Leonardo DiCaprio u përball me policine!
Teksa ndodhej në Ibiza, policia nuk e njohu dhe e ndaloi për një kontroll. 50-vjeçar, i cili zakonisht e fsheh fytyrën me maska dhe kapele, u shfaq në një festë private me tekila, por nuk i shpëtoi një inspektimi që ndodh për të gjithë të ftuarit.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Leonardo DiCaprio shihet duke pritur radhën e tij për t’u kontrolluar, teksa shoqërohej nga partnerja e tij, modelja 27-vjeçare Vittoria Ceretti. Urdhri ishte që të kontrolloheshin që të gjithë dhe se aktori nuk bënte përjashtim.
Tag: leonardo
-

I ndodhi edhe kjo! Policia nuk njeh Leonardo DiCaprion në Ibiza, e ndalon për kontroll
-

Nuk e njohën, Leonardo DiCaprio ndalohet nga policia
Showbiz E Mërkurë, 13 Gusht 2025 18:27
Aktori amerikan Leonardo DiCaprio përjetoi një shqetësim në Ibiza. Kjo pasi policia nuk e njohu dhe videoja tërhoqi vëmendjen e shumë përdoruesve të rrjeteve sociale.
Oficerët e ndaluan atë dhe grupin e tij përpara se të hynin në festë. DiCaprio shikoi telefonin e tij ndërsa priste radhën e tij për t’u kontrolluar. Në sfond, dëgjohet një grua që thotë: “Po më kontrollojnë me kujdes tani.” Nuk dihet nëse është e dashura e DiCaprio-s, Vittoria Ceretti, e cila ishte me të në Ibiza.Një burim i tha Page Six se policia nuk e ndaloi vetëm DiCaprio-n, siç u raportua fillimisht nga mediat amerikane. DiCaprio e ka zgjedhur Ibizën si destinacionin e tij të pushimeve verore disa herë vitet e fundit. Ai dhe e dashura e tij u fotografuan së fundmi në jahtin e Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez
-

Mendja gjeniale e Leonardo Da Vinçit
Nga Jonathan Pevsner
Përgjatë shekujve, çdo brez e ka interpretuar Leonardo da Vinçin (1452-1519), duke e cilësuar si tejet modern. Po cila është domethënia që ka Leonardo në epokën tonë. Natyra jonë bazike si qenie njerëzore, nuk ka ndryshuar në 500 e kusur vite, por mjedisi ynë është shndërruar në një shkallë të jashtëzakonshme, së bashku me perspektivat tona mbi arritjet e tij, dhe tonat gjithashtu.
Natyra e gjeniut
Leonardo ishte një gjeni, dhe një simbol i fuqishëm i “njeriut universal”, për shkak të interesave të tij të gjera në art, shkencë dhe teknologji, që përfshjnë disiplina, nga kimia (ai zbuloi acetonin) në astronomi (ai zbuloi fazat e ndriçimit të hënës) në matematikë (ai zbuloi qendrën e gravitetit të një piramide), dhe deri tek puna me plastikën.
Gjeniu merr shumë forma, dhe në rastin e Leonardos, ne i njohim kufizimet e tij. Ai ishte i vetëdijshëm për mungesën e një arsimimi zyrtar. Ai e quante veten “omo sanza lettere” (një njeri pa gërma). Ai kishte probleme me llogaritjet aritmetike bazë, dhe aftësitë e tij në gjuhën latine ishin të dobëta.
Ai me siguri nuk do të kishte dalë me rezultate të mira në një sistem shkollor modern, dhe IQ mund të rezultonte e ulët. (Unë nuk besoj se ai mund të diagnostikohej me ndonjë gjendje të tillë si çrregullimi i spektrit të autizmit, apo çrregullimi i defiçitit të vëmendjes-hiperaktivitetit).
Shumë njerëz, pyesin nëse mund të ketë sot një gjeni si Leonardo, apo çfarë do të bënte një person të kishte prirjet e tij të pazakonta. Ndoshta nuk mund të ketë një tjetër si ai, pasi bota e sotme kërkon një specializim të jashtëzakonshëm. Shumë prej nesh, janë të angazhuar në fusha që kërkojnë një të menduar ndërdisiplinor. Por, pak shkencëtarë, mjekë, poetë, apo politikanë, sot quhen gjeni.
