Në një mbrëmje të ftohtë dhe me shi në Vigo, Robert Lewandowski, në moshën 37-vjeçare, riktheu ngrohtësinë te Barcelona. Polaku, që nuk ishte titullar nga 5 tetori kundër Sevilla, u rikthye në mënyrën më të mirë të mundshme; me një “hat-trick” vendimtar që i dha tri pikët skuadrës së Hansi Flick.
Goli i parë erdhi nga penalltia, pas një faulli me dorë të Marcos Alonso, të konfirmuar nga VAR-i. Vetëm një minutë më vonë, Celta barazoi me Carreira, por Lewandowski reagoi sërish. Në minutën e 37-të, pas një krosimi perfekt të Rashford, ai shënoi për 1-2 me instinkt të pastër sulmuesi. Në fund, me rezultatin 2-3, ai kompletoi “hat trick” personal me kokë, pas një goditje këndi.
Me këto tre gola, Lewandowski arrin 108 gola me Barcelonën, duke kaluar Neymar (105) dhe barazuar Luis Enrique, si golashënuesi i 13-të në historinë e klubit katalanas. Pas 42 golave sezonin e kaluar dhe 7 këtë sezon, sulmuesi polak tregon se klasi nuk plaket kurrë; sepse, siç thotë proverbi, “pula e vjetër e ka lëngun më të mirë”.
Tag: lëngun
-

Lewandowski rikthehet me “hat trick” vendimtar; “pula e vjetër e ka lëngun më të mirë”…
-

Hithra, mrekulli për dhimbjet e kyçeve! Ja si ta përdorni
Keni dhimbje kyçesh? Hithra është një zgjidhje e mirë dhe e lehtë.
Lëngu i hithrës së freskët
Për këtë lëng ju nevojitet një filxhan çaji me hithra të freskëta dhe dy filxhanë lëngu me ujë. Mbani doreza gjatë pastrimit të hithrave dhe lajini me ujë të bollshëm. Më pas, hidhini në tenxhere dhe lërini të marrin një valë. Uleni zjarrin dhe lërini të ziejnë për pak kohë. Menjëherë më pas kullojeni lëngun dhe pijeni. Shtojini mjaltë nëse dëshironi.Lëng me gjethe të thata hithre
Merrni një lugë çaji me gjethe të thata dhe hidhini në një çajnik me rreth 2 gota ujë. Ziejeni për 10 minuta. Pasi ta kulloni lëngun, shtoni mjaltë për ta ëmbëlsuar dhe pak kanellë që ndihmon kundër inflamacionit. Lëngu duhet pirë i ngrohtë. Mund të pini një ose dy gota në ditë për sa kohë ta ndjeni veten më mirë.
Lëngu i hithrës është i fortë dhe ka një efekt të menjëhershëm në organizëm, për shkak të flavonoidëve, karotenoidëve, vitaminave dhe mineraleve. Hithra është veçanërisht e pasur me kalcium dhe magnez, madje më shumë se barishtet dhe zarzavatet e tjera.
Flavonoidët dhe karotenoidët që gjenden tek lëngu i hithrës, së bashku me sasinë e lartë të vitaminës C, i japin kësaj pijeje efikasitet të plotë në lidhje me fuqizimin e sistemit imunitar.
Aplikimet e ndryshme të hithrës janë po aq efikase, madje më të drejtpërdrejta, por gjithnjë sugjerohet ta pini lëngun e hithrës për të përfituar më shumë prej tij. -

‘Ilaç’ që shëron shumë sëmundje, si të përgatisni lëngun e portokallit dhe hudhrës për përmirësimin e qarkullimit të gjakut
Hudhra është një nga thesaret më të mrekullueshëm të nëntokës.
Që në lashtësi, hudhra është përdorur për shërimin dhe trajtimin e shumë sëmundjeve të ndryshme.
Vlerat e saj njihen gjerësisht nga shumë vende të botës që i përmbahen praktikave të mjekësisë popullore, sipas të cilave, hudhra është ajo që frikëson sëmundjet.
Përdorimet e saj janë të panumërta, madje gjatë Luftës së Dytë Botërore, ushtarët rusë shëronin plagët me hudhër si pasojë e mungesës së penicilinës.
Hudhra është e mirë kundër infeksioneve për uljen e kolesterolit, tensionit të gjakut dhe për përmirësimin e qarkullimit të tij.
