francis Prevost, i cili ka zgjedhur të quhet Papa Leone i XIV (14-të) mbajti fjalimin e tij të parë nga ballkoni për besimtarët që ishin mbledhur në sheshin “Shën Pjetrit” në Vatikan. Ai bëri thirrje për paqe dhe dashuri mes besimtarëve.
    “Paqja qoftë me ju! Vëllezër dhe motra të dashura, kjo është përshëndetja e parë e Krishtit të ringjallur. Do të doja të ofroja një përshëndetje paqeje për të arritur familjet tuaja, të gjithë ju, kudo që të jeni. Paqja qoftë me ju! Zoti na do të gjithëve, pa kushte. Njerëzimi ka nevojë për Krishtin si një urë që Zoti dhe dashuria e tij ta arrijnë. Na ndihmoni dhe ndihmoni njëri-tjetrin, ndërtoni ura”, u shpreh Papa Leon.
    Kardinali Protodeakoni Dominique Mamberti e shpalli atë në Lozhën e Bekimeve në Bazilikën e Shën Pjetrit, me formulën “Annuntio vobis gaudium magnum, habemus Papam”.
    Ka kaluar shumë kohë që kur kemi pasur një papë me këtë emër: Leoni i fundit, Leo XIII, u zgjodh në 1878 dhe shërbeu deri në vdekjen e tij në 1903./ZËRI

  • Shqipëria çon forcat RENEA në Sierra Leone, skema sesi u shpëtua 19-vjeçari nga rreziku

    Shqipëria çon forcat RENEA në Sierra Leone, skema sesi u shpëtua 19-vjeçari nga rreziku

    Një 19-vjeçar shqiptar është riatdhesuar me sukses nga Sierra Leone, pasi atje ndodhej në rrezik. Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se pas marrjes së njoftimit nga nëna e 19-vjeçarit, organizoi punën për dërgimin e bluve (nga Interpol Tirana dhe nga Reparti Special RENEA) në Sierra Leone, për ta shpëtuar të riun. Po ashtu, Policia bën të ditur se Interpol Tirana koordinoi gjithashtu punën me Interpol Freetoën për kthimin sa më të shpejtë të 19 vjeçarit në Shqipëri.
    Njoftimi i Policisë:

    Finalizohet me sukses operacioni i ndihmës dhe riatdhesimit nga Sierra Leone drejt Shqipërisë i një 19 vjeçari. Policia e Shtetit, pasi mori në rrugë elektronike nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme kërkesën e një shtetaseje që kërkonte ndihmë nga shteti për kthimin e të birit në Shqipëri, e cila pretendonte se djali i saj 19 vjeçar, ishte rrëmbyer në qytetin Freetoën, Sierra Leone, dhe më pas kishte arritur të shpëtonte duke shkuar në stacionin e policisë së këtij qyteti.
    Bazuar në informacionin e marrë nga komunikimi mes MEPJ-së dhe Policisë së Shtetit, rezultonte se 19 vjeçari ndodhej në gjendje të rënduar emocionale dhe për të mundësuar kthimin e tij në Shqipëri, ishte e nevojshme ndërhyrja e oficerëve të specializuar të Policisë së Shtetit për ta shoqëruar nga qyteti Freetoën në Tiranë.
    Menjëherë, Policia e Shtetit organizoi punën për dërgimin e punonjësve të Policisë (nga Interpol Tirana dhe nga Reparti Special RENEA) në Sierra Leone, me qëllim shoqërimin e 19 vjeçarit, duke bashkëpunuar ngushtësisht me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme për procedurat e pajisjes me vizë hyrëse dhe me oficerin e kontaktit të Policisë së Shtetit të atashuar pranë Ambasadës shqiptare në Londër/Mbretëria e Bashkuar.
    Interpol Tirana koordinoi gjithashtu me Interpol Freetoën për kthimin sa më të shpejtë të 19 vjeçarit në Shqipëri. Oficerët e Policisë së Shtetit udhëtuan drejt Sierra Leone, ku zhvilluan takim me përfaqësues të Interpol Freetoën, dhe pas koordinimit të nevojshëm, u mundësua udhëtimi i 19 vjeçarit drejt Shqipërisë, i cili është realizuar pa asnjë problem. Nëna e 19 vjeçarit ka falënderuar Policinë e Shtetit dhe MEPJ-në për kthimin e djalit në Shqipëri.

  • “E kishin rrëmbyer!”/ Policia jep detaje nga operacioni për riatdhesimin e 19-vjeçarit nga Sierra Leone: Arriti të telefononte nënën dhe… (VIDEO)

    “E kishin rrëmbyer!”/ Policia jep detaje nga operacioni për riatdhesimin e 19-vjeçarit nga Sierra Leone: Arriti të telefononte nënën dhe… (VIDEO)

    Policia ka reaguar mbi operacionin e zhvilluar në Sierra Leone, ku u riatdhesua një i ri shqiptar. Sipas saj, ai është rrëmbyer në shtetin afrikan, por ka arritur të largohet dhe ka kërkuar ndihmën e të ëmës, e cila ka lajmëruar autoritetet shqiptare.
    Njoftimi i policisë
    Finalizohet me sukses operacioni i ndihmës dhe riatdhesimit nga Sierra Leone drejt Shqipërisë i një 19 vjeçari.

