Tag: lëngjet

  • Si t’i shpëtojmë gripit; 5 mjekime popullore

    Si t’i shpëtojmë gripit; 5 mjekime popullore

    Është periudha më e “keqe” e vitit për sa i përket sëmundjeve nga mot ii ftohtë apo ndryshimi i pa shpjegueshëm i temperaturave. Mirë është që të kujdesemi për veten shumë më përpara se gripi të na zë, por në rast se nuk keni mundur dhe nuk preferoni ilaçet këtu janë disa mënyra popullore për të shpëtuar prej tij.
    – Uji dhe lëngjet tjera: konsumimi i lëngjeve mund t’ju ndihmojë të përmirësoheni. Uji, lëngjet e frutave, lëngu i mishit apo pulës, ujë i vakët me mjaltë dhe limon parandalon dehidratimin dhe zhbllokon hundët. Qëndroni larg kafesë dhe lëngjeve tjera me kafeinë, sepse ju shkaktojnë etje. – Ujë me kripë: merrni një gotë me ujë të ngrohtë dhe hidhini gjysmë luge çaji kripë, bëni gargara me këtë përbërje dhe fyti do t’ju përmirësohet.
    – Supë me lëng pule: më parë prindërit u jepnin fëmijëve të sëmurë supë me lëng pule. Tani shkencëtarët kanë zbuluar supën e pulës dhe theksuan se kjo supë lehtëson në dy mënyra shenjat e gripit dhe ftohjes. E para duke penguar lëvizjen e neutrofileve supa pasqyron efekt antiinflamator. E dyta përshpejton rrjedhjen e hundëve dhe ndihmon në zhbllokimin e tyre. Kufizon numrin e viruseve të cilat vendosen në pjesën e brendshme të hundës.

    – Antihistamina: ky qetësues ndihmon në lehtësimin e shenjave të ftohjes si rrjedhja e hundëve, lotimi i syve, teshtima, të kolliturit.
    – Lagështira: viruset e gripit shtohen më shumë në kushte të thata. Ajri i thatë than shtresën e mukozës dhe bllokon hundën, acaron fytin. Nëse aparatet e përdorura në shtëpi për të njomur ajrin nuk pastrohen rregullisht mund të përhapin myk dhe baktere. Ndryshoni ujin brenda aparatit çdo ditë dhe pastrojeni atë në bazë të direktivave të firmës.

  • Itali/ Aeroportet kryesore do të lejojnë lëngjet mbi 100 ml në bagazhet e dorës

    Pas një pezullimi të papritur gati një vit më parë, disa nga aeroportet kryesore italiane pritet të rikthejnë funksionimin e plotë të skanerëve të teknologjisë së fundit, duke lejuar kalimin e lëngjeve në bagazhet e dorës pa kufizimet e mëparshme dhe pa nevojën për t’i nxjerrë ato gjatë kontrollit.Sipas Corriere della Sera, pritet që nga fundi i korrikut ose fillimi i gushtit, pas miratimit përfundimtar të algoritmit të përditësuar nga Konferenca Evropiane e Aviacionit Civil (ECAC), pasagjerët të mund të mbajnë sërish në çantat e dorës shishe me parfume, ujë, verë apo vaj, edhe në sasi më të mëdha se 100 ml.Risia teknologjike në shërbim të sigurisëSkanerët Hi-Scan 6040 CTiX, të prodhuar nga kompania Smiths Detection, janë instaluar në aeroportet e Milanos (Malpensa dhe Linate), Romës (Fiumicino), Bergamos, Catanias, Bolognës dhe Torinos. Falë një softueri të ri që identifikon menjëherë substanca të dyshimta dhe ofron imazhe të detajuara 3D, pajisjet e reja shmangin nevojën për nxjerrjen e pajisjeve elektronike dhe ulin ndjeshëm kohën e kontrollit.Një hap pas nga BE-ja dhe reagimi i industrisëNë maj të vitit 2023, Komisioni Evropian vendosi kufizime të reja për modelin Hi-Scan 6040 CTiX pas raportimeve nga agjencitë amerikane të sigurisë, duke pretenduar mungesë sigurie të mjaftueshme. Kjo solli rikthimin e kufirit prej 100 ml për të gjithë lëngjet dhe kremrat në shumë aeroporte evropiane.Kjo masë shkaktoi jo vetëm konfuzion dhe vonesa në pikat e kontrollit, por edhe zemërim nga organizatat përfaqësuese të menaxhimit aeroportual, si ACI Europe dhe Assaeroporti, duke qenë se investimi për pajisjet e reja është shumëfish më i lartë se për pajisjet e vjetra, si në blerje ashtu edhe në mirëmbajtje.Çfarë pritet të ndodhë tani?Miratimi i algoritmit të përmirësuar nga ECAC — që pritet të ndodhë më 25 korrik — do t’i japë dritën jeshile rikthimit të funksioneve të plota të skanerëve të rinj në aeroportet italiane që i posedojnë, duke mundësuar për herë të parë pas shumë vitesh një udhëtim pa kufizime për lëngjet, me përjashtim të aeroporteve që nuk kanë ende këtë teknologji.