Hudhra është e pasur me antioksidantë, minerale dhe vitamina, veçanërisht vitaminën B e cila ndihmon në zgjerimin e enëve të gjakut dhe lehtësimin e qarkullimit të tij.
Ajo pranohet gjerësisht si një prej ushqimeve më të shëndetshme për zemrën.
Hudhër dhe lëng portokalli për qarkullimin e qjakut
Hudhra mund të kombinohet me lëngun e portokallit për të përmirësuar qarkullimin e gjakut.
Lëngu i portokallit është i pasur me vitaminë C dhe fibër, dy ushqyes të rëndësishëm për enët e gjakut dhe zgjerimin e tyre.
Për të përfituar një kurë të mirë për qarkullimin e gjakut ju nevojiten:
2 thelpinj hudhre,
5 portokalle
Përgatitja:
Shtypni thelbinjtë e hudhrës për të lehtësuar çlirimin e alicinës.
Alicina pengon rritjen e qelizave kancerogjene dhe është përbërësi aktiv më i rëndësishëm i hudhrës.
Shtrydhni portokallet dhe lëngun pëziejeni me dy thelpinjtë e shtypur të hudhrës.
Nëse ju bezdis prania e hudhrave të plota mund t’i kaloni ato në mikser bashkë me lëngun e portokallit.
Kjo kurë duhet konsumuar çdo mëngjes me stomak bosh për minimalisht dy javë.
Portokallet dhe hudhra do të ushqejnë gjakun, do të mbajnë enët e gjakut në formë të shkëlqyer dhe do të përmirësojnë ndjeshëm qarkullimin e gjakut.
Sasia e këshilluar e hudhrës për konsum ditor
Ekspertët sugjerojnë se sasia e lejuar ditore e hudhrës varet nga forma e produktit.
Për shembull nëse ju pëlqen hudhra e freskët nuk duhet të konsumoni më shumë se 5 gramë.
Nëse preferoni ekstraktin e saj, duhet të merrni një sasi prej 600- 1200 miligramë në ditë dhe jo më tepër./Agroweb.org
-

Lule Kumaku – Bima Shëruese e Organizmit
Lule Kumaku është një nga bimët mjekësore më të famshme për shëndetin.
Ajo është e jashtëzakonshme për shërimin, rregullimin dhe hidratimin e lëkurës.
Ajo zgjatet deri në 50 centimetra dhe në raste mund ta gjeni buzë rrugës ose pranë shtëpisë.
Kumaku është lehtësisht e dallueshme falë ngjyrës së bukur e të ndezur portokalli.
Kjo lule lulëzon në pranverë dhe qëndron e paprekur deri në ngricën e parë.
Zbuloni më poshtë nga AgroWeb.org, mënyrat se si lule Kumaku, me emrin botanik Calendula officinalis, mund të ndihmojë shëndetin tuaj.
Kundër alergjive
Lule Kumaku është përdorur historikisht kundër alergive në rrugët e frymëmarrjes, veçanërisht nga lulet.
Dhjetë gramë lule Kumaku ziejini në gjysmë gote ujë. Lereni më pas të qëndrojë për 15 minuta. Pijeni dy deri tri herë në ditë.
Mbron qelizat
Lule kumaku përmban flavonoidë që mbrojnë qelizat, thotë një studim i Qendrës Mjekësore Universitare të Meriland.
Këto lule përmbajnë më shumë luteinë dhe zeaksanthinë (antioksidantë) se spinaqi. Këta përbërës mbrojnë sytë.
Kundër të djegurave
Përdoreni lule Kumakun kundër skuqjes nga dielli. Nxirreni lëngun nga kërcelli i lules dhe lyeni zonën e djegur.
Ju mund të përgatisni edhe çaj duke zier lule të freskëta ose të thata.
Kolla me sekrecione
Nëse kolla ju lë pa gjumë, përdorni lëngun e lules, pasi e shtrydhni e kulloni. Me këtë lëng mund të bëni gargarë.
Në këtë mënyrë do të largoni sekrecionet dhe do të bëheni më mirë shumë shpejt.
Kumaku është shumë më tepër se një lule e bukur.
Ajo mjafton të zihet si çaj dhe do të jetë njësoj si të keni farmacinë në shtëpi.
Lule Kumaku Kundër inflamacionit
Dermatiti dhe njollat në lëkurë mund të kurohen me ujin pastrues të Kumakut.
