Tag: lënduar

  • Aksident i 4-fishtë në Fier, 2 të lënduar rëndë

    Aksident i 4-fishtë në Fier, 2 të lënduar rëndë

    Një aksident i rëndë është shënuar në lagjen “Konferenca e Pezës” në Fier, ku janë përplasur katër automjete.
    Dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier. Aktualisht, ata po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
    Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

  • Autobusi përplaset me makinën e policisë bashkiake në Fier, disa të lënduar

    Autobusi përplaset me makinën e policisë bashkiake në Fier, disa të lënduar

    Një automjet i policisë bashkiake është përplasur me një autobus të linjës Libofshë- Fier, mëngjesin e sotëm në vendin e quajtur “ Ura e Sheqit” në Fier.
    Si pasojë e përplasjes raportohet për disa të lënduar lehtë të cilët janë transportuar drejt Sptalit Rajonal Fier për të marrë ndihmën mjekësore.
    Ndërkohë në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.
    Paraprakisht dyshohet se autobusi i ka prerë rrugën automjetit të policisë bashkiake dhe për pasojë ka përfunduar në murin rrethues të një ish- kompleksi dyqanesh.

  • Sulm me thikë në stacionin e trenit në Hamburg! 12 të lënduar, 6 prej tyre në gjendje kritike për jetën

    Sulm me thikë në stacionin e trenit në Hamburg! 12 të lënduar, 6 prej tyre në gjendje kritike për jetën

    Të paktën 12 njerëz janë lënduar në një sulm me thikë në stacionin hekurudhor në qendër të Hamburgut të premten, njoftuan autoritetet.

    Gjashtë nga të lënduarit janë në gjendje kritike për jetën, sipas autoriteteve.
    Shërbimi i zjarrfikësve në Hamburg tha se tre njerëz pësuan lëndime të rënda, dhe tre të tjerë lëndime të lehta, raportoi agjencia gjermane e lajmeve DPA.
    I dyshuari për sulmin u arrestua në vendngjarje, tha policia gjermane në X.
    Autoritetet nuk dhanë asnjë informacion për të dyshuarin apo hollësi rreth sulmit.
    Stacioni në qendër të Hamburgut, qyteti i dytë më i madh në Gjermani, është ndër më të dendurit. /REL

    Top Channel

  • “Nuk e harrova Tiranën e lënduar”, Rama flet për Veliajn në mbylljen e fushatës: Marrim 20 mandate, kryeqyteti krenaria jonë

    “Nuk e harrova Tiranën e lënduar”, Rama flet për Veliajn në mbylljen e fushatës: Marrim 20 mandate, kryeqyteti krenaria jonë

    Kryesocialisti Edi Rama gjatë fushatës përmbyllëse tha se PS synon në Tiranë të paktën 20 mandate nga 18  që ka aktualisht. Në nisje të fjalës, Rama përmendi të gjitha qarqet, por jo Tiranën, për të cilën foli në vijim të fjalës së tij. Rama tha se nuk e harroi Tiranën e lënduar nga ngjarja e fundit. Duket se kryesocialisti i referohet arrestimit të Erion Veliajt, ndonëse nuk e përmendi me emër.
    “Është njësoj si ta shohësh krahët drejtësisë të brejtura nga minjtë e kënetës, njësoj si t’ia presësh këtij shteti këmbët dhe ta rrokullisësh kovë pusi teposhtë. Po Tiranën e lënduar nga ngjarja e fundit, e harrova vallë që nuk e rendita në listën e qarqeve me mandatet e tyre. Nuk e harrova natyrisht, po pse e lashë jashtë listës së mësipërme ndërkohë që brenda nesh debati lidhur me sondazhet, lidhur me të dhënat nga terreni është s enë tiranë do marrim 1 ose dy plus, duke shkuar nga 18 në 20. Nuk e harrova por e lashë veç, sepse Tirana ha bukë veç, është jo vetëm kryeqytet dhe qarku më i madh, po është edhe krenaria jonë me  madhe, jo si qytetarë, por si shpëtimtarët e saj, i kemi dhënë këtij qyteti të mbytur në llumi i kënetës, sharmin e pamohueshëm të Europës”, tha Rama.

  • Tensionet rriten në Pallatin Mbretëror Britanik, Charles i acaruar dhe i lënduar nga deklaratat e Harry-t

    Tensionet rriten në Pallatin Mbretëror Britanik, Charles i acaruar dhe i lënduar nga deklaratat e Harry-t

    Kriza mes Mbretit Charles dhe Princit Harry po thellohet, me burime pranë pallatit që raportojnë për irritim dhe zhgënjim të monarkut ndaj të birit. Shkak është bërë reagimi i Harry-t ndaj vendimit për t’i hequr sigurinë shtetërore, të cilin ai e cilësoi si “të pamatur”.