Një vizion i unifikuar i ligjeve natyrore
Shkenca e Leonardos, ishte e bazuar në botën e Aristotelit, e formësuar nga interpretimet 18 shekullore. Ai zhvilloi një sistem të atyre që ai i quajti 4 fuqitë e natyrës: lëvizja, pesha, forca, dhe goditja. Ndonëse u përpoq t’i përkufizonte këto koncepte, dhe shumë nga idetë janë të vjetra, ai thotë se zhvilloi një model koherent për të gjitha fenomenet natyrore, nga ato të makrokozmosit (p.sh forcat gjeologjike që çojnë në formimin e lumenjve dhe oqeaneve) tek mikrokozmosi (p.sh anatomia e njeriut).
Unë besoj se ai ishte i ngazëllyer mbi konceptimin e vet mbi 4 fuqitë, dhe mënyrën sesi ato e diktuan artin dhe shkencën e tij. Ne jemi sot në një rrugë të ngjashmes, duke kërkuar unifikimin e madh të ligjeve të fizikës, teksa studiojmë fenomenet natyrore nga grimcat subatomike në historinë e universit. Disa prej nesh, e shtrijnë këtë përpjekje unifikuese edhe tek artet.
Dija e vizualizuar
Për Leonardon, vizioni është më fisniku i shqisave, dhe i një rëndësie të madhe. Ndaj, pasioni i tij për vizionin ishte ekstrem. “Syri është dritarja e trupit njerëzor, përmes të cilit shpirti sheh dhe shijon bukuritë e botës. Për shkak të tij, shpirti është i kënaqur në burgun e tij njerëzor, dhe pa të, ky burg njerëzor është vuajtja e tij”-shkruan ai në librin e tij “Paragone” (krahasimi i arteve).
Ai përshkruan mënyrat për të vizualizuar dijet, dhe ai ishte pionieri i ilustrimit anatomik.
Për Leonardon, piktura ishte një shkencë, dhe akti krijues i piktures, është i dobishëm për të përfytyruar botën.
Si një anatomist dhe fiziolog, ai mendonte se ndjenja e vizionit është kaq e rëndësishme, saqë duhet të ndërmjetësohet nga rajoni i saj i trurit, “imprensiva”. Dhe Leonardo e bëri këtë me një durim të jashtëzakonshëm. Ai do të godiste më pëllëmbë një tryezë plot pluhur, dhe do të përshkruante modelin përmes të cilit pluhuri binte sërish mbi tryezë. Ai do të kryente disektime të përsëritura të trupit, dhe kur vëzhgimet e tij binin ndesh me ato të autoriteteve mjekësore të kohës, ai ishte ndonjëherë në gjendje të bënte publike zbulimet e tij origjinale.
Besimi tek përvoja
Leonardo ndihej më rehat, kur mbështetej tek shqisat e tij, si bazë për përvojat kuptimplota. Ai e përmbledh kështu qëndrimin e tij mbi sigurinë e shkencës. “Mua me duket se janë të kota dhe të mbushura me gabime, ato shkenca që nuk lindin nga përvoja, nëna e çdo sigurie, eksperienca pesonale që në origjinë, mjetet ose qëllimin e saj ka kaluar nëpër një nga pesë shqisat njerëzore.
Dhe në qoftë se ne dyshojmë mbi sigurinë e gjithçkaje që kalon përmes shqisave, aq më shumë ne do të dyshojmë tek gjërat që janë në kundërshtim me këto shqisa, siç është ekzistenca e Zotit, e shpirtit, apo e gjërave të ngjashme, mbi të cilat ka gjithmonë mosdakordësi dhe grindje”-shkruan ai në “Traktatin mbi pikturën”.
Për Leonardon, besimi tek përvoja ishte kryesisht vizual. Në shekullin XXI-të, ne e kuptojmë se nuk mund të nxjerrim të gjitha dijet tona nga përvoja shqisore. Dhe shumë prej nesh që studiojnë gjenomën, apo që përdorim kompjuterat, kemi parë kufijtë e empirizmit. Padyshim që i përballur me botën e sotme, Leonardo do të kishte qenë i shkëlqyer në vizualizimin e informacionit.
