Tag: lëngjeve

  • Dieta: Si të shkosh te tryeza e festave më e lehtë, më energjike dhe pa fryrje

    Dieta: Si të shkosh te tryeza e festave më e lehtë, më energjike dhe pa fryrje

    Një javë me smoothie, çajra bimore dhe supa lehtësuese për t’i dhënë trupit një “reset” para maratonës së bakllavasë, mishit dhe dollive me verë. Kjo është ideja pas Resetit Renal, protokollit të propozuar nga doktoreshë Serena Missori, mjeke, endokrinologe dhe diabetologe, autore e programit “Re-Start”, të përshkruar në librin e saj Allenati, Mangia e Sorridi.

    Qëllimi? Të mbërrish te festa më pak e fryrë, me më shumë energji, me zorrë e veshka më pak të mbingarkuara jo domosdoshmërisht më e dobët në peshore, por më mirë në lëkurën tënde.

    Pse kemi nevojë për një “reset” para festave?

    Festat nuk janë problemi problemi janë tepricat përpara dhe gjatë festave: sheqerna, alkol, kripë, ushqime shumë të përpunuara, darka të vona, gjumë i çrregullt. Rezultati klasik:

    -fryrje barku dhe mbajtje uji
    -rëndesë pas çdo vakti
    -lodhje, rënie energjie, marramendje
    -ndjesia “s’më rrin asnjë rrobë mirë”
    “Festat shpesh sjellin kombinime ushqimore të çrregullta dhe rritje të inflamacionit,” shpjegon Missori. “Të mbërrish i ‘përgatitur’ do të thotë t’i kesh ulur më parë acidozën, mbajtjen e lëngjeve dhe mbingarkesën renale/intestinale, në mënyrë që trupi të mos jetë tashmë i lodhur kur të ulesh në tryezë.”

    Shenjat që trupi yt po kërkon një reset

    Sipas doktoreshë Missorit, këto janë sinjalet tipike që s’duhen injoruar:

    -lodhje që nuk kalon as pas gjumit
    -fryrje dhe mbajtje uji (sidomos bark, kofshë, kyçe)
    -“fytyrë e lodhur”, mungesë shkëlqimi në lëkurë
    -rrobat shtrëngojnë më shumë se zakonisht
    -ndjesi se tretja është e rëndë dhe e ngadaltë

    Në këtë pikë, një mini–protokoll 7-ditor mund të ndihmojë për ta “shfryrë” situatën.

    Gabimet tipike që bëjmë para festave

    Në vend që të përgatitemi, shumica prej nesh e bëjnë situatën më keq. Doktoresha liston disa sjellje klasike:

    -agjërime të tepruara para darkave të mëdha- çojnë direkt në mbingopje
    -pak ujë gjatë ditës-shton mbajtjen e lëngjeve
    -injorimi i perimeve dhe ushqimeve depurative
    -vazhdim i një stili jete me shumë sheqer, kripë, ushqime shumë të përpunuara

    Çfarë është “Reseti Renal”?

    Reseti Renal është një plan 7-ditor që fokusohet tek:

    -eliminimi i lëngjeve të tepërta
    -ulja e inflamacionit dhe acidozës
    -lehtësimi i punës së veshkave dhe zorrëve
    -ristrukturoimi i ritmit ushqimor

    Ideja nuk është të numërosh kaloritë, por:

    -të ulësh ngarkesën digjestive
    -të rrisësh sasinë e lëngjeve, fibrave dhe përbërësve diuretikë/natyralë
    -të mbështetësh organet që “pastrojnë”: veshkat, mëlçinë, zorrët