    Sipas “The Sun”, Mbreti Charles është i zemëruar me të birin, i cili e ka përdorur çështjen e sigurisë për të akuzuar indirekt babanë se nuk kujdeset për familjen e tij. Burime pranë mbretit theksojnë se Charles është i lënduar nga sugjerimi se ai duhet të ndërhyjë në një vendim që i përket qeverisë dhe gjykatave, duke thënë se çdo përfshirje nga ana e tij do të ishte “kushtetutërisht e papërshtatshme”.
    Harry, nga ana tjetër, ka deklaruar se nuk kërkon që babai të ndërhyjë, por që çështja të trajtohet me objektivitet nga autoritetet. “Nuk e di sa jetë i ka mbetur babait tim,” tha ai në një intervistë të fundit, duke nënvizuar se nuk dëshiron ta vazhdojë më këtë betejë ligjore.
    Ai akuzoi gjithashtu komitetin Ravec – organi që vendos për sigurinë e figurave mbretërore – për “shpërdorim detyre”, duke pretenduar se nuk ka bërë vlerësime të rrezikut dhe ka vënë në rrezik jetën e tij dhe të familjes. Harry tha se do t’i dërgojë një letër Ministres së Brendshme për ta kërkuar një rishikim urgjent të procedurës.
    “E dua vendin tim, gjithmonë e kam dashur… dhe është e trishtueshme që fëmijët e mi nuk do të mund ta njohin atë,” përfundoi Harry, ndërsa marrëdhëniet me familjen mbretërore mbeten më të ftohta se kurrë.

    Top Channel

  • Zjarr në një apartament në zonën e Komunës së Parisit, ende nuk dihet për të lënduar

    Zjarr në një apartament në zonën e Komunës së Parisit, ende nuk dihet për të lënduar

    Një apartament është përfshirë nga flakët në orët e para të ditës në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.
    Deri tani nuk ka informacion zyrtar nëse ka persona të lënduar, ndërsa forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve dhe evakuimin e banorëve, nëse është e nevojshme.
    Shkaqet e zjarrit nuk janë bërë ende të ditura, ndërkohë që autoritetet pritet të japin më shumë detaje në vijim.

  • Aksident i rëndë në rrugën e Rinasit, disa të lënduar

    Aksident i rëndë në rrugën e Rinasit, disa të lënduar

    Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në rrugën e Rinasit.
    Një automjet me logot e kandidatit të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti është përplasur me një mjet tip Benz.
    Burimet kanë  mësuar se në momentin e aksidentit nuk ka qenë vetë mjeku Alimehmeti, por përfaqësues të tij.
    Aksidenti ka ndodhur pak metra larg mbikalimit të Rinasit, por rrethanat mbeten ende të paqarta.
    Policia ka mbërritur në vendngjarje, ndërsa raportohet se nga aksidenti ka edhe të lënduar.

  • Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Manati, 5 të lënduar

    Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Manati, 5 të lënduar

    Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin e vjetër Lezhë-Manati, në afërsi të fshatit Manati, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë, pesë persona kanë mbetur të lënduar, mes tyre një shtetas me fraktura të shumta në trup, i cili është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
    Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:15, ku janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin A. K., 60 vjeç, dhe automjeti tjetër me drejtues shtetasin K. Gj., rreth 25 vjeç. Të lënduar kanë mbetur dy drejtuesit e automjeteve si dhe tre pasagjerë që udhëtonin në automjetin e drejtuar nga K. Gj.

    Të dëmtuarit janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

  • Mbi 500 të lënduar nga një shpërthim në Iran

    Mbi 500 të lënduar nga një shpërthim në Iran

    Të paktën 516 njerëz janë lënduar si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në qytetin port të Iranit, Bandar Abbas, të shtunën, sipas televizionit shtetëror iranian.
    Dogana e Iranit tha se shpërthimi ndodhi në terminalin e kontejnerëve Sina, që është i lidhur me Organizatën e Porteve dhe Transportit Detar.
    Shërbimet e emergjencës dhe ekipet e ndihmës së parë iraniane ndodhen në vendngjarje dhe numri i të plagosurve është rritur me kalimin e orëve pas shpërthimit.
    Autoritetet nuk kanë treguar ende shkaktarin e shpërthimit.

    Mehrdad Hasanzadeh, zyrtar për menaxhimin e fatkeqësive, i tha televizionit shtetëror iranian se shpërthimi erdhi nga kontejnerët në portin Rajaei të qytetit.
    Pamjet në rrjetet sociale treguan një re të madhe tymi të zi.
    Video të tjera treguan dëme në ndërtesa dhe automjete. Disa persona u panë gjithashtu në zonë duke ndihmuar të plagosurit dhe duke kontrolluar dëmet në pronat e tyre.
    Porti Rajaei është kryesisht vend i trafikut të kontejnerëve, por gjithashtu ka rezervuarë nafte dhe objekte të tjera petrokimike.
    Porti Rajaei ndodhet rreth 1.050 kilometra në juglindje të kryeqytetit Teheran, në ngushticën e Hormuzit, gryka e ngushtë e Gjirit Persik përmes së cilës kalon 20 për qind e gjithë naftës që tregtohet globalisht.
    Izraeli ishte akuzuar për kryerjen e një sulmi të madh kibernetik ndaj të njëjtit port në maj të vitit 2020, duke shkaktuar kaos në transport për disa ditë pas rrëzimit të sistemit kompjuterik të portit./REL

  • Makina përplas motorin në Fier, një i lënduar

    Makina përplas motorin në Fier, një i lënduar

    Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fier- Levan.  Një motomjet është goditur nga një furgon mallrash dhe si pasojë e përplasjes së fortë drejtuesi i motorit ka mbetur i plagosur.
    Ai është transportuar menjëherë drejt spitalit rajonal Fier ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
    Në vendngjarje ka mbërritur dhe policia e cila po kryen të gjitha veprimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit në fjalë.