    Policia e Shtetit, pasi mori në rrugë elektronike nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme kërkesën e një shtetaseje që kërkonte ndihmë nga shteti për kthimin e të birit në Shqipëri, e cila pretendonte se djali i saj 19 vjeçar, ishte rrëmbyer në qytetin Freetoën, Sierra Leone, dhe më pas kishte arritur të shpëtonte duke shkuar në stacionin e policisë së këtij qyteti.
    Bazuar në informacionin e marrë nga komunikimi mes MEPJ-së dhe Policisë së Shtetit, rezultonte se 19 vjeçari ndodhej në gjendje të rënduar emocionale dhe për të mundësuar kthimin e tij në Shqipëri, ishte e nevojshme ndërhyrja e oficerëve të specializuar të Policisë së Shtetit për ta shoqëruar nga qyteti Freetoën në Tiranë.
    Menjëherë, Policia e Shtetit organizoi punën për dërgimin e punonjësve të Policisë (nga Interpol Tirana dhe nga Reparti Special RENEA) në Sierra Leone, me qëllim shoqërimin e 19-vjeçarit, duke bashkëpunuar ngushtësisht me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme për procedurat e pajisjes me vizë hyrëse dhe me oficerin e kontaktit të Policisë së Shtetit të atashuar pranë Ambasadës shqiptare në Londër/Mbretëria e Bashkuar.
    Interpol Tirana koordinoi gjithashtu me Interpol Freetoën për kthimin sa më të shpejtë të 19-vjeçarit në Shqipëri.
    Oficerët e Policisë së Shtetit udhëtuan drejt Sierra Leone, ku zhvilluan takim me përfaqësues të Interpol Freetoën, dhe pas koordinimit të nevojshëm, u mundësua udhëtimi i 19 vjeçarit drejt Shqipërisë, i cili është realizuar pa asnjë problem.
    Nëna e 19 vjeçarit ka falënderuar Policinë e Shtetit dhe MEPJ-në për kthimin e djalit në Shqipëri.
    Policia e Shtetit falënderon homologët për bashkëpunimin, ndihmën dhe mbështetjen gjatë këtij operacioni ndihme dhe riatdhesimi.

  • Ministria riatdheson të riun shqiptar, i rrezikuar në Sierra Leone

    Ministria riatdheson të riun shqiptar, i rrezikuar në Sierra Leone

    Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka arritur të realizojë me sukses riatdhesimin e një të riu shqiptar, i cili ndodhej në rrezik në Sierra Leone.
    Kërkesa për ndihmë erdhi nga e ëma e 19-vjeçarit, F.T, disa ditë më parë, dhe MEPJ e mori menjëherë nën shqyrtim situatën. Nëpërmjet kanaleve diplomatike dhe me mbështetje të koordinuar me autoritetet vendase dhe partnerët ndërkombëtarë, u mundësua një reagim i shpejtë dhe i efektshëm.

    Në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Brendshme, operacioni u përmbyll me sukses brenda një periudhe të shkurtër, duke bërë të mundur që i riu të kthehej i sigurt dhe i shëndetshëm pranë familjes.

  • I rrezikohej jeta në Sierra Leone, riatdhesohet në Shqipëri 19-vjeçari

    I rrezikohej jeta në Sierra Leone, riatdhesohet në Shqipëri 19-vjeçari

    Një i ri shqiptar është riatdhesuar në atdhe, pasi ndodhej në rrezik në shtetit afrikan të Sierra Leone.
    Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet F. T., 19 vjeç, teksa ka qenë e ëma e tij, e cila pak ditë më parë ka bërë denoncimin në Ministrinë e Jashtme dhe ka kërkuar ndihmë për djalin e saj.
    Raportohet se pas komunikimit dhe mbështetjes nga autoritetet vendase dhe partnerëve ndërkombëtarë, është bërë e mundur që 19-vjeçari të riatdheshohet në Shqipëri në gjendje të mirë.
    E ëma e të riu ka deklaruar se djali i saj ndodhej prej 5 muajsh në Afrikë, por nuk dihet arsyeja pse ai kishte shkuar në Sierra Leone.

  • Rrezikohej në Sierra Leone, shqiptari riatdhesohet në Shqipëri

    Rrezikohej në Sierra Leone, shqiptari riatdhesohet në Shqipëri

    Pamjet e operacionit

    TIRANË-Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ) e Shqipërisë ka arritur të realizojë me sukses riatdhesimin e një 19-vjeçari shqiptar, të cilit i rrezikohej jeta në Sierra Leone. Kërkesa për ndihmë u bë nga e ëma e të riut, të identifikuar me inicialet F. T., pasi ky i fundit kishte ngecur në Fritaun. Nëpërmjet kanaleve diplomatike dhe me mbështetje të koordinuar me autoritetet vendase dhe partnerët ndërkombëtarë, u mundësua që i rikthehej në atdhe pranë familjes së tij. 
    NJOFTIMI I MEPJ:

    Një histori shprese dhe angazhimi i përbashkët! Pas disa ditësh përpjekjesh intensive, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ) e Shqipërisë ka arritur të realizojë me sukses riatdhesimin e një të riu shqiptar, i cili ndodhej në rrezik në Sierra Leone. Kërkesa për ndihmë erdhi nga e ëma e 19-vjeçarit, F. T., disa ditë më parë, dhe MEPJ e mori menjëherë nën shqyrtim situatën. Nëpërmjet kanaleve diplomatike dhe me mbështetje të koordinuar me autoritetet vendase dhe partnerët ndërkombëtarë, u mundësua një reagim i shpejtë dhe i efektshëm. Me përpjekjet e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Brendshme, operacioni u përmbyll me sukses brenda një periudhe të shkurtër, duke bërë të mundur që i riu të kthehej i sigurt dhe i shëndetshëm pranë familjes së tij. MEPJ shpreh falënderimet më të sinqerta për të gjithë autoritetet që morën pjesë në këtë operacion dhe siguron se do të vazhdojë të ofrojë mbështetje të palodhur për shtetasit shqiptarë, kudo që ndodhen./ZËRI