  • Studimi: Pirja e pamjaftueshme e ujit shkakton reagim më të fortë ndaj stresit

    Studimi: Pirja e pamjaftueshme e ujit shkakton reagim më të fortë ndaj stresit

    Një studim ka zbuluar se njerëzit që nuk pinë mjaftueshëm ujë çdo ditë mund të përjetojnë një reagim më të fortë biologjik ndaj stresit, raportoi transmetuesi irlandez RTE.
    Studiuesit në Universitetin John Moores të Liverpoolit zbuluan se individët me konsum të ulët të lëngjeve çdo ditë lëshojnë nivele më të larta të kortizolit, hormonit kryesor të stresit në trup, kur i nënshtrohen situatave stresuese.
    Studimi, i botuar në “Journal of Applied Physiology”, krahasoi dy grupe me nga 16 të rritur secili.
    Një grup pinte zakonisht më pak se 1,5 litra ujë në ditë, ndërsa tjetri përmbushte udhëzimet e Autoritetit Evropian të Sigurisë Ushqimore prej rreth 2,5 litra për burrat dhe 2 litra për gratë.
    Nivelet e hidratimit të pjesëmarrësve u gjurmuan gjatë një jave para se të merrnin pjesë në një test stresi që përfshinte një intervistë surprizë pune dhe një sfidë aritmetike mendore para një paneli.
    Mostrat e pështymës të mbledhura para dhe pas testit treguan se nivelet e kortizolit u rritën ndjeshëm tek ata me konsum më të ulët të lëngjeve.
    “Njerëzit që kanë një konsum të ulët ditor të lëngjeve, të cilët nuk i përmbushin rekomandimet, ka të ngjarë të jenë të hidratuar dobët”, tha Neil Walsh nga Shkolla e Shkencave të Sportit dhe Ushtrimeve të Universitetit.
    “Por ajo që nuk dinim ishte nëse, kur i stresoni këta njerëz në kushte të kontrolluara, ata do të kenë një reagim më të madhe ndaj hormoneve të stresit. Nëse e dini që keni një afat të afërt ose një fjalim për të mbajtur, mbajtja e një shisheje uji afër mund të jetë një zakon i mirë me përfitime të mundshme për shëndetin tuaj afatgjatë”, shtoi Walsh.

  • Zgjoheni me sy të fryrë? Ja çfarë mund të sinjalizojë trupi juaj

    Zgjoheni me sy të fryrë? Ja çfarë mund të sinjalizojë trupi juaj

    Ky shqetësim i zakonshëm estetik mund të sinjalizojë probleme serioze me veshkat – mësoni kur duhet të alarmoheni.

    Është e zakonshme të zgjoheni në mëngjes me ndjesinë e fryrjes në fytyrë, veçanërisht rreth syve. Për miliona njerëz, kjo ndodh rregullisht dhe zakonisht zhduket brenda pak orësh. Megjithatë, në disa raste, kapakët e fryrë të syve nuk janë thjesht pasojë e një nate me pak gjumë.
    Sytë e fryrë mund të lidhen me një sërë faktorësh të përditshëm, si gjenetika, konsumi i tepërt i kripës, dehidratimi, alergjitë sezonale apo pirja e duhanit. Përveç këtyre, edhe pozita e gjumit, si gjumi me fytyrë poshtë ose në një jastëk të ulët, mund të ndikojë në mbajtjen e lëngjeve në zonën përreth syve.

    Por çfarë ndodh kur fryrja është e përhershme, përkeqësohet me kalimin e kohës, apo shoqërohet me simptoma të tjera trupore? Në këto raste, ky ndryshim mund të jetë sinjal i një gjendjeje më serioze, siç është sëmundja kronike e veshkave, transmeton Telegrafi.
    Sipas mjekes Clara Lawson, “Kur veshkat nuk funksionojnë siç duhet, aftësia e tyre për të filtruar proteinat dhe mbetjet metabolike zvogëlohet. Si pasojë, proteina që duhet të qëndrojë në qarkullimin e gjakut, kalon në urinë, duke shkaktuar një çekuilibër në nivelet e lëngjeve dhe mineraleve në trup.”
    Kjo humbje e proteinave çon në mbajtje të lëngjeve, veçanërisht në zona me inde të buta si rreth syve dhe mund të sinjalizojë dëmtim të hershëm të funksionit të veshkave.
    Kur të kërkoni ndihmë mjekësore?
    Nëse vini re fryrje të përhershme ose të shpeshtë të syve, veçanërisht në mëngjes, të shoqëruar me lodhje të pashpjegueshme, urinë me shkumë ose ndryshim të shpeshtësisë së urinimit, rekomandohet të bëni analiza laboratorike për funksionin e veshkave, si: kreatinina, urea, raporti albuminë/kreatininë në urinë dhe eGFR.

  • ‘Nuk është uji’/ Ja se kë pije përcaktuan studiuesit si hidratuesin më të mirë

    ‘Nuk është uji’/ Ja se kë pije përcaktuan studiuesit si hidratuesin më të mirë

    Një studim i Universitetit St. Andrews në Skoci, i publikuar në American Journal of Clinical Nutrition, krahasoi disa pije bazuar në sasinë e lëngjeve që trupi ynë ruan orë pas konsumimit të tyre.

