Një zjarr ka rënë në një banesë dykatëshe në lagjen ‘Uznovë’ të qytetit të Beratit. Në momentin e rënies së zjarrit, në banesë nuk ndodhej asnjë familjar. Flakët janë vënë re nga banorët e zonës, të cilët kanë njoftuar menjëherë shërbimin zjarrfikës.
Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit me tre mjete zjarrfikëse. Falë ndërhyrjes në kohë, është bërë i mundur lokalizimi dhe fikja e shpejtë e flakëve.
Zjarri, i cili ka nisur në katin e parë të banesës dhe më pas është përhapur me shpejtësi, dyshohet se është shkaktuar nga një defekt në rrjetin elektrik.
Si pasojë e zjarrit të rënë në banesën e shtetasit Riza Kaçi, janë shkaktuar dëme të mëdha materiale. Ndërtesa vijon të mbetet e mbuluar nga tymi, ndërsa fatmirësisht nuk ka pasur asnjë person të lënduar, pasi në momentin e ngjarjes banesa ka qenë bosh.
Tag: lënduar
-

Zjarr në banesë në Berat, dëme të mëdha materiale pa të lënduar
-

Tërmet në Bosnjë dhe Hercegovinë, nuk raportohet për dëme materiale apo ndonjë të lënduar
Një tërmet me magnitudë 3.9 ballë të shkallës Rihter goditi Bosnjën dhe Hercegovinën jugore.
Më saktësisht, siç raportojnë mediat vendase, bëhet fjalë për një tërmet në një zonë 15 kilometra nga Stolaci dhe 31 kilometra nga Mostari.
Tërmeti u regjistrua në orën 18:41. në një thellësi prej pesë kilometrash.
Ky është tërmeti i tretë në BeH i regjistruar në 44 orët e fundit, raporton EMSC.
Deri më tani nuk raportohet për dëme apo persona të lënduar.
-

Gaz lotsjellës, tifozë të lënduar dhe kaos në metro! Mynihu në gjendje të jashtëzakonshme përpara finales së Champions League
Atmosfera festive e finales së Ligës së Kampionëve midis Paris Saint-Germain dhe Inter Milan, e cila do të zhvillohet sonte në Allianz Arena (ora 21:00), është shoqëruar nga tensione të forta dhe incidente të dhunshme në qytet.Reklama në FieriWeb
Policia gjermane është vënë në gatishmëri të lartë pasi situata në Mynih është përshkallëzuar në disa zona të qytetit, përpara fillimit të ndeshjes.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”
Gaz lotsjellës dhe kaos në metroReklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Një incident serioz ndodhi në linjën U6, në stacionin “Universität”, ku është raportuar përdorimi i gazit lotsjellës në një prej trenave. Për pasojë, u aktivizua frena e emergjencës, duke shkaktuar vonesa të mëdha dhe konfuzion në rrjetin e transportit publik. Roja e metrosë nuk arriti të ndërhynte për shkak të situatës së tensionuar. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”
Tifozë të lënduar në stacionin FröttmaningReklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”
Tensione u raportuan edhe në stacionin “Fröttmaning”, pranë stadiumit, ku disa tifozë të Interit mbetën të lënduar, madje edhe të mbuluar me gjak, sipas raportimeve. Fatmirësisht, një gardh sigurie mes shinave ndaloi përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës.
Përleshje dhe hedhje gurësh mes tifozëve
Përplasjet vazhduan me hedhje gurësh nga tifozët e Interit në drejtim të atyre të PSG-së në të njëjtin stacion, ndërsa përleshje fizike ndodhën edhe në stacionin qendror të trenit. Policia ndërhyri me shpejtësi për të ndaluar përshkallëzimin e dhunës. Sipas burimeve nga terreni, grupet ultras kanë nisur marshimin drejt stadiumit nën mbikëqyrje të fortë të forcave të rendit.
Finalja, e cila pritet të ndjekë një spektakël futbolli në fushë, ka përballë dy nga klubet më të mëdha në Europë, por tensionet jashtë stadiumit po errësojnë atmosferën sportive.
-