Përdorni çajin me lule të freskëta ose të thata dhe sigurohuni që të jetë në temperaturë ambienti. Vendoseni në lëkurë duke përdorur një pambuk.
Shpëlajeni lëkurën pas disa minutash dhe më pas përdorni një krem hidratues.
Lëkura e bebes
Çaji i lule Kumakut është ideal për të kuruar acarimet e lëkurës së ndjeshme të fëmijëve, që mund të ndodhin nga pelenat ose arsye të tjera.
Lyejeni zonën e acaruar me lëngun e çajit dhe lëreni të ajroset.
Me Kumakun ju mund të përgatisni në shtëpi edhe një krem të mirë.
Merrni 200 gramë krem natyral të thjeshtë dhe 15-20 pika nga vaji esencial i lule Kumakut. Përziejini së bashku në një enë qelqi dhe përdoreni sa herë që ju nevojitet.
Kremërat natyralë mund të gjenden në farmaci. Po ashtu edhe vaji esencial i lule Kumakut.
Pickimet nga insektet
Kompresat më lëngun e luleve të ziera funksionojnë kundër pickimit të mushkonjave dhe insekteve të tjera.
Këto kompresa largojnë inflamacionin dhe mbrojnë lëkurën./AgroWeb.org -

Supa e Krushqve – Receta më e Përkryer që Sjell Shijen në Tryezë
Cilësohet si supa e krushqve sepse në shumë rajone të vendeve të lindjes, nga kjo recetë ka edhe origjinën përgatitet si ndër ndër gatimet më speciale për të mikpritur të afërmit e nuses apo dhëndrrit.
Por krahas kësaj, kjo recetë është fantastike dhe mund të përgatitet në çdo kohë në familje edhe kur shtëpinë nuk e vizitojnë miq e mysafirë.
AgroWeb.org ju sjell më poshtë recetën fantastike, e cila edhe pse me përbërës të thjeshtë, falë mënyrës së përgatitjes merr një shije me të vërtetë të përkryer.
Përgatitja e Supës së Krushqve
Përbërësit
(Përbërësit përzgjidhen bazuar tek numri i personave për të cilët do gatuani, përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona)4-5 thela të plota mish qengji të freskët
2-3 karrota
2-3 patate
1 presh (pjesa e bardhë)
E verdha e një kokërr veze
Lëngu i një kokërr limoni
Piper i zi
Majdanoz i freskët
Dy lugë gjelle vaj ulliri
Një lugë gjelle gjalpë i freskëtPërgatitja
Si fillim AgroWeb.org, ju udhëzon të vendosni mishin në një tenxhere me ujë me kripë dhe lëreni të ziejë derisa mishit të zbutet pak por jo plotësisht.
Më pas, thelat e mishit vendosini në një tavë të vogël hidhuni një gotë e pak nga lëngu ku kanë zierë, hidhuni përsipër gjalpë dhe futini në furrë të piqen.
Hërë pas herë mishin spërkateni me lëngun e vet që të mos thahet.
Hiqeni nga furra sapo të zbutet plotësisht dhe mos lini që i gjithë lëngu në tavë të thahet apo të avullojë.
Ndërkohë, në një tigan skuqni me vaj ulliri dhe pak gjalpë preshin e grirë hollë, më pas patatet dhe karrotat e prera në kubikë të vegjël.
Kaurdisini për 2-3 minuta, dhe kalojini në tenxheren ku keni lëngun e mishit dhe lërini të ziejnë derisa të zbuten plotësisht.
Nëse e shihni se duhet më shumë ujë atëherë shtoni pak më tepër.
Provojini për kripë nëse kanë sa duhet dhe kur të zbuten tërësisht hiqini nga zjarri.
Shtypini pakëz me lugë druri por jo plotësisht.
Në një tas të vogël, shtoni gjysmën e lëngut të limonit (gjysmën tjetër të lëngut të limonit mbajeni mënjanë) dhe të verdhën e vezës.
Rrihini të dyja bashkë derisa të njëtrajtësohen. Shtoni disa lugë nga lëngu i supës që keni në tenxhere dhe vijoni t’i përzjeni.
Në këtë mënyrë do evitoni që veza të pritet në momentin që do shtohet tek supa.
Shtoni të verdhën e vezës me lëngun e limonit tek supa dhe përzjeheni për mirë për disa minuta derisa masa të njëtrajtësohet.