    Qumështi u rendit më lart se uji në indeksin e hidratimit.

    “Qumështi përmban natyrshëm sheqerna, proteina dhe yndyra. Këto lëndë ushqyese ngadalësojnë zbrazjen e stomakut, duke ndihmuar trupin të mbajë lëngjet për më gjatë,” shpjegojnë studiuesit.

    Pse qumështi hidraton më shumë se uji?

    Qumështi është i efektshëm në hidratim për këto arsye:

    -Përmban elektrolite në sasi të lartë (si natriumi dhe kaliumi), të cilat ndihmojnë në ruajtjen e lëngjeve.

    -Përmban proteina dhe karbohidrate, që ngadalësojnë tretjen dhe zgjerojnë kohën që uji qëndron në trup.

    -Ka osmolalitet të balancuar, gjë që ndihmon në përthithjen më të mirë të ujit nga qelizat.

    Kur është qumështi një zgjedhje më e mirë për hidratim?

    Edhe pse uji mbetet zgjedhja më e sigurt dhe më e domosdoshme në jetën e përditshme, ka situata kur qumështi mund të jetë edhe më efektiv:

    -Pas aktivitetit fizik intensiv, për të zëvendësuar lëngjet dhe lëndët ushqyese të humbura.

    -Te fëmijët dhe të moshuarit, ku kërkohet hidratim më i plotë.

    -Në raste të lehta dehidratimi, kur është e nevojshme të mbahet më shumë lëng në trup.

    Qumështi pra mund të jetë një ‘aleat’ i çmuar për hidratim, veçanërisht në raste kur është e rëndësishme të ruajmë më shumë lëngje në organizëm. Ai nuk e zëvendëson ujin, por mund ta plotësojë në mënyrë të zgjuar.

    Por jo të gjithë mund të konsumojnë qumësht. Ata që vuajnë nga ‘dysaneçia ndaj laktozës’ ose kanë probleme me tretjen, duhet të këshillohen me mjekun.

    Si alternativë, pijet bimore si qumështi i sojës ose i tërshërës mund të përdoren, edhe pse nuk arrijnë nivelet e njëjta të hidratimit si qumështi i lopës. 

  • 300 vizita në ditë, rritet frikshëm fluksi në urgjencën e QSUT, ja apeli i mjekëve

    300 vizita në ditë, rritet frikshëm fluksi në urgjencën e QSUT, ja apeli i mjekëve

    Temperaturat e larta të ditëve të muajit korrik kanë pasur me shtim të urgjencave mjeksore në QSUNT. Mjekët e urgjencës, thonë se fluksi është në rritje, dhe shkak duket se është dehidratimi nga mungesa e lëngjeve dhe vapa.
    “Janë shtuar pacientët që vinë me gjendje të fikti, kjo vjen nga mungesa e lëngjeve, por edhe nga pacientë që vuajnë nga sëmundjet kronike. Numri i vizitave ditët e fundit është shtuar, një mesatare 300-350 në ditë”, tha Anduela Mino, mjeke urgjence QSUNT.
    Moshat e thyera dhe të sëmurët kronik janë ato që kanë problematika më të mëdha në stinën e verës.
    “Pacientët kardiak duke mos marrë lëngje dhe duke marrë medikamente anti-hipertensiv të tensionit, ulet tensioni akoma më shumë. Moshat e pacientëve janë mbi 60-vjeç e sipër, por edhe moshat e reja”, shtoi mjekja.
    Në këto kushte mjekja apelon që të evitohet dalja ndërmjet orës 11- dhe 5 pasdite, të konsumohen sa më shumë lëngje të freskëta, ujë dhe jo kafe, pije me gaz apo alkool.

  • Vapa prish ekuilibrin e trupit, mjekët: Kujdes nga dehidratimi, shmangni diellin e drekës

    Vapa prish ekuilibrin e trupit, mjekët: Kujdes nga dehidratimi, shmangni diellin e drekës