Gaz lotsjellës, tifozë të lënduar në Mynih para finales së Championsit (VIDEO)
Festimet për finalen e shumëpritur të Champions League midis Paris Saint-Germain dhe Inter, e cila do të luhet sonte në Allianz Arena në orën 21:00, janë errësuar nga përplasje të dhunshme dhe tensione të forta në rrugët e Mynihut.
Policia gjermane ka ngritur nivelin e alarmit pasi situata është përshkallëzuar në disa pjesë të qytetit, vetëm pak orë para nisjes së ndeshjes.Incident në metro: gaz lotsjellës dhe panik
Një nga episodet më serioze u shënua në linjën U6 të metrosë, në stacionin “Universität”, ku është raportuar përdorimi i gazit lotsjellës brenda njërit prej trenave. Incidenti çoi në aktivizimin e frenës emergjente, duke shkaktuar ndërprerje dhe kaos në lëvizjen e pasagjerëve. Stafi i metrosë nuk arriti të ndërhynte për shkak të situatës së tensionuar.
Tifozë të lënduar pranë stadiumit
Tensione të tjera u regjistruan në stacionin Fröttmaning, pranë stadiumit ku do të luhet finalja. Disa tifozë të Interit kanë mbetur të lënduar, madje disa raportime flasin për tifozë të gjakosur pas përplasjeve fizike. Për fat, një gardh sigurie mes shinave ndaloi që dhuna të përhapet më tej.
Gurë dhe përleshje mes tifozëve
Përplasjet kanë vazhduar edhe në pika të tjera të qytetit. Në stacionin Fröttmaning, tifozët e Interit raportohet se kanë hedhur gurë në drejtim të tifozëve të PSG-së. Përleshje fizike janë regjistruar edhe në stacionin qendror të trenit, ku policia ndërhyri me shpejtësi për të shmangur përshkallëzimin e dhunës.🚨 Torcidas de Inter e PSG entram em conflito antes da final da UEFA Champions League! #CasaDaChampions
Vídeo: X/ParisByMatch pic.twitter.com/NVeYVxS34N
— TNT Sports BR (@TNTSportsBR) May 31, 2025🚨 Tensão nos arredores da Allianz Arena na chegada das torcidas de PSG e Inter! #CasaDaChampions pic.twitter.com/fnPlUM0XXu
— TNT Sports BR (@TNTSportsBR) May 31, 2025 -

Biden u diagnostikua me kancer, Trump: S`më vjen keq për të, ka lënduar shumë njerëz
Donald Trump vlerësoi miliarderin Elon Musk për përpjekjet e tij për të reduktuar shpenzimet federale gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Zyrën Ovale, pasi u njoftua se njeriu më i pasur në botë po largohej nga administrata e presidentit amerikan.
Ndërkohë, mes pyetjeve që gazetarët i drejtuan më pas ishte dhe situata e ish presidentit Joe Biden, të diagnostikuar së fundi me kancer. Trump tha se nuk i vjen keq për të.
“Nëse ju vjen keq për të, të mos iu vijë. Ai ka lënduar shumë njerëz. Sinqerisht, mua nuk më vjen aspak keq për të”, tha Trump.
Vitet e fundit, Trumpi e kishte akuzuar administratën e Biden se e përdorte Departamentin e Drejtësisë për t’u përfshirë në një “gjueti shtrigash” kundër tij, pavarësisht se shumë nga akuzat e tij penale dhe 34 dënimet e tij për krime ndodhën në gjykatat më të ulëta jashtë qeverisë federale.
Në konferencë sakaq, Musk u shfaq me syrin e nxirë, çka nuk i shpëtoi vëmendjes së të pranishmëve, e më tej, as publikut të gjerë. CEO i Tesla-s u justifikua duke thënë se mavijosja ishte pasojë e goditjes së djalit të tij pesë vjeçar.
“I thashë më godit me grusht në fytyrë dhe ai e bëri”, tha Musk, që shtoi se rezulton që edhe një pesë vjeçar mund të japë një goditje të tillë. -

Biden u diagnostikua me kancer, Trump: S`më vjen keq për të, ka lënduar shumë njerëz!
Donald Trump vlerësoi miliarderin Elon Musk për përpjekjet e tij për të reduktuar shpenzimet federale gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Zyrën Ovale, pasi u njoftua se njeriu më i pasur në botë po largohej nga administrata e presidentit amerikan.
Ndërkohë, mes pyetjeve që gazetarët i drejtuan më pas ishte dhe situata e ish presidentit Joe Biden, të diagnostikuar së fundi me kancer. Trump tha se nuk i vjen keq për të.
“Nëse ju vjen keq për të, të mos iu vijë. Ai ka lënduar shumë njerëz. Sinqerisht, mua nuk më vjen aspak keq për të”, tha Trump.
Vitet e fundit, Trumpi e kishte akuzuar administratën e Biden se e përdorte Departamentin e Drejtësisë për t’u përfshirë në një “gjueti shtrigash” kundër tij, pavarësisht se shumë nga akuzat e tij penale dhe 34 dënimet e tij për krime ndodhën në gjykatat më të ulëta jashtë qeverisë federale.
Në konferencë sakaq, Musk u shfaq me syrin e nxirë, çka nuk i shpëtoi vëmendjes së të pranishmëve, e më tej, as publikut të gjerë. CEO i Tesla-s u justifikua duke thënë se mavijosja ishte pasojë e goditjes së djalit të tij pesë vjeçar.
“I thashë më godit me grusht në fytyrë dhe ai e bëri”, tha Musk, që shtoi se rezulton që edhe një pesë vjeçar mund të japë një goditje të tillë.Top Channel
-

