Një aksident ka ndodhur sot në rrugën Gjirokastër-Kakavijë, në afërsi të kthesës së Bulos, ku janë përplasur dy automjete, një tip “Benz” dhe një tip “Ford Fiesta”.Mësohet se ka persona të lënduar, por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se automjeti “Benz” po lëvizte me shpejtësi mbi normat e lejuara për këtë segment rrugor.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Tag: lënduar
-

Aksident në rrugën Gjirokastër-Kakavijë, ka të lënduar
-

Përplasen dy automjete në aksin Gjirokastër–Kakavijë, ka të lënduar. Benzi lëvizte me shpejtësi mbi normat
Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Gjirokastër–Kakavijë, në afërsi të kthesës së Bulos ku janë përplasur dy automjete, një tip “Benz” dhe një tip “Ford Fiesta”.
Përplasja ka qenë e fortë, duke shkaktuar dëme të shumta materiale, veçanërisht në pjesën frontale të mjeteve.
Dyshohet se automjeti “Benz” po lëvizte me shpejtësi mbi normat e lejuara për këtë segment rrugor.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave. Mësohet se ka persona të lënduar, por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën. -

Përfshihet nga flakët makina në Tiranë, nuk raportohen të lënduar
Një makinë është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të martë në kryeqytet.
Ngjarja është shënuar pranë rrugës së ‘Kavajës’, fatmirësisht pa të lënduar në njerëz. Makina është përfshirë në flakë në pjesën e përparme të saj, ndërsa ndërhyrja e zjarrfikësve ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit. -

Treni përplas makinën në Kosovë, një viktimë dhe tre të lënduar
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në fshatin Jagodë të komunës së Klinës, ku një tren është përplasur me një veturë. Si pasojë e këtij incidenti, një person ka humbur jetën, ndërsa tre të tjerë kanë mbetur të lënduar.
Lajmin e ka konfirmuar për mediat në Kosovë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Sot, rreth orës 12:35, kemi pranuar informacionin se në fshatin Jagodë – Klinë ka ndodhur një aksident ku një tren ka goditur një makinë. Menjëherë pas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, zjarrfikësit dhe autoambulanca. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e një personi në vend, ndërsa tre persona të tjerë të lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë”, ka deklaruar Gashi.
Ai ka shtuar se në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit e njësisë së trafikut dhe se për rrethanat e aksidentit është njoftuar edhe prokurori kompetent.Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.JOQ Sondazh
-

Publikohen pamjet nga shpërthimi i mbrëmshëm në Athinë, nuk raportohet për të lënduar (VIDEO)
Një bombë ka shpërthyer pranë zyrave të Hellenic Train në Athinë, mbrëmjen e së premtes.
Mediat greke kanë siguruar pamjet nga momenti i shpërthimit, dhe një çantë shpinës ku ndodhej lënda shpërthyese, pak çaste para shpërthimit të madh.
Çanta ishte e lidhur në një kolonë jashtë zyrave të Hellenic Train. Autorët kanë shkuar në vendngjarje me një motor dhe e kanë lënë aty.
Nga shpërthimi nuk raportohet për pesona të lënduar por vetëm dëme materiale.
Kjo ngjarje, vjen në një situatë kur zemërimi i gjerë publik është rritur si pasojë e tragjedisë hekurudhore Tempi të vitit 2023, në të cilën 57 njerëz u vranë kur një tren mallrash dhe një tren pasagjerësh që shkonte në drejtime të kundërta u vendosën në të njëjtën binarë. -