    Ditët e fundit vendi po përballet me temperatura ekstreme të cilat janë kthyer në një shqetësim serioz për shëndetin, veçanërisht për të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike.
    Mjekët specialist thonë se gjatë kësaj periudhe dehidratimi rrit rrezikun për ataket kardiake.
    “Temperaturat e larta çojnë në një prishje të ekuilibrit të trupit nga dehidrimi. Pra humbja e lëngjeve nëpërmjet djersitjes për arsye sepse vetë organizmi për të eliminuar nxehtësinë shton djersën dhe nëpërmjet këtij mekanizmi dehidratohemi, dhe humbja e lëngjeve shoqërohet dhe me humbjen e kripërave të cilat janë esenciale për funksionimin e mirë të trupit dhe zemrës. Mosha më vulnerabel janë mosha e tretë dhe fëmijët”, tha Daniela Teferiçi, mjeke kardiologe.
    Mjekët këshillojnë të gjithë grupmoshat për më shumë kujdes të shtuar nga ana e tyre, konsumim të vazhdueshëm të lëngjeve, dhe mosekspozimin në orët e pikut.
    “Këto mosha duhet të bëjnë më shumë kujdes dhe kujdesi duhet të jetë e para duke eliminuar ekspozimin në oraret ku dielli është më i nxehtë, pra nga ora 11 deri në orën 5, njëkohësisht duhet veshur në mënyrë më të përshtatshme si dhe pirja e ujit, pra ne duhet të parandalojmë dehidrimin”, shtoi mjekja Teferiçi.
    Gojë e thatë, nauze, ndjenjë të fikti, gjendje konfuzionale apo dobësi, mungesë energjie, janë vetën disa nga simptomat më të zakonshme të cilat shkaktohen si pasojë e qëndrimit për një kohë të gjatë në temperatura ekstreme.

  • I nxehti ekstrem/ Mjekët apelojnë kujdes të veçantë: Kujdes nga dehidratimi, shmangni diellin e drekës…

    I nxehti ekstrem/ Mjekët apelojnë kujdes të veçantë: Kujdes nga dehidratimi, shmangni diellin e drekës…

    Mjekët specialist thonë se gjatë kësaj periudhe dehidratimi rrit rrezikun për ataket kardiake. Ditët e fundit vendi po përballet me temperatura ekstreme të cilat janë kthyer në një shqetësim serioz për shëndetin, veçanërisht për të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike.
    “Temperaturat e larta çojnë në një prishje të ekuilibrit të trupit nga dehidrimi. Pra humbja e lëngjeve nëpërmjet djersitjes për arsye sepse vetë organizmi për të eliminuar nxehtësinë shton djersën dhe nëpërmjet këtij mekanizmi dehidratohemi, dhe humbja e lëngjeve shoqërohet dhe me humbjen e kripërave të cilat janë esenciale për funksionimin e mirë të trupit dhe zemrës. Mosha më vulnerabel janë mosha e tretë dhe fëmijët”, tha Daniela Teferiçi, mjeke kardiologe.
    Mjekët këshillojnë të gjithë grupmoshat për më shumë kujdes të shtuar nga ana e tyre, konsumim të vazhdueshëm të lëngjeve, dhe mosekspozimin në orët e pikut.
    “Këto mosha duhet të bëjnë më shumë kujdes dhe kujdesi duhet të jetë e para duke eliminuar ekspozimin në oraret ku dielli është më i nxehtë, pra nga ora 11 deri në orën 5, njëkohësisht duhet veshur në mënyrë më të përshtatshme si dhe pirja e ujit, pra ne duhet të parandalojmë dehidrimin”, shtoi mjekja Teferiçi.
    Gojë e thatë, nauze, ndjenjë të fikti, gjendje konfuzionale apo dobësi, mungesë energjie, janë vetën disa nga simptomat më të zakonshme të cilat shkaktohen si pasojë e qëndrimit për një kohë të gjatë në temperatura ekstreme.
     

  • Thuaj lamtumirë anemisë dhe fryrjes me këtë pije të freskët dhe të shëndetshme

    Thuaj lamtumirë anemisë dhe fryrjes me këtë pije të freskët dhe të shëndetshme

    Riktheni energjinë dhe balancën në trup me këtë pije të pasur.

    Kjo pije është e pasur me hekur, vitamina, minerale dhe antioksidantë, dhe përgatitet për më pak se dy minuta.

    Është një ndihmë e madhe për trupin tuaj, veçanërisht nëse vuani nga anemia me mungesë hekuri apo ndjeni mbajtje të lëngjeve në organizëm.

    Anemia është një nga çrregullimet më të përhapura të gjakut dhe ndodh kur trupi nuk ka mjaft rruaza të kuqe të gjakut për të transportuar oksigjenin në mënyrë efikase.