Automjeti përfshihet nga flakët në aksin Fier-Roskovec, shkak një defekt teknik, s’ka të lënduar
Një automjet është përfshirë nga flakët ditën e sotme në aksin rrugor Fier–Roskovec, në vendin e njohur si “Kthesa e Marinzës”.
Ngjarja ndodhi rreth mesditës, duke shkaktuar panik tek drejtuesi i mjetit që udhëtonte në të. Sipas raportimeve paraprake automjeti është djegur pjesërisht, por nuk ka të lënduar.
Shërbimet zjarrfikëse mbërritën në vendngjarje menjëherë pas njoftimit dhe bënë të mundur neutralizimin e flakëve. Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. -

Shoferi përplas këmbësorët pas një grindjeje, katër të lënduar në Angli
Britani e Madhe– Një shofer përplasi katër persona me makinën e tij ditën e sotme në Leicester. Sipas SkyNews, incidenti ndodhi pas një grindjeje të mëparshme mes tyre dhe katër personat e lënduar përfunduan në spital.
Tre prej tyre janë në gjendje të rëndë, ndërsa njëri ka lëndime të lehta.
BREAKING NEWS
Arrest made as car reportedly hits multiple pedestrians in Leicester city centre.Three people have been seriously injured.
A police investigation is ongoing following a report of a collision involving a car and a number of pedestrians in De Montfort Street,… pic.twitter.com/Jo0r4NvC1e
— Leicester Media – LM News (@Leicestermedia) May 31, 2025Policia konfirmoi se si autori i dyshuar dhe të lënduarit kishin marrë pjesë në një aktivitet privat pranë vendit të ngjarjes pak më parë.
31-vjeçari u arrestua nga autoritetet dhe akuzohet për shkaktim të dëmtimeve të rënda trupore me dashje, si dhe për shkaktim të lëndimeve të rënda përmes drejtimit të rrezikshëm të mjetit.
I arrestuari mbetet në paraburgim dhe po merret në pyetje nga policia, ndërsa hetimet për shkaqet e sakta të incidentit janë duke vazhduar./vizionplus.tv
-

Shpërthim në një fabrikë ushtarake në Serbi, raportohet për disa të plagosur
Disa persona janë lënduar nga një shpërthim që ndodhi paraditen e sotme në depon e fabrikës ushtarake “Krusik”, në Valevë të Serbisë.
Sipas informacioneve jozyrtare nga Spitali i Valevës, janë lënduar shtatë persona, të cilët kanë marrë lëndime të lehta.
Shpërthimi ka ndodhur në orën 07:30, dhe një prej të lënduarve ka pësuar prerje ndërsa të tjerë dëmtime në dëgjim.
“Këtë mëngjes rreth orës 7:40, gjatë aktiviteteve të rregullta të presimit të pentritit, amplifikatori i ndezjes në presën u aktivizua, duke shkaktuar që një punonjës të pësonte prerje dhe katër punonjës të kishin simptoma të zhurmës në vesh. Punëtorët u dërguan në spitalin e Valjevës për ndihmë dhe kontrolle të dëgjimit”, njoftoi Krušik.
Ky është edhe një incident tjetër në vargun e aksidenteve në këtë fabrikë. Incidenti i mëparshëm ndodhi më 3 gusht 2024, kur, sipas njoftimit të drejtuesve, tre persona u lënduan lehtë gjatë punës me kapsolla në repartin e minave.
-

Shpërthim në depon e fabrikës ushtarake në Serbi, disa të lënduar
Mëngjesin e sotëm rreth orës 07:30 një shpërthim ka ndodhur në depon e fabrikës ushtarake “Krusik” në Valevë të Serbisë.
Si informacioneve janë lënduar 7 persoan të cilët kanë marrë lëndime të lehta.
Gjatë aktiviteteve të rregullta të presimit të pentritit, amplifikatori i ndezjes në presën u aktivizua, duke shkaktuar që një punonjës të pësonte prerje dhe katër punonjës të kishin simptoma të zhurmës në vesh.
Punëtorët u dërguan në spitalin e Valjevës për ndihmë dhe kontrolle të dëgjimit.