Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shpallur sot tri vendime shkarkimi, duke shtuar ndjeshëm ritmin e gjykimeve, ndërkohë që gjendet para detyrimit kushtetues të përfundimit të shqyrtimit të çështjeve para qershorit të vitit të ardhshëm.
KPA ka vendosur unanimisht lënien në fuqi të vendimit të shkarkimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për ish -gjyqtaren e Gjykatës së Lartë Majlinda Andrea, e cila ishte deklaruar fajtore për veprën penale “korrupsion pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë” dhe ishte dënuar me 4 vjet burgim.
KPA e vlerësoi të drejtë vendimin e KPK-së që e pati shkarkuar Andrean për shkak të këtij dënimi që sipas shkallës së parë të Vettin-ut, cenonte besimin e publikut te sistemi i drejtësisë. Procesi i zhvilluar në KPA ekspozoi edhe mosveprimin e institucioneve si ILD e KLGJ, të cilat nuk kanë ndërmarrë asnjë procedurë për shkarkimin e saj.
‘Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr. 660, datë 16.05.2023 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Majlinda Andrea’, thuhet në njoftim.
KPA vendosi gjithashtu ndryshimin e vendimit të KPK-së për prokuroren e Vlorës Flora Çela, që e pati konfirmuar në detyrë pasi kryerjes së një viti trajnimi në Shkollën e Magjistraturës. Me shumicë votash, trupi gjykues i KPA-së vlerësoi se Çela kishte treguar mangësi serioze në disa raste hetimit gjatë kryerjes së detyrës, të cilat nuk mund të konsideroheshin të korrigjuara nga trajnimi në Shkollën e Magjistraturës.
Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, gjatë seancave të zhvilluara në KPA kërkoi shkarkimin e prokurores së Vlorës për dështime të përsëritura në hetimin e çështjeve, veçanërisht për mënyrën e hetimit të kryer pas kapjes së 16 tonë cannabis sattiva në vitin 2017.
Edhe për prokurorin e Fierit Hysen Ajasllari u vendos sot nxjerrja përfundimtare nga sistemi i drejtësisë, pasi KPA vendosi në mënyrë unanime lënien në fuqi të vendimit të shkarkimit të marrë nga KPK, më 3 mars 2023, për shkak të problemeve të tij në kriterin e pasurisë.
Tag: lënien
-

KPA shpall sot tre vendime/ Shkarkohet ish-gjyqtarja e Gjykatës së Lartë dhe dy prokurorë
-

Përfundimisht jashtë sistemit të drejtësisë/ KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Avni Sejdi
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) njoftoi sot vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit të gjyqtarit të Gjykatës Administrative Avni Sejdi, duke e nxjerrë përfundimisht jashtë sistemit të drejtësisë.
Trupi gjykues i KPA-së, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz anëtare, vendosën unanimisht lënien në fuqi të vendimit nr. 733 të të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që kishte evidentuar probleme me pasurinë dhe aftësitë profesionale: mosjustifikim të pasurisë me burime të ligjshme, konflikt interesi, mangësi në arsyetim ligjor dhe në aspektin e njohurive ligjore, zvarritje të çështjeve nën gjykim dhe mosargumentim të vendimeve.
‘Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 10/2024, datë 12.03.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Avni Sejdi kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 733, datë 19.01.2024.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr. 733, datë 19.01.2024 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Avni Sejdi’, thuhet në njoftim.
Avni Sejdi e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë si ndihmësgjyqtar në vitin 1996 dhe në 2000-in u emërua si gjyqtar në Gjykatën e Mirditës. Në vitin 2007, Sejdi u transferua në Gjykatën e Pukës dhe prej vitit 2013 e ushtron funksionin në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë. -

Çfarë ndodhi? KPA shkarkon nga detyra prokuroren e njohur (Emri)
KPA ka nxjerrë sot përfundimisht nga sistemi i drejtësisë prokuroren e Shkodrës Françeskina Lekani, duke vendosur lënien në fuqi të vendimit të shkarkimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që kishte konstatuar probleme me pasurinë dhe një situatë konflikti interesi të saj gjatë ushtrimit të detyrës.
Trupi gjykues i KPA-së i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë vendosi unanimisht lënien në fuqi të vendimit të KPK-së, të marrë më datë 6 dhjetor 2023.
Françeskina Lekani e nisi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1994 si prokurore ushtarake dhe prej vitit 2004 punonte në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër.“Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 9/2024, datë 12.03.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Françeskina Lekani kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 721, datë 06.12.2023.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
Lënien në fuqi të vendimit nr. 721, datë 06.12.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Françeskina Lekani”, thuhet në njoftimin e KPA-së. -

PD apelon votat e Greqisë në Kolegjin Zgjedhor, kërkon lënien në fuqi të vendimit të Celibashit
Pranë Parkut Olimpik vijon numërimi i zarfeve të ardhura nga Diaspora, ndërkohë rezultati paraprak nxjerr fituese me 83 mandate Partinë Socialiste.
Partia Demokratike, përmes një deklarate, ka apeluar pranë Kolegjit Zgjedhor vendimin e KAS sa i takon votave të Greqisë. Pak ditë më parë, kreu i KQZ Celibashi vendosi mosnumërimin e votave të Greqisë dhe vijimin e numërimit të zarfeve të tjera të ardhur nga emigrantët nga mbi 80 shtete.
Ndërkohë KAS- Komisioni i Ankimimit dhe Sanksioneve vendosi që çdo votë e ardhur nga emigrantët në shtetin grek do të numërohej, proces i cili vijon ende.
Përmes kësaj shkrese, demokratët kërkojnë lënien në fuqi të vendimit të Celibashit dhe shfuqizimin e vendimit të KAS.