Kreativiteti në shkencë dhe art
Kreativiteti, është produktiviteti i shenjuar nga imagjinata. Kreativiteti, është po aq themelor për artin, sa edhe për shkencën. Ne mund të jemi krijues si mësues, si studentë, si shkrimtarë dhe si lexues. Ne mund të vlerësojmë shumë aspekte të kreativitetit të Leonardos, të cilat mund të na frymëzojnë sot.
Leonardo kombinoi në një mënyrë unike shkencën, artin dhe inxhinierinë. Në kohën e tij “scientia” i referohej dijes, ndërsa “ars” aftësisë manuale. Dallimi modern mes shkencave ekzakte dhe atyre humane, i përshkruar mirë nga C.P.Snoë, nuk ekzistonte siç është sot. Leonardo ishte i mirë-pozicionuar si një artist, për të marrë përsipër misionin e një shkencëtari. Për Leonardon, synimi kreativ dhe fisnik i artistit, është të përshkruajë botën natyrore. Artisti duhet të kuptojë të gjithë botën ashtu si një shkencëtar.
Përmbushja e potencialit njerëzor
Sot ne mund të vlerësojmë gjithçka që arriti Leonardo, ashtu si edhe dështimet e tij të shumta, duke parë dikë që e përmbushi në një mënyrë unike potencialin e tij. Sa ishte gjallë, ai u vlerësua si një artist i jashtëzakonshëm, dhe admiruesit e tij kishin ndjesinë se eksplorimet e tij në botët e shkencës dhe inxhinierisëm, qenë të jashtëzakonshme.
Ai ka frymëzuar brezat për 500 vjet, me vlerësimin tonë për të, në rritje gjatë shekullit të kaluar, teksa kemi qenë në gjendje të interpretojmë shkrimet e tij. Ndërsa qasja gjithnjë e më e madhe tek informacioni dhe teknologjia, po e formëson botën e sotme, ne si një shoqëri mund të reflektojmë mbi vlerat e krijimtarisë, kuriozitetit, talentit dhe dijes së Da Vinçit.
Ne admirojmë vlerat e tij, dhe ne mund të pyesim veten se si ato përshtaten në shoqërinë bashkëkohore. Unë nuk jam i sigurtë, nëse sot ai do të ishte po aq i famshëm sa në kohën e tij. Ne gjithashtu mund të pyesim, se si vlerat e tij mund të ndihmojnë seicilin prej nesh, të përpiqet të përmbushë potencialin vetjak. Nga kjo pikëpamje, miliona prej nesh, janë të frymëzuar nga rrugëtimi i tij jetësor.
Scientific American – Bota.al
-

Duart e kryqëzuara të Mona Lizës, kod i fshehur i Leonardo da Vinçit
Shkruan Albert Vataj
Në kryeveprën enigmatike të artit të Rilindjes së Artë, Mona Lizën e Leonardo Da Vinçit, ndërsa syri i shikuesit ndalet fillimisht te buzëqeshja që lëkundet mes ndjeshmërisë dhe fshehtësisë, dhe te vështrimi që ndjek pa u lëvizur, është një tjetër detaj që, në heshtje, grish vëmendje të thellë: duart.
Të kryqëzuara butësisht mbi njëra-tjetrën, ato nuk janë vetëm një element formal i kompozimit, ato janë një përmbajtje më vete, një mesazh i fshehur në qetësinë e figurës. Pozicioni i tyre, me njërën dorë të vendosur me kujdes mbi tjetrën, krijon një pikë gravitacionale të pazëshme, peshoren shpirtërore të gjithë portretit, ku qenia e saj qëndron pezull mes tokës dhe qiellit, mes përjetësisë dhe çastit, mes trupores dhe shpirtërores.
Në këtë ekuilibër delikat, Leonardo ka vendosur solemnitetin e një prehjeje të përmbajtur, një qetësi që tingëllon, një brishtësi që të fton të vështrosh më thellë. Nuk ka tension në duart e saj. Muskujt janë të liruar, pulsi ndjehet i heshtur, lëvizja është ndalur në kufijtë e një meditimi të përjetshëm.
Duart e Mona Lizës janë një varg poetik i vizatuar me penel, janë një gjendje emocionale, e përmbajtur por jo e ftohtë, e heshtur por jo e plogët. Leonardo, mjeshtër i anatomisë, i dritës dhe i ndjeshmërisë, nuk i modeloi thjesht si pjesë fizike, por si burim sensualiteti të heshtur, si çelës i një enigme që nuk shprehet dot vetëm përmes buzëqeshjes.