Shpërndarësi i picave goditet nga një makinë në mes të Lushnjës, 30-vjeçari përfundon në spital
Një shpërndarës picash ka përfunduar në spital i lënduar këtë mbrëmje në Lushnje. Aksidenti ka ndodhur në bulevardin e palmave ku një shpërndarës picash ishte duke kaluar në bulevard me motoçikletë me targa AV 450 ndërsa mjeti tip Ford me targa AA 599 VH po dilte nga një parking.
Duke pasur shikimin e kufizuar dhe duke dalë me indjetro, drejtuesi i mjetit tip Ford nuk e ka vënë re motoçiklistin. Nga përplasja është lënduar drejtuesi i motoçikletës një i ri rreth të 30-ve dhe është dërguar me urgjencë nga ambulanca në spitalin e Lushnjes ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”
Policia në vendngjarje ka disiplinuar trafikun në këtë pjesë shumë të frekuentuar të qytetit ndërsa grupi hetimor po dokumenton ngjarjen. Është shoqëruar në polici drejtuesi i mjetit tip Ford për të sqaruar rrethanat nën të cilat ndodhi aksidenti.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”
-

Një motor përfshihet nga flakët në Tiranë, nuk raportohen persona të lënduar
Një motor është djegur në Tiranë paraditen e së mërkurës. Pasi motori ka marrë flakë, rruga është mbuluar për pak momente me tym.
Menjëherë kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse, për të shuar zjarrin. Ngjarja ka ndodhur pranë Drejtorisë së Policisë. Fatmirësisht, nuk ka të lënduar.
Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes.
-

Katër persona të lënduar nga zjarri në Koçan sot kthehen nga Bullgaria për kurim shtëpiak
Katër nga të lënduarit nga zjarri në Koçan të cilët janë shtruar në spitalin Pirogov në Sofje sot do të lirohen për trajtim shtëpiak.
Shefja e Klinikës së Djegieve dhe Kirurgjisë Plastike në spitalin bullgar, Maja Argirova, për BTA tha se të katër pacientët janë në gjendje të mirë. Ajo theksoi se janë dhënë udhëzime për trajtim të mëtejshëm, po bëhet monitorimi laboratorik i gjendjes së tyre klinike dhe në varësi të gjendjes do të vlerësohet një fazë e re e mundshme kirurgjikale.
Ndërsa katër persona të tjerë të lënduar në Koçan mbeten për trajtim në “Pirogov”.
Nga spitali thanë se katër personat që mbeten ene të shtrirë janë në gjendje të rëndë, por stabile dhe janë në terapi intensive. Ndërhyrje të shumta janë duke u zhvilluar për përmirësimin e tyre.
Ndryshe, nga zjarri në diskotekën Pulse në Koçan, 61 persona kanë humbur jetën dhe afro 200 janë lënduar. Disa nga të plagosurit janë transferuar në vende të tjera për trajtim. Në Bullgari, 15 persona të lënduar u shtruan në spital – tetë prej tyre në spitalin Pirogov dhe tre në spitalet në Plovdiv dhe Varna.Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.JOQ Sondazh
-

Tërmeti ‘shkund’ vendin fqinj, ja ku ishte epiqendra dhe sa ishte magnituda
Tërmetet nuk e lënë të qetë Greqinë. Një tjetër lëkundje është regjistruar mbrëmjen e së dielës në Patra.
Sipas Qendrës Europiane të Sizmologjisë, tërmeti ka qenë me magnitudë 4,9 I shkallës rihter, me një epiqendër 25 kilometra nga qyteti i Patrës.Deri tani nuk ka njoftime për dëme materiale apo të lënduar. Pak javë më parë, me mijëra tërmete u regjistruan në Santorini, por fatmirësisht pa të lënduar.
-

Përfshihet nga flakët një apartament në Tiranë, nuk raportohet për të lënduar
Një zjarr ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në një apartament në Shkozë, duke përfshirë banesën që ndodhej në katin e tretë të ndërtesës.
Fatmirësisht, nuk ka pasur persona të lënduar, por janë shkaktuar dëme materiale. Dy shërbime zjarrfikëse kanë arritur të neutralizojnë flakët dhe të sigurojnë zonën. Hetimet për përcaktimin e shkakut të zjarrit janë duke u zhvilluar ende.
Njoftimi i Policisë:
Informacion paraprak: Me datë 06.04.2025, rreth orës 09:45, ka rënë zjarr në katin e tretë të një banese në Shkozë. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Shërbimet e Policisë bënë evakuimin e banorëve dhe së bashku me grupin hetimor po punojnë për përcaktimin e shkakut të zjarrit.