Ndërkohë, kur mishi të jetë gati, pra i pjekur, ndajeni në fije-fije dhe shtojeni tek supa.
Vendoseni sërish supën në zjarr dhe përzjeheni për disa minuta dhe më pas largojeni nga zjarri.
Në tavën që keni pjekur mishin, tek lëngu që ka mbetur shtoni gjysmën e lëngut të limonit që latë mënjanë dhe me lëngun e përftuar spërkasni sipër supën kur ta servirni bashkë me disa gjethe majdanozi të grirë hollë./AgroWeb.org -

Të Gatuash me Aloe Vera – Vlerat për Shëndetin
Të gatuash me Aloe e Vera nuk është thjesht stil jetese por një mënyrë e mençur për t’i dhuruar trupit dhe mendjes shëndet të gjithanshëm.
Është bima e mrekullive për një shëndet të plotë e jetë të gjatë.Aloe Vera ka veti të jashtëzakonshme të cilat ndikojnë drejtpërdrejtë në organizëm krahas aftësive të saj për të mbajtur të kuruar lëkurën në mënyrë natyrale.
Të gjithë e dimë që mbajtja e një vazo me Aloe Vera në shtëpi është fantastike në nxitjen e përdorimit të kësaj bime fantastike në shumë mënyra.
Një prej të cilave, edhe pse pak e dëgjuar por jashtëzakonisht e dobishme është të gatuarit me Aloe Vera.
Studime të ndryshme kanë vërtetuar dobitë e aloe veras për organizmin nëse ato kombinohen në gatime të ndryshme. Kjo, falë vlerave të saj antioksiduese dhe kundër inflamacionit.
Vetitë e Aloe Veras nëse merren përmes ushqimit janë të jashtëzakonshme në parandalimin e shumë sëmundjeve ndërsa u dhuron organeve imunitet të fortë dhe energji natyrale.
Aloe Vera parandalon dhe përmirëson nivelin e diabetit. Është e vërtetuar se aloe vera redukton nivelin e lartë të glukozës në gjak si dhe ndihmon përmirësimin e sistemit tretës.
Forma më e mirë e përfshirjes së Aloe Verës në kuzhinë është në përgatitjen e lëngjeve të ndryshme, limonatave apo edhe xhelatinave të shijshme
AgroWeb.org u sugjeron më poshtë disa receta fantastike në përgatitjen e shurupeve, limonatave dhe xhelatinave me Aloe Vera.
Limonatë me Aloe Vera e Mjaltë
Për katër personaDy lugë gjelle me xhel aloe vera
Lëngu i shtrydhur i dy kokrrave limonave, në dy gota të ndryshme
3 gota me ujë
Dy lugë gjelle me mjaltëPërgatitja
Vendosni xhelin e aloas në njërën nga gotat e lëngut të limonit të shtrydhur dhe lëreni aty për 15 minuta.
Ndërkohë, në një kanë prej qelqi kombinoni ujin, lëngun e limonit e ruajtur në gotën tjetër dhe mjaltin.
Përzijeni me kujdes derisa mjalti të shkrijë dhe të njëtrajtësohet me ujin.
Provojeni për ëmbëlsi, nëse e preferoni pak më të ëmbël mund të shtoni edhe pak mjaltë tjetër.
Përmes një site të vogël kuzhine, nxirreni xhelin e aloas nga lëngu i limonit dhe shpëlajeni me ujë të rrjedhshëm.
Më pas, hidheni atë në kanën e ujit me limon e mjaltë dhe përzjeheni ose tundeni për dy ose 3 minuta.
Kjo limonatë mund të mbahet deri në tre ditë në frigorifer.
Narden me Mollë dhe Aloe Vera
Një filxhan çaji me copa xheli aloe vera
Dy filxhanë çaji me shurup ose lëng molle.
Një filxhan i vogël sheqer
Dy lugë gjellë lëng limoni
Dy pako me pudër xhelatine (i gjeni në çdo supermarket)
Një filxhan i vogël kos
Një lugë kafeje me vanilje pluhur
Përgatitja
Vendosni një tigan në nxehtësi mesatare, hidhni së bashku sheqerin, lëngun e limonit dhe dy lugë gjelle me ujë, trazojini derisa sheqeri të shkrijë.
Hidhni copat e xhelit të aloe veras dhe lerëni të zjejë derisa aloe të bëhet si masë e fortë për maksimumi 10 minuta.