Këto duar, të kryqëzuara jo nga rastësia, por nga meditimi, bartin gjithë peshën e asaj që nuk thuhet. Ato nuk kapin, nuk tregojnë, nuk kërkojnë, ato presin. E është pikërisht kjo pritje që i jep portretit thellësinë e tij të pakapshme. Ato janë heshtja që flet më shumë se fjalët, më shumë se vetë buzëqeshja./KultPlus.com
-

Pse nuk e mbaroi “Mona Lizën”?/ Gjeniu mëngjarash vuante nga strabizmi
Leonardo da Vinçi mund ta ketë lënë pa përfunduar të famshmen “Mona Liza”, pas një episodi të rëndë gjatë jetës, çfarë i shkaktoi dëmtime nervore. Një studim pohon se mjeshtri i Rilindjes, nuk ishte në gjendje të mbante penelin për shkak të dëmtimit. Një portret i artistit tregon krahun e tij të djathtë të ‘ngrirë në një pozicion të palëvizshëm’.
Akademikët dhe ekspertët shqyrtuan portretin e Da Vinçit, nga artisti Giovan Ambrogio Figino, me dorën e djathtë në pozicion të pazakontë. Sipas ekspertëve, ka të ngjarë që piktori të ketë pësuar dëmtime nervore pas sëmundjes. Besohet se artisti kishte vizatuar me dorën e majtë, por pikturoi me të djathtën.
Studiuesit, tani pretendojnë se sëmundja mund të jetë konstatuar pas kryeveprës “Mona Liza”. Ata shprehen, se nuk ishte goditja në kokë, siç besojnë shumë, që e preku anën e djathtë të trupit Da Vinçin.
Bashkautori Davide Lazzeri, një kirurg specialist i estetikës në klinikën “Villa Salaria” në Romë, thotë se një gjendje dobësie mund të ketë shkaktuar traumën në krahun e djathtë të mjeshtrit.
“Kjo mund të shpjegojë arsyen pse shumë piktura të tij mbetën të papërfunduara, përfshirë edhe “Mona Lizën”, gjatë pesë viteve të fundit të karrierës si piktor”, – pohon ai.
“Mona Liza” u pikturua ndërmjet viteve 1503-1519, viti kur Da Vinçi u nda nga jeta. Leonardo, zakonisht vizatonte me dorën e majtë, pasi këtë e kishte të lindur, por u mësua të ushtrohej edhe me të djathtën, qysh në rininë e hershme.
Po ashtu, thuhet se ai mund të ketë qenë prekur nga strabizmi, një patologji që pengon lëvizjet e sinkronizuara të syve. Dukuria, zakonisht përfshin mungesën e koordinimit midis muskujve të syve, që e bën të pamundur shikimin në një pikë të njëjtë.
Besohet se vetëm një në 200 vetë, preken nga kjo sëmundje. Shumë piktorë të famshëm, duke përfshirë Picasso dhe Degar, kanë qenë prekur gjithashtu nga strabizmi.
ObserverKult
Lexo edhe:
MUZEU I LOUVREIT DREJT RESTAURIMIT, “MONA LISA” DO TË ZHVENDOSET
-

E tmerrshme: Si u ekzekutuan pranë bregut të lumit në Tiranë një shqiptar dhe një italian
Si u ekzekutuan pranë bregut të lumit në kryeqytet, inxhinieri shqiptar Niazi Mehmet Pilku dhe italiani Leonardo Tomasso. Vrasje për arsye politike, e pabazuar në asnjë ligj.
Ishte janari i vitit 1945, 75 vjet më parë, kur nisi historia e gjenocidit komunist ndaj shqiptarëve. Ishte data 9 janar, kur regjimi komunist, i sapoardhur në pushtet, vendosi ekzekutimin e dënimit me vdekje për inxhinierin shqiptar Niazi Mehmet Pilku dhe italianin Leonardo Tomasso, lindur më 1900 në Palermo, administrator i firmës “Italstrada”.
Një shkresë e datës 25.11.1944, e botuar kohë më parë nga studiuesi Kastriot Dervishi, na tregon se ing.Pilku ishte drejtor i punimeve rehabilituese në rrugët e Shqipërisë, të cilat kryheshin nga firmat italiane.