    Mungesa e hekurit, vitaminës B12 ose acidit folik janë shkaqet më të zakonshme. Kjo gjendje mund të shkaktojë:

    ▪ Lodhje të vazhdueshme
    ▪ Gulçim dhe marramendje
    ▪ Zbehje të fytyrës dhe buzëve
    ▪ Ftohje të duarve dhe këmbëve
    ▪ Dhimbje koke dhe përqendrim të dobët

    Për të ndihmuar trupin në prodhimin e shëndetshëm të gjakut dhe për të përmirësuar qarkullimin, ky lëng natyral është një mbështetje e thjeshtë, efektive dhe e shijshme.

    Përbërësit (1 racion):

    ▪ 2 dardha – të pasura me vitaminë C, ndihmojnë përthithjen e hekurit dhe kanë efekt diuretik të butë
    ▪ ½ filxhani spinaq të freskët – burim i mirë i hekurit jo-hem, acid folik dhe klorofile
    ▪ ½ filxhani sallatë të gjelbër – ndihmon në pastrimin e gjakut dhe balancimin e lëngjeve
    ▪ 1 grusht i vogël majdanoz – përmban shumë hekur dhe vitaminë C; stimulon funksionin e veshkave
    ▪ 1 limetë – e pasur me vitaminë C, e cila rrit përthithjen e hekurit në zorrë
    ▪ 2-3 fletë nenexhik ose mente – freskuese dhe qetësuese për stomakun

    Përgatitja:

    Lani mirë të gjithë përbërësit me ujë të ftohtë.

    Qëroni limetën dhe priteni në copa të vogla.

    Vendosini të gjithë përbërësit në blender.

    Bluajini për rreth 30-60 sekonda derisa të krijohet një përzierje homogjene.

    Kulloni nëse dëshironi një teksturë më të lëmuar, ose pijeni direkt për të përfituar fibrat.

    Këshilla për përdorim:

    Pijeni këtë lëng në mëngjes, esëll, që përthithja e hekurit të jetë maksimale.

    Mos e kombinoni me produkte që pengojnë përthithjen e hekurit, si qumështi, çaji i zi apo kafeja, së paku për 1 orë pas konsumit.

    Mund ta përdorni për 7-10 ditë radhazi, dhe pastaj të bëni pauzë.

    Ky lëng ndihmon gjithashtu në detoksifikimin e trupit, uljen e inflamacionit dhe largimin e tepricës së lëngjeve, që shpesh shkakton ndjenjën e rëndesës dhe fryrjes.

    Për një efekt të qëndrueshëm, kombinoni me ushqim të balancuar dhe aktivitet të lehtë fizik.

     

  • Ke sy të fryrë në mëngjes? 11 shkaqet e pazakonta dhe trajtimet kryesore

    Ke sy të fryrë në mëngjes? 11 shkaqet e pazakonta dhe trajtimet kryesore

    Nëse zgjohesh shpesh me sy të fryrë, kjo mund të jetë pasojë e disa faktorëve të ndryshëm – disa të kontrollueshëm, disa jo. Këto janë shkaqet më të zakonshme dhe mënyrat për ta trajtuar këtë gjendje:

    Shkaqet më të zakonshme të enjtjes rreth syve

    Mungesa e gjumit

    Gjumi i pamjaftueshëm çon në rritje të hormoneve që nxisin mbajtjen e lëngjeve dhe ulje të pastrimit limfatik – duke sjellë fryrje.

    Pozicioni i gjumit

    Fjetja me fytyrën poshtë ndihmon grumbullimin e lëngjeve rreth syve. Rekomandohet përdorimi i jastëkëve shtesë për të ngritur kokën.

    Ndryshimet hormonale

    Gjatë fazës paramenstruale, nivelet e larta të progesteronit shkaktojnë mbajtje lëngjesh dhe enjtje, sidomos në fytyrë dhe sy.

    Alergjitë

    Alergjitë sezonale shkaktojnë lirimin e histaminës, që nxit inflamacion dhe enjtje. Fërkimi i syve e përkeqëson gjendjen.

    Dehidratimi

    Kur trupi nuk ka mjaftueshëm ujë, tenton ta mbajë ujin që ka – kjo çon në mbajtje të lëngjeve dhe fryrje.

    Të qarët

    Lotët që nuk rrjedhin jashtë thithen nga indet rreth syve, duke sjellë ënjtje. Fshirja e tepërt përkeqëson inflamacionin.

    Alkooli

    Alkooli nxit mbajtje uji, përkeqëson cilësinë e gjumit dhe shkakton inflamacion – të gjitha kontribuojnë në fryrjen e syve.

