Tag: lënduarit

  • Aksident i trefishtë në Klos, dërgohen në spital të lënduarit

    Aksident i trefishtë në Klos, dërgohen në spital të lënduarit

    Klos/Informacion paraprak
    Rreth orës 18:00, në fshatin Fshat, brenda në tunel, janë aksidentuar me njëri tjetrin tre automjete, me drejtues shtetasit L.R., K.A., dhe I.Z. Si pasojë e përplasjes së automjeteve, ka mbetur i dëmtuar shtetasi K.A sëbashku me motrën e tij, të cilët janë transportuar në spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.

    Top Channel

  • Turqi, avioni rrëzohet në momentin që ajo thotë ‘po’. Propozimi për martesë përfundon keq, të lënduarit rëndë në spital

    Turqi, avioni rrëzohet në momentin që ajo thotë ‘po’. Propozimi për martesë përfundon keq, të lënduarit rëndë në spital

    Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Adana të Turqisë, ku një aeroplan i vogël i tipit “Ultra Light” u rrëzua në një plantacion agrumesh gjatë një propozimi për martesë, duke lënë të lënduar dy persona.

    Ngjarja ndodhi në rrethin Yüreğir, pranë pistës “Kelaynak”.

    Siç njoftohet, në bord ndodheshin piloti 39-vjeçar Burak Yürekli dhe Şeyda Doğan, e cila ishte ftuar në fluturim nga i dashuri i saj për t’i bërë një propozim romantik martese nga toka, përmes radiolidhjes.

    Pamjet e regjistruara me telefon tregojnë momentin kur Şeyda thotë “Po”, pak çaste para se aeroplani të humbiste kontrollin dhe të rrëzohej.

    Të lënduarit u dërguan me urgjencë në Spitalin Universitar të Adanasë dhe raportohet se gjendja e tyre është e rëndë.