Ai drejtonte punimet në rrugët Durrës-Kavajë-Rrogozhinë dhe Vorë-Milot, të cilat kryheshin nga shoqëria “Italstrada” dhe “Marinuçi”. Inxhinieri Pilku dhe Leonardo Tomasso, administrator i kompanisë italiane, u kallëzuan nga ministri i Punëve Botore, Spiro Koleka.
Ministri Koleka pretendonte se kishte mungesë të raportimit mbi firmën italiane “Italstrada”. Mjaftoi kjo hamëndje dhe jo akuzë e bazuar në fakte ligjore, për ta konsideruar grup “sabotatorë dhe antipatriotë”. Dy të akuzuarit nuk e pranuan akuzën dhe kjo duket sipas dokumentit të publikuar nga Dervishi.
Ata u morën në pyetje, përkatësisht Pilku më 31 dhjetor 1944 dhe italiani Leonardo Tomasso, më datë 1 janar 1945. Gjyqi i tyre u zhvillua më datë 8 janar 1945, nga Gjykata Ushtarake e Krahinës Ushtarake të Korpusit të Parë.
Kjo gjykatë vendosi dënimin me vdekje, pa u mbështetur në asnjë bazë ligjore. Gjykata përbëhej nga: kolonel Hysni Kapo (kryetar), nënkolonel Beqir Balluku (nënkryetar), partizan Sotir Spiro (anëtar) dhe sekretari major Haki Toska. Prokuror ishte major Bako Dervishi, por emri i tij nuk shkruhej në procesverbalin kryesor.
Gjykata e lartë
Vendimi u la në fuqi nga Gjykata e Lartë Ushtarake pranë shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, që ishte në varësi të qeverisë me vendimin nr.1, datë 8.1.1945.
Gjykata përbëhej prej Gaqo Floqit, Frederik Nosit dhe Veledin Zenelit. Prokuror ishte Myftar Tare. Në këtë vendim u shtua si bazë ligjore neni nr.29 i rregullores mbi funksionimin e gjykatave ushtarake e datës 20.12.1944. Ndërsa në komunikatën e prokurorit, citohet ligji nr.21, datë 14.12.1944 (që nuk ndodhet në asnjë dispozitiv vendimi). Enver Hoxha urdhëroi zbatimin e ekzekutimit.
Niazi Mehmet Pilku dhe italiani Leonardo Tomasso u pushkatuan në bregun e lumit të kryeqytetit, mëngjesin e datës 9 janar, duke hapur kështu historinë e përgjakshme të vrasjeve politike të diktaturës komuniste, për 45 vite me radhë./kujto.al
ObserverKult
Lexo edhe:
VUAJTJET E TMERRSHME TË NANË MRIKËS GJATË KOMUNIZMIT… PASI E HUMBI DJALIN
-

Botërori i Klubeve/ Manchester City eliminohet nga skuadra e Inzaghit në sfidën me 7 gola
Surprizat nuk kanë fund në Botërorin e Klubeve dhe kjo u pa në takimin e dytë të mbrëmjes së djeshme.
Pas eliminimit të Interit nga brazilianët e Fluminenses, ishte radha e Manchester Cityt që t’i thoshte lamtumirë këtij Botërori, duke u mundur në një sfidë dramatike nga Al Hilal me rezultatin 3-4.
Takimi i luajtur në Orlando nisi mjaft mirë për të besuarit e Pep Guardiolës, të cilët kaluan në avantazh që në minutën e 9’ me anë të Bernardo Silvës. “Qytetarët” patën disa herë raste për të dyfishuar shifrat, por Bono bëri një paraqitje fantastike në portë për t’u bërë pengesë për Cityn.
Skuadra e Inzaghit nuk u dorëzua dhe në fillimin e pjesës së dytë barazuan me anë të Marcos Leonardo, ndërsa 6 minuta më vonë përmbysën sfidën me anë të Malcom. Gjithsesi, Haaland riktheu dhe njëherë baraspeshën, me takimin që u detyrua të shkonte në kohën shtesë.
Në minutën e 94’, Koulibaly kaloi përsëri në avantazh ekipin saudit, por pas 10 minutash sfida u barazua sërish, kësaj radhe nga Foden.