    Sasia e lartë e kripës

    Konsumi i kripës dehidraton trupin dhe e shtyn të mbajë ujë, veçanërisht rreth syve.

    Plakja

    Me kalimin e moshës, humbja e kolagjenit dhe elastinës bën që jastëkët dhjamorë rreth syve të bien dhe të duken më të fryrë.

    Probleme me tiroiden

    Fryrja e vazhdueshme dhe e rëndë mund të tregojë probleme më serioze shëndetësore si sëmundjet e tiroides.

    Gjenetika

    Disa njerëz kanë predispozitë gjenetike për “qese” nën sy – ndonëse nuk hiqen lehtë, mund të merren masa për të parandaluar përkeqësimin.

  • Fryrja e organizmit nga grumbullimi i lëngjeve, si të humbisni peshën e tepërt

    Fryrja e organizmit nga grumbullimi i lëngjeve, si të humbisni peshën e tepërt

    Trupi i njeriut përbëhet nga 55 deri në 75 përqind ujë.
    Por akumulimi i tepërt i ujit në trup mund të shkaktojë fryrje, dhimbje dhe shtim në peshë.
    Akumulimi i ujit është vetëm një nga shkaktarët e shtimit në peshë, megjithatë ai kontributon për shtimin në peshë me të paktën 2 deri në 5 kilogramë.
    Akumulimi i ujit ndodh si pasojë e disa faktorëve.
    Disa prej tyre janë konsumi i madh i kripës, mungesa e proteinave, mungesa e aktivitetit fizik dhe ndryshimet hormonale.
    Faktorë më të lartë rreziku janë problemet me zemrën, veshkat dhe marrja e ilaçeve kundër dhimbjeve, kontraceptivëve dhe ilaçeve për zemrën.
    AgroWeb.org ju liston më poshtë disa nga mënyrat më të mira për të humbur peshën e shkaktuar nga akumulimi i lëngjeve në trup.
    Si Të Humbni Peshën E Krijuar Nga Akumulimi i Lëngjeve
    Aktiviteti Fizik
    Mungesa e aktivitetit fizik është një nga faktorët kryesorë të akumulimit të lëngjeve në trup.
    Nëse kryeni aktivitet fizik, indet e këmbëve dhe kyçeve do të lëshojnë lëngjet e mbledhura.
    Kujdes Me Kripën
    Pakësimi i sasisë së kripës është një nga mënyrat më efikase në humbjen e peshës së krijuar nga akumulimi i lëngjeve.
    Sipas të dhënave të AgroWeb.org, sasia ditore e kripës së konsumuar nuk duhet të jetë më shumë se 2,300 miligramë në ditë, e barazvlefshme me një lugë çaji.
    Tregoni kujdes me konsumin e proshutave, sallamrave, djathrave, supave dhe produkteve të tjera të paketuara industriale.
    Më Shumë Proteinë
    Proteina luan një rol kryesor në ruajtjen e ekuilibrave të lëngjeve në organizëm.
    Sasia e rekomanduar ditore e proteinës duhet të jetë një gramë për çdo kilogramë të peshës trupore.
    Burime të mira të proteinës janë produktet e detit, mishi i shpendëve, mishi pa dhjamë i viçit dhe derrit, vezët dhe fasulet.
    Më Shumë Kalium
    Kaliumi është një mineral tepër i përfshirë në ruajtjen e ekuilibrit të lëngjeve në trup.
    Ai ndihmon në nxjerrjen e ujit dhe krips nga urina dhe djersa.
    Sasia e rekomanduar ditore e kaliumit është 4,700 miligramë.
    Ushqime të pasura me kalium janë barishtet, banania, patatet, avokado dhe domatet.
    Më Shumë Magnez
    Magnezi rrit prodhimin e urinës dhe uljen e sasisë së ujit të akumuluar në trup.
    Të rriturit kanë nevojë për 310-420 miligramë magnez në ditë.
    Magnezi gjendet me bollëk tek barishtet si spinaqi, por edhe tek avokado, bajamet dhe fasulet e zeza.
    Hidratimi
    Hidratimi është shumë i rëndësishëm për nxjerrjen e ujit të tepërt nga organizmi.
    Ekspertët rekomandojnë pirjen e një gote me ujë përpara çdo vakti ose ushqimi të konsumuar gjatë ditës.
    Përveç ujit, ju mund të konsumoni ushqime që kanë rol hidratues siç janë shalqini, selinoja, kastraveci dhe luleshtrydhet./AgroWeb.org