Hiqeni nga zjarri, copat e aloas bashkë me sherbetin lëreni të ftohet.
Më pas, në një tas mesatar hidhni një filxhan me ujë dhe pluhurin e xhelatinës dhe lëreni të qendrojë ashtu për 5 minuta.
Ndërkohë, në një tigan mesatar hidhni lëngun e mollës dhe lëreni të vlojë.
Më pas lëngun e valuar të mollës hidheni në përzjerjen e xhelatinës dhe trazojeni derisa masa të bëhet e gjitha në formë kremoze.
Hidheni masën e përftuar në tasa dhe lerëni të ftohet në frigorifer për 1 apo 2 orë.
Pasi të ftohen, në secilin prej tasat shtojmë nga një lugë me aloe veran e gatuar si dhe pak nga sherbeti i saj.
Lëng Frutash me Aloe Vera
Pritini gjethet sa më pranë pjesës kryesore të bimës.
Gjethet ndahen në gjysmë sipas gjatësisë.
Sigurohuni ta keni hequr cipën nga gjethet, pasi cipa e jashtme është e rëndë për stomakun.
Nxirreni xhelin e aloes nga gjethet duke përdorur një thikë. Pjesët e xhelit që keni përftuar i vendosni në mikser dhe i punoni derisa të merrni lëngun e aloes.
Filtrojeni lëngun që ta pastroni nga çdo fibër e tepërt që mund t’ju ketë kaluar gjatë heqjes së cipës.
Tashmë jeni gati për fazën e fundit, atë të kombinimit me lëngun e shtrydhur të frutave tuaja.
Mund të shtoni një lugë mjaltë, lëng portokalli, molle apo karrote. Përzijini së bashku dhe shijojini./AgroWeb.org -

Gliko me Luleshtrydhe – Delikatesë e Ëmbël Shqiptare
Në doni të ëmbëlsoni veten apo më të dashurit tuaj apo në doni një gosti të veçantë për miqtë tuaj përgatisni gliko me luleshtrydhe.
Është pikërisht sezoni i tyre dhe tregjet janë plot me luleshtrydhe vendi.
Të freskëta me shije delikate ato shndërrohen në një mrekulli të ëmbël teksa përgatiten në traditën më fantastike të amvisave shqiptare, atë të glikosë.
AgroWeb.org ju sugjeron më poshtë një recetë fantastike, krejt të lehtë të përgatitjes së glikosë me luleshtrydhe në shtëpi.
Jo vetëm që mund të ëmbëlsoni veten dhe këdo në familje me këtë ëmbëlsirë të mrekullueshme por sigurisht mund ta përdorni edhe si një dhuratë të këndshme për miqtë apo të afërmit tuaj.
Përgatitja e Glikosë me Luleshtrydhe
Përbërësit1 kg luleshtrydhe
1 kg sheqer
Lëngu i shtrydhur i një kokrre limoniPërgatitja
Si fillim pastrojmë luleshtrydhet nga bishtat dhe i shpëlajmë me ujë të rrjedhshëm.
I veçojmë nga luleshtrydhet e shtypura apo të dëmtuara dhe i hedhim në ujë të ftohtë.
Më pas, i vendosim në një kullesë në mënyrë që t’u largohet uji.
Shtrojmë një shtresë me luleshtrydhe në tenxhere, një shtresë me sheqer, e kështu me radhë derisa masat e sheqerit dhe luleshtrydheve të mbarojnë.
I lëmë të pushojnë përreth 6 orë në mënyrë që luleshtrydhet të lëshojnë lëngun e tyre.
Më pas, vendoseni tenxheren në zjarr të ngadaltë. Gjatë përgatitjes së glikosë së luleshtrydheve nuk duhet të hidhni ujë pasi luleshtrydhet kanë lëngun e tyre.
Gjatë zierjes duhet të bëni kujdes që të largoni shkumën që do të krijohet në sipërfaqen e tenxheres.
Do ta zieni deri në 30 minuta apo edhe pak më shumë derisa lëngu i glikosë të trashet.
Pak para se ta heqim tenxheren nga zjarri shtojmë lëngun e limonit, e trazojmë me kujdes për pak sekonda dhe e largojmë nga zjarri.
E lëmë të ftohet dhe e vendosim në kavanoza të sterilizuar dhe i vendosim në frigorifer./AgroWeb.org