Skuadra arasbe nuk kishte ndërmend të dorëzohej, teksa në minutën e 112’ gjeti golin e katërt me anë të Marcos Leonardo, e cila ishte dhe goditja fatale për Cityn, me Inzaghin që merr kështu hak pas dy vitesh për atë finale të humbur në Ligën e Kampionëve, kur drejtonte Interin.
Kështu Al Hilal është në çerekfinalen e Kupës së Bote për Klube, aty ku do të ndeshet me Fluminensen, ndërsa fituesi do të ketë përballë në gjysmëfinalen ekipin që do të vazhdojë më tej mes Palmeirasit dhe Chelseat.
REZULTATI:
MAN. CITY 3-4 AL HILAL
Silva 9’, Haaland 55’, Foden 104’ / Marcos Leonardo 46’, 112’, Malcom 55’, Koulibaly 94’ -

Kapelja që “vodhi shfaqjen”: Leonardo DiCaprio komentohet masivisht në rrjete pas paraqitjes në dasmën e Jeff Bezos
Leonardo DiCaprio ka qenë sërish në qendër të vëmendjes, këtë herë jo për një rol të ri kinematografik, por për stilin e tij të pazakontë në dasmën luksoze të Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez, të zhvilluar në Venecia. Aktori hollivudian, i njohur për paraqitjet e tij të rafinuara në tapetin e kuq, u shfaq me një kombinim që u komentua gjerësisht në rrjetet sociale: një smoking klasik i zi i kombinuar me një kapele sportive që i mbulonte pothuajse tërë fytyrën.
Kjo pamje e pazakontë e DiCaprio-s, ndërsa ecte drejt vendit të ceremonisë në ishullin San Giorgio Maggiore, nuk i shpëtoi syrit të pjesëmarrësve dhe aq më pak atij të internetit. Ndërkohë që përpiqej të qëndronte nën radar, koka me mbishkrimin “Los Angeles Dodgers” e bëri të pamundur këtë përpjekje – përkundrazi, e bëri një nga figurat më të përfolura të mbrëmjes.
Reagimet në rrjet nuk munguan. Disa e morën me humor, duke komentuar se aktori “po përpiqej të ishte i padukshëm, por përfundoi në qendër të gjithë vëmendjes”. Të tjerë e ironizuan me batuta si: “Leo, ky nuk është një mision sekret”, apo “Hiqe kapelen, nuk je në stadium”. -

Leonardo da Vinci, rikthehet pas pesë shekujsh si një frymëzues i fashioni-t me ambicie pasarelash të shekullit XXI
Nga Albert Vataj
Askush nuk do ta besonte se një ditë do të mund të shihte nën llamburitjet verbuese të pasarelave të modës së shekullit XXI, një aksesor elegant dhe shumë i hirshëm, që vjen nga mesjeta, nga njëri prej kolosëve të Rilindjes së Artë, nga i madhi Leonardo da Vinçi.E quajmë mitin i themelit të artit dhe të crossover-it në modë, në qoftë se ju pëlqen: në librin e saj të ri, “Jeta dhe sekretet e veshjeve”, akademikja, Shahida Bari, tregon se Leonardo da Vinci nuk ishte vetëm një piktor, skulptor, shkencëtar vizionar, dijetar, arkitekt, muzikant, matematicien, inxhinier, shpikës, anatomist, gjeolog, hartograf, botanist dhe shkrimtar, por edhe një pionier në fushën e dizajnit të aksesorëve.Shahida Bari veçon një imazh nga “Codex Atlanticus” i Leonardos, që përshkruan në një prej vizatimeve të tij një qese lëkure. “Qesja, në shumë mënyra, është e ngjashme me një kuletë të shekullit të XX”, tregon ajo për CNN .“Ka fiksuese prej bronzi në majë, është bërë prej lëkure kafshe ngjyrë kafe, dhe ka një kapëse të madhe. Është si një kuletë klasike që mund të kishte mami im”, thotë akademikja. Në të vërtetë, vizioni i Leonardos ka qenë aq i qëndrueshëm saqë në vitin 2012 marka italiane Gherardini shkoi aq larg sa të prodhonte një çantë duke i’u referuar dizajnit të mjeshtrit të madh të Rilindjes së Artë.Sigurisht, shumë artistë bashkëkohorë kanë ndjekur hapat e Leonardos, ashtu siç bënë edhe studjues dhe personalitete krijuese të fushave të tjera, ku Leonardo dha ide novatore dhe ngjizi alfabetin e komunikimit shkencor, artistik dhe estetik. Në vitin 2017, Jeff Koons bashkëpunoi me Louis Vuitton për prodhimin e një serie çantash të frymëzuara nga stilet e artit historik (duke përfshirë edhe vetë Mona Lizëna të Leonardos). Për të vijuar më tej, në 2013, Damien Hirst u bashkua me Prada për të prodhuar çanta të vogla Plexiglas, dekoruar me dizajne të insekteve.Artisti i radhës që hyri në këtë ngasje është Sterling Ruby, i cili kohët e fundit zbuloi linjën e tij të re të modës në Firence – duke përfshirë pajisje të tilla si ‘një kuletë drejtkëndëshe të prodhuar tërësisht nga metalet e argjendta”. Ja se çfarë bën një artist i madh si Leonardo, josh gjigandët e modës dhe fashionit, duke bëra që të ridimensionojnë figurën e këtij mjeshtri të madh.Albert Vataj -

“Beteja e Anghiarit”, kryevepra e humbur e titanit të Rilindjes, Leonardo da Vinçit
Në vitin 1505, Firence dëshmoi një përballje të paparë artistike. Dy titanë të Rilindjes, Leonardo da Vinci dhe Michelangelo, u ngarkuan të pikturonin muret kundërshtare në Sallën e Madhe të Pesëqindëshit të Palazzo Vecchio-s. Ajo që pasoi do të bëhej një nga misteret më intriguese të historisë së artit.
Kontributi i Leonardos, “Beteja e Anghiarit”, premtoi të ishte vepra e tij më e madhe dhe më ambicioze. Pjesa qendrore përshkruan katër kalorës në një luftë të tërbuar për një standard beteje, duke kapur intensitetin e papërpunuar të luftës.
Skena u interpretua me aq mjeshtëri sa Giorgio Vasari, historiani i njohur i artit, vlerësoi “aftësinë e jashtëzakonshme” të Leonardos për të përshkruar “guxim, muskuj dhe bukuri të këndshme” të kuajve.
Por fryma novatore e Leonardos rezultoi se ishte zhbërja e pikturës. Duke refuzuar të përdorë teknikat tradicionale të afreskut pas përvojës së tij zhgënjyese me Darkën e Fundit, ai eksperimentoi me ngjyra vaji direkt në mur.
Kopje e Betejës së Anghiarit e bërë në shekullin e 16-të dhe në pronësi dhe zgjeruar nga Rubens . Me sa duket, nga e majta në të djathtë janë Francesco Piccinino , Niccolò Piccinino , Ludovico Trevisan dhe Giovanni Antonio Del Balzo Orsini .
Qasja e tij romantike përfshinte një shtresë të trashë të trashë, ndoshta të përzier me dyll. Teksa boja filloi të pikonte, Leonardo u përpoq me dëshpërim të shpëtonte punën e tij duke varur mangale me qymyr pranë murit për të shpejtuar procesin e tharjes. Vetëm pjesa e poshtme mbijetoi e paprekur, ndërsa pjesa e sipërme humbi pasi ngjyrat u bashkuan së bashku.
Për shekuj me radhë, historianët e artit besonin se kryevepra humbi përgjithmonë kur Vasari rinovoi sallën në vitet 1560. Megjithatë, në vitin 2012, studiuesit e udhëhequr nga Maurizio Seracini bënë një zbulim joshës – dëshmi që sugjerojnë se piktura mund të ekzistojë ende pas një zgavër në murin e ri të Vasarit. Kërkimet u ndërprenë përfundimisht për shkak të konflikteve mes palëve hetuese.Megjithatë, historia mori një kthesë tjetër në vitin 2020 kur historianët e artit propozuan një teori tjetër: piktura mund të mos jetë përfunduar fare. Hulumtimi i tyre sugjeroi se teknika eksperimentale e Leonardos do ta kishte bërë të pamundur ngjitjen e duhur të bojës në mur.
Sot, ne mund të shohim vetëm vizionin e Leonardos përmes studimeve përgatitore dhe një kopje të famshme në pronësi të Rubens. Këto vepra të mbijetuara lënë të kuptohet për atë që mund të ketë qenë një nga arritjet më spektakolare të Rilindjes – një kryevepër që vazhdon të magjeps imagjinatën tonë pesë shekuj më vonë.Përgatiti: Albert Vataj